PDA

Trego versionin e plotė : Antropologjia


The.Tony
31-07-2008, 09:50 AM
ANTROPOLOGJIA

(Doktrina e Njeriut)









Pasqyra pėr kapitullin IV

ANTROPOLOGJIA



I. Njeriu nė gjendjen e tij tė ndershmėrisė.

A. Origjina e tij.

B. Natyra e tij.

C. Ndėrtimi i tij.

D. Gjendja ose pozita e tij.

E. Kryesia e tij.



II. Njeriu nė gjendjen e tij tė mėkatit.

A. Rėnia e njeriut.

B. Bijtė e rėnė tė Adamit.



III. Njeriu nė gjendjen e tij tė hirit.

A. Qėndrimi i tij.

B. Gjendja e tij.

C. Dy natyrat e tij.



















Kapitulli IV

ANTROPOLOGJIA



Fjala “antropologji” vjen nga fjala greke “anthropos” qė do tė thotė njeri. Antropologjia ėshtė doktrina e njeriut. Ka mjaft pėrkufizime pėr njeriun, disa komike dhe disa tragjike. Nė kėtė studim tė antropologjisė ne do tė shkojmė tek burimi i vėrtetė, Shkrimi i Shenjtė. Njeriu ka dėshiruar gjithmonė tė dijė se kush ėshtė, nga ka ardhur dhe ku ėshtė duke shkuar. Fjala e Shenjtė e Perėndisė e jep tė vetmen dėshmi tė plotė.





I. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Ndershmėrisė (Pafajėsisė)



Me kėtė ne nėnkuptojmė njeriun nė gjendjen e tij fillestare tė pastėrtisė—drejtėsia e tij.



A. Origjina e tij.

1. Negative.

a. Jo nga abiogjeneza. Kjo teori beson se nuk ka patur asnjė krijues tė njeriut, por qė njeriu erdhi thjesht nė jetė, pa ndonjė shkak dhe filloi tė jetojė, duke pėrmbushur edhe rimėn e ninullės, qė thotė:

Nga erdhe vogėlush i dashur?

Nga hiēi deri kėtu kam ardhur!

Ky argument nuk ka nevojė pėr pėrgjigje, por, me qėllim qė tė pėrballemi me kritikėn, ne vetėm po theksojmė se, nėse diēka e tillė si abiogjeneza ishte e mundur, nuk do tė kishte asnjė fuqi qė ta ndalonte qė tė ndodhte pėrsėri. Nuk ka asnjė dėshmi tė njė ndodhie tė dytė dhe, sigurisht, qė nuk ndodhi kurrė as nė rastin e parė.

b. Jo nga evolucioni apo zhvillimet natyrore. Njė pėrkufizim i shkurtėr i evolucionit ėshtė: “Ai proces me anė tė cilit, nėpėrmjet njė lloj grumbullimi tė materies gjatė shumė epokave dhe prej shumė specieve, nga rastėsia apo nga ligji, shfaqet njeriu”. Ky koncept ka mbizotėruar pėr shumė vite, por mbėshtetėsit e tij janė nė rėnie. Shkenca moderne, siē ėshtė edhe antropologjia, po i kundėrshton tė gjitha thėniet e kėtij koncepti. Bibla shpall qė njeriu ėshtė njė krijesė e veēuar e Perėndisė dhe qė kafshėt u krijuan nė njė kohė tjetėr, krejtėsisht veēmas nga njeriu. Evolucioni na mėson qė njeriu dhe kafshėt kanė njė origjinė tė njėjtė, e cila ndahet si nė degė, nė shumė specie tė ndryshme. Pėr ta kundėrshtuar kėtė, ne pėrdorim Shkrimin dhe arsyetimin njerėzor si mė poshtė:

(1) Kundėrshton Shkrimin. Shkrimet thonė: “Sipas llojit tė tyre” (Zanafilla 1:24). Kjo i mbėrthen speciet nė vetvete, duke i ndaluar tė zhvillohen nė njė specie krejt ndryshe.

(2) Nuk ka asnjė dėshmi tė ndonjė kafshe qė ėshtė bėrė njeri. Me siguri, nė gjashtė mijė vite, nė qoftė se evolucioni do tė ishte i vėrtetė, do tė kishte patur shembuj tė tij edhe sot.

(3) Nuk ka asnjė dėshmi qė hallka qė mungon, ėshtė gjetur. Shumė tė ashtuquajtur libra historie japin piktura krijesash, tė cilat i kanė quajtur si lidhja (hallka) qė mungon. Kėto piktura janė fotografi vizatimesh dhe jo fotografi krijesash tė vėrteta, pėrderisa asnjė nga kėto nuk ka ekzistuar. Ne kemi mėsuar qė “lidhja (hallka) qė mungon”, ėshtė njė krijesė mes njeriut dhe majmunit. Piktura e saj ėshtė krejtėsisht imagjinatė e njė artisti, i cili mori njė copė kockė apo dhėmb dhe ndėrtoi njė njeri rreth saj. Kjo ėshtė thjesht si shprehja popullore “peshku nė det, tigani nė zjarr”. Do tė na pėlqente tė pėrmendnim William Jennings Bryan[1] nė lidhje me “lidhjen (hallka) qė mungon”: “Nė qoftė se lidhja qė mungon ėshtė gjetur, atėherė pse po e kėrkojnė akoma”?

(4) Nuk ka dėshmi qė njeriu primitiv ndryshonte nga njeriu i sotshėm.

(5) Ka dėshmi qė gjaku njerėzor ėshtė i njėjti gjak pėr tė gjithė (Veprat 17:26). Lufta e Dytė Botėrore e ka vėrtetuar kėtė. Gjaku i njė njeriu tė bardhė mund tė vendoset nė venat e njė njeriu tė zi, dhe e kundėrta, dhe mund tė japė jetė. Transfuzionet e gjakut janė praktikuar vetėm gjatė njėqind viteve tė fundit, por Perėndia na e shfaqi kėtė mijėra vite mė parė.

(6) Ka njė ndryshim tė madh mes ndėrtimit tė njeriut dhe tė kafshėve.

(a) Fizikisht. Njeriu ėshtė njė krijesė me trup pingul, kurse kafshėt janė me katėr kėmbė.

(b) Nga ana intelektuale. Njeriu ka intelekt, ndėrsa kafshėt kanė instinkte.

(c) Moralisht. Njeriu ėshtė e vetmja krijesė e Perėndisė qė ka cilėsi morale.

(d) Frymėrisht. Vetėm njeriu ėshtė krijuar me koncepte frymėrore. Vetėm ai, nė dallim nga tė gjitha krijesat, mund tė adhurojė Perėndinė.

2. Pozitive. Njeriu ėshtė njė krijesė e drejtpėrdrejtė e Perėndisė. “Kėshtu Perėndia krijoi njeriun simbas shėmbėlltyrės sė vet, simbas shėmbėlltyrės sė Perėndisė; Ai krijoi mashkullin e femrėn” (Zanafilla 1:27).



B. Natyra e tij.

1. Shėmbėllimi fillestar i njeriut. “Pastaj Perėndia tha: ‘Ta bėjmė njeriun sipas shėmbėlltyrės sonė dhe nė ngjasim me ne’” (Zanafilla 1:26a). “Cilido qė derdh gjakun e njė njeriu, gjaku i tij do tė derdhet nga njė njeri, sepse Perėndia e ka krijuar njeriun simbas shėmbėlltyrės sė tij” (Zanafilla 9:6). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 11:7 dhe Jakobi 3:9.

a. E parė nė tre njėsitė pėrbėrėse tė njeriut. “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7). “Dhe Perėndia i paqes ju shenjtėroftė ai vetė tėrėsisht; dhe gjithė fryma juaj, shpirt e trup, tė ruhet pa tė metė pėr ardhjen e Zotit tonė Jezus Krisht” (1 Thesalonikasve 5:23).

b. E parė nė natyrėn intelektuale dhe morale tė njeriut. “Mos gėnjeni njeri tjetrin, sepse ju e zhveshėt njeriun e vjetėr me veprat e tij, edhe veshėt njeriun e ri, qė pėrtėrihet nė njohurinė sipas shėmbullit tė atij qė e krijoi” (Kolosianėve 3:9-10). Shihni pėr kėtė edhe Efesianėt 4:24.

c. E parė nė shėmbėllimin fizik. Ėshtė e vėrtetė qė Perėndia ėshtė njė Frymė (Gjoni 4:24) dhe Perėndia ėshtė i padukshėm (Kolosianėve 1:15), por gjithmonė Perėndia ka patur njė formė nė tė cilėn Ai e ka shfaqur Veten e Tij: “Sa pėr mua, pėr hir tė drejtėsisė do tė shoh fytyrėn tėnde; do tė ngopem nga prania jote kur tė zgjohem” (Psalmi 17:15). Shihni gjithashtu Filipianėve 2:6-7, Mark 15:12 dhe Gjoni 5:37.

Krishti nuk u formua nė formėn apo shėmbėlltyrėn e Adamit, por Adami u bė nė formėn dhe shėmbėlltyrėn e Krishtit, qė do tė vinte: “por vdekja mbretėroi nga Adami deri te Moisiu edhe mbi ata qė nuk kishin mėkatuar me njė shkelje tė ngjashme nga ajo e Adamit, qė ėshtė figura e atij qė duhej tė vinte” (Romakėve 5:14).

2. Pafajėsia fillestare e njeriut. Disa shpallin qė Adami u krijua nė shenjtėri ose nė drejtėsi. Kjo nuk ėshtė krejt e saktė. Njeriu u krijua i pėrsosur jo nė drejtėsi, por nė pafajėsi. Ka ndryshim tė madh midis pafajėsisė dhe drejtėsisė. Pafajėsia ėshtė pastėrti (tė jesh pa mėkat) qė nuk ėshtė vėnė kurrė pėrballė provės. Drejtėsia ėshtė pafajėsi qė ėshtė provuar e sprovuar dhe qė ka dalė fitimtare.



C. Ndėrtimi i tij.

Siē do ta shohim, njeriu ėshtė i pėrbėrė nga elemente tokėsore (Zanafilla 2:7) dhe frymėrore (1 Thesalonikasve 5:23; Hebrenjve 4:12).

1. Trupi. Trupi i tij u bė nga toka. Kjo ishte pjesa e parė e njeriut qė u formua. “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7). Trupi paraqitet nė Shkrim si shtėpia e njeriut tė brendshėm. “Aq mė tepėr tek ata qė banojnė nė shtėpi prej argjile, themelet e tė cilave janė nė pluhur dhe shtypen si njė tenjė” (Jobi 4:19). Shihni edhe 2 Korintasve 5:1, 3-4. Procesi me anė tė tė cilit Perėndia e krijoi njeriun, nuk ėshtė i njohur. Kėtė ia lėmė Perėndisė. Njerėzit japin mendimet dhe hamendjet e tyre, por ato mbeten vetėm hamendje. Fjala “pluhur” nuk do tė thotė argjilė apo pisllėk i vjetėr, por lėnda mė cilėsore e tokės.

a. Analiza vėrteton burimin e njeriut. Analiza kimike moderne zbulon nė trupin e njeriut po ato elemente qė janė edhe nė tokė, poshtė kėmbėve tė njeriut, si: natrium, karbon, hekur etj.

b. Toka mbėshtet ekzistencėn e njeriut. Trupi mbahet nga ajo qė rritet nga toka. Ėshtė trupi i njeriut dhe jo fryma e tij qė mbahet e ushqehet. Zija e bukės nė ditėt e sotme ka vėrtetuar qė, nėse ushqimi hiqet, hiqet edhe jeta. Nėse vret ushqimin, do tė vrasėsh njeriun.

c. Vdekja konkretizon elementet e njeriut. Me vdekjen, fillon prishja dhe trupi i njeriut sė shpejti kthehet nė pluhur nga i cili ishte formuar (Zanafila 3:19).

2. Shpirti. “Atėherė Zoti Perėndi formoi njeriun nga pluhuri i tokės, i fryu nė vrimat e hundės njė frymė jete, dhe njeriu u bė njė qenie e gjallė” (Zanafilla 2:7). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:45. Shpirti ėshtė mbajtėsi i ndjenjave dhe orekseve. Bimėt, kafshėt dhe njeriu kanė trupa. Kafshėt dhe njeriu kanė shpirt, por vetėm njeriu ka njė frymė. Shpirti ėshtė jeta e ndėrgjegjshme qė ėshtė nė njeriun dhe nė kafshėn. Bimėt kanė jetė, por kjo ėshtė jetė e pandėrgjegjshme. Ka njė ndryshim midis shpirtrave tė njerėzve dhe shpirtrave tė kafshėve. Shpirti i kafshės ėshtė i lidhur me trupin e saj, ndėrsa shpirti i njeriut ėshtė i lidhur me frymėn e tij. Shpirti i kafshės vdes bashkė me kafshėn, kurse shpirti i njeriut nuk vdes kurrė, sepse ai u krijua “shpirt i gjallė” (1 Korintasve 15:45), si njė shpirt qė nuk do tė vdiste kurrė.

Siē ėshtė theksuar, shpirti i njeriut ėshtė mbajtėsi i ndjenjave dhe orekseve tė tij dhe Shkrimi i mėposhtėm do tė nxjerrė nė pah shkallėt e secilės … Orekset: “Por sa herė qė tė duash, mund tė vrasėsh kafshė dhe tė hash mishin e tyre nė tė gjitha qytetet, simbas bekimit qė tė ka bėrė Zoti; atė mund ta hanė si i papastri, ashtu dhe i pastri, siē bėhet me mishin e gazelės dhe tė drerit;” (Ligji i Pėrtėrirė 12:15). Dėshirat: “Dhe nė qoftė se njeriu i thoshte: ‘Mė parė tė tymoset dhjami, pastaj tė marrėsh sa tė duash’ ai pėrgjigjej: ‘Jo, duhet tė ma japėsh tani; pėrndryshe do ta marr me forcė’” (1 Samueli 2:16). Shihni gjithashtu Ligji i Pėrtėrirė 12:20; Psalmi 107:18; Fjalėt e Urta 6:30; Isaia 29:8 dhe 1 Samueli 18:1. Urrejtjet: “Davidi tha atė ditė: ‘Kushdo qė i mund Jebusejtė, tė arrijė deri nė kanal dhe t’i zmprapsė ēalamanėt dhe tė verbėrit qė i urren Davidi’. Prandaj thonė: ‘I verbri dhe ēalamani nuk do tė hyjnė nė Shtėpi’” (2 Samueli 5:8). Vajtimet: “Ai ndjen vetėm dhembjen e madhe tė mishit tė tij dhe pikėllohet pėr veten e tij” (Jobi 14:22). Trishtimi: “Lėre tė qetė, sepse e ka shpirtin tė trishtuar dhe Zoti ma ka fshehur dhe nuk ma ka treguar” (2 Mbretėrve 4:27b). “U tha atyre: ‘Shpirti im ėshtė thellėsisht i trishtuar, deri nė vdekje; qėndroni kėtu dhe rrini zgjuar’” (Marku 14:34). Ngazėllime: “Unė do tė gėzohem shumė tek Zoti, shpirti im do tė kremtojė Perėndinė tim, sepse mė ka veshur me rrobat e shpėtimit, mė ka mbuluar me mantelin e drejtėsisė, ashtu si njė dhėndėr qė vė njė diademė, si njė nuse qė zbukurohet me xhevahiret e saj” (Isaia 61:10). Vuajtjet: “Atėherė i thonin njėri-tjetrit: ‘Ne jemi me tė vėrtetė fajtorė ndaj vėllait tonė, sepse e pamė ankthin e shpirtit tė tij kur ai na lutej, por nuk ia vumė veshin! Ja pse na ra kjo fatkeqėsi’” (Zanafila 42:21).

Ku e merr njeriu shpirtin e tij?

a. Paraekzistenca. Kjo teori mėson qė tė gjithė shpirtrat qė kanė qenė ndonjėherė ose qė do tė jenė nė botė, u krijuan nė fillim. Nė kohėn e ngjizjes, ato bashkohen me trupin. Kjo u mėsua nga Platoni, por nuk u pranua kurrė nga kisha, sepse ishte pa bazė nė Shkrimin e Shenjtė.

b. Teoria e dyzet ditėve. Kjo teori shpall qė pas dyzet ditėsh nga ngjizja, shpirti bashkohet me trupin. Katolicizmi romak e propozon kėtė gjė. Nėse ky besim ėshtė i vėrtetė, atėherė Perėndia ėshtė krijuesi i shpirtrave mėkatarė.

c. Trashėgimia. Kjo ėshtė e vėrteta qė mbėshtetet nė thėnien se edhe shpirti, edhe trupi janė tė ardhur nga prindėrit. “Adami jetoi njėqind e tridhjetė vjet dhe i lindi njė djalė qė i pėrngjiste, njė lloj nė shėmbėlltyrė tė tij dhe e quajti Seth” (Zanafilla 5:3). Shihni gjithashtu Veprat 17:24-26.

3. Fryma. Kėtu ėshtė pika ku njeriu ndryshon nga tė gjitha krijesat e tjera. Tek Hebrenjtė 12:9 Perėndia thuhet tė jetė “Ati i frymėrave”. Kjo nuk do tė thotė Ati i engjėjve, por i frymėrave tė njerėzve qė janė bėrė tė pėrsosur. Nuk ėshtė thėnė kurrė qė Perėndia tė jetė Ati i shpirtrave. “Sepse, sikurse trupi pa frymėn ėshtė i vdekur, ashtu edhe besimi, pa vepra, ėshtė i vdekur” (Jakobi 2:26). Kur njė trup vdes, shpirti shkon me frymėn e njeriut. Shpirti dhe fryma mund tė ndahen: “Sepse fjala e Perėndisė ėshtė e gjallė dhe vepruese, mė e mprehtė se ēdo shpatė me dy tehe dhe depėrton deri nė ndarjen e shpirtit dhe tė frymės, tė nyjeve dhe tė palcave, dhe ėshtė nė gjendje tė gjykojė mendimet dhe dėshirat e zemrės” (Hebrenjve 4:12). Megjithatė nuk ka asnjė provė biblike qė ato janė ndarė ndonjėherė. Pasaniku tek Luka 16 shkon nė ferr dhe ai ka me vete si frymėn, ashtu edhe shpirtin. Shihni edhe Mateu 10:28.

Fryma e njeriut ėshtė mbajtėsi i inteligjencės sė tij. “Sepse cili nga njerėzit, pra, njeh gjėrat e njeriut, pėrveē se fryma e njeriut qė ėshtė nė tė? Po kėshtu, asnjeri s’i njeh gjėrat e Perėndisė, pėrveē Fryma e Perėndisė” (1 Korintasve 2:11). Kafshėt nuk zotėrojnė inteligjencė. “Mos u bėni si kali dhe si mushka qė nuk kanė mend, goja e tė cilėve duhet tė mbahet me fre dhe me kapistėr, pėrndryshe nuk tė afrohen” (Psalmi 32:9).

Fjala “frymė”, si nė hebraisht, ashtu edhe nė greqisht ėshtė pėrkthyer si frymėmarrje dhe erė. Konteksti vendos pėr pėrkthimin. Materialistėt thonė qė fjala pėr frymėn duhet tė jetė “frymėmarrje” dhe qė, kur njeriu vdes, ai shuhet pėrgjithmonė. Disa njerėz mendojnė qė njeriu e humbi frymėn qė nga Rėnia dhe e rimerr frymėn e tij nė ēastin e kthimit nė besim. Kjo do ta bėnte njeriun njė qenie dyshe, megjithatė kjo nuk ka asnjė bazė nė Shkrimin e Shenjtė.

4. Zemra. Kur flasim pėr zemrėn, nuk nėnkuptojmė muskujt nė trup, por mbajtėsin e ndėrgjegjes. “Le t’i afrohemi me zemėr tė vėrtetė, me siguri tė plotė besimi, duke i pasur zemrat tona tė lara prej ndėrgjegjes sė ligė dhe trupin tė larė me ujė tė kulluar” (Hebrenjve 10:22). Shihni gjithashtu 1 Gjoni 3:19-20; Veprat 2:26; 5:3, 5; Mateu 22:37. Paralajmėrimi ėshtė qė mund tė ketė njė rrėfim gojor, njė njohuri pa njė besim zemre. “Shumė do tė mė thonė atė ditė: ‘O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne nė emrin tėnd, a nuk i dėbuam demonėt nė emrin tėnd, a nuk kemi bėrė shumė vepra tė fuqishme nė emrin tėnd?’ Dhe atėherė unė do t’u sqaroj atyre: ‘Unė s’ju kam njohur kurrė; largohuni nga unė, ju tė gjithė, qė keni bėrė paudhėsi’” (Mateu 7:22-23).



D. Gjendja e tij.

Me kėtė nėnkuptojmė kushtin e njeriut nė gjendjen e tij para se tė binte.

1. Njohuria e tij. Ai kishte njohuri tė menjėhershme, njohuri ndjesore. Ai nuk ishte njė foshnjė e rritur. Ai ua vuri emrin tė gjitha kafshėve qė erdhėn nga dora e Perėndisė. Do tė duhej njė njeri inteligjent pėr ta bėrė kėtė. “Dhe njeriu u vuri emra tėrė bagėtisė, zogjve tė qiellit dhe ēdo kafshe tė fushave; por pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė” (Zanafilla 2:20).

2. Pėrbashkėsia e tij. Pėr njeriun ishte e mundur qė tė kishte bashkėsi me Perėndinė. “Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: ‘Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit’” (Zanafilla 2:16). “Dhe Perėndia tha: ‘Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t’ju shėrbejė si ushqim’” (Zanafilla 1:29).

3. Shtėpia e tij. Kjo shtėpi ishte e vendosur nė njė kopėsht. “Pastaj Zoti Perėndi mbolli njė kopsht nė Eden, nė lindje, dhe vendosi nė tė njeriun qė kishte formuar” (Zanafilla 2:8). Disa njerėz besojnė qė njeriu primitiv ishte njė njeri shpellash, por kjo nuk ėshtė kėshtu, sepse ai ishte njė njeri i kopshtit. Dėshmia e parė e njerėzve qė jetuan nė shpella, flet pėr tė pėrndjekurit dhe tė ēmendurit: “(bota nuk ishte e denjė pėr ta), u sollėn nėpėr shkretėtira e nėpėr male, nėpėr shpella dhe nėpėr guva tė dheut” (Hebrenjve 11:38). “Dhe, sapo Jezusi zbriti nga barka, menjėherė i doli pėrpara nga varrezat njė njeri i pushtuar nga njė frymė e ndyrė” (Marku 5:2). Ky kopsht nuk ėshtė quajtur Eden, por Kopshti nė Eden. Fjala “Eden” do tė thotė rrafshinė ose rrafshnaltė. Armenia ėshtė pa dyshim vendi ku filloi njeriu.

4. Mikja e tij. “Pėr njeriun nuk u gjend asnjė ndihmė e pėrshtatshme pėr tė ... Pastaj Zoti Perėndi me brinjėn qė i kishte hequr njeriut formoi njė grua dhe e ēoi te njeriu” (Zanafilla 2:20, 22). Fjalėt “ndihmė e pėrshtatshme” nuk janė fjalė e pėrbėrė, por dy fjalė mė vete, qė do tė thonė e pėrshtatshme pėr (diēka ose dikė). Eva ishte e pėrshtatshme pėr Adamin. Disa qė qeshin me kėtė “histori tė brinjės”, nuk mund tė na tregojnė se nga erdhi gruaja. Si mendoni ju, pse nuk e bėri Perėndia gruan nga pluhuri? Pėr shkakun e thjeshtė qė Perėndia nuk deshi qė njeriu tė ketė dy origjina.

Perėndia mund tė krijojė njė qenie njerėzore nė katėr mėnyra:

1) Me anė tė ngjizjes.

2) Pa ndihmėn e njė gruaje, si Evėn.

3) Pa ndonjė burrė apo grua, si Adamin.

4) Pa ndonjė burrė, me anė tė gruas, si Krishtin.

5. Puna e tij. “Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: ‘Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė’” (Zanafilla 1:28). “Zoti Perėndi e mori pra njeriun dhe e futi nė kopshtin e Edenit, me qėllim qė ta punonte dhe ta ruante” (Zanafilla 2:15). Kishte punė nė kopėsht, por jo punė me stėrmundim. Kishte punė, por jo njė lloj pune qė tė rraskapit. Fjala “ruaj” nė Zanafilla 2:15 ėshtė pėrkthyer shumė mirė me fjalėn “mbroj”. Nga kush do ta mbronte Adami kopshtin? Nga kafshėt e egra? Jo, sepse nuk kishte. Nga njerėzit e egjėr? Jo, sespe Adami ishte i vetmi njeri. Ai ishte vendosur qė ta ruante kopshtin kundėr shfaqjes sė Djallit. Sa herė qė njeriu vendoset nė njė pozitė besimi, Perėndia gjithmonė jep njė paralajmėrim tė mjaftueshėm.

6. Ushqimi i tij. “Dhe Perėndia tha: ‘Ja unė po ju jap ēdo bar qė lėshon farė mbi sipėrfaqen e mbarė tokės dhe ēdo pemė tė ketė fruta qė pėrmbajnė farė; kjo do t’ju shėrbejė si ushqim’” (Zanafilla 1:29). Njeriu i parė dhe kafsha e fushės ishin vegjetarianė. Dietat e tyre nuk pėrfshinin fare mish. Njeriu nuk ishte mishngrėnės, siē besojnė evolucionistėt.

7. Pėrgjegjėsia e tij.

a. Tė mbushė tokėn me njė rregull tė ri—njeriu. “Dhe Perėndia i bekoi; dhe Perėndia u tha atyre: ‘Tė jeni tė frytshėm dhe shumėzohuni, mbushni tokėn e nėnshtrojeni, e sundoni mbi peshqit e detit, mbi zogjtė e qiellit dhe mbi ēdo qenie qė lėviz mbi tokė’” (Zanafilla 1:28). Adami ishte njeriu i parė: “Kėshtu edhe ėshtė shkruar: ‘Njeriu i parė, Adami, u bė shpirt i gjallė; por Adami i fundit ėshtė Frymė qė jep jetė’” (1 Korintasve 15:45). Eva ėshtė nėna e gjithė qenieve njerėzore: “Dhe burri i vuri gruas sė tij emrin Evė, sepse ajo qe nėna e tėrė tė gjallėve” (Zanafilla 3:20).

b. Tė pėrmbahej pėr tė mos ngrėnė frutin. Ky frut ishte nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes. “Dhe Zoti Perėndi e urdhėroi njeriun duke i thėnė: ‘Ha bile lirisht nga ēdo pemė e kopshtit; por mos ha nga pema e njohjes tė sė mirės dhe tė sė keqes, sepse ditėn qė do tė hash prej saj ke pėr tė vdekur me siguri’” (Zanafilla 2:16-17).

Ata ishin tė lejuar tė hanin ē’tė donin, pėrderisa kishte bollėk. Ishte vetėm njė pemė qė u ishte ndaluar atyre. Ne nuk e dimė se ēfarė lloj fruti ishte. Nuk kishte gjė tė keqe me frutin. Ishte thjesht fakti qė Perėndia e ndaloi. Perėndia donte qė Adami dhe Eva tė kishin njohuri, por jo qė ata ta fitonin me anė tė mosbindjes. Mbani mend, pra, qė njeriu ishte vendosur pėr tė ruajtur. Ai ishte paralajmėruar pėr armikun, prandaj Satani nuk erdhi papritmas. Duke qenė kjo e vėrtetė, pse lejoi Perėndia qė Adami dhe Eva t’i nėnshtroheshin sulmit tė Djallit? Prova vjen gjithmonė pėrpara njė bekimi. Njeriu gjithmonė duhet tė provohet, pėrpara se tė emėrohet nė njė pozitė.

The.Tony
31-07-2008, 09:50 AM
E. Kryesia e tij.

E gjithė raca njerėzore vjen nga ai njeri i vetėm, Adami. Ashtu siē ėshtė kreu, ashtu janė edhe pasardhėsit.

1. Etnografia. Kjo ėshtė njė degė e antropologjisė qė e trajton njeriun gjeografikisht dhe nė mėnyrė pėrshkruese, duke trajtuar nėndarjet e racave, shkaqet e migrimit dhe ēėshtje tė tjera qė janė tė lidhura me kėtė. Kjo shkencė i drejtohet njė mėmėdheu tė pėrbashkėt, qė ėshtė Armenia.

2. Filologjia krahasuese. Kjo ėshtė shkencė e gjuhės dhe mendon qė tė gjithė njerėzit vijnė nga e njėjta origjinė.

3. Psikologjia. Kjo ėshtė shkenca e mendjes qė, gjithashtu, tregon se njeriu ka ardhur nga njė origjinė.

4. Fiziologjia. Ėshtė shkenca qė merret me strukturėn organike tė trupit dhe shpall qė njeriu vjen nga i njėjti burim, njė origjinė e pėrbashkėt.





II. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Mėkatit



A. Rėnia e njeriut.

Disa mund tė thonė qė rėnia e njeriut ėshtė njė fabul e vjetėr, por, qė tė kuptojmė qė ai ka pėsuar njė rėnie, mjafton vetėm tė shikojmė njeriun dhe mund ta vėmė re qė punon fort pėr bukėn e tij, dobėsohet nga sėmundjet dhe vdes nė mjerimin e tij. “Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan” (Romakėve 5:12).

1. Burimi i mėkatit. “Por gjarpri ishte mė dinaku ndėr tė gjitha bishat e fushave qė Zoti Perėndi kishte krijuar dhe i tha gruas: ‘A ka thėnė me tė vėrtetė Perėndia: <<Mos hani nga tė gjitha pemėt e kopshtit?>>’” (Zanafilla 3:1). “Por druaj se, ashtu si gjarpėri e gėnjeu Evėn me dinakėrinė e tij, kėshtu edhe mendja juaj tė mos prishet duke u shmangur nga thjeshtėsia ndaj Krishtit” (2 Korintasve 11:3). Perėndia nuk po flet pėr njė bishė kur Ai pėrmend gjarpėrin, por pėr njė person. Vini re qė Shkrimi nuk thotė “mė dinaku se ndonjė bishė tjetėr e fushės” por lė jashtė fjalėn “tjetėr” duke theksuar vetėm qė ai ėshtė mė dinak se ndonjė bishė. Kjo ėshtė thjesht njė shprehje e asaj qė Perėndia mendon pėr djallin. Askund nė Shkrime nuk thuhet qė djalli ishte nė gjarprin, por thotė qė gjarpri ishte djalli. “Ai e kapi dragoin, gjarpėrin e lashtė, qė ėshtė djalli dhe Satani, dhe e lidhi pėr njė mijė vjet” (Zbulesa 20:2).

2. Natyra e mėkatit. “Atėherė gjarpri i tha gruas: ‘Ju s’keni pėr tė vdekur aspak; por Perėndia e di qė ditėn qė do t’i hani, sytė tuaj do tė hapen dhe do tė jeni nė gjendje si Perėndia tė njihni tė mirėn dhe tė keqen’. Dhe gruaja pa qė pema ishte e mirė pėr t’u ngrėnė, qė ishte e kėndshme pėr sytė dhe qė pema ishte e dėshirueshme pėr ta bėrė tė zgjuar dikė; dhe ajo mori nga fruti i saj, e hėngri dhe i dha edhe burrit tė saj qė ishte me tė, dhe hėngri edhe ai” (Zanafilla 3:4-6). Fruti ishte nė rregull, ishte frut i mirė, vetėm se Perėndia e ndalonte. Disa mund tė thonė qė ishte njė gjė e vogėl qė solli rėnien e njeriut, por ne bėjmė pyetjen: “Sa hapa duhen pėr tė rėnė poshtė rrėpirės?”

a. Ai e vuri nė dyshim dashurinė e Perėndisė. Duke dyshuar dashurinė e Perėndisė, njeriu mohoi mirėsinė e Perėndisė, veproi nė kundėrshtim me Perėndinė dhe u bė mėkatar. “Ėshtė njė rrugė qė njeriut i duket e drejtė, por nė fund ajo tė nxjerr nė rrugėt e vdekjes” (Fjalėt e Urta 14:12). Shihni gjithashtu Isaia 55:6.

b. Ai e vuri nė dyshim Fjalėn e Perėndisė. Duke dyshuar Fjalėn e Perėndisė, njeriu mohoi tė vėrtetėn e Tij; duke mohuar tė vėrtetėn e Tij, ai veproi nė kundėrshtim me Perėndinė dhe u bė kriminel. “Kush qėndron nė tė nuk mėkaton; kush mėkaton nuk e ka parė dhe as nuk e ka njohur” (1 Gjoni 3:4).

c. Ai vuri nė dyshim autoritetin e Perėndisė. Duke dyshuar autoritetin e Perėndisė, njeriu mohoi hyjninė e Perėndisė; duke mohuar hyjninė e Tij, ai u bė i kundėrt me Perėndinė. Kėshtu, ai u bė armiku i Perėndisė dhe njė rebel nė universin e Perėndisė. “Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet. Prandaj ata qė janė nė mish nuk mund t’i pėlqejnė Perėndisė” (Romakėve 8:7-8). Prova u dha pėr tė parė nėse njeriu do tė qėndronte i vėrtetė ndaj Perėndisė. Ai dėshtoi, sepse dėshiroi tė ishte njė perėndi. Djalli vetė ra (Isaia 14), sepse ai deshi tė ishte si Shumė i Larti. Kjo solli rėnien e tij, kėshtu, ai mbolli tė njėjtėn farė tė ambicies sė keqe nė Adamin dhe Evėn pėr tė parė nėse do tė sillte rėnien e tyre dhe e bėri njė gjė tė tillė.

Disa mund tė pyesin: “A ishte kjo e drejtė pėr ta?” Ata ishin paralajmėruar dhe u vendosėn roje kundėr Satanit. Kishte vetėm njė gjė tė ndaluar nė kopėsht. Ata nuk kishin nevojė pėr frutin, atyre nuk u mungonte gjė.

3. Pasojat e mėkatit.

a. Pasojat e menjėhershme mbi Evėn.

(1) Turp. “Dhe burri e gruaja e tij ishin qė tė dy lakuriq dhe nuk kishin turp prej kėsaj … Atėherė iu hapėn sytė tė dyve dhe e panė qė ishin lakuriq; kėshtu ata qepėn gjethe fiku dhe bėnė breza pėr t’u mbuluar” (Zanafilla 2:25, 3:7). Perėndia vetė ėshtė i mbėshtjellur me njė rrobė drite (Psalmi 104:2); dhe, kur Ai bėri njeriun, e bėri atė nė shėmbėlltyrėn dhe ngjashmėrinė e Tij. Kėshtu, besojmė qė edhe njeriu ishte i veshur me njė rrobė drite. Kur njeriu mėkatoi, kjo veshje humbi dhe ai i bėri vetėvetes njė mbulesė me gjethe fiku pėr tė zėnė vendin e asaj qė kishte humbur. Qysh atėherė, njeriu ėshtė pėrpjekur tė veshė atė qė Perėndia i ka dhėnė njė herė, por ai nuk ka asgjė, pėrveē leckave tė fėlliqura.

(2) Frikė. “Ai u pėrgjigj: ‘Dėgjova zėrin tėnd nė kopsht dhe pata frikė sepse isha lakuriq dhe u fsheha’” (Zanafilla 3:10). Njeriu ende mundohet tė fshihet prej Perėndisė.

(3) Ndarje nga Perėndia. Nuk ka asnjė dyshim qė njeriu e humbi natyrėn e tij tė pėrsosur dhe i dha fund bashkėsisė me Perėndinė. Pėr njeriun e pashpėtuar, nuk ekziston Atėsia e Perėndisė dhe vėllazėria e njeriut. (4) Dėbim nga kopshti. “Prandaj Zoti Perėndi e dėboi njeriun nga Kopshti i Edenit, me qėllim qė tė punonte tokėn prej nga kishte dalė. Kėshtu, ai e dėboi njeriun; dhe vendosi nė lindje tė kopshtit tė Edenit kerubinėt qė vėrtisnin nga ēdo anė njė shpatė flakėruese pėr tė ruajtur rrugėn e pemės sė jetės” (Zanafilla 3:23-24).

(5) Humbi mbretėrimin mbi krijimin. Nė fillim Adami ishte me tė vėrtetė mbretėruesi i tė gjitha krijesave tokėsore: “E bėre tė mbretėrojė mbi veprat e duarve tė tua dhe vure ēdo gjė nėn kėmbėt e tij! Dhentė dhe bagėtitė e tjera, madje bishat e egra, zogjtė e qiellit dhe peshqit e detit, tėrė ato qė kalojnė nėpėr shtigjet e detit” (Psalmi 8:6-8). Kjo nuk ėshtė e vėrtetė pėr njeriun sot. Ai e ka humbur atė mbretėrim. Krishti do t’ia kthejė kėtė njeriut kur tė vijė pėrsėri (Hebrenjve 2 dhe Isaia 11).

b. Pasojat e thella mbi pasardhjen e Adamit.

(1) Fryma ėshtė errėsuar. “Kėtė, pra, po dėshmoj nė Zotin: tė mos ecni mė si po ecin ende johebrenjtė e tjerė, nė kotėsinė e mendjes sė tyre, tė errėsuar nė mendje, tė shkėputur nga jeta e Perėndisė, pėr shkak tė padijes qė ėshtė nė ta dhe ngurtėsimit tė zemrės sė tyre” (Efesianėve 4:17-18). Dhoma e errėt e tė kuptuarit do tė mbetet e errėsuar, derisa Fryma e Shenjtė tė vijė pėr tė ndriēuar.

(2) Shpirti ėshtė i poshtėruar dhe i ēoroditur. “Ata (jobesimtarė), duke u bėrė tė pandjeshėm, e dhanė veten nė shthurje, duke kryer ēdo papastėrti me lakmi tė pangopur” (Efesianėve 4:19). Shihni gjithashtu Jeremia 17:9.

(3) Trupi pėson sėmundje dhe vdekje. “Me shpresė qė vetė krijesa tė ēlirohet nga skllavėria e prishjes pėr tė hyrė nė lirinė e lavdisė sė bijve tė Perėndisė” (Romakėve 8:21).

4. Efektet mbi mėkatin.

a. Shprehja e menjėhershme e gjykimit tė Perėndisė.

(1) Mbi gjarprin. “Atėherė Zoti Perėndi i tha gjarprit: ‘Me qenė se bėre kėtė gjė, qofsh i mallkuar ndėr gjithė kafshėt dhe tėrė bishat e fushave! Ti do tė ecėsh mbi barkun tėnd dhe do tė hash pluhur gjithė ditėt e jetės sate. Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde, dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj’” (Zanafila 3:14-15). Satani nė gjithė madhėshtinė e tij trajtohet si njė gjarpėr. Kjo ėshtė njė figurė letrare, sepse e dimė qė gjarpėrinjtė nuk hanė pluhur. Dekreti i Perėndisė mbi gjarprin qė ai do tė hante pluhur tė gjithė ditėt e jetės sė tij, shfaqi pėrbuzjen qė Ai kishte pėr Djallin.

(2) Mbi gruan. “Gruas i tha: ‘Unė do tė shumėzoj nė masė tė madhe vuajtjet e tua dhe barrėt e tua; me vuajtje do tė lindėsh fėmijė; dėshirat e tua do tė drejtohen ndaj burrit tėnd dhe ai do tė sundojė mbi ty’” (Zanafilla 3:16).

(3) Mbi krijimin. “Pastaj i tha Adamit: ‘Me qenė se dėgjove zėrin e gruas sate dhe hėngre nga pema pėr tė cilėn tė kisha urdhėruar duke thėnė: <<Mos ha prej saj>>, toka do tė jetė e mallkuar pėr shkakun tėnd, ti do tė hash frutin e saj me mund tėrė ditėt e jetės sate. Ajo do tė prodhojė gjemba dhe bimė gjembore, dhe ti do tė hash barin e fushave’” (Zanafilla 3:17-18).

(4) Mbi njeriun. “Do tė hash bukėn me djersėn e ballit, deri sa tė rikthehesh nė dhe sepse nga ai ke dalė; sepse ti je pluhur dhe nė pluhur do tė rikthehesh’” (Zanafilla 3:19). Shihni dhe Zanafilla 5:29.

b. Shprehja e ardhshme e gjykimit tė Perėndisė. “Kurse pėr frikacakėt dhe tė pabesėt, dhe tė neveritshmit dhe vrasėsit, dhe ****ėruesit, dhe magjistarėt, dhe idhujtarėt, dhe gjithė gėnjeshtarėt, pjesa e tyre do tė jetė nė liqenin qė digjet me zjarr dhe squfur, qė ėshtė vdekja e dytė” (Zbulesa 21:8).

5. Premtimi pėr mėkatarin. “‘Dhe unė do tė shtie armiqėsi midis teje dhe gruas, midis farės sate dhe farės sė saj; fara e saj do tė shtypė kokėn tėnde dhe ti do tė plagosėsh thembrėn e farės sė saj” (Zanafilla 3:15). Nė kohėn kur njeriu mėkatoi, Perėndia premtoi njė Shpengimtar. Fara e gruas nuk mund tė jetė askush tjetėr, pėrveē Jezus Krishtit. “Pastaj Zoti Perėndi i bėri Adamit dhe gruas sė tij tunika prej lėkure dhe i veshi” (Zanafilla 3:21). Kur ata e kuptuan lakuriqėsinė e tyre, e mbuluan veten me mbulesa me gjethe fiku. Perėndia, nė vend tė kėsaj, i veshi me lėkurė kafshėsh. Sa pėr mbulesėn e lakuriqėsisė sė tyre, gjethet e fikut ishin njėsoj si lėkura e kafshėve, megjithatė duhej derdhur gjak, “sespe pa derdhje gjaku nuk ka falje mėkatesh”. Ata duhej tė mbuloheshin me atė qė u ther pėr mėkatet e tyre. Ashtu edhe mėkatari sot duhet tė vishet me drejtėsinė e Atij qė vdiq pėr tė.



B. Bijtė e rėnė tė Adamit.

1. Qėndrimi i tyre.

a. Nė Adamin. “Sepse, ashtu si erdhi vdekja me anė tė njė njeriu, kėshtu erdhi dhe ringjallja e tė vde****e me anė tė njė njeriu. Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:21-22). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:45, 47 dhe Romakėve 5:12-21. Ka vetėm dy njerėz pėrfaqėsues nė botė: njeriu i parė dhe njeriu i dytė, Adami i parė dhe Adami i fundit. Tė gjithė njerėzit lindin nė Adamin; tė gjithė tė rilindurit janė nė Krishtin.

b. Ndaj mėkatit dhe fajit. “E ēfarė pra? A kemi ne ndonjė epėrsi? Aspak! E kemi treguar nė fakt qė mė pėrpara se si judenjtė ashtu edhe grekėt janė tė gjithė nėn mėkat, siē ėshtė shkruar: ‘Nuk ka asnjeri tė drejtė, as edhe njė’” (Romakėve 3:9-10). Shihni gjithashtu Romakėve 3:19.

2. Gjendja e tyre. Me anė tė gjendjes sė tyre nėnkuptojmė kushtin e tyre frymėror, qė do tė thotė mungesė e drejtėsisė nė jetėn e tyre frymėrore.

a. Mėkatar nga natyra. “Ja, unė jam mbruajtur nė paudhėsi dhe nėna ime mė ka lindur nė mėkat” (Psalmi 51:5). Shihni pėr kėtė edhe Efesianėve 2:3; Zanafilla 6:5; Jeremia 17:9; Romakėve 8:9 dhe Galatasve 5:19-21.

b. Mėkatar nė praktikė. “Sepse edhe ne dikur ishim tė pamendė, rebelė, endacakė, robėr tė lakmive tė ndryshme dhe tė qejfeve, duke jetuar nė ligėsi dhe nė smirė, tė urryer dhe duke e urryer njeri tjetrin. Po kur u shfaq mirėsia e Perėndisė, Shpėtimtarit tonė, dhe dashuria e tij pėr njerėzit” (Titi 3:2-3). Shihni gjithashtu Romakėve 3:23; Kolosianėve 1:21 dhe Psalmi 14:1-3.

c. I humbur nė mėkat. “Sepse Biri i njeriut erdhi tė kėrkojė dhe tė shpėtojė atė qė kishte humbur” (Luka 19:10). Shihni gjithashtu Isaia 53:6 dhe 2 Korintasve 4:3-4.

d. Frymėrisht i vdekur. “Ai ju dha jetė edhe juve, qė ishit tė vdekur nė faje dhe nė mėkate, … edhe atėherė kur ishim tė vdekur nė faje, na dha jetė me Krishtin (ju jeni tė shpėtuar me anė tė hirit)” (Efesianėve 2:1, 5). Piktura e Perėndisė pėr njė mėkatar ėshtė njė njeri i vdekur, njė njeri me tė gjitha organet e lėvizjes, por pa lėvizje. Ashtu edhe mėkatari nuk mund tė lėvizė nė gjėrat e Perėndisė.

e. Nėn zemėrimin e Perėndisė. “Sepse zemėrimi i Perėndisė zbulohet nga qielli pėr ēdo pabesi e padrejtėsi tė njerėzve, qė mbysin tė vėrtetėn nė padrejtėsi” (Romakėve 1:18). Shihni gjithashtu Gjoni 3:36.

f. Pret pėr vdekjen. “Dhe, duke qenė se ėshtė caktuar qė njerėzit tė vdesin vetėm njė herė dhe mė pas vjen gjyqi” (Hebrenjve 9:27).

g. I sigurt pėr ferrin. “Dhe, nėse ndokush nuk u gjet i shkruar nė librin e jetės, u flak nė liqenin e zjarrit” (Zbulesa 20:15). Shihni edhe Zbulesa 21:8.

The.Tony
31-07-2008, 09:51 AM
III. Njeriu nė Gjendjen e tij tė Hirit



A. Qėndrimi i tij.

1. Nė Krishtin. “Sepse, ashtu sikur tė gjithė vdesin nė Adamin, kėshtu tė gjithė do tė ngjallen nė Krishtin” (1 Korintasve 15:22). Shihni gjithashtu 1 Korintasve 15:21, 45, 47 dhe Romakėve 5:12-21.

2. I pėrsosjes. “Duke na paracaktuar qė tė birėsohemi nė veten e tij me anė tė Jezus Krishtit, sipas pėlqimit tė vullnetit tė vet, nė tė cilin kemi shpengimin me anė tė gjakut tė tij, faljen e mėkateve sipas pasurisė sė hirit tė tij” (Efesianėve 1:4, 6). Nuk ka asnjė fajėsim kundėr Kreut dhe, ndėrsa ėshtė kėshtu, nuk mund tė ketė asnjė fajėsim pėr Trupin.



B. Gjendja e tij.

Me kėtė nėnkuptojmė gjendjen e tij frymėrore. Kjo ndryshon nga jeta e jobesimtarit. Nė jetėn e besimtarit ėshtė e pranishme drejtėsia e Zotit Jezus Krisht.

1. Njė krijesė e re. “Prandaj nėse dikush ėshtė nė Krishtin, ai ėshtė njė krijesė e re; gjėrat e vjetra kanė shkuar; ja, tė gjitha gjėrat u bėnė tė reja” (2 Korintasve 5:17). Shihni gjithashtu 2 Pjetri 1: 4; Galatasve 6:15 dhe Gjoni 3:16. Ripėrtėritja ėshtė njė rikrijim. Vetėm Perėndia mund tė krijojė; vetėm Perėndia mund tė rikrijojė.

2. I shpėtuar. “Qė na shpėtoi dhe na thirri me njė thirrje tė shenjtė, jo sipas veprave tona, por sipas qėllimit tė tij dhe sipas hirit, qė na u dha nė Krishtin Jezus pėrpara fillimit tė kohėve” (2 Timoteu 1:9). Shihni edhe Efesianėve 2:8-9.

3. Vdekje pėr mėkat. “Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:11). “Ai vet i barti mėkatet tona nė trupin e tij mbi drurin e kryqit qė ne, tė vdekur pėr mėkate, tė rrojmė pėr drejtėsi dhe me vurratat e tij ju u shėruat” (1 Pjetri 2:24).

4. Fėmijė i Perėndisė. “Por tė gjithė atyre qė e pranuan, ai u dha pushtetin tė bėhen bij tė Perėndisė, atyre qė besojnė nė emrin e tij” (Gjoni 1:12). “Sepse tė gjithė ju jeni bij tė Perėndisė me anė tė besimit te Jezus Krishti” (Galatasve 3:26).

5. Nėn pėlqimin e Perėndisė. “I bekuar qoftė Perėndia, Ati i Zotit tonė Jezus Krisht, qė na bekoi me ēdo bekim frymėror nė vendet qiellore nė Krishtin” (Efesianėve 1:3). Shihni gjithashtu Romakėve 5:2.

6. Pret Perėndinė dhe lavdinė. “Sepse qytetaria jonė ėshtė nė qiejt, prej nga edhe presim Shpėtimtarin, Zotin Jezus Krisht, i cili do ta transformojė trupin tonė tė pėrunjur, qė tė bėhet i ngjashėm me trupin e tij tė lavdishėm, sipas fuqisė sė tij qė t’i nėnshtrojė ndaj vetes tė gjitha gjėrat” (Filipianėve 3:20-21).

7. I sigurt pėr parajsėn. “Edhe Zoti do tė mė shpėtojė nga ēdo vepėr e keqe dhe do tė mė ruajė pėr mbretėrinė e tij qiellore. Lavdi atij nė shekuj tė shekujve. Amen” (2 Timoteu 4:18). Shihni edhe 1 Pjetri 1:4.



C. Dy natyrat e tij.

“Sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit; dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi” (Galatasve 5:17). Ky Shkrim nuk mund tė pėrshkruante askėnd tjetėr, pėrveē njeriut tė shpėtuar. Mėkatari ka vetėm njė natyrė; njė bir i Perėndisė ka dy natyra. Ēdo besimtar i vėrtetė ka pėrjetuar betejėn pė tė cilėn flet Pali. Kjo betejė ėshtė e shfaqur nga shtėpia e Abrahamit. Ai kishte dy djem, Ismaeli, i madhi, dhe Isaku, mė i riu. Ismaeli qėndron si i linduri nė mish, kurse Isaku si i linduri nga Fryma. Problemi filloi kur Isaku erdhi nė shtėpi. Problemi hyn nė jetėn e njė tė krishteri kur Krishti hyn brenda.

1. Pėrshkrimi i natyrės sė vjetėr

a. Emra dhe karakteristika.

(1) Mishi. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė” (Gjoni 3:6). Shihni gjithashtu Romakėve 7:18, 23 dhe 8:9. Me fjalėn “mish” nuk nėnkuptojmė muskuj apo kocka qė janė pjesė e trupit njerėzor, por mė tepėr natyrėn mishore qė tė gjithė e kanė qė nga lindja. Nuk jemi ne nė mish, mishi ėshtė nė ne. Asnjėrit nuk i ka lindur ndonjėherė njė foshnjė e parėnė nė mėkat. “Nė fakt unė e di se nė mua, domėthėnė nė mishin tim, nuk banon asgjė e mirė” (Romakėve 7:18a). Shihni gjithashtu Gjoni 3:63 dhe Romakėve 8:8. Nuk ka njeri qė lind me njė shkėndijė hyjnore brenda tij.

(2) Njeriu natyror. “Dhe njeriu natyror nuk i rrok gjėrat qė janė tė Frymės sė Shenjtė; sepse pėr tė janė marrėzi dhe nuk mund t’i njohė; sepse ato gjykohen frymėrisht” (1 Korintasve 2:14). Kėshtu ėshtė njeriu nga natyra, nga lindja natyrore.

(3) Njeriu i vjetėr. “Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit” (Romakėve 6:6). Shihni pėr kėtė edhe Efesianėt 4:22 dhe Kolosianėt 3:9. Ky ėshtė njeriu i vjetėr, ashtu siē ishim edhe ne dikur: tė shthurur, plot dėshira dhe lakmi tė kė****.

(4) Njeriu i jashtėm. “Prandaj nuk na lėshon zemra, por, edhe pse njeriu ynė i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm pėrtėrihet nga dita nė ditė” (2 Korintasve 4:16).

(5) Zemra. “Sepse nga brenda, domethėnė nga zemra e njeriut, dalin mendimet e mbrapshta, shkeljet e kurorės, ****ėrimi, vrasjet, vjedhjet, lakmitė, ligėsitė, mashtrimet, pafytyrėsia, smira, blasfemia, kryelartėsia, budallallėku. Tė gjitha kėto tė mbrapshta dalin nga brenda dhe e ndotin njeriut” (Marku 7:21-23). Dėgjojmė shumė pėr njerėz qė e kanė ndryshuar zemrėn, por kjo ėshtė e pamundur, sepse vetėm Perėndia mund tė japė njė zemėr tė re.

(6) Mendja mishėrore. “Nė fakt mendja e kontrolluar nga mishi ėshtė armiqėsi kundėr Perėndisė, sepse nuk i nėnshtrohet ligjit tė Perėndisė dhe as nuk mundet” (Romakėve 8:7).

(7) Mėkati. “Prandaj, ashtu si me anė tė njė njeriu tė vetėm mėkati hyri nė botė dhe me anė tė mėkatit vdekja, po ashtu vdekja u shtri tek tė gjithė njerėzit, sepse tė gjithė mėkatuan” (Romakėve 5:12). Fjala “mėkat” ka lidhje me natyrėn e rėnė tė njeriut, ndėrsa fjala “mėkatet” ka tė bėjė me veprime tė kėsaj natyre.

b. Karakteri dhe fundi.

(1) Ėshtė njė natyrė e Adamit. Kjo do tė thotė qė Adami ra dhe, si rrjedhim, fėmijėt e tij janė bij tė rėnė tė njė ati tė rėnė.

(2) Ėshtė njė natyrė e trashėguar. Ne marrim natyrėn tonė tė rėnė nga Adami.

(3) Ėshtė njė natyrė e keqe. Kapitulli i tetė i Romakėve na mėson pėr kėtė pikė.

(4) Ėshtė njė natyrė e pandryshueshme. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish” (Gjoni 3:6a). Edhe natyra e tij e rėnė mbetet nė njeriun pėr aq gjatė sa ai jeton. Kjo do tė zhduket vetėm nė ringjalljen e tė vde****e nė Krishtin dhe nė transformimin e atyre qė janė tė gjallė nė Krishtin, nė shfaqjen e Tij tė dytė.

(5) Fundi i tij ėshtė vdekja. “Sepse paga e mėkatit ėshtė vdekja” (Romakėve 6:23a). Shihni gjithashtu Romakėve 8:5-13.

2. Pėrshkrimi i natyrės sė re.

a. Emrat dhe karakteristikat e saj.

(1) Frymė. “Ē’ka lindur nga mishi ėshtė mish; por ē’ka lindur nga Fryma ėshtė frymė” (Gjoni 3:6).

(2) Natyrė hyjnore. “Na u dhuruan premtimet e ēmueshme dhe shumė tė mėdha, qė nėpėrmjet tyre tė bėheni pjestarė tė natyrės hyjnore, duke i shpėtuar prishjes qė ėshtė nė botė pėr shkak tė lakmisė” (2 Pjetri 1:4). Shihni edhe 1 Gjoni 3:9 dhe 5:18-19.

(3) Njeriu i ri. “Tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės” (Efesianėve 4:24). Shihni gjithashtu Kolosianėve 3:10 dhe 2 Korintasve 5:17.

(4) Njeriu i brendshėm. “Edhe pse njeriu ynė i jashtėm shkon nė shkatėrrim, ai i brendshėm pėrtėrihet nga dita nė ditė” (2 Korintasve 4:16). “Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm” (Romakėve 7:22). Shihni gjithashtu Efesianėve 3:16.

(5) Mendja e tij. “I falemnderit Perėndisė me anė tė Jezus Krishtit, Zotit tonė. Unė vetė, pra, me mendjen, i shėrbej ligjit tė Perėndisė, por me mishin, ligjit tė mėkatit” (Romakėve 7:25).

b. Karakteri dhe fundi i saj.

(1) Ėshtė njė natyrė nė Krishtin.

(2) Ėshtė njė natyrė e kumtuar.

(3) Ėshtė njė natyrė e shenjtė.

(4) Ėshtė njė natyrė e pandryshueshme.

(5) Ėshtė njė natyrė jo e humbur.

Vargjet 1 dhe 2 tek 1 Gjoni 2 flasin pėr lidhjen e shenjtorit me Atin. Edhe kur shenjtori mėkaton, ėshtė njė ēėshtje familjare.

(6) Fundi i tij ėshtė ringjallja dhe rrėmbimi. “Ja, unė po ju them njė tė fshehtė: tė gjithė nuk do tė vdesim, por tė gjithė do tė shndėrrohemi nė njė moment, sa hap e mbyll sytė, nė tingullin e burisė sė fundit; sepse do tė bjerė buria, tė vdekurit do tė ringjallen tė paprishshėm dhe ne do tė shndėrrohemi, sepse ky trup qė prishet duhet tė veshė mosprishjen dhe ky i vdekshėm tė veshė pavdekėsinė … Por ta falėnderojmė Perėndinė qė na jep fitoren me anė tė Zotit tonė Jezus Krisht” (1 Korintasve 15:51-53, 57).

3. Konflikti midis dy natyrave.

a. Pėrvoja e besimtarit. Ēdo fėmijė i Perėndisė ka dy natyra; njeriu i pashpėtuar ka vetėm njė natyrė. Natyra e vjetėr nuk mund tė zhduket aq kohė sa besimtari jeton nė mish, prandaj kemi luftė mes natyrės sė re dhe tė vjetrės. “Sepse mishi ka dėshira kundėr Frymės dhe Fryma ka dėshira kundėr mishit dhe kėto janė tė kundėrta me njėra-tjetrėn, qė ju tė mos bėni ato qė dėshironi” (Galatasve 5:17). Romakėve 7:15-25 ėshtė njė shembull tjetėr i mrekullueshėm qė ilustron kėtė tė vėrtetė. Megjithatė dikush mund tė thotė qė kėto vargje shfaqin konfliktin nė jetėn e Palit para se ai tė shpėtohej, por njė varg nė kėtė pjesė tregon shumė qartė qė ky konflikt, i pėrshkruar nė njė mėnyrė kaq tė gjallė, ndodhi pasi ai ishte shpėtuar: “Nė fakt unė gjej kėnaqėsi nė ligjin e Perėndisė sipas njeriut tė brendshėm” (Romakėve 7:22). Asnjė njeri i pashpėtuar nuk kėnaqet kurrė nė ligjin e Perėndisė. Gjithashtu, vetėm njeriu i shpėtuar e ka njeriun e brendshėm, qė ėshtė natyra e re.

b. Pėrgjegjėsia e besimtarit.

(1) Nė lidhje me natyrėn e vjetėr.

(a) Pranoje vlerėsimin e Perėndisė pėr tė. “Duke ditur kėtė: se njeriu ynė i vjetėr u kryqėzua me tė, qė trupi i mėkatit mund tė jetė anuluar dhe qė ne tė mos i shėrbejmė mė mėkatit. Nė fakt, ai qė ka vdekur ėshtė shfajėsuar nga mėkati. Tani nėse vdiqėm me Krishtin, ne besojmė gjithashtu qė do tė jetojmė me tė, duke ditur se Krishti, qė u ringjall prej sė vdekurish, nuk vdes mė; vdekja s’ka mė pushtet mbi tė. Sepse nė atė qė vdiq, vdiq pėr mėkatin njė herė e pėrgjithmonė; por nė atė qė rron, rron pėr Perėndinė. Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:6-11). Duhet theksuar e vėrteta, qė nuk thuhet kurrė, qė njeriu i vjetėr ėshtė i kryqėzuar nė besimtarin, por ėshtė i kryqėzuar me Krishtin. Ėshtė njė realitet! Pranoje! Nuk ėshtė ēėshtje ndjenjash, por besimi. E gjithė kjo e vėrtetė ėshtė sipas mendimit tė Perėndisė. Sa pėr mendimin e besimtarit, ai e di qė natyra e vjetėr, njeriu i vjetėr, nuk ėshtė i vdekur; ai ėshtė shumė i gjallė. Shkrimi thotė: “Konsiderojeni veten tė vdekur pėr mėkatin”. Nėse natyra e vjetėr do tė ishte e vdekur, besimtari nuk do tė duhej ta konsideronte veten tė tillė!

(b) Mos i bėj asnjė pėrkujdesje mishit. “Por vishuni me Zotin Jezus Krisht dhe mos tregoni kujdes pėr mishin, qė t’ia kėnaqni lakmitė” (Romakėve 13:14). Me fjalė tė tjera: mos e ushqeni mishin. Le tė tretet nė uri.

(c) Bėni qė tė vdesė mishi. “Bėni, pra, tė vdesin gjymtyrėt tuaja qė janė mbi tokė: ****ėrinė, ndyrėsinė, pasionet, dėshirat e kė**** dhe lakminė, qė ėshtė idhujtari” (Kolosianėve 3:5). Njė shprehje mjaft e goditur ėshtė “i vritni gjymtyrėt tuaja”. Fjalėt “gati pėr tė vdekur” (Hebrenjtė 11:12) janė e njėjta terminologji.

(d) Kurrė mos u mundoni ta pėrmirėsoni. “As mos i jepni gjymtyrėt tuaja nė shėrbim tė mėkatit si mjete paudhėsie, por tregoni veten tuaj te Perėndia, si tė gjallė prej sė vdekurish dhe gjymtyrėt tuaja si mjete drejtėsie pėr Perėndinė” (Romakėve 6:13).

(e) Zhvisheni. “Qė tė zhvisheni, pėr sa i takon sjelljes sė mėparshme, nga njeriu i vjetėr qė korruptohet me anė tė lakmive tė gėnjeshtrės” (Efesianėve 4:22). E njėjta fjalė ėshtė pėrkthyer si “i vunė … te kėmbėt” tek Veprat e Apostujve 7:58.

(2) Nė lidhje me natyrėn e tij tė re.

(a) Ta konsiderojmė veten si tė gjallė. “Kėshtu edhe ju, konsideroheni veten tė vdekur pėr mėkatin, por tė gjallė pėr Perėndinė, nė Jezus Krishtin, Zotin tonė” (Romakėve 6:11).

(b) Ecim nė risinė e jetės. “Ne nė fakt jemi vepra e tij, e krijuar nė Krishtin Jezus pėr veprat e mira qė Perėndia pėrgatiti qė mė parė, qė ne tė ecim nė to” (Efesianėve 2:10). Shihni gjithashtu Romakėve 6:14 dhe 7:6.

(c) Ta ushqejmė e ta pėrtėrijmė. “Posi foshnja tė sapolindura, tė dėshironi fort qumėshtin e pastėr tė fjalės, qė tė rriteni me anė tė tij” (1 Pjetri 2:2). Duhet ta ushqejmė natyrėn e re me anė tė shpalosjes sė Fjalės dhe jo nga nxitja e njeriut. Ne kemi dy natyra dhe ėshtė mirė tė marrim parasysh qė ushqimi pėr njėrėn do tė lėrė pa ushqim tjetrėn. Ėshtė individi i krishterė qė duhet tė vendosė se cili njeri, i riu apo i vjetri, do tė ushqehet. Ai nuk mund t’i ushqejė tė dy nė tė njėjtėn kohė.

(d) Vishni njeriun e ri. “Dhe tė visheni me njeriun e ri, tė krijuar sipas Perėndisė nė drejtėsinė dhe shenjtėrinė e sė vėrtetės” (Efesianėve 4:24).

(e) Mbėshtetu pėr fuqi tek Fryma qė banon brenda. “Dhe mos e trishtoni Frymėn e Shenjtė tė Perėndisė, me tė cilin u vulosėt pėr ditėn e shpengimit” (Efesianėve 4:30). “Pėr ēfarė mbetet, vėllezėrit e mi, forcohuni nė Zotin dhe nė forcėn e fuqisė sė tij” (Efesianėve 6:10). “Jo pėr fuqinė dhe as pėr forcėn, por pėr Frymėn time”, thotė Zoti i ushtrive” (Zakaria 4:6b).

















--------------------------------------------------------------------------------

[1] William Jennings Bryan (1860-1925) ishte avokat dhe udhėheqės politik nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, i cili fitoi njė gjyq kundėr John Thomas Scopes, mėsues i shkencės qė mėsoi teorinė e evolucionit kundėr ligjeve tė atėhershme qė ndaluan mėsimin e doktrinave kundėr Biblės. Sot ligji amerikan ndalon mėsimin e Biblės apo krijimit nė shumicėn e shkollave shtetėrore (shėnim i pėrkthyesve).