PDA

Trego versionin e plotė : Folema


The.Tony
31-07-2008, 09:40 AM
Qelizat e ketij indi jane te gjalla me mur celulozo-pektik, me forme te zgjatuar, te mbivendosura me njera-tjetren: komunikimi midis tyre mundesohet nga disa bira qe pershkohen nga kordone plazmatike qe vene ne kontakt citoplazmat e dy qelizave qe ndodhen afer. Birat jane te perqendruara ne zona te caktuara te mureve qe quhen pllakat e shoshes. Keto jane te shoqeruara nga qeliza te vecanta parenkimatike me forme te zgjatuar; mes te cilave dallohen qelizat albuminoze, te pasura me material proteinor. Tek Angiospermet indi i shoshes eshte shume me i evoluar dhe perbehet nga gypat e shoshes, qeliza te aneksuara, qeliza parenkimatike she fibra. Gypat e shoshes dhe qelizat e aneksuara e kane origjinen nga e njejta qelize nene e gypit te shoshes, e cila kur ndahet prodhon nje gyp te shoshes dhe nje qelize, e cila pas ndarjes i jep origjine dy qelizave te aneksuara.