PDA

Trego versionin e plotė : Radioaktiviteti natyror dhe artificial


The.Tony
31-07-2008, 11:08 AM
Dukuria e radioaktivitetit.
Aftesia qe kanė disa elemente pėr te leshuar rrezatime qe klane veti fizike te caktuara quhet dukuria e radioaktivitetit.
N.q.s. rrezatimi ndodh vetvetiu, radioaktiviteti ėshtė natyror. Por fizikantet zbuluan me anė te eksperimenteve laboratorike element te rinj qe kanė aftėsi te rrezatojne e ne kėtė rast radioaktiviteti ėshtė artificial.
GJate dukurise se radioaktivitetit nga berthamat e elementeve dalin therrmija, vetiti e te cilave pėrcaktojnė tre tipa rrezatimesh.

Rrezatimi alfa --- qe ėshtė fluks berthama heliumi , me dy ngarkesa pozitive.Grimcat alfa kanė aftėsi te lartė jonizuese dhe levizin me shpejtesi relativisht te mėdha por e humbin shpejt energjine e tyre gjatė bashkeveprimit me lendet ku kalojne. Kėshtu rrezatimi alfa nuk ka aftėsi te madhe depertuese.

RRezatimi beta -----ėshtė fluks elektronesh pėr berthamat radioaktive natyrore ( beta) dhe fluks elektronesh pozitive (pozitrone) pėr berthamat radioaktive artificiale (beta). Kėto grimca levizin me shpejtesi afersisht te barabarte me shpejtesine e drites.
Kane aftėsi te madhe depertuese tek lendet ku kalojne
Kane aftėsi te vogėl jonizuese.
Rrezatimi gama -----janė rrezatime qe permbajne fotone me energji te lartė por me gjatesi vale shumė te shkurtra.
Kane aftėsi te lartė depertuese.
Nuk devijohen nga fusha magnetike
Demtojne indet e gjalla.
Duhet te mrohemi nga ky lloj rrezatimi. Por mund ta perdorim pėr shkaterrimin e indeve kanceroze

Radioaktiviteti ėshtė dukuri qe i shnderron berthamat atomike duke formuar elemente te rinj. pra ėshtė dukuri berthamore.;)