The.Tony
31-07-2008, 09:43 AM
Ky ind, normalisht i njeshtresezuar vesh te gjitha organet e gjelbra te bimes: lulet dhe frutat. Perbehet nga qeliza me forme te ndryshme: katerkendore, romboidale, dredha-dredha etj, qe kane mure celulozo-pektike ajo ne kontakt me ambjentin behet e papershkueshme nga ngrirja e kutines qe ne shume raste depozitohet dhe jashte duke formuar nje shtrese qe quhet lekurze. Kjo ka si qellim ta beje bimen te papershkueshme nga uji dhe gazrat. Ky funksion i kutines mund te forcohet nga nje shtrese e mbivendosur dylli sic shihet neper fruta apo ne disa gjethe si ato te lakres, ne te cilat uji rreshket. Citoplazma e qelizave te epidermes karakterizohet nga nje vakuole e madhe qendrore dhe nga mungesae kloroplasteve. Kjo ben qe qelizat te jene transparente; ngjyra e gjelber e kercejve dhe gjetheve vjen nga ngjyra e parenkimes klorofiliane qe ndodhet poshte. Qelizat e epidermes perbejne nje shtrese te papershkueshme qe vesh bimen. Por papershkueshmeria e plote nuk do ti bente mire bimes, sepse eshte e nevojshme qe ajri te hyje brenda ne hapesirat nderqelizore te parenkimes klorofiliane qe bima te kryeje frymemarrje dhe fotosinteze. Sa me e madhe te jete sasia e ajrit qe ka bima aq me i madh do te jete aktiviteti fotosintetik isaj, aq me e madhe do te jete sasia e lendeve organike qe ajo do te prodhoje. Pea duhet qe epiderma te kete hapje qe lejojne hyrjen e ajrit ne hapesirat nderqelizore. Keto hapje jane stomat, te cilat hapen dhe mbyllen sipas nevojave te bimes. Jane struktura te shumta ne numer, qe gjenden te ndervendosura me qelizat e tjera epidermike dhe jane te ndertuara kryesisht nga dy qeliza roje. Keto marrin orrigjine nga nje qelize e vetme nene, ndryshe nga qelizat epidermike, permbajne kloroplaste me shume amidon. Ato kufizojne nje hapje qe quhet rima stomatike. Muret e rimes jane te shpeshtuara dhe mikrofibrat e celulozes se mureve qelizore jane te orientuara ne menyre te tille qe qelizat kur te ndryshojne vellim te ndryshojne edhe forme qe te hapin dhe te mbyllin vete rimen. Rima futet ne nje hapesire qe quhet dhoma nenstomatike e cila eshte ne komunikim hapesirat nderqelizore te prenkimes qe gjendet me poshte, kjo ben te mundur ajrosjen i indeve te brendshem. Qelizat roje jane te afta te kalojne nga nje gjendje fryrje ne nje gjendje plazmolize te lehte, prandaj mund te jene te fryra me forme te zgjatur dhe te harkuar, keshtu rima stomatike rezulton e hapur ose pak e shfyre, por mund te kene forme cilindrike dhe rima rezulton e mbyllur. Tek Dikotiledonet stomat mund te jene te shperndare ne menyre te ndryshme ne krahasim me qelizat e epidermes per kete dallohen kater tipa: