Trego versionin e plotė : Skulptura
gen|us
18-07-2008, 04:56 PM
Odhise Paskali
Auguste Rodin - mjeshtri i vertete i skulptures
Arti i skulpturės nė hekur
Pjetėr Vukaj, Skulpturė
Medardo Rosso (1858-1928)
Skulptori Kristaq Rama (Skulptor i popullit)
Odhise Paskali
Artisti i Popullit, Odhise Paskali mund tė cilėsohet pa frikė si themeluesi i skulpturės shqiptare dhe njė nga personalitetet mė tė rėndėsishme tė artit shqiptar. Odhisea lindi nė vitin 1903 nė Pėrmet. Ai u rrit dhe u edukua nė njė mjedis arsimdashės. Qė nė rini spikati zgjuarėsia, shkathtėsia dhe vullneti i tij pėr studime, aftėsi qė i bėnė tė mundur fitimin e sė tė drejtės sė studimit tė shkollės sė mesme nė Itali, ku u shqua si njė ndėr studentėt mė tė mirė. Po kėshtu, pėrfundon me rezultate tė mira edhe Fakultetin e Letėrsisė e Filozofisė nė Torino dhe mė pas studion edhe pėr histori arti.
Qė nė vitet e hershme, Odhisea dallohet pėr shpirtin e iniciativės. Ai u bė nismėtar pėr krijimin e shoqėrisė Studenti shqiptar nė Torino dhe pėr botimin e revistės sė studentėve shqiptarė tė atjeshėm nė vitet 20. Ndėrsa nė vitet 30 e shohim nismėtar tė shoqatės Miqt e Arbrit; si organizator tė sė parės ekspozitė tė arteve figurative dhe tė ēeljes sė Shkollės sė Vizatimit nė Tiranė.
Hapat e para tė karrierės sė Odhisesė janė nė fushėn e publicistikės. Ai u shqua nė estetikė dhe kritikė arti. Shkroi artikuj tė ndryshėm me mendime e meditime pėr artin nė mjaft organe shtypi tė vendit apo tė huaja. Nėse mund tu hedhėsh njė sy artikujve tė tij tė viteve 20, mund tė vėsh re aktualitetin e tyre edhe sot. Sikur kėto shkrime tė autorit tė mblidheshin, mund tė bėhej njė botim i veēantė mbi publicistikėn e tij.
Odhisea dinte tu pėrshtatej me shumė zgjuarsi situatave nė ēdo kohė. Duke gjykuar se vendi nė vitet 20-30 kishte mungesė skulptorėsh, me tė mbaruar fakultetin dhe studimet pėr artin, i pėrvishet punimeve plastike, pra artit tė skulpturės pranė ateliesė sė njė skuptori italian realist e monumentalist tė Torinos. Kėshtu ai bėhet skulptori i parė profesionist shqiptar.
Me pushtimin fashist tė vendit, Odhisea si erudit nė fushėn e artit, caktohet anėtar i Institutit tė Studimeve tė atėhershme, por nė mungesė edhe tė porosive tė mjaftueshme, pėr ngritje shtatoresh, detyrohet tė ēelė njė punishte pėr pėrgatitje shkumėsash pėr nevojat e shkollave tė vendit. Me ēlirimin e Shqipėrisė nga pushtuesit nazifashistė, krahas vazhdimit tė krijimeve skulpturore pėr figurat e rilindasve, nė tematikėn e punimeve tė tij zėnė vend edhe heronjtė e popullit dhe dėshmorėt e Luftės Antifashiste Nacionalēlirimtare.
Edhe pse Odhisea jetoi nė Pėrmet vetėm 14 vjet dhe shumicėn e jetės 82-vjeēare e kaloi nė Itali dhe nė Tiranė, ai ishte i lidhur me vendlindjen. Pėrveē ecejakeve tė herėpashershme pranė familjes nė periudha tė ndryshme para djegies sė shtėpisė sė tij nė korrik tė vitit 1943 nga fashistėt, ai krijoi nė vendlindje njė sėrė veprash, midis tė cilave skulpturėn e Partizantit Ēlirimtar, punėn e grupit skulpturor Shokėt nė varrezat e dėshmorėve tė Pėrmetit; bustin e Naimit; tė Nonda Bulkės dhe tė Fanjo Ēiēakos nė qytet; bustet e vėllezėrve Frashėri nė sheshin para Shtėpisė Muze nė Frashėr, bustin e dr. Refat Frashėrit, etj. Kompleksin e varrezave tė dėshmorėve tė Pėrmetit, ai e plotėsoi me tri figura pėr tė pėrjetėsuar edhe tre kushėrinjtė e tij tė parė (Harallamb Papa, Gaqi Vinjau e Foti Adhami). Nė shtėpinė e piktorit tė merituar Aristotel Papa, qė ka mė shumė se njė vit qė ėshtė ndarė nga jeta, ndodhet edhe njė bust i vėllait tė tij, dėshmorit Harallamb Papa, punuar e dhuruar nga Odhisea vite mė parė. Ndoshta ky bust mund tė mos jetė evidentuar nga Galeria Kombėtare e Arteve Figurative.
Odhisea, duke iu kushtuar kryekėput krijimtarisė sė tij, nuk ishte i prerė pėr ēėshtje administrative. Kur u emėrua drejtor i Galerisė sė Arteve aty nga vitet 60, ai nuk kishte dėshirė as ti vinin telefon nė zyrė, pasi zilja e tij e shqetėsonte dhe nuk e linte tė punonte.
Pėrveē punimeve konkrete, ai mbante shpesh shėnime nė formė ditari, qoftė pėr meditime mbi artin qoftė edhe kujtime historike, gjė qė bėri tė mundur, qė njė vit pas vdekjes sė tij mė 1986, tė botohej libri Gjurmė jete, njė material nė fakt i shkurtuar e i cunguar.
Ndėrsa janė ngritur mjaft shtėpi muze pėr figura tė shquara tė vendit tonė qė nga Mic Sokoli e Luigj Gurakuqi nė veri dhe tė Vangjush Mio e Hasan Tahsini nė jug ( pavarėsisht se disa prej tyre janė shkatėrruar nga varrmihėsit e kombit) do tė ishte mirė qė kėtij rrjeti muzeor ti shtohet edhe shtėpia muze e Odhise Paskalit. Ministria e Kulturės, Rinisė e Sporteve ndoshta duhet tė marrė njė vendim pėr tė rindėrtuar shtėpinė e tij nė qytetin e Pėrmetit - njė shtėpi dykatėshe me pak dhoma - dhe nė njė kohė tė pėrshtatshme ajo tė kthehet nė shtėpi muze (ndoshta pėr tė dy skulptorėt e popullit, pėrfshi dhe Janaq Pacon - tė dy pėrmetarė dhe bashkėpunėtorė nė themelimin e skulpturės shqiptare). Krijimi i njė shtėpie tė tillė muze do tė kishte mė shumė vlerė tė bėhej tani qė jetojnė njerėz nga brezi i vjetėr dhe njohin strukturėn e dikurshme tė asaj shtėpie, aktualisht e rrafshuar. Nė kėtė mėnyrė do tė plotėsohej edhe njė dėshirė e Odhisesė, tė cilėn e ka shprehur aty nga vitet 60 nė mjediset e Ministrisė sė Arsimit e Kulturės. Ai shfaqi dėshirėn qė nė oborrin e shtėpisė sė tij nė Pėrmet, tė vendosej autoportreti i tij, tė cilin e kishte gati. Por kjo ishte e pamundur nė atė kohė, pasi nomenklatura moniste lejonte qė vetėm pėr udhėheqėsin kryesor tė vendoseshin buste e shtatore pėr sė gjalli. Sot Odhisea kujtohet nga veprat e tij skulpturore, tė cilat flasin vetė dhe kuvendojnė pėrditė me kalimtarėt. Ndoshta njė shtėpi muze, ku tė tregohej historia e jetės dhe veprave tė tij do tė pėrjetėsonte pėr brezat e ardhshėm imazhin e plotė tė kėtij personaliteti tė madh tė artit shqiptar.
gen|us
18-07-2008, 04:56 PM
Njė shekull nė daltėn e Odhise Paskalit
Admirina Peēi
Ai kurrė nuk kreu studime pėr skulpturė nė jetėn e tij. Por kjo nuk e pengoi qė ai tė ishte ndėr mė tė mėdhenjtė e skulpturės shqiptare.
Odhise Paskali sė bashku me famėn e artit tė tij ka mbėrritur nė kufirin e moshės ku shėnohet shifra 100. Njė pėrvjetor i veēantė qė pėrkujtohet nė Galerinė Kombėtare tė Arteve me njė miniekspozitė skulpture me 8 vepra tė ndodhura nė fondin e Galerisė Kombėtare tė Arteve. Ishte menduar qė pėr artistin e madh nėn kėtė 100-vjetor tė akordohej nga Presidenti i Shqipėrisė edhe titulli "Nderi i Kombit". Por ky titull do t'i akordohet vetėm nė muajin janar pas vdekjes, skulptorit tė sa e sa monumenteve kombėtare, tė shpėrndara nė tė gjithė Shqipėrinė, Odhise Paskalit. Sipas drejtorit tė Galerisė Kombėtare, Abaz Hado, atė ditė do tė zhvillohet edhe njė simpozium shkencor mbi figurėn e artistit. Ndėrsa sot paradite nė pėrvjetorin e lindjes sė tij, pranė kėtij institucioni, pėrveē njė pasqyrimi tė shkurtėr tė kontributit qė Paskali ka dhėnė nė kulturėn tonė, do tė ekspozohen edhe disa punė tė tij, tė ndodhura nė fondin e galerisė. "Janė 8 skulptura qė autori i ka punuar nė periudha tė ndryshme tė jetės sė tij, qė do tė ekspozohen pėr publikun, mes tė cilave figura e njė malėsori e derdhur nė bronz, njė miniskulpturė luftėtari, figura e ish-diktatorit Enver Hoxha nė rini tė tij", thotė drejtori i Galerisė Kombėtare tė Arteve, Abaz Hado, sipas tė cilit, vepra mė interesante qė do tė paraqitet nė kėtė ekspozitė pėrkujtimore ėshtė boceti i statujės "Fundi i Nazizmit", e cila ndodhet nė oborrin e njėrit prej kampeve tė pėrqendrimit "Mathauzen".
E megjithėse, Paskali nuk studioi pėr skulpturė, ai mbetet mė i madhi skulptor shqiptar i tė gjitha kohėrave. Odhise Paskali ishte shkrimtar, gazetar, pėrkthyes, piktor, skulptor. Kishte mbaruar studimet e larta pėr filozofi dhe letėrsi nė Torino, por deri nė vitin 1927 ende nuk e dinte se ēfarė drejtimi do tė merrte jeta e tij. Ai krijonte nė shumė gjini dhe tė gjitha ishin tė arrira. Ndėrsa botonte mendimet e tij nė shtypin e kohės, realizonte edhe skulpturė. Vepra e tij e vitit 1924, "I urituri", do tė bėhej e njohur pėr tė gjithė shqiptarėt brenda dhe jashtė vendit dhe ky ishte momenti kur u dallua mė sė shumti si skulptor. Njė ndėr kryeveprat e tij mbetet figura e Skėnderbeut, e cila ndryshe nga tė gjitha realizimet e deritanishme, duket se i shkon mė pėr shtat heroit kombėtar. Pėr tė ai ka punuar pėr njė kohė tė gjatė, ndėrsa janė edhe vepra tė tjera tė tij shumė tė njohura si "Flamurtari", "Luftėtari Kombėtar", "Malėsori", "Jeronim De Rada", "Naim Frashėri" etj. Por nė jetėn e tij artistike skulptorit Paskali i humbėn shumė vepra. Mendohet se njė numėr i madh veprash qė i pėrkasin viteve “30-tė gjenden nė Itali, Gjenevė, Maqedoni etj. Shumė janė marrė si plaēkė lufte gjatė pushtimit. Nė vitin 1925, kur sapo kishte pėrfunduar kryeveprėn e tij "I urituri", Odise Paskali, kėrkonte mundėsitė pėr tė studiuar nė Akademinė e Arteve tė Bukura nė Itali, dėshirė tė cilėn mund t'ia realizonte vetėm mbreti. Ai dėrgon nė Pallatin Presidencial dy veprat e tij tė fundit "I urituri" dhe "Fytyrė vajze", vepra qė mė pas mbetėn nė pallatin e Zogut, e mė pas u nisėn pėr nė Itali.
gen|us
18-07-2008, 04:56 PM
Jeta e skulptorit tė madh
Odhise Paskali lindi nė Pėrmet nė vitin 1903. Studioi pėr Letėrsi dhe Filozofi nė Torino tė Italisė, ku mė pas vazhdoi studimet pėr histori arti nė vitin 1927. Vite mė vonė, nė 1931-shin krijoi shoqėrinė "Miqtė e artit". Nė periudhėn 1932-1937, nė disa qytete tė Shqipėrisė, u ngritėn disa monumente skulpturore, punime tė autorit. Skulptori i Popullit ėshtė i njohur pėr shumė nga punimet e tij, por mbi tė gjitha nė krijimtarinė e vet tė larmishme janė tė njohura veprat: "I urituri", "Lufėtari Kombėtar", "Themistokli Gėrmenji", nė Korēė; "Ushtari i panjohur", "Partizani fitimtar" (Mathauzen, Austri) 1968; Monumenti i Skėnderbeut nė Tiranė me bashkautorė; Bustet: Naim Frashėri, Jeronim De Rada, Vojo Kushi e shumė vepra tė tjera. Pėr tė gjithė ata qė e kanė vlerėsuar, vepra e tij mbetet njė shkollė e vėrtetė arti.
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
bija: Jeta e panjohur me italianen Keti
Odise Paskali, 20 vjet me zemrėn e gruas nė studio
Si i shpėtoi njė operacioni tė Sigurimit
AFRIM IMAJ
“Zemrėn qė ke dashuruar nuk bėn ta lėsh ta tresė dheu”.
I bindur deri nė amshim ndaj kėsaj filozofie tė veēantė, gjeniu i skulpturės shqiptare, Odise Paskali, pas vdekjes sė bashkėshortes, ka ruajtur zemrėn e saj pėr 20 vjet me radhė. Kur e ndjera ka ndėrruar jetė, ia ka shkėputur atė nga kraharori dhe, pasi e ka pėrpunuar mirė e mirė, e ka vendosur nė vendin mė tė dukshėm tė studios sė tij. Pėr herė tė parė ngjarja e rrallė zbulohet nga e bija e artistit tė madh, e cila gjatė njė interviste pėr gazetėn “Panorama”, zbardh misterin e aktit tė pazakontė, qė Paskali nė gjallje e ruajti me fanatizėm nė privatėsinė e tij. Eshtė njė epilog dashurie i padėgjuar dhe nė baladat e hershme. Fati do t’i rezervonte kėtė fund historisė interesante tė dashurisė sė skulptorit mė tė shquar shqiptar me italianen Keti. E lindur diku nga mesi i viteve ‘20, nė auditorėt e Universitetit tė Torinos, dashuria e pastėr mes dy tė rinjve tė kombėsive tė ndryshme do tė mbyllej njė ditė vjeshte tė vitit 1947, nė njė strehė modeste nė Tiranė. Nė ēastet fatale me trupin e pajetė tė sė shoqes nė shtėpi, Odise Paskali do tė bėnte atė qė besonte. Teksa pėrgatiste pėr ta pėrcjellė drejt banesės sė fundit trupin e asaj qė kishte dashur mė shumė nė jetėn e vet, do tė ruante pėr kujtim zemrėn e saj. E bija, Floriana, duke ndriēuar jetėn e panjohur tė tė atit, thotė se zemrėn e Ketit e mbajti pėr 20 vjet nė ballin e studios sė tij dhe ēdo ditė sa futej e dilte prej aty pėrshėndetej me tė nė njė mėnyrė tė veēantė. Nė emėr tė dashurisė sė kėputur nė mes, Paskali kishte daltuar ndėrkaq edhe bustin e Ketit, qė e ruante nė krah tė zemrės. Pėr tė, thotė Floriana, kėndi nė tė cilėn e kishte vendosur ishte diēka i shenjtė dhe hyjnor. Po kush ishte vajza nga Torino qė mori zemrėn e gjeniut tė artit shqiptar? Pse nuk ėshtė njohur nė opinion kjo pjesė e jetės sė Paskalit? Kush ishin njerėzit me tė cilėt ai ndau dhimbjen pėr humbjen e Ketit, bashkėshortes qė donte sa edhe jetėn e vet...
Zonja Floriana! Nė librin pėr babanė tuaj qė keni botuar sė fundmi pėrmendni njė personazh tė panjohur deri tani. Italiania Keti, pėr tė cilin flisni nė kėtė monografi, shfaqet pėr herė tė parė si njė nga bashkėpunėtoret e afėrta dhe njeriu i zemrės sė mjeshtrit Paskali...
Ka qenė njė marrėdhėnie e veēantė e babait tim me Ketin, vajzėn me tė cilėn u lidh kur studionte nė Torino. U dashuruan aty dhe ngritėn srehėzėn nė Tiranė, ku jetuan bashkė pėr vite me radhė. Krijuan njė familje model me njė harmoni tė shkėlqyer, e cila do tė shkonte kėshtu deri nė vitin 1946. Deri nė ēastin fatal, ku Keti do tė ndėrronte jetė papritur nė duart e babait. Ka qenė kjo njė nga dhimbjet mė tė mėdha qė ka pėrjetuar ai. Por gjeti forca dhe e mori veten. Gjithsesi, kujtimeve tė Ketit asnjėherė nuk iu ktheu krahėt. As atėherė kur u martua me nėnėn tonė, as kur u bė baba, as atėherė kur i thirrėn gjysh...
Pra, Keti ka qenė gruaja e parė e babait tuaj. Si ka mundėsi qė pėr tė nuk ėshtė folur kurrė?
Babai e ka pasur tė shenjtė privatėsinė dhe ēdo gjė qė kishte tė bėnte me tė kishte dėshirė tė mbetej pronė e tij. Ai asnjėherė nuk e pa tė arsyeshme pėr t’u treguar tė tjerėve pėr talentin dhe fisnikėrinė e rrallė tė saj. Nė asnjė rast nuk ka bėrė tė njohur pėr opinionin kujtimet intime qė kishte me tė. Po kėshtu edhe dhimbjen pėr humbjen e parakohshme tė saj u mundua ta manifestojė brenda vetvetes. Nė kėtė mes mendoj se, pėrveē principit tė shenjtėrisė sė marrėdhėnieve me Ketin, kishte edhe njė arsye tjetėr, qė e bėnte babanė ta mbante ēdo gjė brenda vetes dhe mos t’i kushtonte shumė publicitet familjes.
Cila mendoni se ka qenė arsyeja tjetėr qė Odiseja e ka ruajtur disi nė fshehtėsi bashkėjetesėn me Ketin?
Kjo gjykoj se ka tė bėjė me kontekstin e kohės kur ata krijuan familjen nė Tiranė. Jemi menjėherė pas Luftės sė Dytė Botėrore dhe triumfi i komunistėve do t’u jepte njė lloj sensibiliteti marrėdhėnieve me tė huajt, sidomos me ata italianė, pėr vet aktivitetin e ushtrisė sė Duēes gjatė okupimit fashist tė Shqipėrisė. Ndjeshmėria e njerėzve menjėherė pas luftės, pėr mė shumė ideologjizmi i marrėdhėnieve me tė huajt, padyshim do tė ishte njė rrethanė shtrėnguese pėr familjen e babait, i cili kishte zgjedhur shoqe tė zemrės njė vajzė italiane nga njė familje aristokrate.
Si ua pėrshkruante babai historinė e njohjes me Ketin dhe ēfarė mbani mend nga kujtimet e tij pėr tė?
Historia e dashurisė sė tyre zė fill nė vitet ’20, kur tė dy studionin nė Torino. Ajo, njė vajzė nga njė oborr aristokrat, dhe Odiseja, njė djalė i talentuar qė studionte nė Torino pėr Histori Arti dhe Filozofi. Pas njė njohjeje spontane, tė dy kanė gjetur njeriun e zemrės te njėri-tjetri dhe kanė krijuar familjen, fillimisht nė Itali e mė vonė nė Tiranė. Nga shoqet e Ketit dhe tė babait tė viteve tė shkollės kam pasur rast tė lexoj shumė kujtime, nė tė cilat bėhet fjalė pėr njė dashuri tė pastėr e tė mbėshtetur mbi motive tė qenėsishme.
Pas kėsaj njohjeje tė dy do tė vinin tė jetonin nė Shqipėri.
Nuk kishin mundėsi pėr t’u sistemuar nė Torino, ca mė tepėr kur familja e Ketit kishte kushtet komode dhe njė pozicion tė favorshėm shoqėror atje?
Pėr kėtė kam folur gjatė me babanė. E kam pyetur herė pas here, madje nė ndonjė rast e kam quajtur edhe aventurė vendimin e tyre pėr tė lėnė Italinė e pėr t’u kthyer nė Shqipėrinė e shkatėrruar tė asaj periudhe. Po ēuditėrisht ai nė asnjė rast nuk ndjente pendesė pėr atė qė kishte bėrė, madje shpesh thoshte se njėqind herė tė gjendej pėrpara kėsaj dileme, tė njėqinda herėt do tė vepronte njėsoj. Ishte idealist dhe ēdo gjė nga kėnaqėsitė e veta e lidhte me fatet e atdheut. Njė lloj rilindėsi i lindur. Kėtė ia kishte kuptuar me sa duket edhe Keti, qė nė asnjė rrethanė nuk e vuri nė diskutim vendimin e tij pėr ta kthyer talentin e tyre nė pronė tė vendit tonė.
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
Pas vdekjes sė Ketit, Paskalit i duhej tė krijonte tė tjera marrėdhėnie. Njė martesė tjetėr me nėnėn tuaj, njė familje tė re nė tė tjera rrethana. A u fashitėn kujtimet e tij pėr dashurinė e parė dhe ēfarė pėrfaqėsonte pėr tė vajza nga Torino, qė i fitoi zemrėn gjatė viteve tė shkollės?
Pėr babanė kujtimet pėr Ketin ishin pjesė e shpirtit tė tij. Unė vėrtet kam ardhur nė jetė shumė mė vonė nga vdekja e saj, por qysh fėmijė mė ka ndjekur imazhi qė mė kishte rrėnjosur babai pėr tė. Pastaj, nga mėnyra se si e kishte vendosur ai profilin e familjes, Keti do tė mbetej gjithnjė nė ballin e vendit. Gjithnjė e re, energjike, e brishtė, e dashur...
Kur thoni nė ballin e vendit, kini parasysh nderimin e Odisesė pėr kujtimin e Ketit?
Kur them nė ballin e vendit, kam parasysh shumė mė tepėr se kaq. Mjafton tė kujtoj qė babai deri ditėn e fundit tė jetės e pati nė ballin e studios sė tij bustin dhe zemrėn e Ketit. Pėr tė prania e tyre nė vendin mė tė dukshėm ishte mjaft domethėnėse. Dhe po t’i vije re mėnyrės sė veēantė si komunikonte me to sa herė futej e delte nga studioja, patjetėr qė do tė emocionoheshe e do tė bije nė mendime. Ishte njė ritual i pėrditshėm. E niste ditėn e punės me pastrimin e bustit dhe ledhatimin e enės sė qelqtė ku ishte zemra e Ketit dhe pas disa ēasteve mbėrthyer mbi to, fillonte nga projekti qė kishte lėnė nė mes. Pėr tė kėto momente ishin tė shenjta, diēka intime e hyjnore njėherazi. Askėnd nuk pranonte ta shkėpuste sadopak nga ky komunikim i heshtur dhe asnjėrin nuk preferonte ta sqaronte pėr atė qė bėnte.
Me siguri qė bustin e kishte bėrė vetė apo jo?
Bustin e Ketit e kishte bėrė vet, siē thoshte, jo me thonj e me daltė, po me shpirt. Madje jo vetėm kaq, por e mbante veprėn mė tė mirė tė tij. E kanė pohuar kėtė edhe mjaft nga kolegėt dhe njerėzit e shquar tė artit. “Keti” ka qenė njė vepėr e rrallė qė vėshtirė se pėrsėritet...
Pse thoni ka qenė, a nuk ėshtė ruajtur kjo vepėr e rrallė?
Si gjendje inventari ėshtė, po e denatyruar. E denatyruar nė njė mėnyrė profesionale, qė nuk mund tė restaurohet mė. Ka vėnė dorė mbi tė njė dorė e fėlliqur, pikėrisht atėherė kur nė studion e babait vėrshuan si talebanėt disa pseudoartistė, nė kohėn qė babai kishte ndėrruar jetė.
Po kjo “zemra” qė mbante nė studio Paskali, ishte ndonjė punim tjetėr?
Ishte zemra e vėrtetė e Ketit...
Zemra e Ketit? Si ka mundėsi?
Po, po, zemra e saj! Atė e pati ruajtur babai tė balsamosur nė njė enė qelqi. Sa herė futej nė studio atij i dukej se dėgjonte tik-takun e saj. Kur isha e vogėl nuk mund ta kuptoja domethėnien e kėtij rituali, po mė vonė do ta merrja vesh.
Nė ēfarė kushtesh e ruajti Paskali zemrėn e Ketit?
Kjo ėshtė njė histori mė vete, me tė cilėn ai na njohu kur ishim rritur. Vetėm atėherė na ka rrėfyer misterin qė fshihej pas saj. Qysh nga ajo kohė e deri sot nuk kam dėgjuar njė ngjarje tė tillė. Gjithsesi, babai dėshironte qė kjo tė mbetej nė privatėsinė e familjes dhe tė dashamirėsve tė tij. Ishte njė zgjidhje e tij nė emėr tė njė dashurie dhe tė pėrjetėsisė sė saj. Nejse, tė flasim pėr kushtet nė tė cilat babai duhej tė prodhonte kėtė histori...
Si mundi ta ruajė zemrėn e Ketit?
Kur morėn fund pėrpjekjet e jashtėzakonshme tė babait pėr t’i shėruar sėmundjen nė vesh, qė mė vonė do t’i depėrtonte nė tru, duhej ti bėnte pėrcjelljen e lamtumirės. Keti po ikte, por zemrėn e saj qė rrahu kurdoherė me zemrėn e tij ai nuk donte qė ta treste dheu. E dashura e tij qė la ēdo gjė nė vendlindjen e saj pėr t’i qėndruar pranė, tashmė duhej tė tretej nė tokėn e huaj. “Tė paktėn t’i ruaj zemrėn”, mendoi babai dhe me mėnyrėn e tij realizoi atė qė i tha zemra e vet. Nė kuzhinėn e vogėl tė banesės dy-katėshe nė bulevardin “Zogu i Parė”, nė katin e parė tė sė cilės ishte atelia e tij e punės, ngriti laboratorin qė i duhej. Mbylli derėn dhe filloi tė operojė vet mbi trupin e tė dashurės pa jetė. Hapi kraharorin e saj dhe i mori zemrėn. Pasi e pėrpunoi me formalinė, tė cilėn e kishte siguruar mė parė, e futi nė njė enė qelqi tė porositur enkas pėr kėtė punė. Pastaj e vuri nė ballin e studios.
Dhe e ruajti aty pėr shumė vite...
Pėr gati 20 vjet e ruajti nė studion e tij, si njė gjė tė shtrenjtė. Pėrpara saj ndjehej i qetė dhe i ngazėllyer njėherazi. Nuk kishte dėshirė qė kėtė ta bėnte publike. Mjafton ta dinim ne, fėmijėt dhe tė dashurit e tij. Ishte dashuria e tij e kėputur nė mes. Zemra e Ketit ishte imazhi i saj.
A kishte njeri qė e ndihmoi pėr balcamosjen e zemrės?
Jo. Unė thashė qė ai u mbyll i vetėm nė kuzhinė dhe aty manipuloi vet me trupin e Ketit. E kishte mėsuar mė parė fatin e keq tė saj dhe kishte marrė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė pėrpunuar zemrėn, qė do t’ia ruante si kujtim tė pėrjetshėm. Po tė njėjtėn gjė bėri edhe me trupin e saj. E balcamosi vet me merak dhe e veshi me rrobat qė i kishte lėnė amanet Keti. Me njė pėrkujdesje tė veēantė pėrgatiti edhe banesėn e fundit tė saj. Kishte pėrgatitur dy arkivolė qė futeshin te njėri-tjetri. I pari qė mbante trupin e saj ishte metalik. I dyti, brenda tė cilit futej i pari, ishte prej druri. Tė dy arkivolėt nė tė katėr cepat, kishin katėr gypa ajrosje. Po kėshtu edhe nė katėr cepat e varrit tė madh qė i bėri, kishte katėr gypa ajrimi qė komunikonin me vrimat e dy arkivoleve. Pėr shumė vite kjo banesė e veēantė e Ketit hijeshonte varrezat publike tė “Varrit tė Bamit”. Kur do tė zgjerohej qyteti i Tiranės bėmė transferimin e saj prej aty nė Sharrė, aty ku prehet edhe babai...
Pėrveē bashkėjetesės me Ketin, pėr tė cilėn nuk ėshtė folur mė parė, ka pasur ngjarje tė tjera qė nuk njihen pėr Odise Paskalin?
Ėshtė edhe njė ngjarje tjetėr me tė cilėn jemi njohur shumė vonė. Njė ndodhi qė ka tė bėjė me misterin e njė operacioni tė fshehtė tė Sigurimit tė Shtetit, pėr ta futur nė burg si element antiparti. Dikush kishte pėrgjuar nė jetėn e tij, dikush kishte hulumtuar nė dorėshkrimet e tij dhe e kishte denoncuar te operativi i Sigurimit. Qė kėtej kompetenti do tė ndėrtonte skemėn e njė operacioni nė tė cilėn do tė angazhohej edhe ministri i Brendshėm pėr ta prangosur tim atė si tradhtar dhe njeri qė ruante nostalgji pėr jetėn nė metropolet borgjeze tė Italisė. Procedura pėr tė goditur Odisenė arriti deri te Enver Hoxha. Pėr kėtė unė di fare pak. Di qė ende janė gjallė protagonistėt e kėtij operacioni. Ashtu siē ėshtė ende gjallė edhe njeriu qė e kėshilloi. Me sa di ka qenė Xhelil Gjoni, qė e ka mbyllur kėtė histori me njė qortim nė zyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės.
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
Mjeshtri i skulpturės: 60 vjet, 600 vepra
Nė 60 vjet, “Skulptori i Popullit”, Odise Paskali, ka bėrė rreth 600 vepra. Mė shumė se galerinė e gjerė tė personazheve, mjeshtri i shquar ka gdhendur nė bronz historinė e Shqipėrisė, duke bėrė monumentet e tė gjitha figurave tė kombit, qė nga rilindja, pavarėsia, monarkia, Lufta Nacionalēlirimtare e deri te regjimi komunist. “Luftėtari Kombėtar”, “Skėnderbeu”, “Fan Noli”, “Onufri”, “Ahmet Zogu”, “Enver Hoxha”, “Naim Frashėri”, “Flamurtari i Vlorės”, “Ēerēiz Topulli”, “De Rada”, “Pashko Vasa”, “Migjeni”, “Isa Boletini”, “Idriz Seferi” etj. janė vetėm njė pjesė e monumenteve qė ka bėrė Odise Paskali
Esseja e lamtumirės
“Esseja nr.425” Kėshtu e ka cilėsuar nė librin e kujtimeve Odise Paskali njėrėn prej krijimeve spontane, qė ėshtė njohur ndryshe si eseja e lamtumirės. Nė pak radhė mjeshtri i shquar i skulpturės ka hedhur njė mesazh interesant, qė sa herė e lexon tė vė nė mendime. Ja ē’thotė ai: “Lavdia shpesh ndrin kur protagonisti ka vdekur. Njeriu qė luajti njė rol tė nderuar pėr shoqėrinė, i lė asaj trashėgim veprėn, mundin, shpirtin qė shkėlqen i rrethuar me aureole. “Si trashėgim ju lėmė shpirtin tonė” kėndoi Asdreni ynė. Kjo ėshtė lavdia qė lė vlerat e vėrteta tė shkrira nė jetėn e pavdekshme tė kombit”.
Varrmihėsi Shkreta: Mjeshtri me papion, ēdo tė diel vinte te “Varri i Bamit” me pajton
“Ai vinte ēdo tė diel, gjithnjė nė orėn 10:00 dhe rrinte gati gjysmė ore te varri i sė shoqes. Ndizte nga njė qiri te katėr qoshet e tij, vendoste njė tufė tė madhe me lule dhe ikte i pėrlotur”. Kėshtu e nis rrėfimin e tij 80-vjeēari Xhem Shkreta, njeriu qė ka bėrė varrmihėsin e Komunales nė fillimin e viteve ‘50. Ai ėshtė njohur me mjeshtrin e skulpturės krejt rastėsisht, teksa i ka tėrhequr vėmendjen rituali i veēantė i homazhit tė tij.
“Mėngjesin e ēdo tė diele, te hyrja e varrezės do tė shfaqej pajtoni me tė cilin vinte pėrherė”, kujton Shkreta. “Si gjithnjė i veshur ‘shik’ me njė kostum tė zi dhe papion te fyti. Mbante kurora me lule tė bukura nė dorė dhe shpesh mė kėrkonte ta ndihmoja pėr ta shoqėruar te varri i Ketit. Pastaj ecte mė ngadalė. Ngadalė dhe i pėrlotur. Shkonte te strehėza e sė shoqes dhe pėrulej nė gjunjė. Ishin ēastet kur ai nuk donte t’i rrinte njeri pranė. Rrinte gati gjysmė ore ashtu. Kush e di ēfarė bėnte. Si ēohej nė kėmbė, fillonte tė pastronte varrin dhe rregullonte kurorat me lule, qė rrallėkush i kishte atėherė...”.
Pėr vite tė tėra, sipas varrmihėsit Shkreta, Odise Paskali do t’i nėnshtrohej kėtij rituali nė njė mėnyrė gati tė ēuditshme. Kėshtu deri nė ditėn kur “Varreza e Bamit” do tė ēpopullohej, pėr tė ndėrruar destinacion. Pikėrisht atėherė mjeshtri do tė paraqitej nga tė parėt, madje me njė staf tė tėrė. Ndėr njerėzit qė ka marrė pjesė nė zhvarrimin e Ketit ka qenė edhe Xhem Shkreta. I ka tė paharruara mbresat e asaj dite 70-vjeēari qė ka bėrė varrėmihėsin nė vitet ‘50. “Atė ditė profesori ishte tėrėsisht i hutuar, po e mbante veten. Ēdo gjė e bėri me pėrkujdesjen e tij, ashtu siē drejtoi nga afėr edhe rivarrimin nė zonėn e Sharrės”, shton Xhem Shkreta, qė e ka pėrjetuar nga afėr kėtė ritual tė trishtė tė mjeshtrit tė madh tė skulpturės shqiptare.
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
Rrėfimi i redaktorit tė dorėshkrimit tė kujtimeve
Kallulli: Si nisėn prapaskenat me librin e Paskalit
“Njerėzit e shtėpisė botuese e ēuan dosjen e dorėshkrimit nė zyrat e Sigurimit”
“Kur priste botimin e librit me kujtime, do tė pėrballej me Sigurimin e Shtetit.
Gjatė leximit tė dorėshkrimit, dikush kishte dalluar devijimin nga vija e Partisė dhe kishte adresuar autorin nė bankėn e tė akuzuarve”. Pėr studiuesin e njohur, Adriatik Kallulli, kjo ka qenė njė nga momentet mė tė vėshtira tė mjeshtrit tė skulpturės shqiptare, pėr tė cilėn ai nuk foli asnjėherė nė ngjallje. Gjatė njė interviste pėr gazetėn “Panorama”, duke kujtuar miqėsinė e hershme me Paskalin e madh, ai sqaron pėr herė tė parė lidhjen e veēantė me procesin e librit-legjendė, pėr tė cilin pėr pak nuk u prangos gjeniu i daltės. “Ishte nė dėshirėn e tij, - rrėfen Kallulli, - qė unė tė isha redaktor i dorėshkrimit me kujtime, tė cilin kishte vendosur pėr ta botuar nė fundin e jetės. Kishte nė tė pėrjetimet e 60 viteve, qė i kishte hedhur nė letėr me njė mjeshtėri tė rrallė. Pasi e lexova, u takova me Paskalin, ramė dakord pėr ndonjė ndryshim tė pjesshėm dhe e dorėzuam veprėn nė shtėpinė botuese. Aty, tė tjerė “studiues” e kishin parė atė nė njė optikė tjetėr dhe e kishin denoncuar pas krahėve Odise Paskalin. Qė kėtej, jeta e tij do tė futej nė tė tjera hulli e andralla, pėr tė qartėsuar jo vetėm pozicionin si krijues, por edhe pėr t’u mbushur mendjen “vigjilentėve” se nuk e lidhte asgjė me veprimtarinė antikombėtare pėr tė cilėn akuzohej”. Gjithsesi, odiseja me librin qė mund t’i kushtonte shtrenjtė njeriut tė skulpturės do tė vazhdonte gjatė, duke pėrshkruar tėrė hierarkinė e strukturave tė shtetit komunist, madje deri nė zyrėn e Enver Hoxhės. Gjatė rrėfimit tė kėtij fakti tė panjohur, studiuesi Kallulli thotė se vetėm njė rrethanė sporadike mundi ta shpėtojė Odise Paskalin nga prangat dhe ferri i Burrelit. Po si u procedua me dorėshkrimin qė penalizoi mjeshtrin e daltės shqiptare? Kush ishin njerėzit qė e bėnė objekt tė Sigurimit tė Shtetit skulptorin e papėrsėritshėm? Si e pėrjetoi gjeniu i skulpturės shqiptare lojėn e njerėzve hije, qė ngritėn prapaskenat monstruoze dhe kėrkuan ta bėnin banor tė ferrit tė Burrelit?
Zoti Adriatik, ju jeni redaktor i librit tė vetėm tė “Skulptorit tė Popullit”, Odise Paskali. Ēfarė mbani mend nga marrėdhėniet me autorin gjatė kohės qė pėrgatitej botimi i tij?
Bashkė me shumė skulptura tė ndryshme qė kanė “pushtuar” sheshet e qyteteve shqiptare, Odise Paskali na ka lėnė edhe njė libėr qė titullohet “Gjurmė jete”. Nė pasaportėn e tij ėshtė shėnuar emri im si redaktor letrar. Po e vėrteta nuk ėshtė tėrėsisht kėshtu...
Pse nuk jeni marrė ju me redaktimin e librit “Gjurmė jete”?
Mua mė ėshtė besuar redaktimi i dorėshkrimit nga mjeshtri Paskali, por tė tjerė vunė dorė fshehtas dhe bėnė jo thjesht redaktimin, po censurimin e librit. Me kėtė mekanizėm tinzar u retushuan mjaft nga vlerat e vėrteta tė tij. Janė hequr e pėrqethur nga lėnda origjinale gjėrat mė tė bukura, frymėmarrja e pėrjetimeve dhe janė lėnė disa nga ngjarjet e meditimet qė nuk zgjojnė ndonjė interes tė veēantė. Pėr ironi tė fatit ka mbetur aty edhe emri im si redaktor, qė edhe sot nuk e di nė cilat kushte censuruesit e tij e kanė vendosur nė pasaportėn e librit “Gjurmė jete”.
A ju kujtohet ēfarė ėshtė retushuar nė dorėshkrimin e autorit?
Kanė kaluar shumė vite qė nga ajo kohė dhe detajet nuk mund t’i mbaj mend me hollėsi. Ajo qė kam parasysh nga censurimi i librit tė Paskalit ėshtė pjesa e pėrjetimeve nga bota studentore nė Torino tė Italisė, si dhe pėrqasjet filozofike nga optika e idealistit, Bled Paskali. Mbi tė gjitha veprės i ėshtė hequr nervi i rrėfimit, ēka e bėnte atė interesante dhe shumė tė veēantė nė llojin e vet.
Nė cilat rrethana jua besoi Paskali redaktimin e librit tė kujtimeve?
Ka qenė njė mbrėmje pranvere e vitit ‘83, nė mos gaboj, kur mė telefonoi Odise Paskali nė shtėpi. Pas pėrshėndetjeve tė rastit mė tha se kėrkonte tė takoheshim pėr tė biseduar pėr njė problem qė kishte tė bėnte me botimin e kujtimeve tė tij. Tė nesėrmen, aty nga ora 17:00 u takuam te kafe “Flora” nė rrugėn e “Durrėsit”. Qysh nė fillim mė njohu me angazhimin pėr sistemimin e kujtimeve, me qėllim botimin e tyre. Aty pėr aty mė zgjati bllokun e zverdhur dhe nisi tė mė sqarojė pėr pėrmbajtjen e lėndės qė kishte hedhur prej vitesh nė tė. “Kam shkruar aty, mė shpjegoi, meditime tė ndryshme, fragmente autobiografie, ngjarje tė veēanta, kronika nė formė ditari, ese, pikėpamje, gjykime, vlerėsime, opinione, rrėfime intime, si dhe mjaft shpėrthime tė momentit, tė cilat kam menduar se, pavarėsisht privatėsisė sė pėrjetimit, kanė vlera edhe pėr tė tjerėt”. Si mė orientoi me kėtė, mė tha se mė kishte besuar redaktimin e tyre pėr t’i pėrmbledhur nė njė libėr tė vetėm. Dhe tė them tė drejtėn oferta mė gėzoi jashtė mase, kur kisha parasysh emrin e madh qė kishte krijuar me daltėn e famshme. Sa i shpreha gatishmėrinė pėr t’iu pėrgjigjur me kėnaqėsi, ai u ēua nga karrigia dhe u largua, duke mė marrė leje vetėm pėr dy minuta. Shkoi nė shtėpinė e tij qė e kishte aty pranė dhe mori njė album tė veprave tė tij tė porsabotuar dhe ma fali me njė autograf tė veēantė. Pimė kafen e porositur dhe u ēuam. Unė mora me vete dorėshkrimet, me premtimin se brenda njė jave do t’i ktheja mendimet e mia. Ai mė pėrqafoi me pėrzemėrsi dhe u largua.
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
Pastaj ju filluat me studimin e dosjes, ku Paskali kishte mbledhur materialin qė kėrkonte tė botonte...
Qė ditėn e parė fillova ta lexoja me shumė kėrshėri dorėshkrimin e mjeshtrit tė skulpturės. Ishin rreth 500 faqe. Iu ktheva dy herė lėndės sė ngjeshur hedhur nė letėr me shumė pasion e ēiltėrsi. Pastaj nisa tė hedh shėnime, pėr tė cilat do tė komunikoja me autorin. Mė kishte qėlluar tė redaktoja me dhjetėra libra, po nė rastin konkret kisha tė bėja me njė vepėr tė njė lloji tė veēantė. Ca mė tepėr kur bėhej fjalė pėr autorin e saj, gjeniun e artit shqiptar, qė pėrpara se tė shkėlqente si skulptor, kishte demonstruar dimensionin e njė dijetari dhe filozofi qė lexonte nė disa gjuhė tė huaja. Dorėshkrimi qė mė kishte besuar kishte brenda lėndėn e 60 viteve qė e kishte qėmtuar me kujdes. Pasi krijova njė perceptim timin rreth tij, sipas premtimit i ktheva pėrgjigje profesorit. U takuam sėrish te kafe “Flora”. I dhashė dosjen e dorėshkrimit, nė tė cilėn kisha edhe shėnimet e mbajtura. Duke pirė kafen, i shpreha konsideratėn pėr veprėn e bukur qė kishte fjetur pėr dekada tė tėra nė studion e tij. Ai u lumturua dhe mė pėrqafoi me pėrzemėrsi, duke u hedhur aty pėr aty njė sy atyre pak sugjerimeve qė kisha hedhur unė nė fund tė materialit.
Ēfarė ndodhi mė tej me dorėshkrimin e Paskalit?
Ai e ēoi menjėherė nė shtėpinė botuese “Naim Frashėri”, madje kėmbėnguli pranė autoriteteve tė institucionit qė redaktor tė isha unė. E vėrteta ėshtė se librin ia pranuan, ndėrkohė qė mirėpritėn edhe propozimin e tij pėr redaktorin. (Unė kisha punuar prej vitesh si redaktor i jashtėm i shtėpisė botuese). Por gjėrat u komplikuan mė tej. Njohja me lėndėn, mesa kam marrė vesh mė vonė, kishte zbuluar pėrmbajtjet delikate tė pėrsiatjeve tė Paskalit. “Njerėzit e besuar” qė kishin lexuar veprėn me vigjilencė, kishin mbajtur shėnim e kishin raportuar tinėz pėr aspektet qė penalizonin librit e mjeshtrit tė shquar. Nė argumentet e goditjes, kishin nėnvizuar teprinė e intimitetit, ndikimet nga vepra e idealistit Bled Paskalit, cenimin e filozofisė marksiste nė trajtimin e subjekteve tė veēanta, si dhe njė lloj nostalgjie pėr metropolet italiane.
Ndėrkaq, ju ishit redaktor i librit, a u njohėn me kėto defekte tė veprės gjatė procesit tė pėrgatitjes pėr botim?
Libri “Gjurmė jete” gjatė procesit pati shumė probleme, me tė cilat ballafaqohej njė grup i vogėl i besuar i elitės politike. Ishin nga ato ngjarje qė pėrshtjellohen prapa kuintave. Duart qė operonin fund e krye mbeteshin anonime. Kuptohet qė pėr mua, njėrin nga redaktorėt e zgjedhur nga autori, gjithēka e kontestuar pėr veprėn nuk mund tė mė bėhej prezente. Nga mėnyra si ishte pozicionuar kritika politike e veprės, gjėrat e kishin kapėrcyer ēėshtjen e botimit dhe ishin pėrqendruar nė penalizmin e autorit tė saj, pavarėsisht njė rrethane sporadike qė do ta shpėtonte nga prangosja.
Kur e morėt vesh se autori i librit qė ju kishit nė proces botimi rrezikohej nga prangosja?
Kėtė do ma tregonte vetė Paskali, qė me sa dukej e kishte ndjerė se ndiqej nga njerėzit e Sigurimit. Ishte koha kur ishte mbyllur historia e librit, madje disa muaj mė vonė. Pikėrisht nė njė nga ato mėngjese kur pinim kafen te “Pallati i Kulturės” ai mė la tė kuptoja se me tė diēka nuk shkonte. Kur e pyeta pėrse e kishte fjalėn, pasi pa rreth e rrotull, mė tha se dikush pėrpiqej pėr tė pėrbaltur veprėn dhe emrin e tij me probleme tė karakterit politik. Vetėm kaq mė shpjegoi. Me thėnė tė drejtėn mendova ndonjė ndjenjė vetėpersekucioni qė ndodh shpesh me njerėzit e mėdhenj tė artit dhe pasi e qetėsova ndėrrova drejtimin e bisedės.
Nė kohėn qė merreshit me redaktimin e librit, a i konstatuat pėrpjekjet qė bėheshin pėr penalizmin e autorit?
Unė nuk bėja pjesė nė shpurėn e njerėzve tė besuar, qė shpesh procedurėn e botimit tė librave e bėnin “lėndė tė parė” pėr punonjėsit e Sigurimit. Pėr kėtė arsye nuk kisha si tė njihesha me atė qė ndodhte jashtė procedurave krijuese qė kishin tė bėnin me botimin e librit. Kjo ėshtė njė histori, tė cilėn e kam mėsuar shumė mė vonė. Kritikėt e besuar tė shtėpisė botuese “Naim Frashėri”, pasi kishin konkluduar mbi pėrmbajtjen e dyshimtė tė veprės, e adresuan atė te organet e Sigurimit, tė cilat do tė operonin me prangosjen e Paskalit. Pikėrisht gjatė kėsaj kohe mua mė vdiq babai dhe u shkėputa pėr disa ditė nga puna. Pėr javė tė tėra u shkėputa edhe nga fati i dorėshkrimit tė Paskalit. Atė, gati ēdo natė gjatė periudhės mortore, e kisha mysafir nė shtėpi, bashkė me miqtė e tij, Sterio Spase e Andrea Varfi. Asnjėherė gjatė kėsaj periudhe ai nuk ma zuri nė gojė punėn e librit. Gjithsesi, pak kohė mė vonė, profesor Paskali mė mori nė telefon dhe mė dha lajmin se ishte botuar “Gjurmė jete”. Ishte njė lloj hibridi i pėrqethur nė mėnyrėn mė tė keqe i dorėshkrimit tė tij. Megjithatė, autori, qė mė nė fund ishte ballafaquar me tė gjitha prapaskenat qė desh i kushtuan shtrenjtė, kishte rėnė nė njė lloj qetėsie.
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
Deri ku shkoi ndėshkimi i Odise Paskalit pėr ēėshtjet politike tė librit?
Problemet qė kishin tė bėnin me pėrmbajtjen e dyshimtė tė librit tė tij “Gjurmė jete” ishin vetėm njėra nga arsyet, shtysa e procesit qė e vuri emrin e mjeshtrit tė skulpturės nė objektivin e njė operacioni special tė Sigurimit tė Shtetit. “Kompetentėt” kishin hulumtuar mandej nė tėrė jetėn dhe komunikimin e pėrditshėm tė tij dhe kishin plotėsuar njė dosje tė tėrė me fakte e dėshmi qė e kryqėzonin Paskalin e madh si njeri me mentalitet borgjez dhe me prirje dekadente. Pritej vetėm verdikti i kreut tė shtetit komunist pėr ta dėnuar “Pėr agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor”. Pėr fatin e tij tė mirė, skema nuk funksionoi deri nė fund, sipas regjisė antinjerėzore. Pėrfundimisht, gjeniu i daltės do ta mbyllte kėtė kalvar tė papriturash me njė qortim nė zyrėn e sekretarit tė Parė tė Komitetit tė Partisė tė rrethit tė Tiranės.
E mbani mend kur ju ka njohur me kėtė fakt?
Unė diēka kisha marrė vesh nga tė tjerėt dhe njė ditė e pyeta spontanisht pėr atė qė kishte ndodhur me tė. “Tė shkuara tė harruara” mė tha me njė qetėsi tė brishtė pas atij makthi tė jashtėzakonshėm qė kishte pėrjetuar.
Afrim Imaj
vijon nesėr...
neser do te lexoni
Odiseja e dorėshkrimit tė Paskalit nga shtėpia botuese nė zyrat e Sigurimit tė Shtetit
Si u fotografua nė laboratorin e Kriminalistikės tė Ministrisė sė Brendshme vepra e skulptorit tė shquar
Rrėfimi i Neshat Tozės: Spiunėt e vegjėl nuk mund ta kryqėzonin mjeshtrin e madh
Dosja e fshehtė e Sigurimit tė Shtetit pėr Sekretariatin e KQ, ku kėrkohej leja pėr prangosjen e Paskalit
Angazhimi i Ramiz Alisė me procedurėn qė kėrkonte lejen e Enverit pėr arrestimin e gjeniut tė skulpturės
Historia e veprės “I urituri”, punuar fillimisht nė argjil
Paskali: Si e bėra skulpturėn e parė
“Nė vitin 1914, nė moshėn 11-vjeēare, plasėn trazira e turbullira. Ishte pragu i Luftės sė Parė Botėrore. Asgjė nuk zinte vend. Nė atė rrebesh politik, shumė fshatarė pėrmetarė shtrėngohen tė braktisin vatrat e kasollet, e tė zdirgjen si refugjatė nė Ullishtet e Vlorės. Shumė nga ata u borėn dhe u rraskapitėn. Pati edhe momente tragjike. Nė ato rrethana tė vėshtira mungonte buka dhe uji. Shumė pleq e fėmijė vdiqėn. Kėto ngjarje tė llahtarshme mė kujtoheshin kur isha student nė Itali. Nė atė moshė njėzetvjeēare kujtoja ato peizazhe tė djegies sė kasolleve prej kashte dhe fieri tė pėrmetarėve. Mora lapsin, shkrova poezi. Por m’u duk pak. Mė lindi njė ide tjetėr. Nga ai det fytyrash tė vuajtura veēoja mė markanten. Ishte vepra ime e parė nė argjil. Skulptura ime e parė. Guximi i fjetur nė damarėt e mi.
E dyta skulpturė qė kam bėrė pas kėsaj ka qenė medaljoni i Avni Rustemit. Avni Rustemi, idhulli i rinisė sė kohės time, kishte ndikim tė madh. Kėshtu, ēdo punim i imi synonte tė pasqyronte pos tė tjerash edhe jetėn e vėshtirė tė popullit shqiptar. Menjėherė pas vrasjes sė Avni Rustemit nga dora tradhtare unė pėrpiqesha tė bėja diēka qė ta kujtojė dhe ta pėrjetėsojė nė vepėr kėtė trim kombėtar. Kėshtu, nga njė medaljon tė parė qė bėra pėr Avniun e ri, m’u kujtua se ishte dhjetėvjetori i atyre refugjatėve tė mjerė, qė pasuan nė Ullishtet e Vlorės. Krahas punimit tė medaljonit tė Avni Rustemit, mė doli parasysh njė galeri pleqsh tė lodhur nga vuajtjet, nga uria dhe skamja
gen|us
18-07-2008, 04:57 PM
Odhise Paskali,artisti mit qė krijoi nė katėr regjime
--------------------------------------------------------------------------------
“Dosja e dorėshkrimeve u paraqit si provė pėr akuzėn”
Neshat Tozaj: Si mbėrriti libri i Paskalit nė laboratorin e Kriminalistikės
“S’mund ta arrestoni skulptorin, i thashė, se s’mund tė arrestoni sheshet e Shqipėrisė”
“Odise Paskalin nuk mund ta mbajnė thonjtė e Sigurimit tė Shtetit. Ta prangosėsh atė, do tė thotė tė arrestosh sheshet e bulevardet e Shqipėrisė qė hijeshohen nga monumentet e tij”.
Ky ka qenė reagimi i specialistit tė laboratorit tė kriminalistikės nė kohėn kur operativi i Sigurimit i ka ēuar pėr tė fotografuar dosjen me dorėshkrimet e skulptorit tė shquar. Teksa kujton kėto ēaste dramatike, shkrimtari i njohur Neshat Tozaj, qė asokohe bėnte profesionin e ekspertit tė kėtij laboratori tė Ministrisė sė Brendshme, rrėfen pėr herė tė parė odisenė e librit tė kujtimeve tė Paskalit, qė krejt rastėsisht do tė bėhej njė ditė tė bukur “lėndė e parė” pėr organet e Sigurimit tė Shtetit. Nė njė intervistė pėr gazetėn “Panorama”, Tozaj dėshmon rrethanat nė tė cilat ishte proceduar pėr tė kryqėzuar mjeshtrin e daltės. “Ndėrkohė qė pėr opinionin ai njihej si artist i madh, pėr Sigurimin e Shtetit ndiqej si njė armik i popullit”, shpjegon ish-specialisti i kriminalistikės metamorfozėn e atij realiteti tė dyzuar. Fakti qė ai vet ishte njė nga krijuesit mė nė zė tė kohės, do tė ēlironte njė lloj rebelizmi tė brendshėm, por qė nuk mund tė shkonte mė tej se shprehja e skepticizmit pėr dėnimin e Paskalit pėrballė kompetentit qė vinte pėr tė hedhur nė celuloid dėshmitė e tradhtisė sė tij. Gjithsesi, ekspertėt do tė bėnin punėn e vet me dosjet, dėshmitė dhe procedurat qė pėrshkruanin rrugėn e hierarkive pėrkatėse, tė cilat nė rastin konkret, pėr pozicion e veēantė qė kishte viktima si “Skulptor i Popullit”, duhej tė shkonin deri te Enver Hoxha. “Unė isha i bindur, - thotė Tozaj, - se Paskali nuk mund tė sakrifikohej, jo pse dikush nga nomenklatura kishte dhimbje pėr tė, por se veprat e tij tashmė kishin vite qė kishin pushtuar sheshet e bulevardet e Shqipėrisė dhe ishin bėrė, si tė thuash, historia e vendit nė bronz”.
Zoti Neshat, disa nga tė afėrmit dhe familjarėt e skulptorit Odise Paskali thonė se ju keni dijeni pėr njė tentativė tė Sigurimit tė Shtetit pėr arrestimin e tij...
Qė nė fillim desha tė sqaroj se nuk kam shėrbyer nė Sigurimin e Shtetit, por kam punuar nė laboratorin qendror tė Kriminalistikės. Kam qenė njėri nga specialistėt e kėtij institucioni, qė ishte pjesė e Ministrisė sė Brendshme. Profesioni im lidhej me zbardhjen e rrethanave dhe protagonistėve tė krimeve tė ndryshme. Laboratori ku punoja duhej tė vinte gishtin tek autorėt e vėrtetė, nė morinė e njė dyzine tė dyshuarish. Dhe mikroskopi me tė cilin punova nuk mė gaboi asnjėherė. Nė kėtė kontekst, Odise Paskali, emri i tij, nuk kishte pse tė bėhej objekt i punės time...
Keni kryer detyrėn e specialistit tė laboratorit tė Ministrisė sė Brendshme, ndėrkohė qė keni qenė edhe njė nga shkrimtarėt profesionistė. A keni pasur lidhje me profesor Paskalin?
Pėr fatin e keq nuk jam takuar asnjėherė me profesor Odisenė, por e kam njohur nėpėrmjet veprės si mjeshtėr tė daltės dhe gdhendjes. Ai pjesėn mė tė madhe tė kohės e harxhonte nė studion personale dhe rrallė gjendej nė mjedise publike. Gjithmonė e kam ēmuar dhe ndjekur me interes veprėn e tij. Pėr mua mjeshtri Paskali mbetet nga mė tė mėdhenjtė e skulpturės shqiptare dhe njė gjeni i vėrtetė, me artin e tė cilit do tė krenohen breza tė tėrė. Si rrallė artistė tė tjerė, Paskali na ka lėnė njė pasuri tė madhe dhe njė galeri tė tėrė me personazhe e vepra tė realizuara mrekullisht. Eshtė fakt i padiskutueshėm qė pėr to nuk ėshtė penalizuar asnjėherė, madje ėshtė shpėrblyer me shumė ēmime e medalje. Desha tė nėnvizoj se nė atė kohė askush nuk e vinte nė dyshim artin e tij, pėrkundrazi. Odise Paskalit i besoheshin veprat mė tė rėndėsishme, madje edhe shtatorja zyrtare e diktatorit u prodhua prej tij me porosi drejtpėrdrejtė nga kreu i kupolės. Me sa kam unė dijeni, Sigurimi i Shtetit ka dashur ta penalizojė pėr njė aspekt tjetėr, qė nuk kishte lidhje me produktin e daltės sė tij si skulptor i shquar.
A ju kujtohet pėrse e akuzonte Sigurimi i Shtetit mjeshtrin e skulpturės shqiptare?
Nė fakt, profesor Paskali nuk arriti deri nė bankėn e tė akuzuarit. Padyshim qė po tė vinte puna deri aty, do tė kishte pėsuar fatin e dhjetėra e qindra tė dėnuarve politikė. Me sa kam pasur dijeni nė atė kohė, bėhej fjalė pėr njė penalizim tė tij pėr motive politike dhe pėr prirje antiparti. Procedura pėr tė kishte kaluar nė tė gjithė hierarkinė e shėrbimit tė Sigurimit, madje deri nė zyrėn e Enver Hoxhės.
gen|us
18-07-2008, 04:58 PM
Pėrse u bė objekt i punės sė Sigurimit Odise Paskali?
Pas njė operacioni tė njerėzve tė Sigurimit, tė cilėt kishin operuar fshehtazi, u pėrpunua praktika pėr emėrtesėn pėrkatėse dhe pritej vetėm OK i saj, pėr ta bėrė banor tė ferrit tė Burrelit a Spaēit. Pėr “syrin vigjilent” tė Partisė, Odise Paskali ishte kryqėzuar si pjesėtar i armatės sė armiqve tė Partisė e tė popullit. Po “regjia” nuk shkoi deri nė fund si e kishin planėzuar arkitektėt e padukshėm. Mesa duket aty lart dikush mendoi mė tej se kaq dhe e prapėsoi ofertėn e spiunėve dashakeqė. Sidoqoftė, artisti i madh nuk mbeti pa gjė...
Nė cilat rrethana jeni njohur ju me kėtė ngjarje dhe ēfarė mbani mend nga akuzat e ngritura nė adresė tė Odise Paskalit?
Ngjarjen e mėsova nė mjediset e punės nė laboratorin e Kriminalistikės. Njė ditė tė zakonshme, njėri nga operativėt e Sigurimit trokiti nė zyrėn time dhe kėrkoi tė fotografoja shpejt e shpejt njė dokument qė e nxori nga ēanta e shpinės. Ishte njė bllok shėnimesh, qė nga pamja e jashtme tė krijonte pėrshtypjen se ishte i hershėm. Oficeri qė e vuri nė objektin e aparatit mė tha tė nxitoja, me idenė se kishim tė bėnim me njė material tė rėndėsisė sė veēantė. Si nė asnjė rast tjetėr tė kėtij procesi rutinė, njeriu qė kishte sjellė “gjahun e majmė” nuk deshi tė largohej pėr asnjė moment nga laboratori, nė mėnyrė qė unė mos ta lexoja dokumentin e sjellė pėr ta fotografuar. Nė gjuhėn e profesionit, kjo do tė thoshte se kishim tė bėnim me njė dėshmi, nė bazė tė sė cilės ngihej akuza ndaj mjeshtrit Paskali, i cili me sa provohej kishte bėrė agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Gjithēka mbėshtetej mbi tė dhėnat e grumbulluara nga blloku i kujtimeve, qė artisti i njohur kishte mbajtur qysh nga rinia e tij. Aty mesa dukej ishte zbuluar edhe “krimi” qė kishte bėrė njeriu i shquar i daltės.
Si mbėrriti blloku i shėnimeve tė Paskalit nė laboratorin e Kriminalistikės?
Mėnyra si mbėrriti deri nė laboratorin e Kriminalistikės blloku i kujtimeve tė Odise Paskalit, ėshtė njė histori mė vete. Kur kam marrė vesh tė vėrtetėn pėrse bėhej fjalė, jam tronditur shumė.
Rastiste nė diktaturė, qė edhe njė profesion i thjeshtė tė tė vinte nė njė pozicion tė dyzuar e tė vėshtirė. Ca mė tepėr, nė kushtet e specialitetit tim, ku bashkė me optikėn e mikroskopit kishe tė bėje edhe me brutalitetin e njė mekanizmi tė verbėr, deri nė kufijtė e barbarisė, qė ishte pjesė e pėrditshmėrisė.
Nejse, tė kthehemi te ēasti kur mora vesh se ēfarė fotografohej nė laboratorin tim. Kur operativi nxitonte pėr tė mbaruar punė sa mė shpejt dhe mundohej tė ma fshihte emrin e viktimės, nga objektivi i aparatit dallova pėr kė bėhej fjalė. Aty pėr aty e pyeta njeriun qė mė rrinte mbi krye se, pse duhej goditur profesori i nderuar i skulpturės. “Se himnizon jetėn e kapitalizmit nė Itali. Se flet keq pėr Partinė dhe socializmin tonė, prandaj!”, me sqaroi operativi, i cili kishte bindjen se kėtė herė kishte rėnė nė njė “peshk tė madh”. Si ndenja disa ēaste i befasuar, u ktheva sėrish nga mysafiri, qė nuk mė shqitej nga zyra: ”Nuk ma do mėndja qė thonjtė tuaj ta mbajnė kėtė gjah”.Ai mė siguroi se procedurat ishin drejt fundit dhe pritej vetėm njė miratim rutinė. Ndėrkaq, unė i shpalosa pėrsėri bindjen time. “Tė godisni Odise Paskalin, - i thashė, - do tė thotė se duhet tė godisni tė gjitha skulpturat e tij qė kanė pushtuar mbarė vendin”. Madje mbaj mend qė i kujtova edhe faktin qė Paskali ishte edhe autori i shtatores zyrtare tė Enver Hoxhės! Po ai nuk hiqte dorė nga e tija, duke demonstruar bindjen se shumė shpejt do ta dėgjonim emrin e skulptorit nė radhėn e armatės sė armiqve tė Partisė e tė popullit, qė ishin syrgjynosur nė burgjet e komunizmit, apo i kishte pėrpirė plumbi i skuadrave tė pushkatimit. Kaq, vetėm kaq munda tė komunikoj me atė qė kishte ardhur nė laboratorin tim pėr tė kompletuar dosjen e armikut tė ri Odise Paskali. Pastaj, pėr disa ēaste do tė mbetesha nė tavolinė si i mpirė. Ajo qė mė kishin dėgjuar veshėt ishte e pabesueshme. Mjeshtrin e shquar tė skulpturės, qė i gjithė populli e njeh si njeri tė nderuar, Sigurimi i Shtetit kėrkon ta kryqėzojė si armik tė popullit?! E gjitha kjo pėr kujtimet e viteve studentore nė Torino tė Italisė, pėr shpėrthimet e dikurshme nga pėrjetimet intime qė Paskali i madh, me shkujdesjen e njeriut tė artit i kishte hedhur nė letėr pa kurrfarė kompleksi.
Si ra blloku i shėnimeve tė profesorit nė duart e Sigurimit?
Dikush, i mirėbesuari i mjeshtrit tė madh, ra nė kontakt me librin e kujtimeve tė tij. Sa shfletoi faqet e para ku lexoi shėnimet nga Torino, i shkoi mendja te “e keqja” e tyre dhe nxitoi te kompetenti pėr ta vėnė nė vesh tė Partisė armiqėsinė e profesorit. Ky bastard i zi i lėpihej gjeniut tė artit dhe mjeshtri plak, me naivitetin e fėmijės, ia besonte pėr t’i lexuar, pa menduar kurrė se me kėtė priste fletė-arrestin e tij. Gjithsesi, nė rastin e Paskalit odiseja e pėrndjekjes nuk funksionoi deri nė fund, siē ishte menduar, megjithatė mjeshtri nuk do ta kalonte fare paq kėtė. Ishte njė nga paradokset kur Partia godiste nėpėrmjet Sigurimit tė Shtetit intelektualėt e shquar.
Ju ka qėlluar tė njiheni me raste tė tjera gjatė kohės qė punonit nė laboratorin e Kriminalistikės?
Nė laboratorin ku punoja, objekt ishin provat shkencore qė kishin tė bėnin me autorėsinė e krimeve tė ndryshe. Misioni i kėtij institucioni nuk kishte lidhje fare me pėrpunimin e dosjeve tė sigurimit tė shtetit. Praktika e kėtij tė fundit ishte normuar sipas njė platforme tė miratuar nga Byroja Politike. Asokohe, Partia ishte e interesuar pėr atė qė kishte tė bėnte me intelektualėt e shquar dhe njerėzit publikė. Kėtė aspekt e kishte bėrė pjesė tė misionit tė Sigurimit.
Po ndodhi qė ky shėrbim “inteligjent”, siē duhej tė ishte, u mbush me njerėz tė paaftė, tė cilėt rekrutoheshin nga radhėt e besnikėve tė partisė qė stononin shumė me dimensionin e intelektualėve tė vėrtetė. Nė kėtė realitet, njerėzit qė pėrfaqėsonin “syrin dhe veshin” e Partisė do ta pėrkujtonin atė pėr rrezikshmėrinė qė paraqisnin intelektualė tė ndryshėm. Nuk do tė vononin pas kėsaj as prangosjet e njerėzve tė shquar dhe transferimet e tyre pėr tė populluar ferrin e burgjeve komuniste.
Pėr ironi tė fatit, mjaft herė informacionet qė denonconin intelektualėt vinin nga njerėz afėr tyre me komplekse egoizmi dhe smire, qė kėrkonin tė kompensonin inferioritetin e tyre nėpėrmjet tragjedisė sė tė tjerėve. Goditja ndaj artistėve e shkrimtarėve nė mjaft raste e ka marrė zanafillėn nga inskenimet e kolegėve tė tyre mediokėr. Kėshtu ka ndodhur edhe nė rastin e intelektualėve tė fushave tė tjera.
Tani qė ėshtė botuar vepra e Paskalit, a ju kujtohet ndonjė nga ngjarjet me tė cilėn jeni njohur kur bėnit fotografimin e bllokut tė tij nė laboratorin e Kriminialistikės?
Mesa di unė ėshtė botuar vetėm njė libėr qė titullohet “Shkėndija e jetės” nga ajo qė ka lėnė Paskali i madh. Kam pasur rastin ta lexoj, po kam bindjen qė nė tė nuk janė futur tė gjitha krijimet e tij. Padyshim qė kujtimet e mjeshtrit me njė jetė interesante duhet tė jenė shumė mė tepėr se kaq. Eshtė nė nderin e botuesve tė hulumtojnė e ta zbardhin atė si njė pasuri e vyer. Ndėrkaq, gjykoj se duhet futur nė tė edhe odiseja e pėrgjimeve qė diktatura i bėnte jetės private tė kėtij gjeniu, qė na ka lėnė nė bronz historinė e kombit tonė. Njerėzit e dėshmitarėt janė gjallė, ashtu sikundėr duhet tė jenė nė arkivat pėrkatėse edhe dosjet e mbajtura nė kohėn e komunizmit. Me kėtė punė do tė sjellim edhe jetėn e panjohur tė Paskalit tė mrekullueshėm.
gen|us
18-07-2008, 04:58 PM
“Keti” i Paskalit, kartolina qė “pushtoi” Moskėn
Nė fundin e viteve ‘50 “Keti”, busti i famshėm i Paskalit, u bė pamje e njė kartoline qė u preferua shumė nė qytetet e Evropės Lindore. Njėri nga ish-funksionarėt e ambasadės sonė nė Pragė kujton se vetėm nė Moskė ishin shtypur e shpėrndarė mbi 80 mijė tė tilla. “Keti”, qė “pushtoi” metropolin e ish-Bashkimit Sovjetik, vė nė dukje ish-diplomati, atė vit do tė bėhej lajtmotivi i urimeve tė rinisė studentore. Buzėqeshja, hijeshia e saj, do tė ishte njė lloj Xhokonde, e adhuruar shumė nga tė rinjtė. Duke pohuar kėtė fakt, Floriana, e bija e Paskalit, thotė se bashkė me shkėmbimin e urimeve njerėzit shkėmbenin edhe historinė e dashurisė qė kishte pėrjetuar italiania Keti. “Nuk ėshtė e rastit, - pėrmbledh ajo, - qė ‘Ketin’ e kanė vlerėsuar si njė nga veprat mė tė mira tė babait”. Rikuperimi qė i ka bėrė sė fundi ish-asistenti i mjeshtrit tė skulpturės kėsaj vepre brilante, ka gėzuar familjarėt e tij tė trishtuar pak vite mė parė, me denatyrimin e saj.
Ibrahim Kodra: Mjeshtri Paskali, Mikelanxhelo i Shqipėrisė
Mjaft nga personalitetet e artit kanė lėnė tė arkivuara konsideratat e tyre pėr mjeshtrin e papėrsėritshėm tė skulpturės shqiptare, Odise Paskali. Nga mė tė spikaturat janė mbresat e piktorit tė shquar Ibrahim Kodra, i cili, sikundėr dhe poeti i famshėm Lasgush Poradeci, e ka cilėsuar atė “Mikelanxho i Shqipėrisė”. Ndėr tė tjera, nė vlerėsimet e tij gjeniu i penelit shkruan: “Odise Paskali ishte njė skulptor i shquar me fond tė pasur arritjesh. Shkrimtar i mirė, historian i mirė, njohės i mirė i filozofisė e i kulturave tė Lindjes, tė Perėndimit, i letėrsisė, i etnografisė, i teologjive tė ndryshme. Ai mė hapi mė sė pari dyert e botės magjike tė historisė sė artit. Na fliste pėr artin azio-babilonas, egjiptian, greko-romak, pėr Xhioton, Mazaēion, pėr kolosėt e humanizmit dhe tė periudhave tė mėvonshme. I pari qė mė dha njė mėsim tė rėndėsishėm profesional: respektimin rigoroz tė disiplinės sė formės. Kėtė mėsim tė ēmuar vazhdoj ta kem nė konsideratė. Paskali ka mundur tė sfumojė me daltimin e tij tė kujdesshėm ftohtėsinė matematikore tė respektimit skrupuloz tė harmonisė. Eshtė mjaft i ndjeshėm interesimi i tij pėr zhbirimet psikologjike...”
gen|us
18-07-2008, 04:58 PM
“Mjeshtri i priti me neveri akuzat pėr tradhti”
Xhelil Gjoni: Ē’mė tha Paskali kur e kėshillova nė Komitetin e Partisė
“Enveri kundėrshtoi kėrkesėn e ministrit tė Brendshėm pėr tė burgosur “Skulptorin e Popullit”
“Odise Paskalin nuk duhet ta arrestojmė, por ta kėshillojmė sipas rregullave tė Partisė. Ky tė jetė njė qortim paralajmėrues dhe nė rast pėrsėritjeje tė operojmė me masėn ekstreme”.
Kėshtu e kujton kundėrshtimin e Enver Hoxhės ndaj kėrkesės sė Ministrisė sė Brendshme pėr tė futur nė burg mjeshtrin e skulpturės Xhelil Gjoni, njėri nga ish-drejtuesit e lartė tė Partisė sė Punės, tė cilit i ka qėlluar ta ēojė nė fund kėtė detyrė tė shefit tė tij.
Duke folur pėr gazetėn “Panorama”, njeriu qė ka mbyllur procedurėn misterioze tė Sigurimit tė Shtetit pėr Odise Paskalin, vė nė dukje ēastet e papritura nė zyrėn e Ramiz Alisė, kur ėshtė njohur pėr herė tė parė me objektin e penalizmit tė mjeshtrit tė daltės. Prej aty, kėrkesa pėr prangosjen e tij do tė kalonte pėr miratim nė zyrėn e Enverit, i cili kėtė radhė do tė hezitonte pėr ta degdisur viktimėn e radhės nė ferrin e Burrelit. “Me Paskalin njihesha prej kohėsh, - kujton Gjoni, - dhe u ndjeva ngushtė kur mė thanė se duhej ta thėrrisja e ta kėshilloja nė zyrėn time nė Komitetin e Partisė sė Tiranės. Ishte njė detyrė delikate dhe me shumė pėrgjegjėsi qė duhej ta bėja patjetėr, pavarėsisht rrethanave qė mė lidhnin me tė. Por Paskali, pas tronditjes sė parė, e priti me qetėsi akuzėn e bėrė nė adresė tė tij. Madje mė befasoi jashtė mase kur citoi emrin e njeriut qė kishte ngritur tėrė alibinė e kėsaj historie misterioze. Nė fakt i kishte rėnė nė shenjė, pavarėsisht se unė duhej tė bėja tė paditurin pėr identitetin e tij”. Po si u shpreh gjeniu i skulpturės shqiptare gjatė procesit tė kėshillimit paralajmėrues? Cili ishte mendimi i tij pėr kėto praktika tė fshehta nė ndjekje e nė pėrgjim tė intelektualėve e krijuesve? Si u prit ky veprim nga njerėzit qė u njohėn me tėrheqjen e vėmendjes ndaj Paskalit?
Zoti Xhelil, disa nga miqtė e “Skulptorit tė Popullit”, Odise Paskali, thonė se ju, me urdhrin e Enver Hoxhės, e keni thirrur e kėshilluar atė nė zyrėn e Komitetit tė Partisė pas denoncimit tė bėrė nga Sigurimi, si element antiparti. Si ėshtė e vėrteta?
Kjo ka ndodhur diku nga fillimi i viteve ‘80, kur unė kryeja detyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės pėr ēėshtjet e propagandės. Kėtu desha tė saktėsoj se pėr thirrjen e tij nuk mė ka urdhėruar Enver Hoxha, po Ramiz Alia. Ky veprim do tė shėnonte finalizimin e njė pune disamujore tė Sigurimit tė Shtetit, i cili me mekanizmat e tij, qė tashmė dihen, kėmbėngulte pėr ta prangosur profesor Paskalin. Mesa dukej maja e kupolės qė pėr raste tė tilla do t’i merrej leje patjetėr, kishte refuzuar masėn ekstreme ndaj kėtij personaliteti. Sidoqoftė, e gjithė kjo do tė quhej e mbyllur me njė tėrheqje tė vėmendjes ndaj skulptorit tė talentuar.
Thatė se urdhrin pėr ta kėshilluar jua dha Ramiz Alia, po pėr motivin e kėshillimit a ju sqaroi ai?
E vėrteta ėshtė se me kėtė procedurė unė isha njohur disi mė parė, madje kishte qenė Ramiz Alia qė mė kishte azhornuar me tė. Ai mė thirri njė ditė nė zyrė dhe mė dha tė lexoja njė dokument me dy faqe, firmosur nga ministri dhe zėvendėsministri i Punėve tė Brendshme. Nė thelb tė pėrmbajtjes sė saj ishte njė denoncim shoqėruar me propozimin pėr tė lejuar arrestimin e Odise Paskalit si element antiparti, dhe si njeri qė merrej me agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor. Fillimisht u befasova dhe nuk desha t’u besoja atyre qė lexoja nė atė shkresė tė cikluar tepėr sekrete. Odise Paskali ishte njė nga personalitetet publike e krijuese mė tė rėndėsishme tė vendit. Njihesha me tė prej kohėsh dhe kisha respekt tė veēantė. Sidoqoftė, isha para njė akti tė kryer, qė thjesht etika si zyrtar partiak nuk mė lejonte ta vija nė diskutim atė. Si pėrfundova sė lexuari, Ramiz Alia kėrkoi gjykimin tim dhe aty pėr aty mė tha se kėtė dokument duhej t’ia ēonte Enverit, i cili, pasi tė njihej, do tė jepte verdiktin pėrfundimtar pėr ndėshkimin e Paskalit.
Cili ishte sugjerimi qė i dhatė Ramiz Alisė pasi u njohėt me pėrmbajtjen e dokumentit tė Sigurimit tė Shtetit pėr Odise Paskalin?
Nuk e mbaj mend me saktėsi ēfarė kam shprehur gjatė takimit me Ramiz Alinė, po mė kujtohet qė i shpreha rezerva pėr atė qė kishin konstatuar strukturat e sigurimit nė adresė tė Odise Paskalit. Ishte njė ēėshtje e mprehtė dhe duhej tė mateshe mirė pėr tė ndėrhyrė nė vendimmarrje. Njeriu i fundit qė duhej tė shprehej pėr kėtė nė tė tilla raste ishte vetė Enveri.
Po Ramiz Alia, a ishte i bindur se mjeshtri i daltės duhej tė vinte pėr riedukim diku nga Spaēi?
Me aq sa mbaj mend, Ramizi nuk m’u duk se kishte ndonjė mendim tė kristalizuar. Bile-bile, me sa kuptova ai ndjehej njėsoj si unė, i befasuar dhe shumė dyshues pėr ēka pėrmbante letra e Sigurimit. Sidoqoftė, ēėshtja nuk ishte nė kompetencėn e tij. Nė kėtė rast ai detyrohej ta transmetonte procedurėn tek Enveri. Ishte tjetėr gjė kur ky i fundit mund t’i kėrkonte ndonjė mendim, siē ndodhte shpesh gjatė dėnimit tė njerėzve tė artit e kulturės. Po nuk i dihej se ē’rrugė do tė merrte ēėshtja nė zyrėn e Enverit.
Si rrodhi dialogu juaj me Ramizin para se kėrkesa pėr tė prangosur Paskalin tė vinte nė zyrėn e Enverit?
Qysh nė fillim i shpreha Ramizit dyshimin tim pėr vėrtetėsinė e dokumentit tė Sigurimit, qė kishte tė bėnte me figurėn e Paskalit. “Nuk besoj kurrė, - i thashė kreut tė Komitetit Qendror tė Partisė, - qė Odise Paskali tė bėjė pjesė nė radhėn e atyre qė duan t’i nxjerrin sytė Shqipėrisė. Ka vite qė njihem me tė dhe asnjėherė nuk mė ka lėnė tė kuptoj se ėshtė njeriu i prapaskenave antikombėtare. Odiseja, vazhdova t’i tregoj Ramizit, vėrtet qė nuk ėshtė komunist, por ėshtė njė figurė e nderuar atdhetare, njė nga personalitetet e shquara tė artit, qė ka hedhur nė bronz tė gjitha figurat historike tė kombit. Mė tej i numėrova disa nga veprat e tij, qė atėherė ishin tė pazėvendėsueshme nė llojin e vet. Nga mėnyra si mė dėgjonte Ramizi linte tė kuptoja se tė gjitha kėto i dinte mirė, por organet e Sigurimit provonin para Partisė se ai prej kohėsh ishte duke bėrė njė veprimtari tė fshehtė antiparti. Pas njė heshtjeje tė shkurtėr, ai u kthye nga unė dhe, duke lexuar logon e dokumentit, pėrmendi fjalėn agjitacion e propagandė kundėr Partisė dhe pushtetit popullor. Si konstatova mėdyshjen qė i lexohej nė vėshtrimin e menduar, u hodha mė tej: “Edhe sikur tė jenė tė vėrteta ato qė thonė operativėt e Sigurimit, asnjėherė nuk do tė isha dakord qė Paskalin ta penalizojmė me kėtė masė ekstreme. Ai me artin brilant qė ka prodhuar ėshtė njė vlerė e madhe e kulturės dhe historisė tonė. Ta degdisėsh nė Spaē, do tė thotė se duhet tė shfarosėsh tė gjitha veprat e tij qė kanė pushtuar sheshet dhe bulevardet e vendit. Kaq ishte takimi, dhe unė u largova. Ramizi pas kėsaj duhej tė shkonte nė zyrėn e Enverit.
gen|us
18-07-2008, 04:58 PM
E ēoi Ramizi kėrkesėn e Sigurimit pėr tė arrestuar Paskalin tek Enveri, dhe si rrodhi mė tej kjo ēėshtje?
Patjetėr qė e ēoi, se nuk kishte si tė ndodhte ndryshe. Unė kėtė procedurė e dija, por nuk arrija tė mendoja ēfarė do tė vendoste Enveri. Nga ato pak fjalė qė do tė shėnonte ai nė atė shkresė do tė varej fati i jetės sė mjeshtrit tė skulpturės. Njėherazi me tė edhe fati i monumenteve tė shumtė qė kishte skalitur dora e tij dhe qė hijeshonin rrugėt dhe sheshet e qyteteve tona. Gjithsesi, kjo dilemė nuk do tė zgjaste shumė. Vetėm pak orė pas kėtij takimi nė Komitetin Qendror, kur isha duke punuar nė zyrėn time nė Komitetin e Partisė sė Tiranės, Ramizi mė telefonoi sėrish dhe mė njohu me atė qė kishte thėnė Enveri pėr ēėshtjen e Odise Paskalit. Shoku Enver, mė tha ai, u shpreh kundėr arrestimit tė Paskalit. Ai mendon se kjo procedurė duhet tė mbyllet me njė kėshillim qortues, qė nėnkuptonte njė tėrheqje vėmendjeje pėr tė qenė mė i kujdesshėm e i pėrmbajtshėm gjatė komunikimit tė pėrditshėm. Me sa dukej, Ramizi e kishte mirėpritur kėtė qėndrim tė shefit tė tij. Kuptohet, ky ishte njė lajm i mirė edhe pėr mua, qė Odisenė e kisha njė nga miqtė e afėrt. Gjithsesi, edhe kėshillimi nuk ishte njė masė e lehtė, sidomos pėr personalitetin e spikatur tė tij. Megjithėse mė ngushėllonte fakti qė Paskali i madh nuk do tė vihej nė pranga, pėrsėri ndjehesha keq qė ai do tė kėshillohej pėr qėndrime e deklarata tė sajuara. Ca mė tepėr kur kėtė do ta bėja unė, bile nė zyrėn time. Gjysma e sė keqes, mendova teksa pėrfundova telefonatėn me Ramiz Alinė.
A e mbani mend pėrse e penalizonin Odise Paskalin organet e Sigurimit tė Shtetit?
Kanė kaluar kohė qė atėherė, por pėrmbajtjen e atyre ēėshtjeve pėr tė cilat e akuzonin mjeshtrin e madh e mbaj mend mirė. Njėra nga ēėshtjet e atij dokumenti denoncues kishte tė bėnte me vlerėsimet dhe deklaratat e tij pėr kushtet e vėshtira tė krijuesve, sidomos tė atyre qė punonin me artet figurative.
Sipas tij, kėtė lloj arti po e varfėronte konformizmi i komisioneve zyrtare me njerėz tė paaftė, tė cilėt ishin duke prishur hierarkinė e veprave nė emėr tė parimeve proletare. Bashkė me kėtė brengė qė mjeshtri i daltės e kishte shprehur nė disa tubime me krijues e artistė, Paskali kishte shfaqur shqetėsimin pėr kushtet mjerane nė tė cilat punonin mjeshtrit e penelit e tė daltės. Nga sa mė kujtohet, njerėzit e Sigurimit kishin qėmtuar vėrejtjet e Paskalit pėr mungesėn e dhomave tė ekspozimit dhe tė shitjes sė veprave tė artit, pėr krizėn e bazės materiale dhe tė studiove, pėr mėnyrėn vulgare si vlerėsoheshin veprat e artistėve etj. Ndėrkaq, syrit tė vėmendshėm tė njeriut qė e markonte nga afėr sjelljen e tij nuk i kishin shpėtuar as reagimet e trishtuara tė Paskalit pėr varfėrinė e tejskajshme tė tregut, ku sipas thėnieve tė tij, mungojnė gjėra nga mė tė jetiket, qė nga shkrepėset e deri te lidhėset e kėpucėve. E gjithė kjo lėndė e vjelė nė mjedise tė ndryshme e nė mėnyrė tė fshehtė kishte qenė e mjaftueshme pėr ta denoncuar e akuzuar Paskalin pėr punė armiqėsore dhe agjitacion e propagandė kundėr pushtetit popullor.
Gazeta ka zbuluar njė dokument ku Paskali akuzohet pėr prirje borgjeze e dekadente nė krijimtarinė artistike. Pėr kėtė Sigurimi ka arkivuar fshehtaz njė dosje tė dorėshkrimit tė kujtimeve tė tij dhe ka bėrė interpretimet e tyre. A kishte gjė pėr kėtė nė shkresėn e servirur nga Ministria e Brendshme nė Komitetin Qendror?
Lidhur me kėtė desha tė them, se nė shkresėn e Ministrisė sė Brendshme qė kėrkonte tė dėnonte Odise Paskalin bėhej fjalė edhe pėr njė dėshmi tė tillė. Sigurimi me mėnyrat e veta kishte mundur tė depėrtonte deri te ky dorėshkrim, qė nė thelb ishte njė ditar qė Odiseja kishte mbajtur qysh nė vitet e studimeve nė Itali. Nga sa raportonin ekspertėt e Ministrisė sė Brendshme, nė tė kishte shėnime e dokumente, interpretime e opinione politike, qė binin ndesh me filozofinė marksiste-leniniste dhe moralin komunist. Ndėrkaq, aty kishte edhe pėrjetime nga procesi pėr ngritjen e veprave tė ndryshme. Njėri ndėr ta qė e rėndonte pozitėn e Paskalit bėnte fjalė pėr periudhėn kur kishte daltuar bustin e mretit Zog. Ajo kishte mbetur nė bllokun e Paskalit qė nga viti 1928, kur ai e kishte bėrė pėr herė tė parė veprėn kushtuar monarkut shqiptar. Kuptohet, nė gjykimin e asaj kohe kjo do tė vlerėsohej mė shumė se nostalgji e autorit pėr Lartmadhninė. Nuk i mbaj mend mirė detajet e tjera rreth kėtyre dorėshkrimeve dhe ēėshtjeve pėr tė cilat penalizohej mjeshtri i daltės, po di tė them se operacioni pėr ti shtėnė nė dorė kėto kishte qenė njė veprim sa i pabesė, aq edhe dashakeq.
gen|us
18-07-2008, 04:58 PM
A flitej nė dokumentin e Ministrisė sė Brendshme pėr pėrgjimet qė i kishte bėrė Sigurimi dhe njerėzit e tij Odise Paskalit?
Odise Paskali ėshtė survejuar nga organet e Sigurimit tė Shtetit pėr njė kohė tė gjatė. Kjo as qė diskutohet. Kishte mjaftuar njė sinjal nė rrugė operative pėr tė vėnė nė lėvizje strukturat speciale, tė cilat fill pas kėsaj kishin nisur tė operonin nė adresė tė Paskalit. Pėrgjimi nė kėtė rast ishte njė praktikė rutinė pėr tė dokumentuar e plotėsuar provat e nevojshme pėr “armiqėsinė” e viktimės, qė nuk dinte gjė pėr ēfarė ndodhte me tė. Pėr suvrejimin e Paskalit nga Sigurimi i Shtetit kam mėsuar pas takimit qė bėra me Ramiz Alinė pėr kėtė ēėshtje.
Ju thatė se morėt urdhėr pėr tė mbyllur procedurėn e ngritur nga Sigurimi pėr Paskalin me njė kėshillimin qortues. Si e kujtoni momentin kur u pėrballėt me tė nė zyrėn e sekretarit tė Komitetit tė Partisė sė Tiranės?
Kur mė tha Ramizi se Enveri kishte porositur qė unė tė thėrrisja e tė kėshilloja Odise Paskalin pėr tė qenė mė i vėmendshėm e i kujdesshėm gjatė komunikimeve tė ndryshme, me thėnė tė drejtėn u ndjeva ngushtė. Ajo ishte njė detyrė partie, e duhej bėrė patjetėr, ca mė tepėr qė vinte drejtpėrdrejt nga Enver Hoxha.
Po si do tė pėrballesha me mikun tim, qė e kisha adhuruar prej kohėsh e qė kisha biseduar gjatė pėr artin e kulturėn? Si do ta qortoja pėr cektėsi e mungesė vigjilence mjeshtrin e shquar? Si do t’i thosha atij, se pas kėtij qortimi e prisnin prangat dhe qelitė e Burrelit? Ca mė tepėr, qė tė gjitha kėto nuk mund t’i besoja. Sidoqoftė, momenti ishte kritik e nuk tė linte kohė pėr t’u zgjatur me ndjesi tė tilla.
E lajmėruat zyrtarisht Paskalin...
Kėshillimi nė atė kohė ishte njė lloj ndėshkimi penal, qė parakuptonte masėn mė tė lehtė tė goditjes e dėnimit. Pas tij vinte “demaskimi publik” dhe nė fund burgimi. Unė duhej t’i komunikoja masėn e ndėshkimit qė kishte dhėnė pėr tė Enveri. Duhej ta kėshilloja mikun tim, duke e paralajmėruar se tjetėr herė pėr gabime tė tilla Partia do t’i hidhte prangat. Kisha tė bėja kėshtu me njė detyrė partie shumė tė rėndėsishme. Rregulli e donte ta lajmėroja zyrtarisht, dhe kur tė paraqitej sipas “urdhrit” tė marrė nga zyrtarėt e Komitetit tė Partisė, t’i komunikoja atė qė ishte vendosur pėr tė nė Komitetin Qendror. E kisha shumė tė vėshtirė pėr tė operuar nė kėtė mėnyrė dhe vendosa tė takohesha vet me tė, pėr t’ia vėnė nė dukje nė njė lloj intimiteti. Ēuditėrisht nė rrugicėn qė pėrballeshim ēdo ditė disa kohė nuk ma zuri syri. Kisha menduar ta ftoja pėr njė kafe nė zyrė dhe atje tė konsumonim edhe problemin qė ishte bėrė ēėshtje dite. E pėrgjova njė mėngjes tek kalonte pranė selisė sė Komitetit tė Partisė dhe pasi shkėmbyem pėrshėndetjen e rastit, i ofrova ftesėn pėr kafe. Fillimisht hezitoi, po kur pa kėmbėnguljen time pranoi dhe tė dy bashkė shkuam nė zyrėn time. Aty pastaj...
Ēfarė ju tha Odise Paskali kur e kėshilluat qortueshėm, sipas urdhrit tė Enverit?
Atij i erdhi papritur dhe u trondit shumė, por e mori shpejt veten. “Mos!”, mė tha teksa e njihja me pėrmbajtjen e denoncimit dhe aty pėr aty pėrmendi emrin e njeriut qė kishte ngritur tėrė atė alibi. Dhe nė fakt i ra nė shenjė, pavarėsisht se mua nuk ma donte pozicioni t’ia konfirmoja. “Unė nuk kam atdhe tjetėr, -shtoi me duar qė i dridheshin, - dhe nuk kam pse t’i kundėrvihem vendit tim. Dora dhe mendja ime kanė punuar pėr tė dhe martirėt e tij. Turp! Turp pėr ata qė shpifin tė tilla gjėra”, tha mė nė fund dhe kėrkoi tė pinte njė gotė ujė. Pastaj pėr disa ēaste nė dhomė ra njė heshtje e thellė, ku asnjėri nuk merrte guximin tė shtonte gjė tjetėr nė atė bisedė tė imponuar. Kuptohet qė unė nuk kisha si t’i thosha se kjo ishte porosi e Enverit, pas njė kėrkese pėr t’u arrestuar nga Ministria e Brendshme, po duhej t’i lija tė kuptonte qė herė tjetėr tė bėnte kujdes. Kaq, vetėm kaq mbaj mend nga ai takim i vėshtirė e shumė tundues. Mė vonė jam takuar edhe herė tė tjera me mikun tim Paskali. Ai asnjėherė nuk iu kthye kėsaj historie.
Ridėnimi i Odise Paskalit: Dhunimi i studios historike
“Mjeshtrin Paskali kanė dashur ta burgosin nė kohėn e diktaturės, ndėrkohė qė nė demokraci e kanė ridėnuar, duke i dhunuar studion ku punoi pėr 62 vjet”. Kėshtu thotė me dhimbje pėr gazetėn “Panorama” njėri nga ish-kolegėt e skulptorit tė shquar. Sipas tij, odiseja me studion e Paskalit tė madh nis qysh nė ditėt kur ndėrroi jetė. “Menjėherė pas vdekjes sė Paskalit, - sqaron njeriu qė ka punuar prej vitesh me tė, - familjarėve tė tij i kėrkuan ēelėsin e studios, me arsyetimin se aty do tė instaloheshin skulptorėt qė do tė punonin pėr monumentin e Enver Hoxhės. Qė kėtej nis denatyrimi i saj. Me dhjetėra bocete, vizatime, projekte, vepra tė Paskalit u trajtuan si mall pa vlerė dhe humbėn pa adresė. Buste tė tėra u prishėn. Nė periudhėn e demokracisė studios i dolėn pėr zot tė tjerė njerėz, qė preferuan ta kthejnė nė banesė. Pėr vite tė tėra aty banuan dy familje. Vetėm pas kėmbėnguljes sė familjarėve tani vonė studio mund t’u kthehej atyre nė pronėsi, po gjithsesi me tjetėr destinacion”.
Pėr ish-kolegun e mjeshtrit tė skulpturės shqiptare dhunimi dhe denatyrimi i strehėzės krijuese tė tij ėshtė njė ridėnim i dytė pėr tė. “Ē’ėshtė mė e keqja, - pėrmbyll ai, - ende nuk ndihet kush nga autoritetet e kulturės do tė punonte pėr ta ringritur atė nė nivelin e njė muzeu, qė do tė ishte me shumė vlerė jo vetėm pėr artin, por edhe shumė mė gjerė.
gen|us
18-07-2008, 04:58 PM
Flet e bija e artistit: Ju tregoj sekretet e atit tim…
Dalip Greca
Odhise Paskali ėshtė padyshim njė nga artistėt mit tė Shqipėrisė.Talenti i tij tėrhoqi vėmedjen e autoriteteve tė kohės, tė cilėt e dėrguan pėr studime nė Itali. Paskali u shfaq i gjithanshėm, artist shumėdimensionalėsh. Emrin e tij e gjejmė nė fillim tė viteve ’20 tė shekullit XX nė shumė gazeta tė kohės, brenda nė Shqipėri, nė Itali, nė Amerikė tek gazeta Dielli, nė Bukuresht etj. Shfaqet si poet, si tregimtar, eseist(ka krijaur mė shumė se 800 ese),
shfaqet si kritik dhe si pėrkthyes, ndėrkohė qė shpėrthen si skulptor.”I urituri”, Njeriu”,”Luftėtari Kombėtar” janė pikėrisht perla tė sculptures shqiptare, qė u realziuan nė vitet ’20. Pėr tė sjellė tė plotė figurėn e artistit mit, ftuam pėr njė intervistė tė bijėn e artistit, Florina
Paskali. Po kush ėshtė Floriana Paskali? Ka pėrfunduar Akademinė e Arteve pėr kritikė muzikore dhe mė pas ka punuar nė Radio-Tirana pėr 11 vjet nė departamentin e gjuhėve. Ka dhėnė kontribut tė veēantė nė pėrgatitjen e emisionit tė muzikės shqiptare, muzikėn e lehtė, muzikėn popullore dhe muzikėn klasike. Pas rėnies tė sistemit komunist shkoi nė Greqi, ku e kontaktoi muzikologu i njohur grek, Jorgos Leocakos, kritik dhe muzikolog, i cili e ftoi pėr njė bashkėpunim nė botimin e njė libri pėr historinė e muzikės shqiptare nga antikiteti deri nė vitin 1990. Praktikisht me profesor Leocakos ka punuar deri nė fund tė vitit 1993.Projekti qe i suksesshėm. Mė pas bashkėpunoi me gazetėn Egnatia, kur kryeredaktori i saj, Kolec Traboini emigroi nė SHBA, pronari grek Dukaqis, ia ofroi Florianės postin e kryeredaktores. Ishte e vetmja gazetė e shqiptarėve nė Greqi, qė botohej me fonde tė Komunitetit Europian. Ndėrkohė qė nuk i shkėputi lidhjet me Radio-Tiranėn, tek e cila mbante emisionin”Mesazhe malli” si dhe me revistėnTeuta. Me gazetėn Egnatia bashkėpunoi deri nė vitin 1997. Nė vitin 1998, nė janar, iu bė njė ofertė nė Ministri tė Kulturės, duke punuar nė shumė projekte tė komunitetit Europian. Mė pas drejtoreshė e Qendrės Kulturore tė Fėmijėve. Nė vitin 2000 vjen nė SHBA.Pas njė kursi tė gjuhės angleze, kaloi nė New York University, ku u
diplomua pėr Art Administration dhe biznes arti. U kthye nė Shqipėri dhe u emėrua drejtoreshė e Qendrės Kulturore tė Ushtrisė.Pas njė pune trevjeēare nė artin dhe shtypin ushtarak vendos qė tė botojė albumin trevėllimėsh”Pėr Paskalin nga Paskali”.
-Floriana, mirėserdhėt nė redaksinė e Illyria-s.Nuk ėshtė hera e parė qė intervistoheni nga Illyria, apo jo? -
-Ėshtė hera e dytė qė intervistohem nga gazeta e respektuar”Illyria”, me emėr mjaft tė mirė jo vetėm nė Amerikė, por edhe nė pjesėn tjetėr tė diasporas shqiptare nė kontinentet e tjerė, dhe padyshim nė trojet amtare. Herėn e parė jam intervistuar nė vitin 2000. Objekti i intervistės sė para shtatė viteve kishte tė fokusuar krijimin e Fondacionit”Paskali”. Vazhdoj tė jem e pėrkushtuar ndaj veprės tė atit tim dhe kurrė nuk do tė rresht edhe nė tė ardhmen.
-Nga intervista e parė nė kėtė tė dytėn janė shtatė vite kohore. Ē’keni mundur tė bėni pėr trashėgiminė e atit tuaj, mitin e artit shqiptar?
-Kam botuar albumin me tre vėllime”Pėr Paskalin nga Paskali”, qė botim akademik me 450 faqe.
-Si dhe kur ju lindi ideja pėr njė botim tė tillė? Cila ishte shtysa?
-Fillimisht ideja mė lindi nga boshllėku, mungesat qė konstatova pėr trashėgiminė e atit tim.Pashė se Galeria e artit, Instituti i Lartė i Arteve, dhe mjediset e tjera artistike e ndjenin mungesėn e Paskalit. Nė Galerinė e Arteve, arkivi i Paskalit ishte bosh. Duket habi, por nuk kishte asgjė nė arkiv.Ndėrkohė nė Akademinė e Arteve, ku studiohej Rilindja dhe Pavarėsia, ku pėrfshihej dhe Odhise Paskali, kishte mangėsi tė theksuara. Nė kėto kushte nisa projektin, pasi materialet nuk mė mungonin. Kisha punuar shumė pėr mbledhjen e sistemimin e tyre. Duke qenė shumė e lidhur me babain unė mė mirė se kushdo tjetėr mund t’ia dilja njė projekti tė tillė.
- Mendova se duke botuar njė libėr tė nivelit akedemik, ashtu siē edhe ėshtė cilėsuar nė tė vėrtetė albumi, do t’i shėrbeja jo vetėm babait, por edhe kulturės shqiptare. Akademia e shkencave, ku u bė promovimi, e cilėsuan botimin me nivel shkencor tė arrirė. Mendoj se ndėrkohė ėshtė edhe njė shėrbim ndaj kulturės shqiptare.
-Titulli i botimit tuaj ishte thjesht njė gjetje, apo mė shumė se aq?
- E mendova gjatė titullin dhe mė nė fund m’u duk se ky titull i pėrgjigjej projektit tim. Doja tė sillja nė vėmendje tė lexuesit, veēanėrisht atij tė interesuar se ēfarė ėshtė thėnė pėr Paskalin; ē’ka thėnė vetė Paskali, ēilat janė prurjet e tij nė botėn e letrave dhe tė arteve. Prurjet e atit tim nuk janė vetėm nė fushėn e skulpturės por edhe nė fusha tė tjera tė artit, nė letėrsi e publicistikė. Nė shtrirje kohore materiali rrok vitet 1922-20005. E kam thėnė edhe nė fillim tė veprės sė botuar se :”Pėrmbledhja nė 3 vėllime e shkrimeve publicistike tė botuara”Pėr Paskalin nga Paskali”, tė shtrira nė harkun kohor 1922-2005, mendoj qė do t’i shėrbejė lexuesve pėr tė vlerėsuar mė tej kontributin qė i dha kombit tė vet pėr mėse 62 vjet, im atė Odhise Paskali, duke i dhėnė kulturės shqiptare pėrjetėsinė e veprave tė tij.
- E keni ndarė veprėn e atit tuaj nė tre vėllime.
Cilat ishin kriteret pėr ēdo libėr, historik, tematik apo ?
gen|us
18-07-2008, 04:59 PM
- Mė shumė ėshtė marrė parasyshė shtrati kohor i krijimtarisė. Konkretisht nė volumin e parė tė botimit enciklopedik”Pėr Paskalin nga Paskali” janė pėrfshirė materiale qė shtresėzohen nė harkun kohor 1922- 1944.
-
- Vėllimi i parė hapet me njė poezi qė i kushtohet organit tė pėrmujshėm tė shoqėrisė tė studentėve shqiptar nė Itali, dhe ėshtė botuar nė numrin 3 tė revistės. Poezia titullohet”Shpresa e atdheut” dhe nis me vargje qė evokojnė kohėn e heroit Gjergj Kastrioti Skėnderbeu. Mė pas ka dhe materiale qė janė botuar nė gazetėn Dielli, organ Federatės”Vatra” nė Amerikė. Me shumė interes ėshtė botimi i komentit tė njė kėngė qė pat botuar Dielli pėr “Vallen e Garentinės’ Pas komentit tė Odhise Paskalit vijnė 165 vargje, qė tregojnė historinė, qė nderon muzėn e popullit shqiptar. Ky botim ėshtė bėrė nė Dielli 19 prill 1924. Ka dhe materiale tė tjera poetike qė Odhise Paskali ka botuar nė Dielli, jo vetėm poezi, por edhe studime tė mirėfillta, qė vazhdojnė traditėn e kritikės e studimeve letrare, siē ėshtė artikulli”Shqiptarėt dhe arti” botuar nė Dielli me 29 maj 1924.Ndėrsa nė vitin 1926, botohet njė tregim interesant i Odhise Paskalit me pseudonimin Gjerq Golemi me titull”Trashėgimia”. Nė vėllimin e parė janė pėrfshirė edhe krijimtari e botuar nė “Shqipėria e re’ qė botohej aso kohe nė Rumani, si “Shpirti i plagosur”, ”Nėn maskėn e
lumturisė”, “Kėngė e Bajram Currit”. Nė kėtė vėllim tė parė ka dhe shkrime, esse kushtuar kompozitorėve dhe artistėve tė mėdhenj si”Jeta dhe vdekja e Mozarit”, Leonardo Davinēit apo korifejve tė tjerue botror, botuar tek e Pėrdyjavshmja e Korēės, ndėrkohė janė me dhjetėra shkrime qė i kushtohen talentit tė skulptorit, botohen edhe disa nga krijimet e tij, qė edhe pse u krijuan herėt kanė mbetur kryevepra tė autorit si” I urituri” I realizuar nė Romė mė 1924, apo “Njeriu”, monumente tė kohės si dhe ato kushtuar Mbretit Zog, apo projekti pėr varrin monumental tė Ismail Qemalit, Nderim shqiptar, Flamurtari, Malėsori(1928), Luftėtari Kombėtar 1932 nė Korēė etj. - Gjithėēka qė ka shkruar ati juaj apo ēfarė kanė shkruar tė tjerėt pėr tė janė pėrfshirė nė kėtė botim apo gjetjet janė seleksionuar
- ?
- Jo, janė pėrfshirė materialet mė tė rėndėsishme qė ka shkruar e krijuar Paskali, por dhe ēfarė kanė shkruar tė tjerėt pėr Paskalin, natyrisht qė ėshtė bėrė njė seleksionim. Qė kėtu lindi ideja pėr titullin qė mban libri, pra ēka shkruar Paskali dhe ēfarė kanė shkruar pėr Paskalin.
- Babai juaj e ka fituar pėrjetėsinė nė art qė me “I urituri” 1924,”Njeriu” 1926, apo “Luftėtari Kombėtar” 1936, a nuk duket se botimi juaj i shėrben mė shumė kujtesės se sa pėrjetėsisė?
- Natyrisht, unė ua thashė qė nė fillim tė intervistės, ndjeva boshllėkun e krijuar, mungesėn e trashėgimisė nė mjediset artsitike, prandaj edhe e solla.Pastaj unė nuk po i var urdhėra e medalje atit tim; ai i ka tė gjitha sepse ia dha arti i tij i fuqishėm; ai ėshtė Artist i Popullit, Nder i Kombit, por ky libėr plotėson atė nevojė qė ndjehet nė Akademinė e Arteve, nė Galerinė Kombėtare dhe nė institucionet e tjera artistike ku ai s’mund tė mungojė. Pastaj edhe pėr studentėt qė e kanė tė nevojshme njohjen e trashėgimisė qė vjen nga njė artist i kalibrit tė madh, studiuesit e kėsaj fushe tashmė e kanė tė pėrmbledhur trashėgiminė e Odhise Paskalit. Pra unė kam arritur qė t’ua sjell mė afėr artistin Odhise Paskali. Pastaj, kėndvėshtrimi ėshtė i gjėrė; nuk del babai thjesht njė skulptor i madh, por dhe si njė artist shumėdimensional, me dhunti tė shumta, me interesa tė larta kulturore, me prirje tė rralla krijuese. Ai ka qenė edhe njė eseist, qė ka lėnė pas rreth 810 esse, tė cilat unė do t’i sjell pėr
lexuesit nė njė botim tė ardhshėm.Nė kėtė botim Paskali del edhe si njė pėrkthyes, poet, pra del si njė njeri i artit me interesa krijuese tė gjėra. Nuk them se nuk e kanė njohur nė kėtė kėndvėshtrim miqtė, shokėt, elita e artit, por pėrmes kėtij botimi e njohin edhe njerezit e zakonshėm. Babai im, Odhise Paskali, pėrveē 8 gjuhėve qė fliste, kishte njė kulturė tė jashtzakonshme, qė rrokte shumė fusha tė filozofisė, tė letėrsisė dhe arteve nė tėrėsi.
- A mund tė pėrcillni njė informacion pėr lexuesit tanė se si shkoi babai juaj njė shekull mė parė tek skulptura?
- Babai siē dihet studioi pėr Letėrsi nė Universitetin e Torinos.Ka njė botim tė vitit 1985”Gjurmė jete”, qė e tregon me hollėsi rrugėn e jetės sė tij, por siē dihet censura e kohės e ka cunguar dhe nuk ka dalė e plotė ajo ēka babai ka dashė qė tė pėrcjellė. Do ta ribotoj edhe njė herė.Por duke u kthyr tek pyetja juaj babai nuk ishte rastėsi qė shkoi pėr studime. Ai kishte rėnė nė sy pėr talentin e tij qysh nė fėmijėrinė e tij. Qe njė fėmijė inteligjent qė pati prirje.Ai ka shkruar se e ka pėrdorur plastelinėn dhe daltėn qė nė moshėn 5 vjeēare. Derisa tėrhoqi vėmendjen e autoritetve tė vendit dhe tė huaja, tė
cilėt e morėn dhe e dėrguan nė shkollė. Nė fakt sipas vetė babait nė kujtimet e tij ai thotė se njė officer Italian u bė shkak qė ai tė shkonte nė Itali pėr studime.Pra shkėndijat e para tė talentit tė tij janė dhėnė qė nė fėmijėri.
- Dalta e Odhise Paskalit ka gdhėndur heronjė tė lrisė, luftėtarė tė penės dhe pushkės.S’ka perudhė historike, qė tė mos ketė pėrfaqėsuesit e vet nė artin e Paskalit. Si do ta komentonit ju faktin e orientimit kombėtar tė atit tuaj artist?
- Ndjehem sinqerisht mirė, kur shoh heronjtė e kombit qė ka gdhendur dalta e babait. Tė jemė e sinqertė, qė kur dal nė Tiranė para monumentit tė Skėnderbeut ndjehem e emocionuar. Aty kalojnė mijėra njerėz, shpesh herė mes tyre dhe unė bija e artistit qė e ka pėrjetėsuar heroin. Edhe kur marr ndonjė ftesė tė papritur:A mund tė bėjmė njė foto me bijėn e artistit pėrballė heroit?-Sėrish jam ndjerė shumėfish e emocionuar. Pėr mua babai ishte vazhdues i denjė i rilindasve, tė cilėt Atdheut i shėrbenin me shpirt e zemėr. Ai ishte dhe njeri i sakrificės. Mendoni se Luftėtari Kombėtar u derdh nė bronz nė Itali dhe iu deshėn shumė shpenzime e stėrmundime pėr ta sjellė me anije nė Atdhe dhe pėr ta vendosur nė Korēė.Po e njėjta gjė ka nodhur me vendosjen e “Flamurtarit” nė Vlorė , apo Monumentin”Ēerēiz Topulli”. Vetėm njė artist me zemėr tė madhe mund tė ndėrmerrte veprime tė tilla.Ai, siē shihte Italinė, e cila e kishte ēdoperiudhė historike tė pėrjetsuar nė skulpturė, po ashtu kėrkonte qė tė sillte tė njėjtėn gjė nė Shqipėrinė e zhytur nė prapambetje.
Me kėtė dashuri ai punoi pėr 62 vjet, kėto marrdhėnie vendosi ai me Atdheun e tij.Arti i tij nė fakt ėshtė mė shumė jasht se sa brenda galerive. Ai e vendosi veprėn e vet nė hapsirat e qyteteve.
Ėshtė folur pak pėr nudot e Paskalit, ē’informacion tė ri sillni ju pėr lexusit tanė?
-Paskali ka qenė artisti qė ka krijuar nė katėr regjime. Pėrsa i pėrket nudove unė do tė thosha se ai qe i pari qė vendosi nudot e para nė mjediset publike.Nudo e parė nė park ėshtė e Odhise Paskalit, nuk e di nėse e keni kėtė informacion apo jo. Edhe nė gazetat shqiptare ėshtė folur gjatė pėr mungesėn e pėrhershme tė nudove nė parqet publike. Kjo vjen nga mungesa e informacionit.Nė Pallatin Mbretėror, qė nė kohėn e Mbreti Zog, gjendet njė vepėr e madhe dhe e bukur skulpturore qė titullohet”Pjelloria”, ėshtė gruaja nudo me dy fėmijėt tek Shatėrvani, tė cilėn e
kam pėrfshirė nė botimin e tanishėm.
-Duke qenė se ju kishit raporte shpirtrore tė afėrt me atin tuaj artist, a mund tė thoni se cila ka qenė vepra mė e dashur pėr tė?
- Mendoj qė “Busti i Skėnderbeut” ėshtė njė nga veprat qė babai i ka kushtuar shumė kohė, shumė punė dhe gjithėmonė ushqente pėr tė njė ndjenjė tė veēantė. Me bustin e Skėnderbeut ai ėshtė marrė gati 40 vjet.Pėr tė krijaur njė hero tė atyre pėrmasave artistike ai ka studiuar shumė, ka krijuar shumė variante derisa ka realizuar dy nga veprat e tij mė pėrfaqėsuese”Busti i Skėnderbeut” mė 1939 nė Kukės dhe”Monumenti i Skėnderbeut” qė ėshtė vendosur nė Tiranė me bashkautor Janaq Paēo dhe Andrea Mano.Nė shėnimet e veta ai ka lėnė Skėnderbeun,ka lėnė njė maket tė mrekullueshėm,ėshtė “Skėnderbeu i ri”, qė ėshtė punė gjigande, me dimensione madhėshtore. Gjithėsesi ai ishte shumė i kėnaqur pėr Monumentin”Skėnderbeu” nė Tiranė pasi
ėshtė vlerėsuar si monumenti mė i bukur nė Europė.Mė vjen keq, qė nė kėtė kohė qė jetojmė, nė kushtet e vėshtira tė ekonomisė sė tregut, disa tė ashtuquajtur artistė qė nuk kanė asnjė lidhje me artin, po e gjuajnė kėtė vepėr, si burim paraje, duke pėrfituar se Skėnderbeu dhe Flamuri kombėtar preferohen si simbole, kanė filluar qė tė bėjnė buste. Mė vjen keq qė nuk respektohet e drejta e autorit nė kėtė rrėmujė, dhe plagjiatura dhe amatorizmi, po dėmtojnė artin e vėrtetė.Le tė shpresojmė se ligji pėr tė drejtėn e autorit do t’u japė njė mėsim sė afėrmi diletantėve dhe matrapazėve. Ligji shqiptar e njeh nė fakt tė drejtėn e autorit deri 70 vjet pas vdekjes. Nė kėto kushte unė do tė luftoj qė tė jem nė mbrojtjen e tė drejtave tė atit tim artist.
- Babai juaj para se tė bėnte bustin e Enverit kishte modeluar bustin e Musolinit dhe para atij tė Musolinit kishte realizuar bustin e Mbretit Zog, “shemrės” sė diktatorit. Pse mendoni se e toleroi Enver Hoxha babin tuaj?
- Unė mendoj se babai ishte artist i madh, i talentuar.Ai ka jetuar nė disa regjime dhe secili prej tyre kishte nevojė pėr talentin e tij dhe nuk do ta kishte tė lehtė t’i kundėrviheshin.Artistėt e mėdhenj, qė nga Mozzarti, Mikleanxhelo, janė vepra me porosi. Ai kaloi katėr regjime dhe secili prej tyre kishte nevojė pėr talentin e tij. Secili prej kryesunduesve kėrkonte tė pėrjetėsohej nė njė vepėr arti qė tė kishte autorsinė e Odhise Paskalit, aq i vlerėsuar nė Perėndim.Duke jetuar pranė babait unė kam pėrjetuar nga afėr shqetėsimet e tij shpirtėrore, njerėzore e artistike.Shumė nga ato pėrmes botimit i kam nxjerrė nė dritė dhe shumė tė tjera priten tė zbardhen nė tė ardhmen.
Misioni im ėshtė qė tė sjell pėr studiuesit e veprės sė tij, edhe gjėra intime, edhe gjėra qė nuk i dinė.
- Shtypi ka pėrcjellė raste kur ju keni ngritur zėrin pėr”burgosjen” apo dhe dėmtimin e veprave tė Odhise Paskalit. A keni arritur qė tė ē’burgosni ndonjėrėn prej tyre Si qėndron e vėrteta?
- Tranzicioni ka tė pakėndshmet e veta, vala nxjerr nė ballė, matrapazė, diletantė, antikulturė, antiqytetarė, qė nuk e kanė pėr gjė, qė para njė busti tė njė rilindasi †ue madh tė vendosin njė pallat a njė dyqan, apo ta marrin bronzin pėr ta shit. Por ka dhe egoizėm siē ka dhe meskinitet. Tė them se ka dhe padije, pėr rastin e sharrimit tė bustit tė Naum Veqilharxhit pėr ca kilogarmė Bronx, nuk di se sa e saktė jam sepse njė mendje mė thotė se dikush e ka orientuar atė po e quajmė hallexhiun se ai pėrfitimin mund ta siguronte ta zėmė edhe nga disa gėzhoja tė ushtrisė qė kanė qenė me shumicė nė Shqipėrinė e pas ’97-ės. Ndoshta Naum Veqilharxhi dikujt nga qarqet antishqiptare mund t’i prishė punė po tė kemi parasyshė se ē’pėrfaqėson ai. Odhise Paskali nuk ka perudhė tė historisė sė Shqipėrisė qė tė mos e ketė pėrjetėsuar nė monumente.Pra ka edhe njė keqdashje ndaj skulptorit kėtu, duke i rrėzuar veprat, rrėzohet historia. Ka edhe keqdashje profesionale. Psh Naim Frashėri i punuar nga babai im, ose De Rada, ishte nė njė shesh tė Tiranės, punė origjinale e vitit 1962. U hoq busti sepse u bė njė shesh dhe vendimi thoshte se duhej tė vendosej sėrish brenda vitit 1998, jemi nė 2007 dhe busti nuk ėshtė vėnė ende.Jo vetėm kaq, por tani nuk gjendet busti se ku ėshtė. E kam kėrkuar gjithandej, por ata qė e hoqėn mbledhin krahėt. Bashkia e Tiranės thotė se nuk di gjė. Nuk besoj se ėshtė detyrė e trashėgimatrėve tė artistėve qė tė kthehen nė roje tė veprave tė etėrve tė tyre, shteti duhet tė ketė mekanizmat e veta funksionuese. Prandaj ėshtė bashkia, prandaj ėshtė Institut i monumenteve, Minsitria e Kulturės dhe e shuėm institucioneve tė shtetit.Mendoj se nga njėra anė dėmton amullia, nga ana tjetėr keqdashėsia dhe jo profesionalizmi, sė bashku me to edhe egoizmi.
-Pėr fatin e artistit pas vdekjes, ati juaj citon Asdrenin, ju si bija e tij, pas shkuarjes sė babait nga kjo jetė, si trashėgimtare e atij thesari qė ka lėnė ai pas, e ndjeni se babai juaj ėshtė i respektuar edhe pas vdekjes?
-Pavarėsisht se jetojmė nė njė kohė tepėr tė vėshtirė,madhėshtinė e babait e kam ndjerė dhe e ndjej shpesh.
E kam ndjerė nė Prishtinė, nė Pejė, ku shkolla e artit mban emrin e Odhise Paskalit, njerėzit qė e njohin veprėn e babait, njerėzit qė duan artin, ata qė e njohin veprėn e babait, e vlerėsojnė Paskalin si njė mit dhe mė thonė se ėshtė njė figurė aq madhore, aq poliedrike, sa nuk i vjen mė kombit. Ndėrsa meskinėt, shpirtvegjlit, matrapazėt, pėrpiqen tė minimizojnė, edhe pse ai ėshtė kolos.Ka dhe xhelozi.Mė vjen keq psh qė edhe nė diasporė vendosen monumente tė Skėnderbeut prej amatorėsh, duke i bėrė tė reja, ndėrkohė qė kryevepra e Paskalit e ka marrė vlerėsimin e kohės. Shumė herė me mė pak shpenzime mund tė merrej leja dhe tė rivendosej vepra e babait.
- Nė kohėn e komunizmit, babait tuaj nuk i ka munguar vlerėsimi, por siē ėshtė shkruar mė pas, edhe atė e ndiqnin hijet pėrgjuese. Ē’mund tė thoni pėr kėtė?
-U thashė se babai ka punuar dhe ka qenė i vlerėsuar nė katėr regjime. Ai ishte dikushi. Babai qe njė artist i formuar dhe kishte vlerėsime jo vetėm nė Shqipėri, por dhe jasht, sidomos nė Itali. Duhet pasur parasysh edhe njė fakt tjetėr; deri nė 1941 ai qėndronte nė Itali, ku kishte shtėpinė, kishte studion, kishte gjithėēka i duhej njė artisti tė atyre pėrmasave.Nuk ishte formuar nė shkollėn e lindjes, por ishte i vetmi i shkollės sė perėndimit, ē’ka pėrbėnte njė arsye pėr ta pasur nėn mbikqyrje. Unė kam pasqyruar vetėm njė fakt nė libėr. Fakti qė babai vdiq pa pritur, nuk ka nevojė pėr koment.
gen|us
18-07-2008, 04:59 PM
Arti i punumit te hekurit
Skenderbeu
Idea Petrit Metohu[/QUOTE]
gen|us
18-07-2008, 05:01 PM
Skulptori Kristaq Rama (Skulptor i popullit)
Kristaq Rama mbeti monument
Kristaqi iku pėr tė mbetur i pavdekshėm. Ai shkoi shumė herėt, por do tė rrojė gjatė. Ai ka mbetur nė gur, nė bronx, nė themele tė palėkundura. Kristaq Rama do tė mbetet si njė ndėr skulptorėt mė tė shquar monumentalistė. Ai nė fakt vetė ishte monument.
Atė ditė, pranė tij kokėulur, pashė buzėqeshjen qė i kishte ngrirė. Kristaqi shkoi duke sfiduar ligėsinė. Ai u kėput aty ku lindi heronjtė e tij madhėshtorė. Kristaqi ra mes Shotės, Azemit, Avniut, Sulejman Vokshit, Aleksandėr Mojsiut>, Mujo Ulqinakut, Ndrec Ndue Gjokės, Kristoforidhit, Batos. Kristaqi u kėput e ra nė prehėrin e hyjneshave tė krijuara nga dora e tij e madhe, qė kur ta zgjaste e kuptoje se sa i vogėl je.
Te Kristaqi jemi tė gjithė nga pak, mė shumė i takon Netės. Shpesh herė i drejtohesha si njė amazone qė mban gjashtė metra burra (kisha parasysh Kristaqin me dy djemtė e tij). Kristaqin e kanė babė Edi dhe Olsi, nuset, nipėrit dhe mbesat qė janė dhe do tė vijnė, atė e kanė gjakun e tyre. Por Kristaqin e kemi tė gjithė ne shokėt dhe miqtė e tij tė afėrt tė punės, krijimtarisė, tė jetės me gėzime, halle dhe derte, tė hidhėrimeve tė stisura qė i madhi Kristaq I kapėrcente me punė, nė studion e tij. Por mbi tė gjithė Kristaqin e ka populli e ka kombi me veri Kosovėn dhe jug Ēamerinė, me shpirt nė Preshevė, Tetovė, Gostivar, Kėrēovė etj, kudo ku ka shqiptarė. Shote Galicėn nė Kukės e vendosi me shikim nga Kosova e robėruar. "Kushtrimtarin" e varrezave tė dėshmorėve nė Bajram Curri e ngriti madhėshtor duke piskatur pėr liri, nė Mat gjendet Baba Faja Martaneshi, nė Mirditė ngriti Ndrecėn, nė Durrės Mujon, nė Korēė bijtė e saj, nė Vlorė Avniun, nė Elbasan si bashkėautor Kristoforidhin. Vepra pa mbarim nė Muzeun Historik Kombėtar, nė Muzeun e Skėnderbeut nė Krujė, nė sheshe dhe mjedise nė tė katėr anėt e atdheut. Por "Nėnė Shqipėri" nė Tiranė, nė varrezat e kombit, "Monumenti i Pavarėsiė" nė Vlorė, "Pėrkujtimore e 1920-tės", etj. Vepra tė realizuara nė bashkėautorėsi do tė mbeten "faltore" tė kombit shqiptar.
Te Kristaqi, sigurisht edhe bashkėautorėt e tij, kemi tė gjithė nga pak. Kemi se, nė tė gjithė veprėn e tij ai ngjizi nė skulpturė shpirtin e popullit tė tij, e ngriti si piketa tė ndėrgjegjes sė tij kombėtare nė tė gjithė tokėn mėmė, la vepra qė na bėn ta kujtojmė pėrgjithmonė.
Eshtė e ēuditshme! Ngriti me tonelata baltė edhe bėri njeri, modeloi nė gur e dru, gdhėndi frymė dhe shpirt njeriu. Ra nga skelat dhe u ngrit prapė dhe udhėtoi nėpėr atdhe pėr tė lėnė shenjat, preku siluetė tė brishta tė rupit tė mermertė, skaliti simbole tė shpirtit tė trazuar dhe njė ditė Ö.. u kėput! Ra njė kollos qė pėr kėdo ishte e pabesueshme, ra skulptori i madh pa e kuptuar dhe ndjerė askush se mund tė binte.
Kristaq Rama aq sa i madh ishte si skulptor, po i tillė qe si njeri. Fisnik dhe human, burrė kuvendi, i urtė dhe i menēur. Ai kishte kulturė se studjoi dhe e thelloi vetėÖ.. Do ta kujtojmė gjithmonė "bablokun" tonė. Ngjiste shkallėt e tepėrta pėr nė apartamentin modest dhe ndjente lumturinė nė familjen e tij, duke pėrkėdhelur mbesėn qė kur e merrte nė supe dukej si lule mali. Hapte dyert e studios qė kėrcisnin nga lodhja, pasi kapėrcente pellgun me ujė dhe humbiste nė punė. "Zgjohej" kur e thėrriste Muntazi apo i vėrshėllente Thomai pėr kafe. Merrte pensionin e zakonshėm, pas njė pensionimi tė dhunshėm, por kėnaqej qė njerėzit e respektonin atė dhe veprėn e tij, pėruleshin pėrpara skulpturės Rama. Ē'na shėmtove o "bablok"! Por Kristaq Rama, bashkė me Vilsonin, Danishin, Saliun, Shabanin, Guri Madhin, Ksenofonin, Muntazin, ndikuan shumė nė zhvillimin mė tej tė artit tonė kombėtar. Ata ishin njė hallkė e rėndėsishme e pararendėsve tė tyre qė krijuan shkollėn e lartė tė arteve figurative, seleksionuan talente dhe riklasifikuan arritje tė pikturės dhe skulpturės, sollėn njė frymė tė re dhe aq sa u mundėn dhe dinin, ngritėn shkollėn dhe nė pėrgjithėsi artin nė njė stad tė ri zhvillimi megjithė privacionet dhe telashet e kohės.
gen|us
18-07-2008, 05:01 PM
Kristaq Rama me veprėn e tij krijoi vetė shkollė, njė koleksion veprash qė kanė vlerėn e njė Akademie qė meriton tė quhet "Kristaq Rama" pasi ajo ka vlerat e traditave mė tė shquara si dhe vizionet e reja tė kohės. Siluetet elegante dhe pėrkujdesja e sensit tė bukur tė Kristaqit, kur bashkohej me vrullin e kompozimin dinamik tė Muntazit, plastikėn e modeluar tė Shabanit, vepra e tyre monumentale bėhej e bukur dhe madhėshtore. Kristaq Rama i kishte shokėt tė rrallė. Miqtė e tjerė ishin nga tė gjithė moshat, punėrat, tė artit, tė sportit, tė lagjes, qytetit, tė Durrėsit, Shkodrės, Prishtinės etj., tė Shqipėrisė.
gen|us
18-07-2008, 05:02 PM
Kjo Vazhdon..
gen|us
18-07-2008, 05:04 PM
Ibrahim Kodra
KODRA MBERRIN NE TIRANE
Ka mberritur dje ne Tirane, ashtu sic edhe ishte premtuar, piktori i njohur Ibrahim Kodra. Sot ai do te prezantoje ne ambjentet e Galerise Kombetare te Arteve rreth 44 vepra origjinale te tij, nder te cilat jane edhe pese punimet qe ruhen prej vitesh ne fondin e galerise shqiptare. Dje Kodra, pas mberritjes ne vendlindje, nuk ka mbajtur asnje deklarate per gazetaret, nderkohe qe thuhet se edhe kushtet shendetesore te piktorit qe eshte cilesuar si i fundit i postkubisteve nuk kane qene shume te mira. Gjithsesi, deri me tani, organizatoret e udhetimit te Kodres ne Shqiperi nuk kane pranuar te japin hollesi mbi detajet e udhetimeve e tij ne vendlindje. Nga ana tjeter, ekspozita qe do te celet sot nuk do te permbaje, sic ishte premtuar, punimet retrospektive te piktorit, por thjesht punimet e fundit te tij, te cilat me se shumti i perkasin vitit 2002. Ashtu sic tregojne ata qe e njohin mire, Kodra i shet menjehere punimet e reja te tij. Ne Itali me piktorin e madh jane te lidhur edhe dy menaxhere, te cilet e paguajne Kodren 5000 euro ne muaj ne kembim te te gjitha prodhimeve te reja te tij. Gjithcka e re e postkubistit shitet sapo perfundon se punuari e, si rrjedhoje e kesaj, ekspozita aq shume e perfolur nga artistet shqiptare nuk do te permbaje tjeter vecse punimet qe kane mbetur ende te pashitura te Kodres. Ky realitet i ka lene disi te zhgenjyer edhe njerezit e artit ne Shqiperi, per te cilet eshte perfolur gjithnje se e njihnin fare pak piktorin nga Ishmi i Durresit per qe per shume vite beri emer dhe fame ne Itali. Punimet e Kodres qe do te prezantohen per here te pare ne Tirane jane sjelle nga fondi i vete Kodres, nga koleksionisti privat Renzo Calzavaro dhe punimet origjinale te viteve 1925-35 qe ruhen ne Galerine Kombetare te Arteve.
* * *
Ideja per te sjelle Ibrahim Kodren ne Shqiperi, lindi qe ne pranveren e ketij viti kur drejtues te Galerise Kombetare u munduan te festonin 85-vjetorin e lindjes se tij se largmi. Atehere ne festen e vaket, i vetmi qe arriti te mbante gjalle kujtimin e Kodres, ishte miku i tij, shkrimtari Visar Zhiti, i cili nepermjet kujtimeve qe ruante nga takimet me piktorin u mundua te krijonte nje ide te munguar te artistit mes radheve te kritikeve dhe kolegeve shqiptare te Kodres. Gjithsesi, atehere u pranua qe ai prezantim ishte fare i vaket, po te kihej parasysh fakti se Ibrahim Kodra ishte shqiptar, dhe nuk ishte e drejte qe ai te njihej aq pak nga shqiptaret. Kjo i detyroi artistet e Galerise qe te shkonin me tej ne projektet e njohjes me artin e te fundmit te postkubistit te madh. Megjithate edhe ekspozita qe do te hapet sot nuk le shume shpresa. Te vetmet qe mund te ndihmojne ne njohjen e Kodres ne Shqiperi do te jene kopjet e artikujve qe shtypi italian ka shkuar nder vite per artistin. Jane rreth 50 artikuj qe do te ekspozohen se bashku me punimet e sjella nga vete piktori. Megjithate artdashesit do te mjaftohen edhe me kaq. Rendesi ka qe Kodra do te jete per here te trete me artisteve shqiptare. Edhe pse pa punime retrospektive, piktori i njohur me origjine shqiptare me ne fund do te kete mundesi te hyje me te vertete ne jeten artistike te vendit te tij.
gen|us
18-07-2008, 05:04 PM
Sa shumė mllef, vrer dhe gėnjeshtra pėr Kodrėn
Nė kėtė kohė tėrėsisht tė nxehtė, nxitimtarėt e pėrhershėm nxituan tė rrisin mė tej temperaturėn e kohės duke sajuar “skandal” artistik, pse tė tilla deri tani kemi parė me shumicė vetėm nė politikė.
Heshtėn e Don Kishotit kėsaj radhe, por jo pėr herė tė parė e nxori njė miku im i vuajtur, piktori M. Velo, i cili vetėm nė pak rreshta prononcim telefonik zbrazi njė thes tė tėrė me vrer dhe inat tė pafrenuar. Sigurisht, unė i kuptoj se si mund tė ndodhė kjo gjė, sepse disa, ku padyshim bėn pjesė dhe M. Velo, e kanė sėmundje sensasionin dhe tėrheqjen e vemendjes. Ky kalorės me heshtėn e gjatė, kudo qė sulmon, i dalin skandale, prandaj harton pretenca hetimore, them kėshtu se unė e kam parė atė qė nė momentet para hapjes ishte shumė i acaruar, sepse kishte bėrė njė pretencė paraprake dhe mezi priste tė shpallte fajtorėt. M.Velo i pretencuari i djeshėm i kohės sė diktaturės kishte marrė pėrsipėr me domosdo tė zbulonte se ky Kodra, tė cilit po i bėheshin nderet e duhura, jo vetėm kishte mashtruar Galerinė Kombėtare tė Arteve, e publikun, duke sjellė kopje, por se dhe vetė vlerat si artist janė shumė tė dyshimta. Pra, ky 86 vjeēar, nuk kishte bėrė asgjė tjetėr, vetėm se nė Itali kishte marrė lavdinė e tė tjerėve. Nė pretencėn “hetimore” arrinte deri nė absurditete tė mėdha dhe dyshime se sa lekė kishte fituar?! Kodra nuk ka aq punė se ka vetėm 40 robotė, se kaq e kaq vepra janė bėrė nga njė piktor italian i ngarkuar me kėtė mashtrim tė radhės pėr Kodrėn.
E vėrteta ėshtė krejt tjetėr, institucionet nė seriozitetin e vet nuk merrem me ēka prodhohet nė mėnyrė tė vazhdueshme nga ligėsitė individuale dhe aktuale tė kohės.
G.K.A. ka ndjekur njė politikė afruese me artistėt qė pėr kushte historike tė ndryshme ne punojmė e jetojmė nė vende tė huaja punėn veprėn e tyre pėr t’ia dhėnė publikut. Ne e filluam me Kodrėn, si mė i moshuari, mė tej kemi Omer Kaleshin e me radhė. Dėshira pėr kėtė ekspozitė lindi ndėr tė tjera dhe nga kėrkesat e publikut dhe medias. Kur ne festuam 85- vjetorin e tij tė lindjes. Kėrkesa nga ana jonė ka qėnė tepėr serioze, e ftuam zyrtarisht pėr njė vizitė dhe ekspozitė tė tij nė Tiranė dhe Prishtinė. Kjo ftesė u bė nga Drejtori i G.K.A-sė tė Shqipėrisė dhe asaj tė Kosovės, nė studion e tij. Pėr tė ishte njė surprizė e bukur, tė cilėn e priti me shumė entusiazėm. Pėrveē vizitės zyrtare, dėrguam nė studion e tij nė Milano dhe njė nga punonjėsit e sektorit tė studimeve pėr tė pėrgatitur ardhjen e ekspozitės dhe problemet e tjera siē ishte dhe katalogu.
Me kėtė rast dėshiroj tė nėnvizoj dhe tė bėj tė njohur pėrpjekjet dhe dėshirėn e G.K.A. pėr tė sjellė sa mė shumė informacion mbi jetėn dhe veprėn e Kodrės. Nuk mė duket e drejtė qė nė prononcime tė ndryshme G.K.A. kritikohet pėr mungesė serioziteti. Ne e kemi marrė jo vetėm me seriozitein mė maksimal kėtė aktivitet madhor, por mund tė duket qartazi se ēfarė i afruam ne publikut.
Duke parashtruar nė kontekst se vetėm nėpėrmjet njė ekspozite tė tillė dhe katalogut do mund tė shikojmė, tė pranojmė se Kodra jo vetėm ka hapur ekspozitė nė Paris, megjithėse unė kam mendimin tim se nuk ėshtė vetėm Parisi qėndra e vetme e artit nė kohėn e sotme. Duke plotėsuar kėtė argument, menduam qė njė retrospektivė njohėse pėr publikun do ishte mė e mira. Pėr ne kjo nėnkupton (pjesė dokumentare, gazeta, botime tė ndryshme) disa punime tė para qė pėr fat i ruan G.K.A. e Shqipėrisė. Punime tė tjera tė punuara nė kohė tė ndryshme qė erdhėn disa pjesė nga koleksione private, apo edhe nga ato qė Kodra ka krijuar kėtė periudhė dhe variacione tė punimeve tė tij nė serigrafi dhe vetėm 12 copė replika pėr tė njohur pjesėn mė interesante tė njė periudhe nė krijimtarinė e tij. Sepse, kėto ndodhen nė Teatrin “Masimo”. Janė dhe dy punė me bashkautor nė shenjė respekti i piktorit italian pėr “Maestro Kodrėn”, tė cilat janė vendosur mbi kavaleta jo nė serinė e ekspozitės. Kjo ėshtė e gjithė pėrmbledhja e punimeve. Duhet tė theksoj se kėto janė praktika tė njohura, sepse autori ka tė drejtė tė rikrijojė variacione tė krijimeve tė tij, disa herė. Nė kėtė formė bėjnė pjesė “Arkeologjia”, “Lufta pėr Paqe”, etj. Kėto quhen variante dhe nuk janė kopje. Duke sjellė nė kujtesė tė publikut me kėtė rast se edhe kur njė pikturė i ėshtė referuar njė piktori tjetėr kur e ka rikrijuar nė frymėn e vet, ėshtė origjinale, dhe jo mė kur njė autor bėn disa herė variacione tė punės sė tij.
Van Gogu i ėshtė referuar njė grafike tė njohur tė grafistit Hokusoi “Ura nėn shi”, ose Maneja nė drekėn e tij i ėshtė referuar Rembrandit, ose referencat qė artet moderne dhe postmoderne i kanė bėrė “Mona Lizės”, “Darkės sė fundit” tė Leonardo Da Vinēit. Edhe vetė M. Velo ka trajtuar disa herė grafikat e tij tė njėjtėn temė dhe shpesh tė njėjtin figuracion. Sali Shijaku tregon se njė pikturė si “Trimja” e ka bėrė 10 herė nė variante pothuajse tė njėjta.
gen|us
18-07-2008, 05:04 PM
Besoj se kėtu kemi tė bėjmė me njė piktor qė nė moton e tij krijuese e ka patur dhe vazhdon tė ripunojė nė variacione tė ndryshme. Ai mund ta bėjė nė grafikė dhe pikturė. Pra, ėshtė e mjaftueshme, pėr tė vėrtetuar se moskuptimi i variantit si vepėr mė vete ėshtė njė tendencė pėr tė krijuar, se nuk kemi tė bėjmė me njė piktor italian tė ngarkuar pėr kopje tė Mjeshtrit.
Unė besoj sinqerisht se miku im nė kėtė rast i ka hipur njė kali pėr ēėshtje krejt personale dhe vazhdoj tė mos kuptoj qėndrimet e tij prej hetuesi dhe hetuesie. Kjo tregon se pėr Velon, Ibrahim Kodra nuk ėshtė aq i madh, bile nuk ėshtė i tillė fare, por vėmendja e shtypit gabimisht ėshtė vendosur mbi Kodrėn, sepse tė tjerė janė mė tė mėdhenj?
Besoj se me kėtė ai nuk nėnkupton veten e tij! Se pastaj kjo do tė ishte tepėr e kuptueshme.
Unė, nėn pėrgjegjėsinė morale dhe profesionale kam qėnė i preokupuar qė tė ishim sa mė seriozė nė vazhdimėsi me atė ē’ka bėmė dhe bėjmė. Pėr publikun mund tė deklaroj se nuk besoj se Ibrahim Kodra ėshtė piktori mė i madh i botės apo Europės, por ėshtė figurė qė ka arritjet e veta. Kurdoherė kam qėnė nė respekt tė tė gjithė krijuesve si dhe tė atyre qė krijojnė pėrtej kulmit.
Kėshtu, miku im M. Velo mund tė ēlirohet nga kompleksi i famės sė Kodrės.
Epoka kubiste dhe postkubiste ka mbyllur dyert dhe dritaret dhe i pėrket njė tė shkuare tė largėt, pėr fat tė jetėgjatėsisė sė Kodrės, ajo vazhdon tė mbahet e zbehtė nė kujtesė, sepse Kodra ėshtė akoma nė punė. Pėr kuriozitet, edhe nė Durrės, kėto ditė ai dhuroi njė punė tė punuar pas drekės nė restorant. Po kėshtu ka punuar dhe nė hotelin ku banon dhe e dha dhuratė..
Duke mos u prononcuar qė nė momentet e para, besoja nė moralin tim se kėto prononcime, tė cilat herė pas here godisnin pa argumente, vetėm nė funksion tė pėrshtatjes dhe nxirrjes se kujtdo me ironi nė ndonjė gazete, do dėshiroja t’i bėja thirrje, sepse kėto aktivitete tė pėrmasave tė tilla kėrkojnė raunde lodhjeje reale dhe angazhime tė mjaft potencialeve njerėzore. Nuk mund tė denigrosh si pa tė keq veten se njė njeri ka dėshirėn e sensacionit dhe shpalos haptas dashakeqėsi, qė edhe pa kėtė nuk ėshtė e pakėt nė vendin tonė. Megjithatė, pavarėsisht nga tė gjitha, edhe nga njerėz tė pėrfshirė nė prononcime debati ka vetėm anė pozitive, veēanėrisht kur tentohet tė zhvillohen nė terrene profesionale. Do dėshiroja, sė fundmi, tė ishim pak tė duruar sa tė largohej Kodra. Pastaj, pėrsėri t’i vėrsuleshim njeri-tjetrit. Megjithatė, shkoni shikoni tek studio Kodra nė Milano, tė jeni tė sigurtė qė mund tė turpėroheni.
gen|us
18-07-2008, 05:05 PM
Kodra zanafilla e nje qyteterimi
--------------------------------------------------------------------------------
Kodra zanafilla e nje qyteterimi (mare nga Klan)
Historia e plote e piktorit me te famshem shqiptar. Qe nga lindje ne Ishem e deri tani me rikthimin me nje ekspozite ne moshen 85 vjecare. Kush eshte Ibrahim Kodra. Fati qe i buzeqeshi nga nje takim me mbretereshen Geraldine. Udhetimet ne Shqiperi. Jeta dhe fama italiane. Takimet me Pikason e Elyarin. Gjithshka per te fundmin e kubisteve
Nga Iva Tico
Ibrahim Kodra
Rregullin e perditshem te Ibrahim Kodres nuk ka gje qe ta prishe. Jeton ne te njejtin apartament qe prej tridhjete vjetesh, kryen te njejtat veprime te perditshme, takon te njejtet miq prej vitesh, shkon ne te njejtat bare dhe restorante. Gjithcka vazhdon me te njejtin ritem, sikur koha te mos rrokullosej fare, sikur ditet te mos leviznin nga vendi. Ndoshta edhe vera e ketij viti nuk do te ndryshonte asnje grime ne ditet e saj nese nje dite maji, nje grup pune i Galerise Komebtare te Tiranes nuk do te kishte thyer qetesine e studios se tij. Fteses gati - gati te pashprese se shqiptareve, Ibrahim Kodra cuditerisht i ishte pergjigjur me nje "po" te thjeshte. "Po, jam dakort te vij ne Tirane", kishte thene per cudine e drejtorit te Galerise dhe punonjesve te tij te cilet kishin pandehur se do te ishte e veshtire t'i mbushje mendjen piktorit 85-vjecar te udhetonte drejt Tiranes. Me te njejten lehtesi te asaj "po"-je te pare, do te ecte me pas e gjithe puna. Ne me pak se dy muaj gjithcka do te ishte gati per te sjelle ne Galerine Kombetare te Arteve Ibrahim Kodren. Per te kthyer ne atdhe pas 65 vjetesh piktorin e fundit te kubisteve qe kishte kaluar ne Shqiperi vetem njezete vitet e para te jetes, por gjate gjithe pjeses tjeter te jetes kishte hedhur ne pelhure ato ngjyra te vendlindjes qe ishin ngulitur thelle ne kujtesen e tij nga ato vite te femijerise.
gen|us
18-07-2008, 05:05 PM
Me largimin nga vendlindja kujtimet e Ibrahim Kodres do te fillonin pak e nga pak ta perzienin peizazhin e Ishmit me legjendat, me kalimin e viteve kujtimet dhe perfytyrimet do te fillonin te ngaterroheshin me njeri tjetrin pa i ndare kufijte se ku fillonte njeri e ku mbaronte tjetri. Dhimbja per nenen qe humbi kur ishte tre vjec, mungesa e nje babai qe me teper sesa ne shtepi gjendej ne udhetimet e tij neper detra, prania e nje njerke qe nuk kujdesej per te, do t'ia benin femijerine nje periudhe te palumtur, nje periudhe qe me teper do t'i kujtohej si nje koke vetmie te plote. Nje femijeri e tille, ku e quante veten "te tepert" e detyroi qe qysh ne moshen tete vjec te largohej nga shtepia duke filluar te kerkonte nje familje mikpritese. Parate e para do t'i fitonte pikerisht ne kete moshe, duke u bere kujdestar lopesh. Nje familje gjermane do ta mirepriste Ibrahim Kodren hera heres ne shtepine e tyre, ne vendin ku ai do te njihte nje menyre tjeter jetese. Ne nje nga keto dreka, ne nje restorant te Mamurrasit, i ndodhi nje tjeter nga ato takimet qe te ndryshojne jeten si me magji. Nje zoteri i cuditshem e grishi te punonte ne dyqanin e vet te cikerrimave ne Patok dhe i premtoi se do ta shkollonte. Endacaku i vogel pranoi menjehere. Mes njerezve qe hynin e dilnin ne dyqanin-lokal, Ibrahim Kodra do te bente njohjen e radhes qe kesaj radhe e ftonte ne nje tjeter familje, ne Durres. Mireberesi, me origjine nga Sarajevo e mbajti fjalen qe i kishte dhene, ne Durres Ibrahim Kodra mundi te futej ne shkolle. Menjehere sa nisi shkollen, iu fut edhe vizatimeve, nje pasioni qe kishte lindur ne vitet e hershme te femijerise kur i ati i kthyer nga nje prej udhetimeve te tij i kishte dhuruar te paren kuti me lapsa. Ndonese nuk kishte marre kurre mesime per vizatimin, Kodra filloi te pikturonte portrete, ne fillim te Ismail Qemalit, te Skenderbeut dhe te Naim Frasherit dhe me pas nisi te skiconte anijet ne liman. Nje italian qe ne qytet kishte nje dyqan, e fton te pikturoje portretet e klienteve te tij. Ishin pikturat e para nga te cilat Ibrahim Kodra do te fitonte para, ndonese ne ate kohe, ende me shpirtin e endacaktut parate nuk para i hynin ne sy. Se paku jo aq sa deshira per te ushtruar vizatimin. Nje nga keta kliente do t'i ndryshonte serish kursin e jetes. Ishte kuestori i qytetit te Durresit. Portretin e kuestorit, punuar nga Kodra rastesisht e kishte pare nje oficer, i cili foli per kete me nenen mbretereshe, qe njihej si nje perkrahese e artisteve. Ajo urdheroi qe piktorion e ri ta shpinin tek ajo. Me nje kostum te ri, qepur enkas per kete takim, Ibrahim Kodra doli perpara nenes mbretereshe e cila i tha qe te ndiqte shkollat ne Tirane dhe me pas do ta nisnin ne Itali per te studiuar ne Akademine e Arteve te Bukura. I tronditur nga kjo kthese e paparashikuar qe po merrte jeta e tij, Kodra mezi sa kishte nxjerre nga goja nje "po" te mekur.
Qe nga koha qe ishte larguar nga shtepia, deri ne diten kur hyri ne Institutin "Naim Frasheri", kishin kaluar vetem dy vjet. Gjate viteve te studimeve, Ibrahim Kodra gjithnje e me teper do t'i jepej edhe sportit, atletikes, hedhjes se diskut dhe te gjyles. Nisi te studionte edhe muzike, ne fillim mandolinen pastaj edhe kitaren ne orkestren e Institutit, nje pasion ky nga i cili nuk eshte ndare edhe sot e kesaj dite.
Ato vjet kane mbetur ne mendjen e Ibrahim Kodres si nje periudhe kohe e jetuar pa andrralla, kishte miq qe e kishin xhepin plot me leke, si princi Sherafedin dhe princi trashegimtar Tati, me te cilet endej sa neper restorante e salla kinemaje. Ne nje nga keto dite, kur maste rruget e Tiranes me xhepat e mbushura me parate e fituara nga shitja e portreteve, do te takohej per te fundit here me te atin. Vite me vone, gjate jetes ne Itali do te perpiqej te lidhej me te me ane te letrave. Por nga shtepia nuk do te merrte kurre pergjigje, derisa do te kuptonte qe ajo dere kishte qene e hapur per te vetem ne vitet e para te jetes se tij.
gen|us
18-07-2008, 05:05 PM
Mesimet e para te mirefillta ne pikture, Ibrahim Kodra i mori ne shkollen e Odise Paskalit, qe pasi kishte studiuar ne Itali ne vitet njezete ishte kthyer ne Shqiperi dhe kishte themeluar shoqerine "Miqte e Artit". Vitet e kaluara ne kete studio do te kujtoheshin edhe si vite te leximit, vite ku Kodra do te lexonte Tolstoinn, Dostojevskin, Gogolin por edhe Fishten, Nolin, Migjenin, Sami Frasherin dhe do te ilustronte me vizatimet e tij edhe biblen e shqiptareve te asaj kohe, "Sikur te isha djale" e Haki Stermillit. Po ne kete kohe, Kodra do te gjente edhe nje menyre tjeter per te siguruar jetesen, te realizonte reklamat e filmave. Portrete te Greta Garbos, Klerk Gembellit, Carli Caplinit dhe Marlen Ditrihut, te realizuara nga ai do te fillonin te udhetonin neper qytetet shqiptare duke u bere teper te njohura nga shikuesit e asaj kohe. Fati i Ibrahim Kodres ishte parathene te ndryshohej edhe njehere pikerisht nga kinemaja. Maria Denies, nje nga yjet italiane te kohes, gjate vizites ne Tirane ishte pikturuar me kostum kombetar shqiptar nga Ibrahim Kodra. Do te ishte nderhyrja e saj dhe e konsullit italian i cili e shoqeronte, qe pas kaq vitesh pritje, Kodres t'i aprovohej e drejta per studime ne Itali vetem per dy dite. Ne kohen kur lufta e dyte Boterore ishte ne prag, Ibrahim Kodres nuk i dukej sikur shkolla e tij per arte ishte ne harmoni me ate qe po ndodhte por "sic eshte arti nje kontrast vijash dhe formash, ashtu dhe ditet e mia shtyheshin perpara duke kundershtuar fuqishem gjithcka ndodhte rreth meje". Keshtu do ta pershkruante Ibrahim Kodra, vite me pas, ne librin e tij me kujtime, ate udhetim te pare drejt vendit ku do te jetonte pergjithmone.
Mberritja ne Itali do ta bente Ibrahim Kodren qe te kuptonte se po hynte ne nje tjeter bote, Ballkani dhe legjendat tashme i perkisnin te shkuares. Pas nje qendrimi te shkurter ne Bari, Kodra udhetoi drejt Romes ku do te ndodhte i pari ndryshim i rendesishem ne formimin e tij si piktor. Ndersa e mesonin per t'u bere nje piktor akademik, Kodra do te fillonte te terhiqej nga teknikat e Sezanit, por edhe nga teknikat dhe historite e piktoreve te tjere: Mone, Mane, Renuar, Dega. Ne vend qe te riprodhonte ne menyre te persosur realitetin, ai filloi te mendonte se piktura ishte nje siperfaqe e rrafshet e veshur me ngjyra te vendosura ne njefare rregulli. Dhe per kete vendosi se Roma nuk bente per te. Destinacioni i radhes, dhe i fundit kesaj radhe, do te ishte Milano, Akademia e Breras.
gen|us
18-07-2008, 05:05 PM
Ishte vjeshta e vitit 1938, kur ai arriti ne qytetin ku do te kalonte gjithe pjesen tjeter te jetes. Qe ne muajt e pare te studimeve ne Akademine Mbreterore te Arteve te Bukura, do te perfshihej befas nga lajmi se vendi i tij ishte pushtuar nga Italia. Por nga largesia e Milanos, i dukej se cdo gje po ecte normalisht. Vetem ne vitin 1942 autoritet italiane do t'u jepnin leje studenteve shqiptare per te vizituar atdheun. Ibrahim Kodra ne kete udhetim do te gjente nje Tirane qe kater vjet te shkuara nuk e kishte njohur, ne ish fshatin e dikurshem shpalosej madherisht nje bulevard qe mbyllej perpara ngrehinave ku po ndertohej Universiteti. Ai do te shihte hotel Dajtin qe do t'i dukej nje godine e perkryer. Ndonese me ane te disa miqve te tij morri pjese ne nje nga mbledhjet e Partise Komuniste, Kodra nuk e pelqente "luften politike". Per me teper, duke qene se dera e shtepise aterore i ishte mbyllur, as qe e mendoi se mund te qendronte ne Tirane, nderkohe qe Milano vazhdonte ta grishte me te gjithe ato gjera qe ende mund t'i mesonte.
Pas vitit 1943, me shkeputjen e burses Kodra do te ndiente per here te pare veshtiresite ekonomike. Per here te pare nuk do te mund te jetonte dot vetem nga ajo qe sigurohej nga shitja e pikturave, ato vite kane hyre ne kujtesen e tij si vite te mesimdhenies, jo vetem ne pikture, por edhe ne muzike, madje edhe per sport. Ne vitin 1945, me mbarimin e luftes, Kodra me miqte e tij italiane, me te cilet diskutonin per kubizmin, surrealizmin, abstraksionizmin, formuan nje grup, qe e quajten "Pertej Guernikes". Te gjithe u mbeshteten tek Pikaso, por endrra e secilit ishte te krijonin natyren e vet. Me kete grup, organizuan edhe te paren ekspozite te perbashket. Pasi i kaloi "dalldia" per impresionizimin, Ibrahim Kodra do ta rishikonte qendrimin e tij, ne momentin qe arriti te zbulonte se edhe kubizmi krijohej nga nje gjendje veshtiresie. "Gjithcka ne natyre ka forme katrore, sferike dhe cilindrike", kishte thene Sezani. Kodra e kishte perkthyer: "Tani qe shkaterruam formen, kemi krijuar nje pikture te mbeshtetur tek ngjyra dhe tek drita, duke u perpjekur keshtu te harrojme krejtesisht te shkuaren". Kete mesim do ta bente te vetin gjithe grupi "Pertej Guernikes".
Por ne Itali grupet artstike nuk kane jetegajtesi. Keshtu ne vitin 1947 Ibrahim Kodra do te gjendej ne nje tjeter grupim, ne "Grupin e Vijes", qe e cmonte kubizmin dhe abstraksionizmin si ngjarjet me te rendesishme te historise se arteve te kohes se fundit, por ne te njejten kohe ishin te ndergjegjshem se gjendeshin ne prag te arritjeve te reja.
Nga takimet me te rendesishme me personalitetet e kohes, Ibrahim Kodra kujton nje takim me Pablo Pikason, ne vitin 1948 ne Rome. Me pas do te takohej me te edhe kater here te tjera ne Kane dhe do t'i paraqiste disa nga punet e tij. "Duket se do t'i kene pelqyer, se shpesh perseriste fjalet: qenkan punime te vecanta", shkruan Ibrahim Kodra ne kujtimet e tij.
gen|us
18-07-2008, 05:05 PM
Pak a shume te njejtin mendim kish ndare edhe poeti i madh francez Pol Elyar. Pas nje vizite ne studion e piktorit nga ishmi, ai do te shkruante ne Gazeten "Unita": "Kodra eshte zanafilla e nje qyteterimi te ri".
Vitet e mepasshme piktori i kujton si vite te veshtira per mbijetesen e artisteve, asokohe ai ende nuk kishte mundur te krijonte nje treg shitjeje, edhe kur shiste dicka, ne shumicen e rasteve bleresi ishte ndonje mik apo ndonje i njohur. Ne ato kohe u ndesh me nje koleksionist te quajtur Boski, inxhinier qe se bashku me nje gjenovez filluan te blinin vazhdimi