PDA

Trego versionin e plotë : Bakoyannis: Hyrja e Serbisë në BE të mos kushtëzohet me Kosovën


mix2mix
23-12-2007, 07:53 PM
Ministrat e Jashtëm të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë kanë bërë thirrje për marrëdhënie më të ngushta mes Bashkimit Evropian dhe Serbisë. Por ata kanë deklaruar se përmirësimi i marrëdhënieve nuk duhet të kushtëzohet me pranimin e pavarësisë së Kosovës nga Beogradi."Askush nuk duhet ta vërë Serbinë para një dileme të tillë", tha ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakoyannis.
http://www.telegrafi.com/fo/rajon/f.1222162350151_m.jpg
Ajo e bëri këtë deklaratë pas një takimi me dy homologët e saj nga Rumania dhe Bullgaria të shtunën në Athinë.

Ministri i Jashtëm i Bullgarisë, Ivailo Kalfin, pas takimit tha se, përpjekjet diplomatike për të arritur një marrëveshje për Kosovën, duhet të vazhdonin.

"Çdo zgjidhje tjetër përveç kompromisit, përveç një zgjidhjeje për të cilën bihet dakord, është e keqe", tha Kalfin. /bbc/