mix2mix
23-12-2007, 07:50 PM
Me përfundimin e negociatave të Treshes përfundoi edhe procesi i bisedimeve për një zgjidhje mbi statusin e Kosovës, shprehet ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Daniel Fried. Ai shpreh keqardhjen që çështja nuk u zgjidh në Këshillin e Sigurimit por thekson se tani ka ardhur koha që si Serbia dhe Kosova të shohin drejt së ardhmes së tyre evropiane. "Për të arritur atje, duhet të zgjidhim statusin e Kosovës dhe duhet ta bëjmë këtë pa vonesë. Negociatat kanë marrë fund, ne u përpoqëm, por tani duhet të ecim përpara. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet ta bëjnë këtë së bashku, në bashkërendim me autoritetet e Kosovës dhe synojmë ta bëjmë një gjë të tillë", tha Fried.
http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1222025934573_m.jpg
Plani Ahtisaari, tha ai, mbetet zgjidhja e vetme e mundshme dhe shton se zgjidhja do të gjendet brenda një periudhe të shkurtër, duke pohuar se është realiste të flitet për një zgjidhje brenda muajve të dimrit.
Fried theksoi se në etapat e mëtejshme, Moska nuk do të jetë faktor në zgjidhjen apo pengimin e procesit duke theksuar se statusi i Kosovës do të zgjidhet përmes bashkëpunimit SHBA-BE.
Zyrtari i Departamentit të Shtetit i bëri komentet në një intervistë për Zërin e Amerikës, që do të transmetohet sot e plotë në emisionin televiziv Ditari. /VoA/