PDA

Trego versionin e plotė : Kermilli


The.Tony
31-07-2008, 09:37 AM
Ėshtė klasa mė e pėrhapur dhe mė pasur me lloje e butakėve. Gjėr tani janė pėrshkruar rreth 48.750 lloje recente dhe rreth 15.000 lloje fosile. Gjenden nė tė gjitha mjediset detare nė ujėra tė ėmbėla dhe nė tokė. Format detare janė mė tė shumta dhe mė tė larmishme. Trupi i kėrmijve pėrbėhet nga koka me tentacle e sy, nga shputa, strajca me organe tė brendshme dhe guaska. Guaska te gastropodet e ndryshme ka pamje dhe karakteristika tė ndryshme. Te disa lloje ėshtė e redukruar nė njė pllakė tė hollė, kurse te llojet tjera ėshtė zhdukr tėrėsisht. Nė pėrgjithėsi guaska ka formė spirale, nė disa raste ėshtė konike. Spiralizimi kryhet rreth njė boshti, i cili quhet kolumelė. Qė mund tė jetė i plotė ose i zgavruar. Kolumela e zgavruar hapet nė bazė dhe formon kėrthizėn. Te disa gastropode spiralizimi ėshtė i brendshėm dhe nuk duket nga jashtė. Pėrdredhjet e spiralizuara tė trupit lidhen mes vedi. E vendi i ngjitjes sė tyre quhet suture, Sutura mund tė jetė e drejt valore e formash tjera. Pėrdredhja e fundit e guaskės ėshtė mė e madhja dhe nė tė ndodhet gryka e guaskės – apertura. Zhvillimi i guaskės fillon nė fazėn larvale, dhe ajo ėshtė nė fillim nė formė tė njė pllakėze e vogėl ose gote tė cektė. Disa pėrdredhje tė para nė maje tė guaskės janė pjesė tė guaskės larvale. Rritja e guaskės fillon nga maja (apex) dhe vazhdon drejt bazės. Manti i cili formon zgavrėn e mantit e mbėshtjellė pėrdredhjėn e fundit tė guaskės. Shputa dhe pjesa e pėrparme e trupit mund tė futėn e tė dalin nėpėr grykėn e guaskės. Guaskat e gastropodeve janė tė gjata e tė holla, me shumė pėrdredhje, ose e shkurtėr me pak pėrdredhje. Te disa ėshtė guaska e shtypur me pėrdredhjet tė formuara nė njė plan. Shumė gastropode e kane gaskėn nė formė tė konit tė spiralizuar. Guaska mund tė jetė e pėrdredhur nga e majta ose nga e djathta dhe varėsisht nga kjo quhet sinistroze apo dekstroze. Guaska ėshtė e pėrbėrė prej shtresave: Periostrakum, shtresa e jashtme dhe dy tė brendshmet gėlqerore. Periostrakum ėshtė shtresė e hollė prej proteinave e quhet konhiolinė. Shtresa e dytė ėshtė prizmatike, e pėrbėrė nga kristalet e CaCO3 nė formė tė aragonitit dhe kalcitit. Shtresa e brendshme e guaskės ėshtė prej luspave gėlqerore. Ngjyra e jashtme e guaskės ėshtė kryesisht e verdhė, vetėm disa lloje tė kėrmijvė kanė 1-5 shirita me ngjyrė mė tė mbylltė nė pėrdredhjet e guaskės. Disa pjesė tė trupit tė kėrmijėve janė tė lidhura me muskuj nė majėn e guaskės. Me kontraktimin e kėtyre muskujve kėrmilli sė pari e futė kokėn e pastaj shputėn nė guaskė nė rast tė rezikut osė tė kushteve tė pavolitshme. Disa kėrmij nė pjesėn e pasme tė tė shputės e tajojnė njė kapak gėlqeror qė quhet opercullumdhe me te e mbyllin grykėn e guaskės pėr tu mbrojtur. Trupi i gastropodave ėshtė pak i modifikuar krahasuar me tė parin hipotetik tė butakėve. Modifikimi mė i rėndėsishėm ėshtė torzioni i strajces me organe tė brendshme dhe i kompleksit tė mantit.

The.Tony
31-07-2008, 09:37 AM
Torzioni

Trupi i kėrmijėve ėshtė pak i modifikuar krahasuar me tė parin hipotetik tė butakėve. Modifikimi mė i rėndėsishėm ėshtė torzioni i kompleksit tė mantit dhe i strajces viscerale. Plani primar i ndėrtimit tė butakėve kishte simetri bilaterale, por kjo simetri te butakėt e sotėm ėshtė e modifikuar me torzionin ose zhvendosjen e strajcės viscerale pėr 180 gradė, kėshtu qė vrima anale nga pozita primare nė pjesėn e pasme tė trupit, zhvendoset pėrpara afėr gojės. Me torsion sistemi nervor e ndron pazitėn primarė tė disa ganglioneve dhe e fiton formėn e numrit 8. Torzioni fillon me ritjėn asimetrike tė muskujve nė dy anėt e kompleksit kokė-shputė. Torzioni fillon nė stadin Veliger tė larvės dhe mund tė jetė i hovshėm, kėshtu qė kryhet pėr 2 -3 minuta, ose ėshtė i ngadalshėm. Te disa gastropode torzioni bėhet me dy herėnga 90 gradė ne kohėzgjatje tė ndryshme. Pasojat e torzionit te grupet e ndryshme tė kėrmijėve, janė tė ndryshme. Strajca viscerale ka qenė simetrikė vetėm tė format fosile, e vendosur nė anėn dorzalė, nė vijėn mediale. Tė kėrmijt e sotėm ėshtė asimetrike, e vendosur gjithminė nė njėrėn anė tė trupit. Strajca viscerale mund pėrdredhėt nė atė mėnyrė qė kompleksi i organeve tė mantit tė gjendet pėrpara, dhe atėherė nė kėtė pozitė janė dy veshkat, dy branshitė dhe dy verzat e zemrės. Procesi i pėrdredhjės mund tė shkojė pėrpara dhe kompleksi i organeve tė mantit tė arrijė nė anėn e majtė dhe tė mbetet vetėm njė branshi, njė veshėz dhe njė veshkė, si qė ėshtė rasti te Prosobranchia. Kur nga kjo gjendje bėhėt pėrdredhja e kompleksit tė organeve tė mantit prap nė anėn e djathtė si qė ėshtė rasti te Opisthobranchia dhe Pulmonata, branshitė arrijnė pas zemrės, e cila e ka vetėm njė veshėz, ose branshitė zhdukėn dhe nė vend tė tyre paraqiten mushkėritė. Pos zhvendosjes sė kompleksit tė organeve tė mantit dhe kryqėzimit tė sistemit nervor nė formė tė numrit 8, si pasojė e torzionit janė edhe ndryshimet drastike tė pozitės sė organeve tjera. Torzioni ndikon edhe te kėrmijt dekstral qė organet nė anėn e majtė tė zhduken gradualisht, kurse te sinistrozet qė organet e anės sė djathte zhduken gjegjėsisht atrofohen. Si provė se pėrdredhja e strajces trupore dhe e guaskės nė njėrėn anė dhe torzioni nė anėn tjetėr nuk kanė ndonjė lidhje tė afėrt, ėshtė qė dis lloje tė Gastropodave tė cilat kanė torsion nyk e kanė trupin e spiralizuar. Ka mendime tė ndryshme pėr pasojat dhe rėndėsinė e torzionit. Pos dobisė qė ndoshta ka torzioni, nė literaturė pėrmenden edhe ndikimet e pavolitshme tė cilat i shkakton ajo. Strajca viscerale ndodhet nė anėn dorzale mbi shputė dhe kokė, dhe ėshtė e spiralizuar. Ky spiralizim i strajcės viscerale si dhe spiralizimi i guaskės nuk duhet tė pėrzihen me torzionin. Kėto dy proēese nuk janė tė njėjta. Spiralizimi i trupit, gjegjėsisht i strajcės viscerale ėshtė si pasojė e zhvillimit jo tė barabartė tė njėrės anė tė strajcės viscerale dhe tjetrės. Pėrdredhja spiralike e guaskės dhe masės viscerale sit ham edhe mė parė nuk ėshtė torzioni. Pėrdredhja spiralike mund tė ndodhė nė stadin e larvės, nė tė njejtėn kohė me torzionin. Tė dhėnat nga fosilet tregojnė se spiralizimi ka qenė ngjarje e veēantė evolutive, dhe te gastropodet ka filluar shumė mė heret se torzioni. Dihet se gastropodet e lashta kanė patur guaskė me simetri dyansore, planospirale, ku tė gjitha pėrdredhjet shtriheshin nė njė plan. Guaska e tillė nuk ishtė mjaft kompakte sepse secila pėrdredhjė e re e guaskės shtrihej krejtėsisht rreth pėrdredhjės paraprake. Interesant ėshtė se disa lloje bashkohore tė kėrmijve nė mėnyrė sekondare janė kthyer nė formėn planospirale. Problemi i kompaktėsisė sė guaskės planospirale ėshtė zgjedhur me formėn konspirale tė guaskės e cila ėshtė formuar mė vonė dhe ku secila pėrdredhje e re e spiralės shtrihet nėn njėrėn anė tė pėrdredhjės se mėparshme.

The.Tony
31-07-2008, 09:38 AM
Koka Koka ėshtė mirė e zhvilluar, te disa kėrmij ėshtė dukshėm e ndarė nga trupi. Nė te ndodhen njė ose dy palė tentacle. Nė kokė gjenden edhe shumica e shqisave. Nė bazė tė tentakleve ose nė maje tė tyre ndodhet nga njė sy. Nė kokė gjendet edhe goja e cila te llojet me feēkė gjendet nė maje tė saj. Shputa e gastropodeve gjendet nė anėn ventrale tė trupit. Zakonisht ajo shėrben pėr pėr lėvizje me anė tė rrėshqitjes. Nė kėto raste nga ana ventrale ajo ka njė shollė shumė tė zhvilluar tė pasur me gjėndra pedale jargore. Epiteli i shputės ėshtė ciliar dhe kjo ndihmon lėvizjet active me kontrakcione valore tė muskujve. Shputa ėshtė e modifikuar varėsisht nga mėnyra e jetės. Gastropodat tė cilat notojnė, nė pjesėn e pėrparme tė shputės kanė penda ose zgjėrme qė quhen parapodie me tė cilat notojnė. Gastropodat qė futen depėrtijnė nė supstrat shputėn e kanė tė modifikuar pėr tė gėrmuar rėrėn, te format e pėrforcuara shputa ėshtė si ventuzė. Disa gastropoda janė endoparazite e nė kėto raste shputa ėshtė e redukuar si dhe pjesė tjera tė trupit. Strajca me organe tė brendshme (masa viscerale) ėshtė e pėrdredhur nė formė tė spiralės dhe ėshtė e mbėshtjellur me mant, i cili si paret ilirė shtrihet mbi kokė dhe shputė. Zgavra e cila formohet midis paretit tė mantit dhe paretit tė trupit dhe tė kokės ėshtė zgavra e mantit.

Sistemi nervor Sistemi nervor i gastropodeve ėshtė ganglionar. Pėrbėhet nga 6 palė ganglione: cerebralė, gojore, pedale, pleurale, parietale dhe viscerale. Renditja e kėture ganglioneve deri diku ndryshon te grupet e ndryshme dhe varet nga shkalla e torzionit dhe e pėreqėndrimit tė tyre nė kokė. Ganglonet cerebrale janė mbi ezofag dhe e inervojnė kokėn dhe organet e kokės. Ganglionet e gojės janė nė fund tė zgavrės sė gojės dhe e inervojnė radulėn, gjėndrat pshtymore dhe pjesėt e ezofagut. Ganglionet pedale jane afėr cerebraleve dhe e inervojnė shputėn dhe muskujt e guaskės. Pleuralet janė gjithashtu pran cerebraleve dhe i inervojnė buzėt e mantit. Parietlet janė nė masėn viscerale dhe i inervojnė osfradiet, ktenidiet, mantin, ezofagun dhe gonadat. Visceralet e inervojnė rektumin. Tė gjitha palėt e ganglioneve me pėrjashtim tė atyre parietale dhe pleuralei kanė ganglionet e lidhura me komisura (lidhje tė tėrthorta). Lidhjet gjatore tė ganglioneve tė ndryshme bėhen me konektiva tė cilat emėrtohen nė bazė tė ganglioneve qėi lidhin, p.sh. pleuroparietal. Torzioni dhe pėrdredhja e zgavrės viscerale dhe e zgavrės s mantit, qė janė pėrmendur mė parė, i pėrfshijnė gjithashtu edhe konektivat pleuroviscerale. Kėto konektiva kryqėzohen dhe ganglioni parietal i anės sė majtė kalon nėn zorė nė anė tė djathtė, kurse ai i anės sė djathytė nė tė majtėmbi zorrė. Ganglioni pedal dhe pleural nuk pėrfshihen nė kėtė zhvendosje. Kėrmijt e grupit Pulmonata, konektivat i kanė shumė tė shkurtėrė sa qė tė gjitha ganglionet ndidhen rreth fytit, dhe nuk i pėrfshinė torzioni. Qelizat ndijore i kanė tė pėrhapura nėpėr tėrė trupin. Kanė shqisa tė parit, ekuilibrit, tė prekjės shijimit, dhe tė nuhatjes. Sytė tė ciat gjenden nė kokė, nė bazė ose nė maje tė tentakleve janė nė shkallė tė ndryshme tė ndėrlikimit. Janė nė formė tė kupės ose mėshikzore me thjerzė kristalore. Organet e ekuilibrit janė statocistet tė vendosura nė shputė ose me shpesh afėr ganglioneve cerebrale. Jane meshikzore te paisura me epitel qepallor dhe kokėrza tė CaCo3. Osfradiet janė organe kemoreceptore. Ndodhen nė bazė tė ktenidieve, kėrmijt tpkėsor nuk kanė osfradie.

The.Tony
31-07-2008, 09:38 AM
Sistemi i organeve tė tretjės Te kėrmijtė ky system ka ndėrtim tė ndryshėm gjė qė varet nga mėnyra e tė ushqyerit dhe nga kualiteti i tij. Ka kėrmij mikrofag, makrofag, rrėmbyes, herbivore etj. Goja e tyre ndodhet nė kokė, nė anėn ventrale ose nė maje tė njė trompe ose feēke tė tkurrshme. Ėshtė e rrethuar me lobe gojore. Kanė 1 apo 2 nofulla tė epėrme tė kitinizuara nė fyt. Nė fytin e tyre ndodhet edhe radula. Radula ėshtė e pėrbėrė nga njė membranė kitinore e dhėmbėzuar, me dhėmbė konik tė kthyer mbrapa. Numri i dhėmbėve ėshtė i ndryshėm prej mė pak se 20 (deri 75.000) dhe ata janė kriter pėr pėrcaktimin e llojeve tė kėrmijėve. Gjėndrat pshtymore tajojnė sekrete nė gojė. Te disa kėrmij gjėndrat pshtymore tajojnė helm i cili ėshtė vdekjeprues edhe pėr njeriun (Conus geographus). Pas faringut vjen ezofagu, i gjatė i pasur me gjėndra. Rreth ezofagur janė gjėndrat pshtymore. Ezofagu vijon nė gushė, te shumė kėrmijė, e nė te ndalet ushqimi pėr tu pėrgatitur pėr tretje. Kėtu zbėrthehet celuloza. Nė gushė nodhen dhėmbėt dhe pllakėzat kitinore si dhe muskujt, me tė cilat imtėsohet ushqimi. Kėshtu te kėta kėrmij gusha luan rolin e lukthit muskulor. Nga gusha ushqimi kalon nė lukthi cili ėshtė nė lidhje me njė palė gjėndra tė tretjės. Forma e lukthit ėshtė e ndryshme te llojet e ndryshmetė kėrmijve. Nė te dallohen 3 pjesė: - pjesa pėr sortimin e grimcave tė ushqimit, - strajca me shkopthin kristalor, - pjesa pėr imtėsimin e ushqimit. Shkopthi kristalor ėshtė i pėrbėrė prej matrixit proteinik ku adsorbohen amilazat. Qepallėzat e lukthit e rrotullojnė shkopthin kristalor nė drejtim tė rrotullimit tė akrepave tė orės. Maja e shkopthit tretet nė lukth e enzimet e liruara me kėtė rast, e bėjnė tretjėn e ushqimit. Mėlēia luan rol tė rėndėsishėm nė tretjėn e ushqimit me encimet qė i tajon pėr tretjėn e ushqimit, grimcat e ushqimit depėrtojnė nė mėlēi dhe mund tė tretėn vetėm nė brendi tė qelizave tė saj. Pas lukthit vjen zorra e cila gjithashtu mund tė jetė e ndėrtuar nė mėnnyrė tė ndryshme varėsisht nga mėnyra e ushqimit. Intestinumi (rektumi) ėshtė nė formė tė gypit tė shkurtėr tė pa diferencuar te format karnivore, ndėrsa te format herbivore ėshtė i gjatė dhe ipėrdredhur. Produktet e patretura qiten jashtė nėpėr vrimėn anale cilandodhet nė zgavrėn e mantit afėr spirakullumit (vrimės respirative).

Sistemi i organeve tė frymėmarjes Tė gjithė kėrmijt e sidomos ata qė jetojnė nė ujė mund tė marrin frymė me lekurė. Krahas kėsaj kėrmijt i kanė edhe organet e frymėmarrjes, qė janė branshitė apo ktenidiet tė cilat ndodhen nė zgavrėn e mantit, nė dy anėt e saj si ėshtė rasti me format mė primitive, ose vetėm nė njėrėn anė. Te shumė lloje, pėr shkak tė torzionit dhe pėrdredhjės sė strajcės viscerale ka mbetur ktenidia e majtė, ndėrsa ajo e djathta ėshtė zhdukur. Te kėrmijt tokėsor branshitė janė zhdukur, dhe zavendėsuar me mushkėri. Mushkėria ėshtė pareti i zgavrės sė mantit i paisur me kapilarė dhe enė tė gjakut. Ajri hyn nė zgavrėn e mantit nėpėr vrimėn respirative e cila quhet spiraculum dhe ne cila ndodhet nė anėn e djathtė tė trupit pėrpara.

Sistemi i organeve tė qarkullimit tė gjakut Gjaku i kėrmijve nuk shėrben vetėm pėr bartjen e gazrave tė frymėmarjes, bartjėn e ushqimit dhe ekskreteve, por ka edhe rol mekanik me rastin e daljes sė shtazės nga guaska dhe tė lėvizjės sė shputės. Shtypja e gjakut e mundėson edhe nxjerrjėn e tentakleve nė kokė, dhe pėr kėtė shkak kėrmijt duhet tė kanė shumė gjak, 17 – 50% tė peshės sė trupit. Si pigment i gjakut ėshtė kemocianina e mė rrallė hemoglobina. Zemra ndodhet pran organeve tė frymėmarjes. Te disa lloje pėrbėhet nga njė barkushė e dy veshėza, kurse te llojet tjera njėra veshėa, zakonisht e djathta ėshtė zhdukur. Nga zemra gjaku futet nė aortė e cila ndahet nė dy degė: Njėra qė qon gjakun nė kokė dhe shqisa dhe tjetra nė organe tė brendshme. Nga degėt e arterieve gjaku derdhet nėpėr lakuna, pastaj nėpėr vena shkon nė organe tė ekskretimit e nė branshi. Prej branshive futet nė veshėza tė zemrės.

Sistemi i organeve tė ekskretimit Vetėm pak lloje tė kėrmijve i kanė nga dy nefridie, prej tyre e djathta ėshtė mė e vogėl. Shumica e llojeve e kanė vetėm veshkėn e majtė e cila fillon me hinkėn qepallore nė perikard. Nga kjo hinke del kanali renoperikardial i cili qon nė njė zgjėrim ku mblidhet urina e qė quhet strajca veshkore. Prej strajces veshkore nėpėr njė gypi tė veēantė ekskretet derdhen jashtė, nė rėnzėn e spirakulumit. Qelizat epiteliale tė nefridieve gjithashtu, i mbledhin ekskretet e kemolimfės nga lakunat nė zgavrėn e pėrmendur mė parė.

The.Tony
31-07-2008, 09:38 AM
Sistemi i organeve gjenitale Gastropodet janė me gjini tė ndara ose hermaphrodite. Gastropodet e nėnklasės prosobranchia janė gadi tė gjitha me gjini tė ndara, kurse Opisthobranchia dhe Pulmonata janė hermaphrodite. Te format hermaphrodite ekziston gjėndra hermaphrodite e cila prodhon edhe spermatozoide edhe ėeliza vezė, nė tė gjitha pjesėt e saj ose nė pjesėt e caktuara. Nga gonada vijon kanali hermafrodit. Nė fund tė kėtij kanali derdhet gjėndra albuminore, dhe prej ekskreteve tė saj pėrfitohet i bardhi i vesė dhe cipat e vezėve. Nė vazhdim te disa grupe e gastropodeve kanali hermafrodit vazhdon nė dy kanale: oviductin mė tė gjėrė dhe spermiduktin me tė ngushtė, tė cilėt shtrihen paralelisht pėrpara dhe pėrfundojnė me vrima tė veēanta ose me vromė tė pėrbashkėt. Te kėrmilli i vreshtės kėto dy kanale janė plotėsisht tė ndara. Kėshtu nė fund ovidukti vijon nė vaginė, pastaj shkon nė atrium genitale qė pėrfundon me porin gjenital nė anėn e djathtė afėr tentaklit. Afėr kanalit vaginal gjenden gjėndrat qė ndihmojnė bartjen e spermatozoideve. Kėto janė gjėndrat gishtore rreth strajcės sė dashurisė. Nė strajcėn e dashurisė ndodhen shigjetat nga CaCO3, qė kanė rol stimulus gjatė kopulimit. Spermatozoidet qė i shkėmbejnė gastropodet gjatė kopulimit, grumbullohen nė receptaculum seminis. Spermidukti nė anėn tjetėr, pasi qė tė ndahet nga ovidukti (afėr kokės) vijon si kanal vas deferens i cili lidhet me njė flagjel tė gjatė. Nė flagjel formohen spermatoforet.Vas deferensi pėrfundon me penisin. Gastropodet ujorė i lėshojnė vezėt nė shirita zhelatinoze, kurse ato toksoret nė tokė tė lagshtė. Llojet hermaphrodite gjatė kopulimit i shkėmbejnė spermatozoidet mes vedi. Kėrmijt tokėsor i bėjnė vezėt tė paisura me luspa, i vendosin nė gropė dhe i mbulojnė. Kėrmijt detar i bėjnė vezėt nė grupe, kokone, tė mbėshtjellura me lėndė albuminoide. Vezėt e fekonduara kanė segmentim spiral, tė ngjashėm si poliketet. Pas gastrulimit zhvillohet larva me qepalla shumė e ngjashme me trokoforen. Prej saj zhvillohe larva Veliger. Si do tė vijojė zhvillimi i individit brenda cipave tė vezės varet nga sasia e ushqimit rezerv nė vezė. Ato lloje qė kanė pak ushqim rezerv nė vezė, dalin shumė heret nga veza, tė pazhvilluara, kėshtu qė e vazhdojnė zhvillimin e metamorfozėn jashtė cipave tė vezės. Llojet qė kanė shumė ushqim nė vezė, tėrė zhvillimin e pėrfundojnė nė vezė, pa u dukur fare si larva.

Marrė nga Wikipedia