PDA

Trego versionin e plotė : Albert Anshtaini


The.Tony
31-07-2008, 11:09 AM
Nė vitin 1905, Albert Ainshtain ishte 26
vjeē dhe akoma nuk e kishte mbaruar
doktoraturėn. Por gjithsesi, me kreativitetin
e tij ai po shqyrtonte tezat e hiperbolės,
zgjidhjes, ēėshtjet fondamentale tė fizikės nė atė
epokė, duke formuluar teorinė e relativitetit, tė
cilėn do ta pėrfundonte nė vitin 1916, duke
hedhur mė vonė edhe bazat e mekanikės sė
kuanteve. Historianėt e shkencės e konsiderojnė
vitin 1905 si vitin kur shkenca u revolucionarizua
dhe pėr kėtė kanė tė drejtė, sepse
gjatė gjithė viteve 900 fizikanėt kanė punuar dhe
vazhdojnė tė punojnė pėr verifikimin e asaj ēfarė
Ainshtain kuptoi 100 vjet mė parė. Fronti i kėrkimeve
tė fizikės teorike dhe eksperimentale bazohet
nė idetė e tij, qė nga studimet e teletransportimit
kuantitiv, deri tek "astronomia e re" pėr
valėt gravitacionale.
Pa artikujt e vitit 1905, idetė tona mbi
natyrėn dhe universin do tė kishin qenė totalisht
ndryshe nga ē‘janė aktualisht. Nuk ekziston
ndonjė copėz e kėrkimeve shkencore dhe e
tė gjitha ideve moderne, qė nuk ėshtė influencuar
nga ato ide. Por gjithashtu nuk do tė kishte
ekzistuar njė seri teknologjie, qė tashmė janė
bėrė baza e jetės tonė tė pėrditshme. Marrim njė
shembull tė thjeshtė. Fotoqelizat qė bėjnė tė
mundur hapjen automatike tė dyerve tė supermarketeve,
ose laseri qė lexon DVD-tė, janė njė
rrjedhojė e artikullit qė Ainshtain publikoi nė vitin
1905 mbi efektin e fotoqelizės, madje pėr tė cilin
nė vitin 1921 mori ēmimin "Nobel". Pa teorinė e
relativitetit (tė themi mė mirė, korrigjimin e efekteve
tė tij), tashmė nuk do t‘i kishim sistemet navigues
tė bazuar nė satelitė, te tė cilėt ora shėnon
disi ndryshe nga ajo nė Tokė. Por mbi tė gjitha nuk
do ta kishim ditur se hapėsira dhe koha nuk janė
entitete tė ndara dhe qė masa dhe energjia mund
tė transformohen nė njėra-tjetrėn. Lista e detyrimeve
tona kundrejt Ainshtainit ėshtė tepėr e
gjatė dhe do tė kemi shumė kohė nė dispozicion
pėr ta kujtuar. Ne duhet t‘i jemi mirėnjohės atij
dhe duhet tė dimė mirė se si ta shfrytėzojmė
trashėgiminė e jashtėzakonshme qė ai na la.




Shpikėsi paqėsor i atomikes
Njė nga ikonat tona mė tė fam
shme tė historisė botėrore ėshtė
imazhi i Albert Ainshtain. Tek ai
shohim njė njeri qė nuk nguron tė
shprehet lirshėm, tė thotė tė
vėrtetėn, edhe pse mund tė jetė jo
komode pėr tė mė shumė se pėr tė
tjerėt. Pėr shembull, "pėr tė qenė
komponenti i papėrlyer i njė kopeje,
nė radhė tė parė duhet tė jesh njė
dele", ose "manifestimi mė i keq i
jetės kolektive ėshtė militantizmi".
Janė dy mendime gjithmonė tė
hijshme pėr t‘u shprehur, pėr t‘u
bėrė publike, mbi tė gjitha nė Shqipėrinė
e kėtyre ditėve.
Ėshtė njė ironi tragjike e fatit se,
nė vend tė socializmit pacifist, i cili
ishte "flamuri" i tij, emri i Ainshtain
sot i pėrshtatet shėrbimit mė tė keq
qė fizika moderne i ka dhuruar
njerėzimit: bomba atomike, teoria e
sė cilės bazohet nė ekuivalentin
ndėrmjet masės dhe energjisė, e
pėrshkruar nga njė formulė e paharrueshme
e Ainshtain, tė cilėn e
publikoi nė tri faqe nė vitin 1905 dhe
praktikimi i sė cilės detyroi gjeniun
tė shkruajė dy letra drejt presidencės
amerikane nė vitet 1939 dhe
1940 (president i asaj kohe ishte
Rusvelt). Dhe pas holokaustit
japonez, Albert Ainshtain deklaroi:
"Ky ishte gabimi mė i madh i jetės
time". Pak mė tragjik ėshtė fakti,
edhe pse ironik, i bindjes sė atyre qė
nuk punojnė, se Ainshtain ka thėnė
qė "gjithēka ėshtė relative", ndėrsa
teoria e relativitetit konfirmon krejt
tė kundėrtėn, pra qė ligjet e fizikės
mund tė shkruhen nė mėnyrė absolute.
Ainshtain arriti ta bėjė kėtė
gjė nė vitin 1915 pėr gravitetin dhe
kėrkoi sė koti pėr gjithė jetėn e tij tė
bėnte tė prekshme rezultatet e
forcave tė tjera si: "unifikimi i madh",
qė vetėm sot ėshtė bėrė i realizueshėm
me anė tė teorisė sė "zinxhirit".
Ainshtain revolucionoi jo vetėm fizikėn,
por edhe filozofinė. Ai qė sot flet
pėr hapėsirėn, kohėn, materialin
dhe energjinė dhe nuk i kupton ato,
atėherė do tė bėnte figurėn e "idiotit".
Si nė rastin e Bergson, pėr tė cilin
Ainshtain tha: "Zoti e faltė"! Referimi
i Zotit, i zakonshėm nė fjalimet e
gjeniut, nuk do tė thotė aspak se ai
besonte nė Zot. Nė fakt, pėr tė kishte
njė Zot, por ai ishte vetė Natyra.
Besimi i tij ishte kozmik. Edhe pse
kishte dy prejardhje, hebre dhe gjerman,
ai nuk ka pasur kurrė njė atdhe.
Politika qė ai besonte ishte internacionalizmi
dhe testament i tij
shpirtėror ishte deklarata qė i drejtohej
Presidentit tė Amerikės, Rusvelt,
kundėr pasurimit nuklear, tė
cilėn e firmosi njė javė pėrpara se tė
ndėrronte jetė.;)

albana
24-12-2008, 11:59 PM
Isha kane si Alberti bree.... se tri shkronjat e emrit i ka si te miat edhe u kane shume shume i mequm...smunet me ju afru kerkush ketina... fatkeqesisht