PDA

Trego versionin e plotė : Zgjerohet zona Schenghen


mix2mix
23-12-2007, 07:55 PM
Mijėra vetė nga e gjithė Evropa lindore po festojnė heqjen e kufijve nė zgjerimin mė tė madh ndonjėherė tė zonės evropiane tė udhėtimit pa pasaporta - qė do tė lejojė rreth 400 milionė njerėz tė udhėtojnė pa pengesa nė tė gjithė kontinentin.Kėto festime pasojnė hapin e BE-sė pėr tė hequr kontrollet kufitare me nėntė vende tė reja anėtare - Republika Ēeke, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Sllovenia, Sllovakia dhe Malta.
http://www.telegrafi.com/fo/bote/f.1221035156383_m.jpg
Pikat kufitare po prishen - nga Goerlitzi, njė qytet i ndarė nė dysh nga kufiri gjermano-polak nė kufirin e Sllovenisė me Italinė nė detin Adriatik.

Pėr miliona vetė qė nėn regjimet komuniste nė pėrgjithėsi ndaloheshin qė tė udhėtonin jashtė, kjo ėshtė ulja e fundit e Perdes sė Hekurt.

Kancelari i Austrisė dhe kryeministri sllovak i filluan festimet duke sharruar njė barrierė kufitare dhe nė 48 orėt e ardhshme udhėheqėsit e BE-sė do t'i bien kryq e tėrthor Evropės lindore duke hapur nė mėnyrė simbolike kufij tokėsorė e detarė.

Kontrollet e pasaportave nėpėr aeroporte do tė hiqen duke filluar nga marsi i vitit tė ardhshėm.

Masat e sigurisė janė pėrforcuar nė kufijtė e rinj tė BE-sė me ish-Bashkimin Sovjetik dhe ish-Jugosllavinė, por shumė vetė kanė frikė se emigrantėt ilegalė dhe krimi i organizuar do tė kenė tani dorė tė lirė nga vendet Baltike nė kanalin e La Manshit.

Rajoni pa kufij i Schengenit, qė u krijua mbi 20 vjet mė parė nė fshatin e Luksemburgut me tė njėjtin emėr, tani pėrfshin 24 vende, 400 milion banorė dhe njė rajon prej 3.6 milion kilometrash katrorė.

Britania dhe Irlanda i ruajnė ende kontrollet e tyre kufitare, por Islanda dhe Norvegjia janė tashmė pjesė e marrėveshjes sė Schengenit, ndėrsa Qiproja, Zvicra, Rumania dhe Bullgaria pėrgatiten tė futen nė pak vitet e ardhshme. /bbc/