PDA

Trego versionin e plotë : Vetevrasia! - venomeni i cili ëdhtë në rritje e sipër


Joni
18-12-2007, 11:12 PM
Vetevrasia!

Do të donim të mos flisnim për të. Shpresojmë që kjo të mos u ndodhë kurrë të njohurve tanë. Por vetëvrasja është një realitet dhe aktualisht është bërë aq e shpeshtë, sa nuk mund të besohet. Përqindja mesatare e vdekjeve nga vetëvrasja në vendet e BE-së në 1994 ishte 11 për 100 000 banorë te burrat, dhe 3 për 100 000 banorë tek gratë. Zonat me vdekshmëri më të ulët u korrespondojnë më shumë zonave të Jugut të Europës, ndërsa mbivdekshmëria lidhet më shumë me vendet e Veriut. Ndërmjet vendeve europiane, Franca gjendet në situata më të pafavorshme, e ndjekur nga Finlanda dhe Austria për meshkujt, Finlanda, Suedia dhe Austria për femrat (Paris, 22 maj 2003). Në periudhën janar-prill 2005, në vendin tonë kanë ndodhur 90 vetëvrasje, 50 nga të cilat u përkasin femrave. Na kanë prekur thellë dhe na kanë tronditur shumë këto informacione. Këto kanë qenë nxitje për të shfletuar, kërkuar dhe për të mundësuar një kontribut modest për lexuesit dhe njerëzit e interesuar për trajtimin e këtij problemi tepër të rëndë. * * *Vetëvrasja është një fenomen transversal për të gjitha kulturat, epokat, shtresat sociale dhe moshat. Ajo nuk mund të konsiderohet plotësisht as si një problematikë e shëndetit fizik, as si një sjellje sociale. Është fjala për një fenomen kompleks dhe multidimensional, rezultante e ndërveprimit të shumë lloj faktorësh: predispozitave individuale, faktorëve të lidhur me mjedisin social dhe ngjarjet rrethanore. Historikisht vetëvrasja ka nxitur refleksione në disa fusha aq të larmishme, si filozofia, teologjia, psikiatria klasike, psikologjia, sociologjia dhe më vonë biokimia e gjenetika. Përkrahësit e psikiatrisë klasike, si dhe orvatjet psikologjike kanë ngritur problemin e vullnetit ose të synimit të aktit. Për disa rryma vetëvrasja rrjedh nga disfunksione apo çrregullime patologjike, që shfaqen nga sëmundje mentale, të cilat mund të kenë një substrat organik dhe origjinat në një zhvillim (lloj atashimi) problematik. Sociologjia priret mbi relacionet që ekzistojnë midis vetëvrasjes dhe faktorëve të variableve sociale (gjinia, mosha, gjendja civile, statusi, feja). Përfaqësuesi kryesor i saj Durkheim (1887) e lidh vetëvrasjen me një rrymë suicidogjene tipike për çdo shoqëri, si dhe me tipin apo shkallën e integrimit të individit në shoqëri, duke e shpjeguar kështu vetëvrasjen me termat e rregullimit dhe të kohezionit social. Disa studime të kohëve të fundit në fushën e biokimisë së trurit dhe të gjenetikës e trajtojnë vetëvrasjen si një seri të disekuilibrave biokimikë dhe neuromorfologjikë (neurotransmetuesit, receptorët, enzimat). Nëse është pranuar përgjithësisht të konsiderohet vetëvrasja si rezultante e konstelacioneve komplekse dhe të koklavitura të faktorëve të mjedisit, personalë dhe të personalitetit, ponderimi dhe roli i çdo kategorie faktorësh në procesin e vetëvrasjes janë akoma objekt debatesh në komunitetin shkencor. Njëfarë konsensusi duket të vendoset rreth konceptit të prishjes, domethënë aftësisë së një individi për t'i bërë ballë fatkeqësisë në saje të burimeve të tij, si personale (biologjike dhe psikologjike), ashtu dhe sociale (burimeve socioekonomike, rrjeteve të integrimit dhe të sociabilitetit, statuseve dhe roleve sociale). Kërkimit mbi faktorët predispozues i shtohen gjithashtu studimet mbi faktorët mbrojtës. Vetëvrasja konsiderohet aktualisht si përfundim i një procesi të përbërë nga disa faza. Nocioni i procesit vetëvrasës hap rrugën dhe implikon një politikë veprimi përballë vetëvrasjes që lidhet me tre nivele: parandalimi, ndërhyrja dhe pasndërhyrja. Parandalimi qëndron në kushtet e jetës në përgjithësi dhe të shëndetit mendor në veçanti. Qëllimi i tij është të bëjë para kohe evidentimin dhe kristalizimin e një krize. Ndërhyrja merr në përgjegjësi situatat e krizës, me qëllim që të parandalohet kalimi në akt, kryerjen e vetëvrasjes dhe përsëritjen e saj. Pasndërhyrja së fundi përbëhet nga tërësia e masave që shoqërojnë dhe mbështesin personat e prekur, në një lloj apo tjetër nga vetëvrasja. Vuajtja dhe keqtrajtimet në familjeStudimet tregojnë relacione të mundshme midis violencës së pësuar gjatë periudhës së fëmijërisë dhe tentativave për vetëvrasje tek adoleshentët dhe të rinjtë. Në Francë punimet e Marie Choquet dhe të bashkëpunëtorëve të saj tentojnë të provojnë që ka në mënyrë domethënëse më shumë të keqtrajtuar tek adoleshentët që bëjnë tentativë vetëvrasjeje sesa tek të tjerët. Psikoterapetët nisen si parim që tentativa e vetëvrasjes ka një domethënie, që ajo i adresohet një familjeje dhe gjen një kuptim global në ekonominë dhe atmosferën familjare. Në familjet e trajtuara, dhe pra me adoleshent që ka kryer tentativë vetëvrasjeje, gjen ndonjëherë në historinë e tyre elementë si faktorë rreziku evident. Familja konsiderohet si një sistem lidhjesh, në të cilin ekziston gjithmonë një tension, për secilin, midis mundësisë për të arritur në njëfarë autonomie psikike - për të zhvilluar një personalitet - nevojës për mbijetesë të grupit, për të ruajtur këtë tërësi relacionesh që familja të ekzistojë. Në një trajektore familjare, gjithçka që vjen si faktor krize - prishja, ndarja, vdekja, vështirësitë sociale - përbëjnë një faktor stresi, që rëndon më shumë a më pak mbi anëtarët e familjes.Një familje mund të bëhet rënduese, mbytëse për një adoleshent, edhe sepse faktorët e sipërpërmendur kanë qenë aq të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm, sepse faktorët kanë qenë shumë rëndues në dinamikën personale dhe se lidhjet vitale të mbijetesës krijojnë një mbështjellje familjare tepër të ngurtë. Autonomia e adoleshentit është atëherë aq e kërcënuar, sa më e ndrydhur të jetë familja në lidhjet e saj. Të kuptosh dhe të ndërhyshMos injoroni mundësinë që vetëvrasja mund të marrë jetën e një personi që ju e doni. Duke marrë parasysh shenjat paralajmëruese dhe duke folur për "të pamendueshmen", ju mund të shpëtoni një jetë.Kush është në rrezik?Personat e prirur për t'u vetëvrarë janë ata:- që kanë një sëmundje fizike ose mendore të rëndë;- që konsumojnë shumë alkool ose drogë;- që pësojnë një humbje të madhe, vdekje të një të dashuri, pushim nga puna ose divorc;- që jetojnë ndryshime të rëndësishme në jetën e tyre, si adoleshentët dhe personat e moshuar;- që kanë tentuar të vetëvriten;- që nuk gjejnë asnjë alternativë tjetër për zgjidhjen e një problemi madhor të jetës së tyre etj. Çfarë i shpie njerëzit në vetëvrasje?Rrethanat që mund të shpien një person për të vendosur t'i japë fund jetës së tij janë të shumta, por ndjenjat që një person provon kundrejt këtyre rrethanave janë më të rëndësishme se rrethanat vetë. Të gjithë ata që ëndërrojnë vetëvrasjen e mendojnë jetën të pakapërcyeshme. Ata provojnë ndjenja të forta të pakënaqësisë dhe të pafuqisë. Në disa raste të sëmundjes mendore, personat mund të dëgjojnë zëra ose të kenë ide delirante që i nxisin ata të largohen nga jeta. Personat që flasin për t'u vetëvrarë ose tentojnë për ta bërë atë nuk duan të vdesin patjetër. Shpesh kjo është mënyra e tyre për të kërkuar ndihmë..Një tentativë vetëvrasjeje bëhet ndonjëherë pikë kthese në jetën e një personi, nëse ai fiton mbështetje për ta ndihmuar për të bërë ndryshime të nevojshme. Nëse një nga të njohurit tuaj është i pashpresë deri në pikën për t'u vetëvrarë, ju do të jeni ndofta në gjendje ta ndihmoni për të gjetur një mjet për t'i bërë ballë asaj që e turbullon. Dhe nëse ju vetë jeni në gjendje të rrezikshme dhe ju nuk mund të imagjinoni asnjë tjetër zgjidhje veç vetëvrasjes, mos harroni që ndihma është e disponueshme. Cilat janë shenjat paralajmëruese?Ja disa shenja paralajmëruese për një person vetëvrasës:- shpreh shpesh ndjenja të pafuqisë dhe të mungesës së shpresës;- një sjellje jashtë karakterit, si pakujdesi tek një person që është zakonisht i vetëdijshëm;- shenja të depresionit: pagjumësi, tërheqje sociale, humbje të oreksit, humbje të interesit për aktivitete që zakonisht do t'i bënte;- bëhet me humor tepër të mirë papritur dhe jo në mënyrë të pritshme;- bëhet i varur shumë nga familja ose miqtë- bën një testament, kujdeset për sigurinë dhe për të tjera përgatitje para vdekjes;- bën vërejtje në lidhje me vdekjen ose shpreh synimin për t'u vetëvrarë;- shprehja e një synimi të tillë duhet të merret gjithmonë tepër seriozisht. Të parandalohet një tentativë vetëvrasjejeNëse ju besoni se një person ka mundësi vetëvrasjeje, veproni. Nëse është e mundur flisni direkt me personin. Gjëja më e rëndësishme që mund të bëni është të dëgjoni me vëmendje pa dhënë gjykim.Të flasësh për vetëvrasjen do të thotë të zvogëlosh jo pak shanset që personi të kalojë në akt. Ka pak mundësi që trajtimi i subjektit me dikë që nuk e mendon vetëvrasjen, ta nxisë për ta bërë atë. Gjeni një vend të sigurt për të folur me personin dhe jepini atij kohën e nevojshme.Shprehni shqetësimin tuaj për temën dhe sigurojeni atë që do ta vazhdoni bisedën konfidenciale. Informoni për ngjarjet më të fundit dhe inkurajojeni atë të shprehë lirshëm ndjenjat. Mos përçmoni ndjenjat e tij. Kërkoni nëse personi ndihet shumë i pashpresë për të paralajmëruar vetëvrasjen. Nëse personi përgjigjet "po", pyeteni nëse ka bërë ndonjë plan, dhe si e ku parashikon ta bëjë vetëvrasjen.Nëse personi ju thotë që mendon për vetëvrasjen, pranoni shqetësimin dhe frikën tuaj, por mos reagoni duke thënë: "Ti nuk duhet të kesh të tilla mendime; gjërat nuk mund të jenë aq keq sa i mendon". Kujtoni që personi ju beson ndjenjat e tij më të thella, dhe sado që t'ju turbullojnë, fakti i të folurit për këtë do ta bëjë të ndihet më mirë.I kërkoni nëse mund të bëni gjë ju. I flisni atij për burimet në dispozicion (familjen, miqtë, agjenci të caktuara) për mbështetje, këshilla praktike, konsulta ose trajtime.Formuloni një plan me personin për orët dhe ditët e ardhshme. Vendosni kontakte me të. Nëse është e mundur, shkoni me personin për të marrë ndihmë.I thoni personit në cilat momente do të jeni i disponueshëm, dhe pastaj përkujdesuni. Siguroni saktësimin e kufijve tuaj dhe provoni të përpiqeni që të ketë gjithnjë një komunikim në telefon me dikë gjatë gjithë ditës.Kërkoni nëse persona të tjerë janë në dijeni të ndjenjave tuaja vetëvrasëse dhe për cilin është fjala. A ka persona të tjerë që duhet ta dinë? A jeni i disponuar t'ua thoni atyre? Fatkeqësisht kjo pyetje nuk drejtohet me takt.Konfidencialiteti është i rëndësishëm, por kur një jetë është në lojë, çdo kërkesë konfidencialiteti duhet injoruar.Ruani kontaktin me personin për të ditur si sillet. Vlerësojeni për kurajon e shprehur ndaj jush që ju ka besuar dhe vazhdoni të jetoni dhe luftoni. Midis qetësisë dhe sekretitKur ndodhemi në rrethin e njerëzve të lidhur me problematikën e vetëvrasjes (mjedisi i një personi vetëvrasës, anëtarët e familjes, bashkëshorti, miqtë, kolegët e punës, shokët e shkollës, profesorët, fqinjët) shpesh jemi të konfrontuar me të njëjtin realitet: atë të qetësisë. Ja pse është esenciale të flasësh për vetëvrasjen, të tentosh të thyesh këtë qetësi, që fatkeqësisht rrethon akoma këtë problematikë. Me vendosjen e një kontakti me personin vetëvrasës, ne përballemi me një tjetër dimension të problemit, atë të sekretit. Në fakt, kërkesa për sekret bëhet në konfidencë. Instalohet midis personit vetëvrasës dhe personit të cilit i kërkohet ndihmë. A ka mundësi që pa e tradhtuar personin, t'u hapet personave të tjerë të rëndësishëm për të formuar një rrjet të rëndësishëm ndihme?Nëse nuk ka përgjigje të qartë për këtë pyetje, duhet të ndërmerren disa veprime nga ana jonë në mënyrë që mbështetja dhe biseda të mund të luajnë rolin e tyre. Përgjithësisht personi vetëvrasës është i izoluar, që ka një vlerësim të dobët të vetes. Prania e ideve ose e sjelljeve vetëvrasëse e bën atë përgjithësisht të ketë frikë nga reagimi i të afërmve të tij. Megjithatë me vështirësi ai pranon të besojë te dikush. Kur ne e fitojmë këtë besim, më pas mund të na kërkohet të ruajmë sekretin, të mos ia bëjmë të ditur asnjërit.Ky premtim na vë në situatë të vështirë dhe të rrezikshme. Mund të ndihemi të vlerësuar nga besimi që na jepet, por gjithashtu ndihemi përgjegjës për jetën e një tjetri. Dhe nëse personi vetëvritet, do të na vijë shumë keq që mbajtëm premtimin. Duke mbajtur sekretin e tij, ne do të kemi ndjenjën e gabimit që kemi bërë duke refuzuar të flasim për të me një tjetër për t'i ardhur në ndihmë.Në këtë rast do të kërkohej sinqeritet nga ana juaj, duke i thënë që nuk të premtoj dot, sepse për të ndihmuar, duhet ta kërkojmë atë (një prind, një mik, një psikolog). Duhet të zgjedhim bashkë personat dhe burimet që mund të ndihmojnë.Megjithatë, është e rëndësishme të nënvizojmë se kur jeta e një personi është në rrezik, duhet të përdoret konfidencialiteti për të arritur sigurinë e personave në krizë. Me gjithë kërkesën për të ruajtur sekretin, ka mundësi të vendoset një rrjet ndihme, i nevojshëm për një përpjekje për zgjidhje të përshtatshme, që e bën personin vetëvrasës të bashkëpunojë. Programe për parandaliminAktualisht shkencat humane rinovojnë përpjekjet e tyre mbi parandalimin e vetëvrasjes. Vepra e Georges Minois "Histori e vetëvrasjes" tregon që historia e vetëvrasjes nuk mund të përmblidhet në një dënim të thjeshtë. Në fakt, vetëvrasja shtron çështjen e lirisë që secili ka për jetën e vet, shtron problemin kryesor të kufijve të autonomisë së secilit. Georges Minois tregon që përpjekja për vetëvrasje është reflektim i një shoqërie. Punime dhe kërkime të shumta po bëhen mbi vetëvrasjen, ka shumë lëvizje e ndryshime si në pikëpamje politike, sociale, institucionale dhe mjekësore. Vetëvrasja është bërë një prioritet i shëndetit publik që në 1993 në shumë vende. Botimet e shumta për publikun e gjerë lipset të kenë synim heqjen e tabusë, komunikimin rreth kësaj teme, krijimin e shërbimeve të specializuara. Sot në botë flitet për lindjen e një disipline të re, 'suicidologjisë". Vetëvrasja, duke qenë një problematikë që përfshin shumë fusha shkencore (filozofinë, historinë, sociologjinë, psikologjinë, psikiatrinë, toksikologjinë dhe mjekësinë e urgjencës) shtron nevojën e një orvatjeje multidisiplinare dhe të ndryshimeve. Si në shumë vende të tjera, parandalimi i vetëvrasjes në vendin tonë do të kërkonte edhe hartimin e programeve nacionale, në kuadër të programeve rajonale të shëndetit