PDA

Trego versionin e plotë : 100 Fjalë të urta


godfather
18-12-2007, 05:25 PM
1. Ai qe di me se shumti flet me se paku. ( popullore)
2. Buka po u thye s' ngjitet me nje te beshtyre. (popullore)
3. Burri eshte koka, kurse gruaja eshte qafa. (popullore)
4. C' ke bere do te ta bejne. (popullore)
5. Dardha bie nen dardhe. (popullore)
6. Dardha e ka bishtin mbrapa. (popullore)
7. Dielli duket qe ne sabah(mengjes). (popullore)
8. Dhelpra kur nuk e harrin rrushin, thote eshte i pa bere. (popullore)
9. Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (popullore)
10. E dhena e tjeterit eshte si e krojtura e dhembit.á(popullore)
11. Edhe bari i njomeá digjet neper te thate. (popullore)
12. Fashati qe duket, s do kallauzá. (popullore)
13. Floke gjate mendje shkurter.á (popullore)
14. Fjalet jane gra, veprat burra. (popullore)
15. Gruaja fut shejtanin ne shishe. (popullore)
16. Gjella me kripe dhe kripa me karar. (popullore)
17. Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (popullore)
18. Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (popullore)
19. Gjithe gishtat dhembin njesoj. (popullore)á
20. I zoti e nxjerr gomarin nga balta. (popullore)
21. I talluri, te tall. (popullore)
22. Jeto sikur do vdesesh neser,dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (popullore)
23. Kali i botes te le ne udhe, (rruge). (popullore)
24. Kalliri me buk e mban koken poshte, ai bosh... perpjete. (popullore)
25. Kur s' ke koke, ke kembe. (popullore)
26. Koka ben koka peson. (popullore)
27. Kush te do te shan. (popullore)
28. Kush mungon, bluan. (popullore)
29. Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (popullore)
30. Mat shtate here, e pri njehere. (popullore)
31. Me mire nje veze sot, sesa nje pule mot.(popullore)
32. Me thuaj c' shoke ke , te te them se cili je. (popullore)
33. Me nje lule.., s' vjen beari. (popullore)
34. Me nje nuse.., nuk behen njeqind dhendurre. (popullore)
35. Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (popullore)
36. Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (popullore)
37. Me mikun ha e pi, por tregeti mos bej. (popullore)
38. Mollen e mire, e ha derri. (popullore)
39. Mos u mundo teá nxjerresh dhjame nga pleshti. (popullore)
40. Mos shiko gunen, po shiko punen. (popullore)
41. Mos hiq petullat me duart e tjeterit. (popullore)
42. Mos bej te vesh vetulla, dhe nxjerr syte. (popullore)
43. Nga ferra del trendafili, ashtu si dhe nga trendafili del ferra. (popullore)
44. Nuk ngopet ariu me miza. (popullore)
45. Nuk I bihet fyellit gjithnje ne nje vrime. (popullore)
46. Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (popullore)
47. Nje dore lan tjeteren, te dyja fytyren. (popullore)
48. Nje mik i mire, duket ne kohe te veshtire. (popullore)
49. Nje gur s’mban mur. (popullore)
50. Nje njeri qe ka shume fjale, edhe nje i shurdhet e mund. (popullore)
51. Peshku ne det, tigani ne zjarr. (popullore)
52. Peshku i madh e ha te voglin. (popullore)
53. Perse thirret gomari ne dasem...?!!!. (popullore)
54. Pi rakine, mos pi mente. (popullore)
55. Pune shume, e fjale pak. (popullore)
56. Punen e sotme mos e ler per neser. (popullore)
57. Qeni qe leh shume, nuk te ha. (popullore)
58. Qeifi ha dhe kumbulla te tharta.á(popullore)
59. Rrushi shih rrushin, dhe piqu. (popullore)
60. Rri shtrember e fol drejt. (popullore)
61. S' behen petullat me uje. (popullore)
62. S' bie rrufeja ne ... (lavaman). (popullore)
63. Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (popullore)
64. S'mbahet shtepia me mjell hua. (popullore)
65. S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( popullore)
66. Te gjithe derrat nje fytyre kane. (popullore)
67. Te bente çdo mize mjalte... haja dhe une. (popullore)
68. Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(popullore)
69. Ato c ka di nje njeri ne krahasim me ato c ka nuk di , jane kurregje.
70. Fjalet e keqedashesit jane si qymyri, qe edhe po s te dogjen , te nxijne.
71. Gabimet qe harrohen, perseriten.
72. Pema me e embel eshte ajo qe vjel me duart e tua.
73. Peri i ngaterruar nuk zgjidhet me ngut.
74. Per te qene i lumtur nuk duhet vetem te dish, por edhe te duash.
75. Njeri i zoti nuk eshte ai qe s ka te meta, po ai qe i pranon te metat e tij.
76. Njeriu qe te behet edhe me i zoti nuk duhet te harroje edhe ato qe ka mesuar.
77. Nje pune e bukur eshte me e dobishme se njemije fjale te bukura.
78. Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.
79. Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi, përpiqu t’i fitosh ato.
80. Njerëzit janë të njejtë para natyrës, edukata i bën të dallohen.
81. S’ka gjë më të keqe se të përqeshurit, sepse më shumë prek të mirët se të kqinjtë.
82. Shoku më i pavlefshëm është ai, i cili, për një fjalë që ka dëgjuar për shokun e tij, nuk e do më atë.
83. Ai që pëlqen veten e tij, nuk pëlqehet nga askush.
84. Duhen shumë mend që të mund shoqërohesh me njerëz pa mend.
85. Shpagimi më i ëmbël është të bësh mirë kundër të keqes që të është bërë.
86. Po të përdoret mirë koha, do të mjaftojë për të kryer çdo punë.
87. Bukuria e njeriut përbëhet nga bukuria e fjalës që flet.
88. Njerzit e mirë janë të gjykuar të bëhen skllevër të të kqinjëve.
89. Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.
90. Më i forti i njerëzve është ai që është i Zoti të përmbajë vetveten.
91. Shpata e grave është gjuha e tyre, prandaj nuk e lënë të ndryshket.
92. Zbavitja më e bukur për njerinë është leximi, shoku më i mirë libri.
93. Personi që do ti, s’ka asnjë të metë, fillo të mos e duash, pa shih sa të meta ka.
94. S’ka lumturi më të madhe në botë se dashuria dhe harmonia.
95. Thjeshtësia e një gruaje është më e vlefshme se stolitë (diamantet) e të gjitha grave të botës.
96. Kush i shtrohet gjithkujt është kokëdele.
97. Më i poshtri njeri është ai i cili kërkon mirësi nga një i poshtër.
98. Kush lexon shumë, medeomos bëhet i mençur ; kush punon shumë, medeomos bëhet i pasur ; kush kujdeset për higjienën, medeomos bëhet i lumtur. Ai që i plotëson të gjitha këto kondita, le të thotë se ka bërë me të vërtet jetë në botë.
99. Vjehra nuk e kujton asnjëherë kohën e nusërisë.

100. Qesja nuk zbrazet duke dhënë lëmoshë.

Dj PiRoMaN
18-12-2007, 05:43 PM
Fjalë me vend
1fjale e mire kushton 1 lire
Shum fLm :)

Herkul
22-12-2007, 04:12 PM
Më mir një kurrsim, se një fitim...

boss
25-04-2008, 09:36 PM
Keto te mijat me duket se jane me shume se 100 por po i postoj...
:)

Ari në zjarr provohet, miku në rrezik kuptohet.
Armiku s'pritet me fjalë, por me plumb.
Armiku më i rrezikshëm është, ai që harrohet.
As buka nuk haet vetëm.
Atje ku luftojnë dy, fiton i treti.
Kur merr dërrasa të plasur, çahet e tëra.
Kur je veti i dytë, të ngoh dhe fryma e shokut.
Lulja e këputur nuk lëshon më.
Me mikun ha e pi, të dhënë e të marrë mos ki.
Mendja me mendjen, pjellin mëndje.
Me një ka nuk bëhen pendë.
Me nji tra nuk mban shtëpia.
Mëson nga armiku më shumë se nga miku.
Miku i mirë të nderon shtëpinë, miku i vjetër nuk hidhet poshtëë.
Miku është mik deri sa nuk përzihet në hallet e shtëpisë.
Miku harrohet po të largohet.
Miku i mirë vjen nga porta.
Nuk bëhet stani me dhi të egra.
Njeriu ka nevojë më tepër për dashuri, se për lavdi.
Njeriu pa shokë, si muri pa tokë.
Miku i mikut tim, është edhe miku im.
Një krah s'mban kala.
Një zog që ndahet nga klloçka, e ha shqipja.
Pa djalë e pa gocë rrova, pa shok nuk rrova.
Për një shamatë, lypen dy veta.
Punën nuk e bën një gisht, po e bën grushti.
Qentë le të lehin, karvanet të shkojnë përpara.
Ruajmë nga miku, se nga armiku ruhem vetë.
S'bëhet lëmi me një kalli.

boss
25-04-2008, 09:36 PM
S'bëhet stani me lepura.
S'mblidhen lepujt në vath.
S'mbushet thesi me një kokërr.
Syri është më i mprehtë se kordha.
Shejtani kur nuk ka punë rreh të birin.
Shokë bashkë, e bukë veç.
Trimi i mirë me shokë shumë.
Shoku sa duhet, aq qortohet.
Shtëpinë e mbajnë të gjitha shtyllat.
Tek nusja hanë e pinë, te dhëndrri gja nuk dinë.
Të më mbrosh atje ku s'jam, se ku jam mbrohem vetë.
Uji fle, hasmi s'fle.
Ankohet kalorësi se po i varen këmbët.
As nuk kam, as më mbarohen.
Bjer, o zot, mikun; të haj dhe i zoti i shtëpisë.
Bota të jep aq sa t'i kesh dhënë asaj.
Bukë e kripë e zemër.
çilet dera, rritet ndera.
Dora lanë dorën, të dyja lajnë faqet.
Edhe pula jote në kopshtin e botës të duket e majmë.
Fshati digjet, ****a krihet.
***ara jam, po shpirtin nuk e kam ***ara.
I mirë për shokë, e i lig për vete.

boss
25-04-2008, 09:37 PM
Bukën tënde ha, hall të botës qa.
çezma i lan të gjithë, veten nuk e lan.
I fundit ja do qaj, ja do qeshë.
I qan hallin kalorësit.
I zoti i shtëpisë, rri në fund të urave të zjarrit.
Jo gjithmonë "mirë se të gjeta" po edhe "mirë se erdhe".
Kafeja është e zezë, po të zbardh faqen.
Nga fryn era kthen gëzofin.
Kam qeshur të tjerë, më mbiu në derë.
Keq më vjen, po dëm s'më bëhet.
Ku s'të thërresin, mos shko; ku s'të pyesin, mos kuvendo.
Këpucari i ka këpucët e grisura.
Kërkon të zërë gjarpërin me dorë të botës.
Kopraci s'të jep të zezën e ullirit.
Ku bien daullet të çojnë këmbët vetë.
Ku rënça mos u vrafsha.
Kur të kem me thasë, të të jap një trastë.
Kur të vjen nevojtari në derë, po s'pate gjë, jep një gotë ujë.
Kush ha vetëm, vdes dhe vetëm.
Kush shkon pa thirrë, kthen pa u përcjellë.
Kush vete i paftuar, e gjen sofrën pa shtruar.
Kush vjen rrallë, ha bakllavanë, kush vjen shpesh ha përsheshë.
Le gomari që na ngordhi, po s'na lënë as mizat rehat.
Lype se s'ta jep, merre se nuk thotë gjë.
Mali me mal s'piqen, po njeriu do piqet.
Me çfarë syri do më shohësh, me atë do të shoh.
Merr belanë e botës e vë në krye të votrës.
Miku i afërt nuk ka nder, se vjen përherë.

boss
25-04-2008, 09:37 PM
Miku i thirrur, duhet përcjellun.
Miku nuk vjen për thelë e lëng, po për fjalë e për kuvënd.
Mikut i lëshohet vendi dhe i dëgjohet kuvendi.
Mirmëngjes, me interes.
Mos qesh në shok, se e gjen në kokë.
Mos e lëndo ku i dhemb.
Në daltë djalë të na rrojë, në daltë çupë, të të rrojë.
Në shtëpinë e të varurit, nuk zihet litari me gojë.
Nuk dua mish e kabuni, po dua, ner e sajdi.
O bark, o qerrata, këtu gjete, këtu ha.
Pa para njeriu ha dhe një thes me kripë.
Peshku në det, kripa në tokë, po bashkohen në tigan.
Prifti më përpara bekon mjekrën e tij.
Pula bëri venë, gjelit i dhemb barku.
Pushka e trimit dhe sofra e xhymertit, janë gjithmonë plot.
Qenit hidhi një kockë, të pushojë.
Rrugën për te miku, mos e lër të zërë bar.
Sevapi as shitet, as blihet.
Sqepari bishtin e shokut e gdhend, të tijin jo.
Ta shef bojën, sa ta ka nevojë.
Trimi nderon trimin, i mençmi të mençmin, i ligu të ligun.
Unë ha kumbulla, ty të mpihen dhëmbët.


Burimi:Interneti