PDA

Trego versionin e plotë : LDK shënon 18-vjetorin e themelimit – premton ngritjen e kapaciteteve të saj


mix2mix
23-12-2007, 07:48 PM
"Edhe pas zgjedhjeve të fundit lokale dhe nacionale, LDK, ndonëse me rezultatin jo të pritur do të jetë e fuqishme dhe me rol të pazëvendësueshëm dhe më serioz në jetën politike të vendit", ka thënë sot presidenti dhe njëherësh kryetar i LDK-së, Fatmir Sejdiu, në shënimin e 18 vjetorit të themelimit të LDK-së.Me gjithë këtë, kryetari Sejdiu, ka besim në ngritjen imediate të kapaciteteve të LDK-së, përmes ristrukturimit me forca të reja në radhët e kësaj partie.

Sejdiu e quajti të pazëvendësueshëm suksesin e kësaj partie në përmbylljen e procesit të shtetbërjes së Kosovës: "LDK qe nismëtare e procesit të pavarësisë së Kosovës dhe mbetet e përkushtuar në përmbylljen e suksesshme të këtij procesi. me aktin final të shtetbërjes së LDK, do të vazhdoj të jap kontributin e vet të pazëvendësueshëm në institucionet dhe skenën politike të Kosovës", tha ai.
http://www.telegrafi.com/fo/kosove/f.1223082929279_m.jpg
LDK si partia e parë politike kombëtare në Kosovë, ishte inicuese e disa akteve madhore siç janë Deklarata e Pavarësisë së 2 korrikut '90, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, e 7 shtatorit'90, Referendumi për pavarësi i shtatorit të viti'91 si dhe zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Republikës së Kosovës gjatë viteve `92 dhe'98.

Në 18 vjetorin e themelimit, LDK vjen me vetëm 22.6% të votave të fituara në zgjedhjet e përgjithshme dhe me humbje në shumicën e komunave të Kosovës, si dhe e ndarë në dysh pas Kuvendit zgjedhor në pranverën e sivjetme. /rtv21/