PDA

Trego versionin e plotė : Leukociti


The.Tony
31-07-2008, 09:39 AM
Leukocitet janė qeliza tė bardha tė gjakut, tė cilėt janė pa ngjyrė por nėn mikroskop duken me ngjyrė tė bardhė e ēelur, dhe kanė madhėsi dhe forma tė ndryshme. Pėr dallim nga eritrocitet, leukocitet janė dy fish mė tė mėdha, por pėr nga numri janė mė tė paktė (raporti mes tyre qėndron me 1:500). Leukocitet nė organizmin e njeriut luajnė rolin mbrojtės, ku bėn eliminimin e sulmuesve tė huaj, kėshtu qė nė vendin ku ėshtė i infektuar mblidhet njė sasi e madhe e leukociteve. Kjo dukuri ndryshe quhet edhe fagocitozė dhe ėshtė mekanizėm i rėndėsishėm qė i mundėson organizmit tė trupit tė mbrohet prej infeksioneve tė ndryshme. Qelizat e bardha tė gjakut formohen nė palcėn e ashtit si dhe nė gjėndrat limfatike, dhe kėto ndahen nė lloje tė ndryshme duke u bazuar nė funksionin e tyre qė kanė. Leukocitet lėvizin nė mėnyrė ameboide, dhe janė shumė aktiv.

Leukocitet i takojnė sistemit imunologjik. Nė organizėm bėjnė eliminimin e shkaktarėve tė sėmundjeve siē janė: bakteriet, viruset, kancerit, toksinet, kėrpudhat dhe protozoarėt.

Morfologjia e leukociteve
Sipas metodės Papenhajmit tė ngjyrosjes, leukocitet i ndajmė nė dy grupe:

Leukocite limfatike (Limfocitet)
Leukocite mieloike (Monocitet, qelizat dendrine, mastocitet dhe granulocitet)
Limfocitet ndahen nė: Limfocite-B, Limfocite-T.

Granulocitet ndahen nė: Granulocite neutrofile, Granulocite euzinofile dhe Granulocite bazofile.

Vlera dhe sasia
Vlerat normale tė leukociteve nė gjakut e njeriut
Tė rriturit: 4.000 - 10.000/µl (njėsia e vjetėr) 4 - 10 mal 109/l (njėsia e re)
Shkollarėt: 5.000 - 15.000/µl (njėsia e vjetėr) 5 - 15 mal 109/l(njėsia e re)
Fėmijėt e vegjėl: 6.000 - 17,5000/µl(njėsia e vjetėr) 6 - 17,5 mal 109/l (njėsia e re)
Fėmijėt e sapolindur: 9.000 - 30.0000 /µl(njėsia e vjetėr) 9 - 30 mal 109/l(njėsia e re)
Rritja e numrit tė leukociteve quhet Leukocitozė.

Sasia e qelizave imunologjike tė shprehur nė %
Monocitet 2 – 8
Limfocitet 20 - 45
Granulocitet Neutrofile formė segmentore 50 - 70
Granulocitet Neutrofile formė shkopi 3 - 5
Granulocitėt Euzonofile 2 - 4
Granulocitėt Bazofile 0 - 1
Zvogėlimi i numrit tė leukociteve quhet Leukopeni

Burimi Wikipedia