PDA

Trego versionin e plotë : Kosovarët sërish ndër njerëzit më optimistë në botë


mix2mix
23-12-2007, 07:51 PM
Hulumtimi i Fundvitit i Zërit të PopujveTM nga Gallup International, ka nxjerrë kosovarët sërish në majën e listës së njerëzve më optimistë në botë. Para kosovarëve – që janë pozicionuar në vendin e dytë në botë - më optimistë janë treguar vetëm banorët e Hong Kongut.Duke shikuar rezultatet nëpër vendet individuale, lista e vendeve në top dhjetëshe duket e njohur, sepse thuaja se të gjitha vendet më optimiste në botë sivjet, janë po ato që ishin edhe vitin e kaluar.

Hong Kong është numër 1, me 71% të njerëzve që thonë se viti 2008 do jetë më i mirë se sa viti 2007, i pasuar shumë afër nga Kosova, e administruar nga UN (68% këtë vit, dhe në vendin më të lartë në shtatë valët e fundit të Zërit të Popujve, Hulumtimi i Fundvitit). Po ashtu optimiste janë Kolumbia (66%), Zelanda e Re (57%), Australia dhe Venezuela (53%).

Hulumtimi i Fundvitit i Zërit të PopujveTM nga Gallup International, tregon se një e treta (33%) e më shumë se 50,000 njerëzve të intervistuar në mbarë botën janë optimist për vitin që po vjen, përderisa çereku i tyre (26%) janë pesimist dhe 32% nuk parashohin ndryshime të mëdha.

Analiza e trendit të të dhënave tregon se qytetarët e botës e presin vitin 2008 me më pak shpresë se sa vitin 2007, por 43% e presin me gëzim vitin që po vjen.

Duke shikuar nëpër regjionet e botës, Amerika Latine është regjioni më optimist, përderisa, si edhe në hulumtimin e vitit të kaluar, pikëpamjet më negative hasen në Evropën Perëndimore.

Duke shikuar në anën tjetër të shkallës optimizëm/pesimizëm, Senegali dallohet me më shumë se gjysmën e të intervistuarve (53%) të cilët thonë se viti 2008 do jetë më i keq se viti 2007.

Greqia është përsëri njëra ndër shtetet më pesimiste në botë, si edhe disa shtete tjera mesdhetare që po ashtu janë në listë. Është interesant të përmendet se përfshirja e Zvicrës dhe Irlandës në ligën e pesimistëve ka edhe anën tjetër: në të dyja këto shtete mendimet janë shumë të polarizuara (Irlanda 39% pesimistë krahasuar me 47% optimistë, Zvicra 43% vs. 37%).

Hulumtimi është zhvilluar në periudhën ndërmjet tetorit dhe dhjetorit, ku njerëzve në 54 vende të kontinenteve të ndryshme, iu është parashtruar pyetja “Sa u përket juve, a mendoni se viti 2008 do jetë më i mirë, apo më i keq sesa viti 2007?”.

Top Optimistët

Viti 2008 do jetë më i mirë se viti 2007
Hong Kong 71%
Kosova 68%
Kolumbia 66%
Zelanda e Re 57%
Venezuela 53%
Australia 53%
Suedia 51%
India 51%
Kanada 50%
Argjentina 49%

Top Pesimistët

Viti 2008 do jetë më i keq se viti 2007
Senegal 53%
Greqia 48%
Italia 44%
Çekia 43%
Zvicra 43%
Jordania 43%
Portugalia 41%
Egjipti 41%
Irlanda 39%
Panama 37%

Burimi: IndexKosova