mix2mix
25-12-2007, 01:11 AM
Udhëheqësit e kurdëve në Irak kanë protestuar për shkak të sulmeve ajrore të trupave turke, ndaj militantëve të Partisë Punëtore Kurde (PKK).
Presidenti i kurdëve irakianë, Masud Barsani, pohon se aksionet ushtarake në veri të vendit nuk janë drejtuar vetëm kundër pjesëtarëve të PPK-së, por edhe kundër idesë për një rajon autonom kurd.
Forcat kurde të sigurisë njoftojnë se të dielën është bombarduar një rajon malor në veri të Irakut.
Sulme nga ajri dhe artileria ka pasur edhe një ditë më parë. Në informacionet e fundit thuhet se në këtë rajon është futur edhe këmbësoria turke. /DW/