PDA

Trego versionin e plotė : Gjeografia e shteteve te ndryshme te botes


The.Crossy
31-07-2008, 10:21 AM
Gjeografia e Andorrės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Andora ndodhet nė pjesėn jug-perėndimore tė Evropėsnė nė rrafshnaltėn e Pirinejve, nė mes tė Spanjės dhe Francės. Mė shumė se ēereku i Andorrės gjendet jashtė malit. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Andorės ėshtė 468 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 42 30 V, 1 30 L.

Andora ėshtė njė vend kontinental dhe nuk ka sipėrfaqe ujore. Kufiri nė perėndim me Francėn ėshtė i gjatė rreth 56.6 km, ndėrsa nė jug me Spanjėn 63.7 km qė bėjnė qė Andora tė ketė njė kufi me gjatėsi prej 120,3 km.

Klima ėshtė kontinentale, pėrshkakė tė pozitės sė saj nė Andorrė ėshtė njė klimė relativisht e freskėt malore. Nė janar temperatura bien deri nė -7 °C ndėrsa nė verė rriten deri nė 26 °C.

Relievi i Andorrės ėshtė malorė. Pika mė e ultė ėshtė 840m nė Riu Runer, ndėrsa ajo mė e larta nė Coma Pedrosa arrin lartėsinė deri nė 2,946 metra mbi nivelin e detit.

Ndėr pasurit natyrore tė Andorės dallohen, ujėrat qė burojnė nė male me prurje ujore tė lartė, uji i ftohtė mineral nga burimet natyrore, pylltaria - pyjet me druajnė tė kualitetit tė mirė, rezervat e hekurit si dhe lėkura e pėrfituar nga bagėtia e kullosave malore.

Gjeografia e Austrisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Austria ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, nė veri tė Italisė dhe Sllovenisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Austrisė ėshtė 83,870 km2 dhe shtrihet rreth kordinanatve gjeografike 47 20 v, 13 20 L. Austria ėshtė njė vend kontinental malor dhe sipėrfaqja e pėrgjithshme e e saj pėrbėhet nga 82,444 km2 tokė dhe 1,426 km2 ujė.

Vija kufitare e Austrisė ėshtė e gjatė rreth 2,562 km. Kjo vijė e ndanė atė nga Republikėn Ēeke (362 km) nė veri, Sllovakinė (91 km), nė lindje dhe jug me Hungarinė (336km), Slloveninė (330 km), Italinė (430 km), nė perėndim me Zvicrėn (164), Lihtenshtajnin (35) dhe nė veri-perėndim me Gjermaninė (784 km).

Klima ėshtė kontinentale-malore e ndryshueshme me temperatura tė ulėta nė dimėr dhe mesatare nė verė. Temperaturat dimėrore pėrcjellėn me reshje bore nė vendet malore dhe mė pak nė ato tė rrafshit ndėrsa ato tė verės janė mė tė larta dhe pėrcillen nganjėherė me riga shiu e reshje shiu.

Nė pjesėn perėndimore dhe jugore tė Austrisė mbizotėron tereni shkėmborė i Alpeve. Pjesa tjetėr e vendit nė lindje dhe veri ėshtė kryesisht e rrafshėt me pyje e fusha. Austria nuk ka dalje nė det, lumi mė i gjatė qė pėrshkojnė atė ėshtė Danubi nė veri tė vendit. Pika mė e ultė e Austrisė gjendet nė Neusiedler (115m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 3,798 metrave nė Grossglockner.


Si pasurit natyrore tė Austrisė llogariten: nafta, qymyri, pyjet, hekuri, zinku, antimoni, magneziti, grafiti, kripa si dhe prurja e ujit tė lumenjve.

Gjeografia e Belgjikės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Belgjika ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, me dalje nė Detin Verior, nė mes tė Francės dhe Holandės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Belgjikės ėshtė 30,528 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 50 50 v, 4 00 L. Kjo sipėrfaqe pėrbėhet nga 30,278km2 tokė dhe 250km2 ujė me njė vijė bregdetare prej 66.5 km.

Vija e kufirit tokėsor tė Belgjikės ėshtė e gjatė rreth 1,385 km. Kjo vijė e ndanė atė nga Franca (620 km), Gjermania (167 km), Luksemburgu (148 km) dhe Holanda (450 km).

Klima ėshtė bregdetare me dimėr tė lehtė dhe verė tė freskėt.

Nė pjesėn veri-perėndimore, relievi i Belgjikės ka njė teren tė rrafshėt bregdetar i cili ngrihen nė male nė pjesėn qendrore. Pika mė e ultė e Belgjikės gjendet nė brigjet e detit veriorė (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 694 metrave nė Signal de Botrange.

Lumenjtė nė tė njohur tė Belgjikės janė: Meuse, Rhine, Scheldt, Seine dhe Yser.

Si pasurit natyrore tė Belgjikės llogariten: qymyri, gazi natyrorė, materiale konstruktimi, silici dhe karboni.


Gjeografia e Bjellorusisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Bjellorusia ndodhet nė pjesėn lindore tė Evropės, nė lindje tė Polonisė dhe veri tė Ukrainės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Bjellorusisė ėshtė 207,600 km2 dhe shtrihet nė koordinatat gjeografike 53 00 V, 28 00 L.

Vija kufitare e Bjellorusisė ėshtė e gjatė rreth 2,900 km. Kjo vijė e ndanė atė nga Letonia (141 km), Rusia (959 km), Ukraina (891 km), Polonia (407 km) dhe Lituania (502 km).

Klima ėshtė kontinentale me dimėr tė rėndė dhe verė tė ftohtė e kohė tė vranėt.

Gjeografia e Bosnjės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Bosnja dhe Hercegovina ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, nė gadishullin Ballkanik. Nė lindje tė vendit ndodhet Kroacia (nė jug-lindje Dalmacia) ndėrsa nė veri-perėndim Vojvodina, nė lindje Pashallėku i Beogradit dhe Sanxhaku i Novi Pazarit dhe nė pjesėn jug-lindore ndodhet Mali i Zi.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Bosnjės dhe Hercegovinės ėshtė 51,129 km2 dhe shtrihet nė koordinatat gjeografike 44 00 V, 18 00 L.

Bosnja ka njė vijė bregdetare prej 20km dhe vija kufitare e saj ėshtė e gjatė rreth 1,459 km. Kjo vijė kufitare e ndanė atė nga Kroacia (932 km), Serbia dhe Mali i Zi (527 km).

Klima ėshtė kontinentale dhe bregdetare me verė tė nxehtė dhe dimėr tė ftohtė. Nė pjesėt malore tė vendit mbanė dimėr i gjatė me ngrica dhe verė e shkurtė e ftohtė.

Klima ėshtė kontinentale dhe bregdetare me verė tė nxehtė dhe dimėr tė ftohtė. Nė pjesėt malore tė vendit mbanė dimėr i gjatė me ngrica dhe verė e shkurtė e ftohtė.

Relievi i Bosnjės ėshtė kryesisht shkėmborė dhe malorė me disa rrafshnalta dhe njė pjesė e vogėl e bregdetit nė jug. Pika mė e ultė e Bosnjės gjendet nė brigjet e detit Adriatik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,386 metrave nė Magliq afėr kufirit me Malin e Zi.

Lumenjtė mė tė njohur qė pėrshkojn Bosnjėn dhe Hercegovinėn janė lumenjtė Sava dhe Neretva.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boxiti, kromi, kobalti, magnezi, nikeli, gipsi, kripa si dhe prurja e ujit nga lumenjtė.

Gjeografia e Britanisė Madhe
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Britania e Madhe ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, ishujt e saj nė tė cilėt hynė dhe njė e gjashta pjesė e ishullit tė Irlandės shtrihen nė mesė tė Atlantikut veriorė dhe detit veriorė nė veri tė Francės.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Britanisė ėshtė 244,820 km2 dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike 54 00 V, 2 00 L. 3,230 km2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė ujore ndėrsa 241,590 km2 tokė me njė vijė bregdetare prej 12,429 kilometrave.

Vija kufitare tokėsore e Britanisė ėshtė vetėm 360 km dhe atė nė ishullin irlandez me Irlandėn.

Klima ėshtė e ndikuar nga rrymimet e ajrit tė shkaktuara nė oqean dhe kryesisht mbizotėron njė mot i vranėt po thuaj se gjatė tėrė vitit.

Relievi i Britanisė pėrbėhet kryesisht nga njė teren i malorė i ulėt dhe nga rrafshi bregdetarė. Nė pjesėt lindore dhe juglindore tereni ėshtė mė shkėmborė. Pika mė e ultė e Britanisė gjendet nėn nivelin e detit 4 metra nė Fens (The Fens) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,343 metrave nė Ben Nevis nė pjesėn perėndimore tė vendit.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyr guri, nafta, gazi natyrorė, hekuri, lėkura, zinku, ari, kripa, kalku, gipsi, silici etj.

Gjeografia e Bullgarisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Bullgaria ndodhet nė pjesėn juglindore tė Evropės, me dalje nė Detin e Zi, nė mes tė Rumanisė dhe Turqisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Bullgarisė ėshtė 110,910 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 43 00 V, 25 00 L dhe 110,550 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 360 2 ujė.

Vija bregdetare e Bullgarisė nė detin e zi ėshtė 354 km e gjatė dhe kufiri tokėsore ėshtė 1,808 km qė e ndajnė atė nga Rumania (608 km), Turqia (240 km), Greqia (494 km), Maqedonia (148 km) dhe Serbia (318 km) .

Klima e Bullgarisė ndryshon varėsisht nga viset e sajė, nė pjesėt bregdetare ėshtė njė klimė mesdhetare me dimėr tė lehtė dhe verė tė nxehė ndėrsa nė brendi tė vendit njė klimė kontinentale e ngjashme me tė Kosovės me dimėr tė fortė dhe verė tė ngrohtė deri tė nxehtė.

Relievi i Bullgarisė pėrbėhet kryesisht nga njė teren i malor-shkėmborė me rrafshnalta tė cilat zėnė sipėrfaqen mė tė madhe nė pjesėn veriore dhe juglindore tė vendit. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė brigjet e detit tė zi (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,925 metrave nė vendin e quajtur Musala nė pjesėn jugperėndimore tė vendit.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: boksiti, bakri, lėkura, zinku, qymyr guri, pylltaria si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Ēekisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Republika Ēeke ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, ėshtė vend kontinental nė juglindje tė Gjermanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Ēekisė ėshtė 78,866 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 15 30 L dhe 77,276 km2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,590 km2 ujė.

Vija kufitare ėshtė 1,881 km qė e ndajnė atė nga Polonia (658 km), Sllovakia (215 km), Austria (362 km) dhe Gjermania (646 km).

Klima e Ēekisė ėshtė kontinentale e ndryshueshme me verė tė freskėt gjerė tė ftoftė dhe dimėr tė ftohtė.

Relievi i ēekisė nė Bohemi ėshtė terren shkėmborė i rrethuar nga malet e ulėta dhe rrafshnaltat ndėrsa Moravia nė jug merret si vend shkėmborė. Pika mė e ultė gjendet nė brigjet e lumit Elbe (115m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,602 metrave nė vendin e quajtur Snezka nė pjesėn veriore tė vendit afėr kufirit me Poloninė.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogaritenhttp://www.tetova.de/uploads/smil456f5fe53551e.gifymyr guri, grafiti dhe pylltaria.

Gjeografia e Danimarkės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Danimarka ndodhet nė pjesėn veriore tė Evropės, ka dalje nė detin baltik dhe ishuj tė saj shtrihen nė detin verior. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Danimarkės ėshtė 42,394 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 10 00 L dhe 43,094 km2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 700 km2 ujė.

Vija bregdetare e Danimarkės ėshtė 7,314 km e gjatė ndėrsa vija e kufirit tokėsorė ėshtė e gjatė vetėm 68 km dhe e ndanė atė me Gjermaninė

Klima e Danimarkės ėshtė kontinentale e ndryshueshme me verė tė freskėt gjerė tė ftoftė dhe dimėr tė ftohtė e tė vranėt me frymė.

Relievi i Danimarkės ėshtė teren kryesisht i rrafshėt dhe nė brendi tė vendit vijnė vargmalet. Pika mė e ultė gjendet nėn nivelin e detit nė Lammefjord (-7m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 173 metrave nė vendin e quajtur Yding Skovhoej nė qendėr tė vendit.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorė, peshkimi, kripa, kalku dhe materiali ndėrtimor.

Gjeografia e Estonisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Estonia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, ka dalje nė detin baltik dhe nė gjirin e Finlandės, nė mes tė Letonisė dhe Rusisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Estonisė ėshtė 45,226 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 59 00 V, 26 00 L dhe 43,211 km2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 2,015 km2 ujė.

Vija bregdetare e Estonisė ėshtė 3,794 km e gjatė ndėrsa vija e kufirit tokėsorė ėshtė e gjatė 633 km dhe e ndanė atė nga Letonia (339 km) dhe Rusia (294 km),

Klima nė Estoni ėshtė oqeanike me lagėshti bregdetare me dimėr tė butė dhe verė tė ftohtė.

Relievi i Estonisė ėshtė teren kryesisht i rrafshėt nė pjesėn veriore dhe malorė nė pjesėn jugore. Pika mė e ultė gjendet pėrgjatė bregdetit nė detin baltik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 318 metrave nė vendin e quajtur Suur Munamagi nė jug tė vendit, afėr kufirit me Letonin dhe Rusinė.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: nafta, gazi natyrorė, peshkimi si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Finlandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Finlanda ndodhet nė pjesėn veriore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik, gjirin Bothnia, gjirin e Finlandės nė mes tė Suedisė dhe Rusisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Finlandės ėshtė 338,145 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 64 00 V, 26 00 L dhe 304,473 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 33,672 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Finlandės ėshtė 1,250 km e gjatė dhe vija kufitare tokėsore ėshtė 2,690 km qė e ndajnė atė nga Norvegjia (736 km), Suedia (614 km) dhe Rusia (1,340 km).

Klima e Finlandė ndryshon varėsisht nga viset e sajė por kryesisht zotėron njė klimė polare e ftohtė. Falė liqeneve tė shumtė nė kėtė pjesė (60 000 liqenjė) tė cilėt ndikojnė nė zbutjen e tė ftohtit ėshtė i mundshėm edhe jetesa e njerėzve.

Pjesa mė e madhe e relievit e pėrbėjnė terrenet e rrafshėta tė cilat ndėrpriten rrallė nga malet e ulėta dhe liqenet. Pika mė e ultė e relievit gjendet nėn brigjet e detit Baltik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,328 metrave nė vendin e quajtur Halti nė pjesėn veriore tė vendit afėr kufirit me Norvegjinė.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: pylltaria, hekuri, bakri, legurat e zinkut, kromi, nikeli, ari, argjendi, etj.

Gjeografia e Francės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Franca ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, me dalje nė gjirin e Biskajt (ang.Biscay) dhe kanalin anglezė (ang. English Channel), nė mes tė Belgjikės dhe Spanjės nė juglindje tė Britanisė Madhe dhe me dalje nė detin Mesdhe nė mes tė Italisė dhe Spanjės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Francės ėshtė 547,030 km2 duke lėnė anash viset tjera nėn administrimin e saj, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 46 00 V, 2 00 L dhe 545,630 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,400 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Francės ėshtė 3,427 km e gjatė dhe vija kufitare tokėsore ėshtė 2,889 km qė e ndajnė atė nga Belgjika (620 km), Luksemburgu (73 km), Gjermania (451 km), Zvicra (573 km), Italia (488 km), Monako (4.4 km), Spanja (623 km) dhe Andora (56.6 km).

Klima e Francės nė pėrgjithėsi ėshtė me dimėr tė ftohtė dhe verė tė butė por kjo nuk vlen pėr viset ė bregdetin e Mesdheut ku dimėni ėshtė i butė dhe vera e nxehtė.

Pjesa mė e madhe e relievit nė veri dhe perėndim e pėrbėjnė terrenet e rrafshėta dhe malet e ulėta, pjesa tjetėr jugore pėrshkruhet nga Pirinjtė dhe ajo lindore nga Alpet e larta. Pika mė e ultė e relievit gjendet nėn nivelin pėrgjatė lumit Rėne (ang. Rohne) (-2m) dhe ajo mė e lara nė lartėsi mbidetare prej 4,807 metrave nė qafėn malore Mont Blank (ang. Mont Blanc).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyr guri, hekuri, boksiti, zinku, uraniumi, gipsi, pylltaria dhe peshkimi.

Gjeografia e Gjermanisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Gjermania ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik dhe detin e Veriut, nė mes tė Holandės dhe Polonisė nė veri tė Austrisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Gjermanisė ėshtė 357,021 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 51 00 V, 9 00 L dhe 349,223 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 7,798 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Gjermanisė ėshtė 2,389 km e gjatė dhe vija kufitare tokėsore ėshtė 3,621 km qė e ndajnė atė nga Danimarka (68 km), Polonia (456 km), Ēekia (646 km), Austria (784 km), Zvicra (334 km), Franca (451 km), Luksemburgu (138 km), Belgjika (167 km) dhe Holanda (577 km)

Klima e Gjermanisė ėshtė e ndryshme nė pėrgjithėsi ėshtė klimė kontinentale me dimėr e verė tė lagėsht.

Pjesa mė e madhe e relievit nė veri dhe perėndim e pėrbėjnė terrenet e rrafshėta dhe malet e ulėta,nė pjesėn jugore e posaēėrisht nė Bavari tereni ėshtė malorė dhe pėrshkohet nga Alpet. Pika mė e ultė e relievit gjendet nėn nivelin e detit nė njė vend tė quajtur Nojdorf (gjer. Neudorf bei Wilster) (-3.54m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,963 metrave nė vendin e quajtur Cugshpice (gjer.:Zugspitze).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyr guri, ligniti, gazi natyrorė, hekuri, bakri, nikeli, uraniumi, kripa, materiali ndėrtimor, pylltaria dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Greqisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Greqia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, me dalje nė detin Egje dhe detin Mesdhe, nė mes tė Shqipėrisė dhe Turqisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Greqisė ėshtė 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 39 00 V, 22 00 L dhe 130,800 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,140 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Greqisė ėshtė 13,676 km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsorė ėshtė 1,228 km qė e ndajnė atė nga Bullgaria (494 km), Turqia (206 km), Shqipėria (282 km) dhe Maqedonia (246 km)

Klima e Greqisė ėshtė e butė me dimėr tė lagėsht dhe verė tė nxehtė e tė thatė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė male dhe shkėmbinj qė zbresin nė bregdet duke formuar ishuj dhe ujdhesa. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė bregdetin e Mesdheut (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,917 metrave nė maje tė maleve tė Olimpit (ang.:Olympus).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: ligniti, derivate tė naftės, hekuri, boksiti, zinku, nikeli, magneziti, kripa si dhe prurja e ujit e mirė pėr energji.


Gjeografia e Holandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Holanda ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, me dalje nė detin Verior, mes Belgjikės dhe Gjermanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Holandės ėshtė 131,940 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 52 30 V, 5 45 L dhe 33,883 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 7,643 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Holandės ėshtė 451 km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsor ėshtė 1,027 km duke e ndarė atė nga Belgjika (450 km) dhe Gjermania (577 km)

Klima e Holandės ėshtė e butė me verė tė freskėt deri tė ftohtė dhe dimėr tė butė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt dhe i ulėt, ndėrsa nė juglindje gjenden disa male. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė nivelin e detit nė vendin e quajtur Cuidplaspolder (hol.:Zuidplaspolder) (-7m) dhe ajo mė e larta, 322 metra mbi nivelin e detit, nė vendin e quajtur Valserberg (hol.:Vaalserberg).

Nė pasuritė natyrore tė kėtij vendi llogariten: gazi natyror, derivatet e naftės, kripa, zalli si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Hungarisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Hungaria ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, nė veriperėndim tė Rumanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Hungarisė ėshtė 93,030 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 00 V, 20 00 L dhe 33,883 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 690 km 2 ujė.

Hungaria ėshtė njė vend kontinental dhe ka njė vijė kufitare 2,171 km tė gjatė, qė e ndajnė atė nga Sllovakia 677 km, Ukraina 103 km, Rumania 443 km, Serbia dhe Mali i Zi 151 km, Kroacia 329 km, Sllovenia 102 km dhe Austria 366 km,

Klima e Hungarisė ėshtė klimė kontinentale me dimėr tė ftohtė dhe verė tė ngrohtė deri tė nxehtė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt dhe pėrgjatė kufirit m Sllovakinė janė disa bjeshkė dhe male tė ulėta. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė lumit Tisa (ang.:Tisza) ( 78m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,014 metrave nė vendin e quajtur Kekes rreth 50km nė veriperėndim tė Budapestit.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: boksiti, qymyri, gazi natyrorė si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Irlandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Irlanda ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, zė pestė tė gjashtat e ishullit irlandez nė oqeanin Atlantik, nė perendimė tė Britanisė sė Madhe . Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Irlandės ėshtė 70,280 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 53 00 V, 8 00 L dhe 68,890 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,390 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Irlandės ėshtė 1,448 km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsorė ėshtė 360 km i gjatė dhe e ndanė atė nga Irlanda Veriore njėsi shtetrore e Britanisė sė Madhe.

Klima e Irlandės ėshtė e detare e lagėsht dhe ndikohet nga rrymimet nė oqeanin Atlantik. Dimri ėshtė i butė dhe vera e ftohėt janė karakteristika tė klimės sė ishullt.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren me rrafshėnalta tė rrethuara nga bjeshkėt dhe malet e ulėta ndėrsa pjesa perėndimore pėrshkrohet me njė teren me shumė gjire . Pika mė e ultė e relievit gjendet nė nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,041 metrave nė vendin e quajtur Karauntuhil (ang.:Carrauntoohil).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: gazi natyrorė, bakri, plumbi, zinku, argjendi, guri gėlqerorė etj.

Gjeografia e Islandės
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Islanda ndodhet nė pjesėn veriore tė Evropės, nė mes tė detit tė Grinlandės dhe pjesa perėndimore tė oqeanit Atlantik, nė veriperėndim tė Britanisė sė Madhe . Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Islandės ėshtė 103,000 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 65 00 V, 18 00 L dhe 100,250 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 2,750 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Islandės ėshtė 4,988 km e gjatė ndėrsa ajo nuk ndanė asnjė milimetėr kufi tokėsor me ndonjė shtet.

Klima e Islandės ėshtė gjithnjė e varur nga ajo qė vije nga veriu i oqeanit. Zakonisht klima ėshtė e butė me dimėr me frymė dhe verė tė ftohtė e tė lagshtė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt me ca male e fusha akulli ndėrsa bregdeti i saj ėshtė i mbytur nė gjirinjėt dhe ujdhesat e shumta nė oqean. Pika mė e ultė e relievit gjendet nė nivelin e oqeanit Atlantik (0m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,119 metrave nė vendin e quajtur Uvanadalshukur (ang.:Hvannadalshnukur).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: peshkimi, prurja e ujit.

Gjeografia e Italisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Italia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, nė gadishullin nė pjesėn qendrore tė detit Mesdhe, nė veri tė Shqipėrisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Italisė ėshtė 301,230 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 42 50 V, 12 50 L dhe 294,020 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 7,210 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Italisė ėshtė 7,600km e gjatė ndėrsa kufiri tokėsorė 1,932.2 km i gjatė dhe e ndanė atė nga Austria (430 km), Franca (488 km), Vatikani (3.2 km), San Marino (39 km), Sllovenia (232 km) dhe Zvicra (740 km).

Klima e Italisė ėshtė klimė e Mesdheut, nė pjesėn veriore alpine dhe atė jugore e thatė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i vrazhdė dhe malorė, pėrgjatė bregdetit ėshtė teren i ulėt dhe i rrafshėt. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė detit Mesdhe ( 0m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 4,748 metrave pika e dytė mė e lartė e Monte Biankos ( ang.:Mont Blanc).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: qymyri, zhiva, mermeri, asbesti, sulfuri, gazi natyrorė si dhe rezerva tė gazit tė parafinuar, peshkimi dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Kroacisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Kroacia ndodhet nė pjesėn jugore tė Evropės, me dalje nė detin Adriatik, nė mes tė Sllovenisė dhe Bosnjės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Kroacisė ėshtė 56,542 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 45 10 V, 15 30 L dhe 56,414 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 128 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Kroacisė ėshtė 5,835 km e gjatė nga e cila 1,777 km janė bregdet i brendisė sė vendit dhe 4,058 km bregdet i ishujve nė Adriatik. Vija e kufirit tokėsorė ėshtė 2,197 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Sllovenia (670 km), Hungaria (329 km), Serbia dhe Mali i Zi (veri 241km), Bosnja dhe Hercegovina (932 km) dhe nė jug nga pjesa tjetėr e Serbisė dhe Malit Zi

Klima e Kroacisė ėshtė klimė e Mesdheut dhe kontinentale. Klima kontinentale dominon me dimėr tė ftoftė dhe verė tė nxehtė nė veri ndėrsa nė bregdet mbanė verė e thatė.

Pjesa mė e madhe e relievit pėrgjatė kufirit me Hungarinė ėshtė e rrafshėt, pėrgjatė bregdetit nė Dalmaci ėshtė teren i vrazhdė me bjeshkė dhe male. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė detit Adriatik ( 0m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 1,830 metrave nė Dinara, afėr kufirit me Bosnjėn.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: nafta, pakė qymyr, boksiti, kalciumi, gipsi, asfalti natyrorė, silici, kripa si dhe prurja e ujit.

Gjeografia e Letonisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Letonia ndodhet nė pjesėn lindore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik, nė mes tė Estones dhe Lituanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Letonisė ėshtė 64,589 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 57 00 V, 25 00 L dhe 63,589 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 1,000 km 2 ujė.

Vija bregdetare e Letonisė ėshtė 531 km e gjatė. Vija e kufirit tokėsorė ėshtė 1,150 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Estonia (339 km), Rusia (217 km), Bjellorusia (141 km) dhe Lituania (453 km).

Klima e Letonisė ėshtė klimė bregdetare-oqeanike me dimėr tė lagėsht e temperatura mesatarė pėr kėtė stinė.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren i rrafshėt e i ulėt. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė detit Baltik ( 0m ) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 312 metrave nė vendin e quajtur Gaizinkalėns (ang.:Gaizinkalns).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: guri gėlqerorė, qelibari, prurja e ujit, pylltaria si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Shteteve - Lihtenshtajni
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Lihtenshtajni ndodhet nė pjesėn qendrore tė Evropės, nė mes tė Austrisė dhe Zvicrės. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Lihtenshtajnit ėshtė 160 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 47 16 V, 9 32 L, pėrndryshe ėshtė vend kontinental dhe nuk ka dalje nė ujra.

Vija kufitare e Lihtenshtajnit ėshtė 76 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Austria (34.9 km) dhe Zvicra (41.1 km).

Klima e Lihtenshtajnit ėshtė klimė kontinentale e ftohtė, me dimėr tė vranėt e me reshje bore e shiu, me verė tė vranėt e tė lagėsht.

Pjesa mė e madhe e relievit ėshtė terren me bjeshkė (Alpet) pėrreth luginave tė lumenjve . Pika mė e ultė e relievit gjendet nė vendin e quajtur Rugeler Rit (ang.:Ruggeller Riet) (430m, nė pjesėn veriore) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,599 metrave nė vendin e quajtur maja e hirtė (ang.:Grauspitz) nė pjesėn jugore tė vendit nė kufi me Zvicrėn.

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: prurja e ujit si dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Lituanisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Lituania ndodhet nė pjesėn lindore tė Evropės, me dalje nė detin Baltik nė mes tė Letonisė dhe Rusisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Lituanisė ėshtė 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 56 00 V, 24 00 L.

Vija bregdetare pėrgjatė detit baltikė ėshtė e gjatė 99 km ndėrsa vija kufitare e Lituanisė ėshtė 1,273 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Letonia (453 km), Bjellorusia (502 km), Polonia (91 km) dhe Rusia (227 km, rajoni i Kalingradit).

Klima e Lituanisė ėshtė klimė oqeanike qė kalon nė atė kontinentale, e lagėsht me temperatura nė dimėr dhe verė mesatare.

Pjesa mė e madhe e relievit tė Lituanisė ėshtė terren i rrafshėt dhe i ulėt me shumė liqenjė tė vegjėl. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregdetit tė detit Baltik dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 292 metrave nė vendin e quajtur Juozapinesė (ang.:Juozapines/Kalnas).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: toka e punueshme.

Gjeografia e Luksemburgut
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė


Luksemburgu ndodhet nė pjesėn perėndimore tė Evropės, nė mes tė Francės dhe Gjermanisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Luksemburgut ėshtė 65,200 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 49 45 V, 6 10 L.

Vija kufitare e Luksemburgut ėshtė 359 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Gjermania (138 km), Belgjika (148 km) dhe Franca (73 km).

Klima e Luksemburgut ėshtė klimė kontinentale me dimėr tė butė dhe verė tė ftohtė.

Pjesa mė e madhe e relievit tė Luksemburgut ėshtė terren me rrafshnalta tė gjėra e tė buta, me male tė cekėta qė nė veri shendohen nė bjeshkė . Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė lumit Mosele (133m;ang.:Moselle River) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 559 metrave nė vendin e quajtur "Vendi i kalas" (ang.:Buurgplaatz).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: hekuri qė nuk nxirret mė dhe toka e punueshme.

Gjeografia e Maqedonisė
Nga Wikipedia, Enciklopedia e Lirė

Maqedonia ndodhet nė pjesėn juglindore tė Evropės, nė mes tė Kosovės dhe Greqisė, Shqipėrisė e Bullgarisė. Sipėrfaqja e pėrgjithshme e Maqedonisė ėshtė 25,333 km2, shtrihet rreth koordinatave gjeografike 41 50 V, 22 00 Ldhe 24,856 km 2 tė kėsaj sipėrfaqeje janė tokė ndėrsa 477 km 2 ujė.

Vija kufitare e Maqedonisė ėshtė 25,333 km e gjatė dhe e ndanė atė nga Kosova (110 km), Serbia dhe Mali i Zi (111 km; kufiri Kosovė - Serbi dhe Mali i Zi - Maqedoni ende nuk ėshtė i pėrcaktuar), Bullgaria (148 km), Greqia (246 km) dhe Shqipėria (151 km).

Klima e Maqedonisė ėshtė klimė e ngjashme me tė Mesdheut e nxehtė me verė tė thatė e dimėr tė ftohtė me reshje dėbore tė mėdha.

Pjesa mė e madhe e relievit tė Maqedonisė ėshtė terren i vrazhdė, pėrpos luginės sė Vardarit kėtė e zbusin edhe rrethina e liqeneve tė mėdha. Pika mė e ultė e relievit gjendet pėrgjatė bregut tė lumit Vardar (50m) dhe ajo mė e larta nė lartėsi mbidetare prej 2,764 metrave nė vendin e quajtur Maja e Korabit (maq.:Golem Korab).

Si pasurit natyrore tė kėtij vendi llogariten: hekuri i cilėsisė sė ultė, bakri, zhiva, zinku, kromi, magnesiumi, nikeli, ari, argjendi, asbesti, gipsi, pylltaria si dhe toka e punueshme .

DanGeR
24-08-2008, 09:24 PM
shum mir

The.Crossy
24-08-2008, 09:28 PM
flm..hehe kerkush se lexon krejt hashAHAH

Ck.HaCk
19-11-2008, 04:15 PM
Un Po.

Proo-hack!
19-11-2008, 04:18 PM
jo kaq shum:P.!
se perime kerkush sta lexon perpos titullin.!
neise thnx shum. *po pritoj me lexuu se paska shum*

aDmiraL
20-11-2008, 12:09 PM
Kush don me lexu munet me lexu !
kto postime ma shum bohen per me ju ndihmu njerzve per naj projekt a naj sen
mirpo edhe per me lexu kush don e lexon
kush tdon jo !

ska nevoj me jep komente se lexoj e ksi sene !
Kush te don e ka mundesin me lexu edhe u kry jo me jep komente palidhje