PDA

Trego versionin e plotė : Luciano Pavarotti


Joni
18-12-2007, 10:56 PM
Ka vdekur legjenda e operės, Luciano Pavarotti. Ndonėse
qė njė kohė tė gjatė ai nuk ishte nė gjendje tė mirė shėndetėsore, vdekja e tenorit tė njohur si "Luciano i madh" ka pikėlluar tė gjithė nga familjarėt, kolegėt e deri tek adhuruesit e tij.
Edhe nė Venecie tė Italisė pėrcjellėsit e festivalit tė sivjetmė tė filmit qė po mbahet atje u zgjuan me lajmin e vdekjes sė tij. Pėrderisa gazetat ende po shkruanin artikuj pėr keqėsimin e shėndetit tė Pavarott-it, lajmi pėr vdekjen e tij nė orėn 5 tė mėngjesit u pėrhap shumė shpejt tek gazetarėt dhe vizitorėt tė cilėt kishin shkuar pėr tė ndjekur shfaqjen e filmave nė orėt e hershme tė mėngjesit.
Njė ndėr tenorėt mė tė mirė tė kohės, Pavarotti pėr herė tė fundit kishte interpretuar nė ceremoninė e hapjes sė Lojėrave dimėrore olimpike, nė shkurt tė vitit 2006. Nė korrik tė vjetėm, Pavarotti iu nėnshtrua operacionit nė Nju-Jork pėr mėnjanuar kancerin nė pankreas. Pas kėtij operacioni ai kishte vendosur tė qėndronte nė shtėpinė e tij nė Modena tė Italisė.
Pavarotti ėshtė dėrguar nė njė spital nė Modena, muajin e kaluar, ku qėndroi mė shumė se 2 javė. Ai ėshtė lėshuar nga spitali mė 25 gusht dhe ditėt e fundit tė jetės i kaloi nė shtėpi me familjen dhe shoqėrinė e ngushtė.
Edhe pse i mirėnjohur nė botėn e operės, tenori legjendar u bė tejet i famshėm kur ai, Placido Domingo dhe Jose Carreras kėnduan nė kampionatin botėror tė futbollit, mė 1990, qė u mbajt nė Itali.
Mė 2003, Pavarotti u martua me asistenten e tij 34 vjet mė tė re, Nicoletta Mantovani, pasi ishte shkurorėzuar nga gruaja e tij pas 37 vjetėve martesė.