mix2mix
23-12-2007, 07:53 PM
Ministri serb për Kosovën, Sllobodan Samarxhiq, ka kritikuar deklaratën e sekretares amerikane të Shtetit, Condoleezza Rice, duke thënë se ajo paraqet "politikën e presionit ndaj Serbisë"."Kjo është politikë që çon jashtë sistemit të Kombeve të Bashkuara. Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, vendet perëndimore të udhëhequra nga SHBA-ja, kanë pamundësuar vazhdimin e bisedimeve për statusin e Kosovës”, ka thënë Samarxhiq për mediat serbe.
http://www.telegrafi.com/fo/rajon/f.1223033035423_m.jpg
"Më e keqja do të ishte nëse sekretariati i OKB-së do të binte pre e presioneve dhe shantazheve të SHBA-së. Më e keqja do të ishte, nëse sekretari i përgjithshëm i OKB-së, do të merrte guxim që të shkelë rregulloren e punës të KS të OKB-së, dhe krye në vete, të ftoj një mision tjetër që ta zëvendësoj UNMIK-un. Një gjë e tillë do të ishte shkelje e sistemit të OKB-së dhe në këtë rast, është i pritshëm reagimi i shteteve që kanë ndikim në botë”, ka shtuar ai.