mix2mix
23-12-2007, 07:51 PM
Sekretarja amerikane e Shtetit, Condoleezza Rice, ka deklaruar se gjatë javëve të ardhshme është me rëndësi që të merren vendime për statusin e Kosovës, ngase mosveprimi do të mund të shkaktonte jostabilitete të reja në Ballkan. “Përpjekjet e negociatorëve ndërkombëtarë janë në fund, dhe gjatë javëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme që të sillen vendimet, ngase mungesa e vendimit për statusin e Kosovës nuk do ta stabilizonte Ballkanin, por do të shkaktonte jostabilitet”, ka thënë Rice gjatë konferencës për media në Departamentin Amerikan të Shtetit.
http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1221153146111_m.jpg
Rice ka shpjeguar se tashmë zyrtarët amerikan janë duke zhvilluar kontakte me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, rreth zhvillimit të mëtutjeshëm të situatës, por edhe me përfaqësuesit e shqiptarëve të Kosovës – nga të cilët kërkohen garancitë se do të zbatohen përgjegjësitë që dalin nga paketa e Ahtisaarit.
Sekretarja amerikane ka përsëritur qëndrimin e saj se , “Kosova dhe Serbia më kurrë nuk do të jenë pjesë të një shteti të përbashkët”. “Kjo është më duket shumë e qartë. Ka qenë edhe logjika e rezolutës 1244 që t’i jepet një status special Kosovës si pasojë e luftës. Me rëndësi për këto dy popuj është që të vazhdojnë me ardhmëritë e tyre”, ka përfunduar ajo.