mix2mix
23-12-2007, 07:49 PM
Përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së, Javier Solana, ka deklaruar se dërgimi i misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë, edhe pse një mundësi e tillë nuk përmendet në Rezolutën 1244, nuk paraqet shkelje të së drejtës ndërkombëtare. Në një intervistë për të përditshmen sllovene, Dnevnik, Solana ka thënë se ai nuk e di se, "dikush dëshiron të shkelë të drejtën ndërkombëtare". Ai ka thënë se dërgimi i misionit është provë për përgjegjësinë e BE-së.
Solana gjithashtu ka vlerësuar se përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës gjithsesi do të ishte i mirë edhe për Serbinë. /rel/
Solana gjithashtu ka vlerësuar se përcaktimi i statusit përfundimtar të Kosovës gjithsesi do të ishte i mirë edhe për Serbinë. /rel/