PDA

Trego versionin e plotë : Kosova do të jetë e pavarur


Herkul
23-12-2007, 09:38 PM
Deklaroi, Robert Gelbard...

Zgjidhja më e mirë do të ishte sikur Këshilli i Sigurimit të miratonte njëzëri planin Ahtisari. Por, Rusia ka vendosur të luajë një rol shumë negativ në këtë çështje. Ёshtë thuajse e sigurt që Rusia do të verë veton, megjithëse ne shpresojmë për një abstenim. Kosova do të jetë e pavarur, nuk ka dyshim për këtë, por kjo do të bëhet në mënyrë tjetër dhe pastaj të njihet de fakto si dhe de jure.
Ёshtë shumë e rëndësishme që kosovarët të tregojnë seriozitetin e tyre duke iu shmangur dhunës. Nuk ka dyshim se ata do ta marrin pavarësinë, por dhuna do t’u shërbente interesave të qeverisë së Koshtunicës, Rusisë dhe kundërshtarëve të tjerë. Ata duhet të tregojnë se janë me të vërtetë demokratikë dhe se duan të krijojnë institucione demokratike në mënyrë paqësore.
Qeveria e Koshtunicës nuk ka ndërmarrë asnjë hap konkret dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë vullneti të mirë ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës. Njerëzit rreth zotit Koshtunica madje kanë mbështetur edhe luftën. Edhe vetë Koshtunica ka folur me një retorikë fyese për një shtet-kukull të NATOs si dhe kundër Shteteve të Bashkuara dhe perëndimit. Nëse ai vërtet e mendon këtë, atëherë Serbia duhet të konsiderojë tërheqjen nga partneriteti për paqe. Retorika e dhunshme që po përdorin ata nxit grupet ekstremiste në Serbi dhe në Kosovën veriore dhe kjo është shumë e rrezikshme. Kur shihet një retorikë e tillë dhe asaj i shtohet mungesa e bashkëpunimit për kapjen e kriminelëve të luftës si Mlladiç dhe Karaxhiç, si dhe asnjë veprim gjatë 6 muajve të fundit, ne duhet të rishikojmë nëse BE-ja duhet të nënshkruajë Marëveshjen e Stabilizim Asociimit me ta dhe nëse komuniteti ndërkombëtar duhet të vazhdojë ta afrojë Serbinë siç ka bërë deri tani. Ndërsa përgjigja e Moskës sigurisht që nuk do të jetë e dhunshme. Ato e shohin këtë si lojë shahu. Por këshilla ime për popullin serb është të mos mendojnë se Rusia po e bën këtë nga dashuria për ata, por thjesht për t’i përdorur si mjet në rivendosjen e ndikimit në botë.