PDA

Trego versionin e plotė : Forca e atomit,alternative jetesore,shkatrruese e jetes apo...????!!!!


The.Tony
31-07-2008, 11:05 AM
Forca e atomit,alternative jetesore,shkatrruese e jetes apo...????!!!!

Forca e Atomit

Ekologet leshojne alarmin: Toka ka humbur ekuilibrin. Njerezimi po bie ne duart e atomit, i cili do jape energji dhe do prodhoje ushqimin sintetik per te jetuar.

Shkenca nukleare tashme po kthehet ne nje kasaphane te planetit, ku jetojme. Duam apo nuk duam ne, eshte fakt se, tashme, jemi plotesisht ne duart e saj. Pasi, sic pohojne edhe shkencetaret e ketij sektori, energjia nukleare po kthehet gjithmone e me teper ne natyrale dhe po ze vendin e gjithckaje, qe prodhohej nga natyra mbi Toke. Sikunder pohojne me dhimbje edhe se ekuilibrat ne Toke jane shkaterruar perfundimisht dhe ne kete moment, cudia e ashtuquajtur "Atom" po ben te pamunduren per te zevendesuar te gjitha elementet natyrale te jetes ne Toke.

Duket se slogani i leshuar ne vitin 1979 nga shkencetaret e kesaj energjie, "Nukleare eshte natyrale", tashme po kthehet ne nje realitet. Sipas tyre, universi i tere tani jeton fale energjise nukleare. Dhe vete Dielli eshte kthyer ne nje central berthamor. Ne fakt, nuk ka asnje arsye per te mos shfrytezuar nje burim energjie, qe vete natyra e perdor. Nga ana tjeter, sa u perket mbetjeve toksike, eshte fakt se cdo dite planeti perdor nje mal te tere prej dyoksid karboni, te larte prej 1.6 kilometra dhe me nje tregues prej 20. Kjo eshte mjaft e rrezikshme dhe do ta vrase njerezimin mbi toke ne nje te ardhme.

Ne fakt, sipas shkencetareve, ka nje lloj raporti te cuditshem mes Njeriut dhe Tokes. Ata pohojne se, ne njefare menyre, ne e "kemi ofenduar" Token dhe ajo tani po hakmerret ndaj nesh. Dhe ja perse ekologjizmi klasik ka nje perafrim mjaft human. Ai eshte i mendimit se ne radhe te pare vjen njeriu e me pas vjen mjedisi, ku ai jeton, dhe se te dy, se bashku, mund te jetojne ne harmoni me njeri-tjetrin. Por kjo vetem nese njeriu arrin te kthehet ne habitatin e tij. Por ky i fundit, sot duket se eshte shkaterruar fale raporteve te reja.

Ne fund, shkencetaret jane te mendimit qe per te mos e lene planetin tone ne duart e FORCES SE ATOMIT, ka vetem nje rrugezgjidhje: perdorimi i te gjitha menyrave te mundshme alternative te prodhimit te energjise. Kjo e fundit mund te perdoret si nga uji, dielli apo era. E ne kete menyre, mund te kemi serish nje perafri me token dhe gjerat natyrale te saj.

Sikunder duhet pranuar edhe fakti se tashme mbi toke jemi me shume njerez ndoshta sec duhet dhe, per kete, duhen marre te gjitha masat e mundshme per te mos ta ndotur ate apo edhe per te gjetur ushqimin e nevojshem, gjithmone me menyre natyrale dhe duke mos i besuar forcen gjithmone vetem atomit. Sipas shkencetareve, eshte shume e mundshme qe vetem 20 per qind e njerezve te arrijne te mbijetojne ne fund te ketij shekulli, per shkak te ushqimit. Dhe rikthimi i prodhimit nga toka do te bente qe te shpetohej te pakten jeta e 1 miliard njerezve te pangrene, pa qene nevoja t'iu drejtohemi ushqimeve te tipit "bio".
:pyetje: