PDA

Trego versionin e plotė : Dashuria si sėmundje

FaNNi
29-07-2008, 11:54 PM
Simptomat e shumta tė sėmundjes “dashuri”

Fiksim. Ankth. Ulje - ngritje tė humorit. Pastaj takikardi, djersė, prerje e oreksit. Tė gjitha simptomat e njė sėmundjeje nga e cila askush nuk do tė shėrohet. Njė neurolog anglez ėshtė i bindur pėr kėtė frymėmarrje tw rėnduar, takikardi, pakėsim tw oreksit. Dhe pastaj mendime tė kė****, ankth pėr tė ardhmen, ndryshime tė menjėhershme tė humorit. Mos bėni sikur nuk i njihni simptomat. Janė simptomat e njė sėmundjeje qė herėt a vonė i godet tė gjithė, por qė asnjė mjek nuk do tė guxonte ndonjėherė t'i diagnostikonte si tė tilla.
Tė nxirrje diagnozėn e sėmundjes sė dashurisė ishte diēka normale pėr mjekėt e antikitetit, por nė mjekėsinė shkencore tė ditėve tona pėr dashurinė si sėmundje nuk flitet mė. Mjekėsia, bashkė me psikologjinė, duket se kanė hequr dorė madje edhe nga tė pėrgjigjurit e pyetjes: ē'ėshtė dashuria? Pėr ta risjellė kėtė fjalė nė fjalorin mjekėsor tenton Frank Tallis, psikologu klinik anglez qė jep psikologji klinike dhe neuroshkencė nė King's College. Tallis, nė librin e tij tė ri "Love sick", propozon njė tezė paradoksale dhe provokuese: dashuria ėshtė njė formė e sėmundjes mendore, por njė sėmundje e nevojshme dhe pėr tė cilėn nė tė vėrtetė ne nuk duam asnjė lloj kurimi.

Dashuria si sėmundje

Nė faqet e para tė librit ju akuzoni mjekėsinė dhe vetė psikologjinė se nuk po e merr edhe aq seriozisht dashurinė...
- Si psikolog klinik shpesh mė krijohet ideja se po i lė nė baltė shumė nga pacientėt e mi qė vuajnė nga diēka qė nuk mund tė emėrtohet ndryshe pėrveēse sėmundje e dashurisė. Por nėpėr tekstet e shkruara ky term nuk shfaqet dhe kėshtu kėta pacientė gjenden pėrballė diagnozės zyrtare tė depresionit apo ankthit. Por ky nuk ėshtė pėrshkrimi i duhur pėr gjendjen e tyre, qė lidhet veēanėrisht me pėrvojėn e rėnies nė dashuri. Diēka thelbėsore, siē ėshtė dashuria, meriton me siguri njė trajtim shkencor, por psikologjia nuk ka qenė kurrė e aftė tė shpjegojė as anėt biokimike e as ato emocionale. Wshtė e habitshme se si mjekėsia dhe psikologjia merren kaq shumė me seksin, por pothuajse fare me dashurinė. Dashuria i ndryshon thellėsisht njerėzit, ndikon nė mėnyrėn se si ata mendojnė dhe sillen dhe kur nuk ėshtė e lumtur shkakton njė sėmundje fizike. Wshtė diēka pėr tė cilėn tė gjithėve u ndodh tė vuajnė, por mbi tė cilėn psikologjia nuk ka shumė pėr tė thėnė.

Aq sa tė konsiderohet njė sėmundje mendore?

- Diagnoza e sėmundjes sė dashurisė konsiderohej si e ligjshme dhe e dobishme nga mjekėsia, sė paku deri nė fillim tė viteve 600. Dhe nėse rilexojmė ato diagnoza antike, shohim se pacientėt nė fjalė tregonin njė bashkėsi simptomash: mendim fiks pėr personin qė donin, melankoli, gjendje ekstaze, lėkundje tė fuqishme tė humorit. Tė gjitha simptomat qė bėjnė pjesė nė diagnozat bashkėkohore tė obsesionit, depresionit, manisė. Diagnoza e vjetėr e sėmundjes sė dashurisė pėrkon pothuajse pėrsosmėrisht me njė diagnozė tė ditėve tė sotme, atw tw shqetėsimit obsesiv me ndryshime tė humorit. Ka shumė aspekte tė rėnies nė dashuri qė stimulojnė njė shqetėsim mendor nė njė mėnyrė kaq besnike sa ndoshta nuk ka asnjė ndryshim tė vėrtetė mes obsesionit pėr personin e dashur dhe njė obsesioni tė vėrtetė klinik. Pėrvoja e rėnies nė dashuri ėshtė pėr shumė prej nesh pėrvoja mė e afėrt me sėmundjen mendore qė na qėllon ta provojmė. Wshtė rasti ynė pėr tė flirtuar me ēmendurinė.

Pėrse na paska dėnuar evolucioni qė tė eksperimentojmė njė sėmundje mendore?

- Dashuria ėshtė njė lloj mekanizmi sigurie qė evolucioni e ka krijuar pėr tė kontrolluar specien nga vetė racionaliteti ynė. Duhet tė jetė irracionale pėr tė siguruar lindjen, pra vazhdimin e species njerėzore. Fėmijėt tanė lindin mjaft tė prekshėm dhe tė dobėt dhe kanė nevojė pėr kujdes nga ana e prindėrve. Nė ndryshim nga kafshė tė tjera, ne kemi njė tru mjaft tė zhvilluar qė na lejon tė rebelohemi kundėr instinkteve tona riprodhuese dhe tė refuzojmė punėn e vėshtirė tė rritjes sė fėmijėve. Mund tė vendosim tė gjithė tė mos kemi fėmijė dhe specia do tė shuhej. Pėrkundrazi, vazhdojmė tė lindim. Nuk ėshtė njė rastėsi qė nė pjesėn mė tė madhe tė pėrvojave, faza e dashurisė sė vėrtetė zgjat rreth dy apo tre vjet. Wshtė koha qė u nevojitej paraardhėsve tanė pėr tė sjellė nė jetė dhe pėr t'i prerė gjirin njė fėmije. Ēmenduria e dashurisė zgjat aq sa nevojitet qė gjenet tona tė kalojnė te brezi pasardhės. Evolucioni na ka furnizuar me njė pėrfshirje tė fuqishme emocionale qė na ēliron nga ēdo lloj mendimi racional, nė mėnyrė qė tė marrim njė vendim qė nuk ėshtė nė interesin tonė, por nė atė tė vetė species.

Ē'ndodh me trurin kur biem nė dashuri?

- Nė nivel kimik, gjėja qė kemi zbuluar nga shigjetat e Erosit ėshtė ositoksina. Wshtė njė edorfinė, domethėnė njė nga ato substanca kimike tė ngjashme me barin e opiumit qė nė trurin tonė rregullojnė kėnaqėsinė dhe dhimbjen. Ositoksina ka njė rol qė shfaqet qė nė shfaqjen e dėshirės seksuale ndaj njė njeriu, por nivelet e saj ngrihen nė mėnyrė dramatike dorė pas dore kur nisim intimitetin me tė. Wshtė pėrgjegjėse pėr ndjesinė e euforisė, qė lidhet me afėrsinė me personin qė duam dhe ka efekte tė rėndėsishme mbi kujtesėn, duke e konsoliduar imazhin e tjetrit nė atw mėnyrė qė shėrben pėr ta mbajtur tė gjallė lidhjen, edhe kur jemi larg.