PDA

Trego versionin e plotė : Fundi i njė lidhjeje .ėshtė gjithnjė fillim i njė aventure


FaNNi
29-07-2008, 11:56 PM
Fundi i njė historie dashurie tė lė gjithmonė nė mes tė dilemave, njė nga tė cilat ėshtė: Po tani kur ta shoh nė rrugė? Jo tė gjitha historitė mbarojnė me njė “ish”, por shumė shpesh ndodh. Atėherė problemi ėshtė si veprohet mė pas. Pyetja: cili ėshtė raporti qė do tė kem tani me “atė”?
Fundi mund tė jetė i hidhur (edhe kjo ėshtė njėlloj kėnaqėsie (!) nėse duam), por shpesh ndodh qė konfliktet tė zgjasin me muaj, me fjalė tė rėnda dhe situata tė pakėndshme.



Nga dashuria nė urrejtje

Dhuna e ndarjes shpesh ėshtė e pakontrollueshme. Si mund tė kalohet kaq lehtė kufiri mes dashurisė dhe urrejtjes? Kur dashuria humbet, a mundet tė paktėn tė ruajmė marrėdhėniet e mira? Zakonisht, pėrpara se tė kėrkosh tė krijosh njė raport me ish-in nevojitet tė “tresėsh” historinė e kaluar; vetėm pasi tė ketė kaluar kjo fazė mund tė mendohet pėr hapjen e njė komunikimi me tjetrin. Ēdo ndarje ka rrethanat e veta, zgjidhja gjendet nė varėsi tė tyre dhe karakterit tė secilit. Reflektimi dhe qetėsia shpirtėrore janė dy kushtet esenciale.

Merr kohėn qė tė duhet

Kushdo qė ta ketė vendosur ndarjen nga tė dy, koha ėshtė busulla mė e saktė pėr tė treguar se ē’duhet tė bėsh. Njė pauzė e gjatė refleksioni ėshtė ndonjėherė e domosdoshme, pa u takuar dhe pa folur. Nėse vendos ta ruash raportin, duhet t’ia shprehėsh qartė ish-partnerit atė ēfarė ndien dhe tė respektosh zgjedhjen e tij pėr tė vazhduar njė lidhje miqėsore ose jo.

Mėnyra e duhur
Shmang xhelozinė: kur njė histori mbaron, ėshtė normale qė tė kėrkosh dikė tjetėr. Nė mėnyrė racionale duhet pranuar se vendin tėnd do ta zėnė njerėz tė tjerė: xhelozia ėshtė gjithmonė burim i gjendjeve tė kė**** shpirtėrore (kujtoni Otellon). Fillo tė mendosh pėr tė gjitha ato gjėra qė tė sjellin kėnaqėsi dhe tė bėjnė aktiv me veten dhe tė tjerėt; roli i viktimės nuk sjell shumė pėrfitime dhe asnjeri nuk do tė vijė tė tė shpėtojė: je ti ai qė do tė shpėtosh vetveten. Nėse vendos tė takohesh me ish-in, pėrgatitu tė shohėsh tek ai/ajo njė person tė ri, qė nuk ka mė lidhje tė ngushtė me jetėn tėnde. Mos hap debate apo diskutime mbi tė kaluarėn, informohu mbi aktivitetet e reja nė jetėn e tij/asaj dhe tregoi pėr jetėn tėnde.

Miqtė e rinj

Ndonjė ditė do tė takoheni nė shoqėri tė miqve tė rinj qė keni zėnė: e rėndėsishme ėshtė tė ruani njė sjellje normale tė pėrshtatur me situatėn. Shmangni paragjykimet apo reagimet e sforcuara pėr t’u dukur se nuk ju bėn pėrshtypje.