The.Tony
31-07-2008, 09:42 AM
Trupi i gjallesave shumėqelizore pėrbėhet nga njė numėr i madh i qelizave. Gjatė procesit evolutiv qelizat janė specializuar pėr kryerjen e funksioneve tė ndryshme, e kjo gjė ka ndikuar nė ndėrtimin e tyre. Nė kėtė mėnyrė janė krijuar indet. Ne ind nėnkuptojmė grupin e qelizave, qė kanė ndėrtim tė njėjtė, tė cilat janė specializuar pėr kryerjen e njė funksioni tė caktuar. Shkenca qė studion indet quhet histologji. Gjallesat shtazore pėrbėhen nga kėto lloje indesh: indi epitelial, lidhor, muskulor dhe nervor.
Indi epitelial (sipėrfaqėsor)
Qelizat e kėtij indi janė tė mbėshtetura mirė njėra me tjetrėn. Ato formojnė njė ose disa shtresa qelizore kompakte qė shėrbejnė si kufi me indet qė vendosen mė thellė.
Format e qelizave janė pllakore, kubike, cilindrike etj. Qelizat e kėtij indi, nė anėn e jashtme, nė tė shumtėn e rasteve janė tė pajisura me qerpikė, qė kanė funksion mbrojtės, apo me rrudha tė shumta qė rrisin sipėrfaqen thithėse. Funksioni themelor i indit epitelial ėshtė mbrojtja, sepse ky mbėshtjell tėrė sipėrfaqen e trupit, sipėrfaqen e organeve zgavrore tė brendshme, sipėrfaqen e sistemit tė zorrėve, gypthat e organeve tė frymėmarrjes, tė urinimit, tė enėve tė gjakut, gypthat e gjėndrrave ekskretuese e sekretuese etj
Indi lidhor
Ky ind i plotėson hapėsirat ndėrmjet indeve tė ndryshme, si dhe i lidh ato ndėrmjet vete. Indi lidhor iu jep mbėshtetje indeve tė tjera dhe organizmit nė tėrėsi, sepse gjendet pothuajse nė tėrė organizmin. Atė e hasim nėn lėkurė, si mbėshtjellės tė kyēeve, mbėshtjellės tė nervave, si lidhės tė muskujve, tė organeve kėrcore (veshi, hunda) dhe tė eshtrave Dallohen katė lloje indesh lidhore: indi lidhor me kuptim tė ngushtė, indi lidhor kėrcor, indi lidhor eshtėror, indi i gjakut e i limfės.
Indi lidhor me kuptim tė ngushtė
Ky ind pėrbėhet prej qelizave me forma pllakore, tė rrumbullakėta ose tė zgjatura,tė cilat janė tė larguara njėra prej tjetrės, ndėrsa hapėsirat ndėrqelizore janė tė mbushura me masėn themelore, nė tė cilėn ndodhen fijet e shumta tė holla tė gėrshėtuara nė mes vete qė formojnė rrjeta. Ky ind merr pjesė nė ndėrtimin e cipave dhe tė fijeve qė lidhin muskujt me muskuj, muskujt me eshtra, eshtrat me eshtra; ndodhet nė kyēe, nėn lėkurė etj. Kėshtu tetivat i lidhin muskujt me eshtra ose muskujt me muskuj, ndėrsa ligamentet e lidhin ashtin me asht. Disa prej qelizave tė kėti indi grumbullojnė sasi aq tė madhe tė yndyrės, sa mund ta quajmė ind yndyror, i cili ndodhet nė pjesė tė ndryshme tė trupit e veēmas nėn lėkurė.
Indi kėrcor
Ky ind paraqitet vetėm te rruazorėt. Pėrbėhet prej qelizave tė mbledhura nė dy ose tri grupe tė mbėshtjella me mbėshtjellės tė pėrbashkėt. Ndėrmjet tyre formohet njė hapėsirė e cila pėrmban lėndė elastike jo tė fortė. Ky ind ndodhet nė llapėn e veshit, ndėrmjet unazave tė kurrizit, nė vendet ku tetivat lidhen me eshtra, nė hundė, nė fyt etj
Indi eshtėror
Ky ind paraqitet vetėm te rruazorėt. Ky ind pėrbėhet prej qelizave nė formė ylli qė kanė shumė shtojca citoplazmatike, me tė cilat lidhen ndėrmjet vendi. Ato tajitin materie minerale dhe materie organike. Materiet organike, nga e cila pėrbėhet lėnda ndėrqelizore, ėshtė me strukturė fijezore dhe pėrmban albumina. Materiet minerale pėrbėhen kryesisht nga kripėrat e kalciumit e tė magneziumit. Materiet organike kėtij indi i japin elasticitet, ndėrsa materiet minerale i japin fortėsi. Prej kėtij indi ėshtė i ndėrtuar skeleti. Masa ndėrqelizore e indit eshtėror pėrbėhet prej shumė kanaleve, tė cilat lidhen tėrthorazi ndėrmjet vete me kanalthe. Nėpėr kėto kanalthe shtrihen nervat dhe enėt e gjakut, tė cilat ushqejnė ashtin. Nė sipėrfaqen e ashtit ndodhet njė shtresė e hollė, qė quhet periost. Periosti ka rėndėsi nė rritjen e ashtit, sepse qelizat e periostit prodhojnė qeliza eshtėrore. Po u thye ashti, qelizat e periostit e bėjnė ngjitjen e ashtit tė thyer. Shumė eshtra nė brendėsi janė bosh, ndėrsa nė kėtė boshllėk vendoset palca e ashtit e cila si funksion ka krijimin e qelizave tė gjakut
Marrur nga Wikipedia