PDA

Trego versionin e plotë : Koshtunica: Jo në BE, nëse Brukseli nuk ndryshon politikën ndaj Kosovës


mix2mix
23-12-2007, 07:54 PM
Kryeministri i Serbisë, Vojisllav Koshtunica, ka kërkuar që aderimi i vendit të tij në BE të bllokohet, në qoftë se Brukseli nuk e ndryshon politikën e tij ndaj Kosovës. Në komunikatën e Partisë Demokratike të Serbisë dhe partnerëve të koalicionit thuhet se, Beogradi nuk duhet ta nënshkruajë marrëveshjen e stabilizim-asociimit me BE-në ne qoftë se blloku 27 anëtarësh, vazhdon të angazhohet për pavarësimin e Kosovës.
http://www.telegrafi.com/fo/rajon/f.1222162112223_m.jpg
Ndërkaq presidenti i Serbisë, Boris Tadiq, tha se asnjëherë nuk do të heqë dorë nga identiteti i Serbisë, Kosovës dhe Evropës, dhe për realizimin e këtyre qëllimeve "do të luftojë në çdo hap".

"Vizioni ynë është shumë i thjeshtë, politika jonë është shumë e qartë. Ne nuk heqim dorë nga identiteti dhe historia jonë, nga Kosova jonë dhe Evropa jonë", tha Tadiq, në një tubim të fushatës presidenciale. /rel/