Trego versionin e plotė : Historia e artit
Ma-Origano
23-11-2007, 10:05 PM
Studimet mbi artin ne kohera jane te pafundme. Te pafundme po aq sa te kufizuara jane dhe frutet e marra nga keto studime ne vite. Jane te pafundme per faktin se cdo dite mesojme dicka te re ne lidhje me zhvillimin e artit dhe ate cfare arti perfaqeson, por gjithashtu te kufizuara pasi cdo e re gjithmone perballet me pikpyetje te cilat shpesh here mbeten thjesht pikpyetje.
Ne kete teme do te mundohemi te japim pak histori ne lidhje me artin qe ne koherat me te lashta. Me poshte do te jap nje ndarje me emertime te artit ne kohera dhe do te afroja te gjithe art dashesit te jepnin informacione ne baze te njohurive te tyre.
Nga aq sa kam lexuar gjithmone ka pasur ndeshje te mendimeve ne diskutime te tilla edhe nga studiues apo profesore te artit, per kete eshte e kuptueshme qe edhe tek kjo teme shpesh here mund te ndeshemi me mendime te cilat kundershtojne njera tjetren. Por qellimi i temes eshte te ndajme njohurite tona mbi artin duke ndihmuar njeri tjetrin per te sqaruar edhe ato ide te cilat mund ti kemi te gabuara.
Per te gjithe ata te cilet jane te interesuar te marrin pjese ne kete diksutim do ju lutesha te ndiqnin rradhen kohore te zhvillimeve te artit. Shembull: Nuk duhet kaluar drejt ne Romanticizem pa zhvilluar ne fillim artin e Rilindjes.
Gjithashtu dua te kujtoj qe cdo fyerje personale ndaj pjesmarresve ne kete teme do te fshihet dhe bashke me fyerjen do te fshihet dhe informacioni i dhene nga pjestari i cili ka fyer.
Une jam shume enthuziaste ndaj temave te tilla, shpresoj dhe ju te keni te pakten gjysmen e enthuziazmit tim dhe kjo teme
Ma-Origano
23-11-2007, 10:06 PM
1. Paleolit
2. Mesolit
3. Neolit
4. Jeriko
5. Catal Huyuk
6. Sumer
7. Babilonia
8. Elam
9. Achamenid Persia
10. Akkad
11. Sirian
12. Neo Babilonian
13. Elam dhe Persia
14. Periudhat e para Dinamike
15. Mbreteria e Vjeter
16. Mbreteria e Mesme
17. Mbreteria e Re
18. Minoan
19. Cycladic
20. Mycenean
21. Periudha Arkaike
22. Periudha Klasike
23. Periudha Helenistike
24. Etruskane
25. Romake
26. Fillimet e Kristianizmit
27. Arti Bizantin
28. Arti Islamik
B. Arti i Mesjetes
1. Periudha e Mergimeve
2. Periudha Karolingiane
3. Periudha Ottoniane
4. Periudha Romaneske (*Para-Rrilindje)
5. Periudha Gotike (*Para-Rrilindje)
C. Arti i Rilindjes
1. Rilindja Proto
2. Periudha Quattro Cento
3. Periudha Cinque Cento
4. Rrilindja e Larte
5. Mannerismi
D. Arti Barok (Baroque) : Shek 17te
E. Arti Rococo : 1700 - 1792 p.k.
F. Romanticizmi : Shek 19te
G. Arti Modern
H. Arti Post Modern
I. Arti i Diteve Tona
Ma-Origano
23-11-2007, 10:06 PM
Shek II para eres sone. Aferdita " Dea e dashurise greke".
Statua eshte nje nga operat me te famshme te Artit Klasik.
Gjendet ne " Louvre Paris".
Ma-Origano
23-11-2007, 10:06 PM
Archaic Kuros i perket periudhes Arkaike (Rreth 500 para eres se re). Kjo veper gjendet po ne muzeun metropolitan te NY-se ne sektorin e artit grek. Karakteristike e kesaj figure eshte qeshja arkaike pra kuros(Djale nudo) jepet optimist me te qeshur e cila do te karakterizoje menyren arkaike te te perfaqsuarit te imazhit te njeriut. Sic shikohen detajet e statujes jepen paksa te improvizuara pra nuk mund te thuhet se ka perfeksion ne perfaqsimin e kontureve trupore. Duart i ka te ngjitura per te krijuar balancimin e qendrimit te statujes vertikale. Sic thame statuja eshte komplet nudo qe perfaqson metoden e re qe zhvillohet ne skulpture , metode e cila nis po me artin arkaik
Ma-Origano
23-11-2007, 10:06 PM
Nje nga shenjat e hershme te perfeksionit njerezor eshte edhe "qyteti ne koder" ose Akropolis. I gjendur ne piken me te larte te Athines ky perbindesh artistik eshte konsideruar si qyteti qe flet me germadhat e tij 2500 vjecare. Projekti eshte nisur nga Pheidas per te nderuar Perendeshen "Athina" me urdher te Perikles ose drejtuesit helen qe fitoi luften. Si kontur i pergjithshen Akropolis eshte ndertuar rreth shekullit te 5-te 4-etr para eres se re. Hyrja gjendet ne pjesen perendimore te kodres. Kjo udhe e hyrjes qe hynte ne qytet quhej "Udha e shenjte". Direkt perballe saj ne krahun e djathte gjendet "Tempulli i Athina Nike(Perendeshe e luftes.)". Me pas kalon nje nje porte madheshtore qe quhet "propylaia" direkt mbas te ciles dikur gjendej nje statuje madheshtore e Athines ne bronx. Kjo statuje quhet Athina Promachos(Athina mbrojtesja). Mbrapa statujes gjendet nje mur i pagdhendur ne ane te te cilet gjendet Erecthion qe sherben si tembull per zoter te tjere te Greqise se lashte. Ne majen me te larte te qytetit mbi koder gjendet madheshtiori "PANTHEON" i cili eshte edhe ndertesa me e
Ma-Origano
23-11-2007, 10:06 PM
Nė tė ėshtė fiksuar momenti mė solemn i historisė sė Krishtit. I sapozbritur nga kryqi, i gjakosur, nė krahėt e nėnės dhe dishepujve tė tij, ēuditėrisht me njė pamje shumė humane. Kjo ėshtė panorama e njė epitafi tė shek. XVII-XVIII, i cili vetėm 2-3 ditė mė parė, i ėshtė ofruar pėr blerje Muzeut Historik Kombėtar. Eshtė tepėr i dėmtuar nga koha, duken qartė vijat e palosjes, sipas sė cilėve janė zhdukur edhe ngjyrat, por drejtori i kėtij institucioni, Moikom Zeqo, e konsideron si njė rast tė rrallė, kėtė epitaf. Sipas tij, ai nuk pėrkon nė mėnyrėn e konceptimit dhe realizimit artistik me asnjė objekt tjetėr tė kėtij lloji, qė ėshtė zbuluar nė vendin tonė. Figurat e shenjtorėve tė pikturuar tė kujtojnė veprat e Rilindjes, kanė ngjyra jete e nuk janė tė zymtė e tė zbehtė. Madje Moikom Zeqo, thotė se do tė shfrytėzojė datėn 21 shkurt, kur do tė zhvillohet njė simpozium mbi Epitafin e Gllavenicės, pėr ekspozimin e kėtij epitafi, tė sapoardhur pranė arkivave tė muzeut. “Pėrgjithėsisht, epitafet e Kishės Lindore janė dokumentuar nė Shqipėri. Pėrveē Epitafit tė Gllavenicės, njė vepėr e rrallė e shek. XIV, i cili ėshtė i treti nė botė pėr nga lloji, ekzistojnė edhe disa tė tjerė, por epitafe tė Kishės Perėndimore, nė latinisht nuk janė hasur”, - shpjegon Zeqo, sipas tė cilit ėshtė njė rastėsi qė koleksionisti Vangjel Kapedani ka shtėnė nė dorė njė tė tillė dhe e ka sjellė pranė arkivave tė Muzeut Historik. Mbi tė vėrehen qartė fjalė tė shkruara nė latinisht, qė dėshmon pėr prejardhjen e tij. Disa syresh janė deshifruar, janė emrat e shkruesve tė ungjijve, ndėrsa tė tjerat janė fshirė pjesėrisht nga koha dhe ėshtė e vėshtirė tė kuptohen. Por ndoshta pas njė restaurimi, prej kėtij epitafi mund tė vilet mė tepėr informacion. Megjithė informacionin e paktė qė ofron vetė vepra, sipas Zeqos, ka mundėsi qė ajo tė ketė ardhur nga bregu italian pėr nevojat e kishės, nė momentin kur Vatikani dėrgoi misionarėt e tij pėr nė kishat e Himarės dhe ėshtė e mundur qė ky epitaf tė jetė pėrdorur pikėrisht nė kishat e kėsaj zone bregdetare. Nė datėn 21 shkurt, me rastin e simpoziumit shkencor pėr Epitafin e Gllavenicės, do tė vijnė edhe dy studiues tė njohur, dr. Marta Jaro nga Budapesti dhe dr. Jan Woters, tė cilėt do tė kryejnė analiza tė mėtejshme mbi Epitafin e Gllavenicės. Ardhjen e tyre, Muzeu do ta shfrytėzojė edhe pėr analizimin e epitafit “tė ri”, pėr identifikimin e pėrbėrėsve kimikė, pėr tė realizuar mė pas restaurimin e kėtij objekti, si dhe pėr tė zbuluar datimin e saktė tė tij.
Ma-Origano
23-11-2007, 10:07 PM
Ai ėshtė i pėrmasave tė zakonshme 140 x 100 cm dhe si ēdo objekt tjetėr i kėtij lloji, ku trajtohet i njėjti subjekt, ka shėrbyer pėr organizimin e ceremonive tė sė “Premtes sė zezė”, e cila zhvillohet vetėm njė herė nė vit, me rastin e Pashkėve dhe qė simbolizon ditėn e kryqėzimit tė Krishtit. “Ky epitaf ėshtė pikturuar me bojėra vaji mbi njė pėlhurė tė lyer me njė shtresė dylli. Nė katėr kėndet e tij janė katėr figurat ungjillore, qė kanė shkruar historinė e Krishtit, Marku, Mateu, Luka dhe Gjoni, pranė tė cilit shquhet nė miniaturė figura e Shėn Prohorit. Ata janė tė futur nė emblema rrethore, tė shoqėruara me simbolet pėrkatėse si shqiponja, kau, luani dhe forma shkrimore, simbole pėr tė cilat flitet pėr herė tė parė nė librin e Profetit Isaia”, - vazhdos Zeqo, sipas tė cilit momenti i zbritjes nga kryqi, ėshtė njė motiv shumė i pėrhapur nė ikonografinė bizantine dhe metabizantine tė Shqipėrisė. Edhe nė kėtė epitaf, shohim Krishtin e shtrirė, me kokė tė anuar djathtas me dorėn e majtė drejt fytyrės sė Shėn Mėrisė, e cila ėshtė nė pozicionin e puthjes sė dorės. Tek koka Krishtit ėshtė njė figurė e njohur, Josifi i Aramateas, i cili e varrosi Krishtin nė varrin qė kishte pėrgatitur pėr vete nė Kopshtin e Gjetsemanisė, kurse tek kėmbėt e tij ėshtė figura e Gjonit, dishepullit mė tė dashur tė tij. Nė anė tė tij janė tre Maritė, tė cilat me vajėra aromatike e pėrgatisin pėr varrim. Krishti ėshtė i vendosur mbi njė pėlhurė tė bardhė, me tė cilėn u mbėshtoll para se tė varrosej. Nė sfond duken zbehtė tri kryqet ku u kryqėzuan Krishti dhe dy tė dėnuarit e tjerė
Ma-Origano
23-11-2007, 10:07 PM
Ndonėse ėshtė tepėr i dėmtuar, pėr drejtorin e Muzeut Historik, ky epitaf, origjina e tė cilit nuk dihet saktėsisht, ėshtė njė vepėr e madhe. “Pėrsa i pėrket stilit artistik, dallohet qartė qė nuk ėshtė i stilit tė ngurtė bizantin, por nė tė ka nota tė theksuara humane. Portretet e personazheve tė epitafit janė tepėr njerėzorė dhe ai ngjan mė tepėr me njė pikturė zhanėr se sa me njė ikonografi. Tė bėn pėrshtypje vėmendja qė i ėshtė kushtuar nga ana e autorit harmonisė konceptuale tė kėsaj vepre”, - thotė Moikom Zeqo, sipas tė cilit, krahas tė tjerave, nė kėtė epitaf vihen re edhe ngjyra tė cilat hasen rrallė nė ikonografi si e gjelbėra dhe bluja e errėt, qė nė rastin konkret pėrforcojnė momentin e pikėllimit. Sipas tij, kjo vepėr sjell njė notė tė re nė traditėn e pikturave shqiptare nė kishat e Shqipėrisė, jep njė informacion tė ri, pėr ekzistencėn e epitafeve tė kishės perėndimore nė vendin tonė dhe pėr admirimin kundrejt kėtij arti. “Nuk mund tė themi asgjė pėr autorin, por nėse ajo do tė restaurohet, atėherė, do tė kemi njė nga veprat mė tė shquara tė shek. XVII-XVIII”, - thotė Zeqo, i cili gjithashtu e vlerėson si tė shtrenjtė nga ana monetare kėtė vepėr, edhe pse koleksionisti qė e ka ofruar nuk kėrkon ndonjė shumė tė madhe
Ma-Origano
23-11-2007, 10:07 PM
Dikur mitet u shperndanin me ane te gojes,me anen e nje bindjeje,qe sot na duket imagjinare sepse nuk kemi te dokumentuar asgje.
Edhe pse madheshtia e Homerit na solli ne drite nje nga veprat me te fuqishme te antikitetit,ne perseri kur e lexojme mundohemi te riprodhojme ne mendjen tone ato skena dhe privime,ato luftetare te denje per nje veshtrim aq te rrepte dhe kontradiktor.Personazhe mitike.Sidoqofte jane mitet e nje kohe te vjeter,mitet e nje historie qe eshte sajuar dhe perpunuar pastaj ne shume forma ,per shkaqe dhe qellime te ndryshme.
Romaket kur gdhendin nje kolone te madhe e larte 100 m gati,per te pershkruar fitoren e Traianit mbi popullin Dace,kembengulin te japin cdo cast,cdo fitore,cdo perleshje qe shenon dhe triumfin e romakeve e,me pas,edhe lindjen dhe zhvillimin e miteve rreth ketyre ngjarjeve.Kolona e gdhendur per kete beteje te perandorit Trajan ndodhet sot ne Rome dhe eshte nje inskenim i mrekullueshem i te gjitha episodeve te ndodhura 2000 vjet me pare.Nje film,nje tregim kronollogjik i te gjitha sekuencave qe shkaktuan nje te tille lufte.
Duke u nisur nga nje pikture e Goya-s,qe eshte edhe illustruar nga Katana-,ajo titullohet "Kronos"-koha,mund te them dicka mbi mitin e asaj pikture,pasi Goya prezantoi nje histori me ane te imazhit;na dha nje dimension tjeter te kuptimit dhe defrimit me ane te miteve.
Ngjarja eshte e gjate,por thelbi i atij kanibalizmi ose me mire gllaberimi-"Koha gllaberon gjerat",kuptohet me mire sesi te gjithe gjerat,te gjitha historite,te gjithe njerezimet dhe pushtetet te krijuar ne toke,nje dite vijne dhe gelltiten pa meshire nga Koha.
Miti tregon,prezanton dhe mundohet te fantastikoje,kurse Goya me pikturen e tij tregon Kronos qe gelltit Uranin,vellain e tij dhe babai njekohesisht pas nje raporti incestual me nenen e te dyve dhe me memen -Toke, Gea.
Te flasesh per mitet,e njejta gje behet edhe sot nga artistet qe sbesojne se arti mund te "vdese",pasi gjithnje eshte nje riperpunim historise qe shkruan dhe dokumenton ngjarje.Eshte e lehte qe me ane te kinemase dhe poezise,me ane te piktures dhe fotografise,me anen e nje praktikimi me social te te berit Art,qe njerezit mos te harrojne se arti eshte ndjenje dhe ne te vendoset mbi te gjitha nje krijim qe ka te beje me rilindjen e nje deshire per te jetuar dhe per te realizuar qellim iluziv,mbase per shumicen,por qe figurimi i ketyre ndjenjave eshte i barabarte me shkembimin dhe reintegrimin ne nje epoke qe eshte,e veshtire dhe fort banale,qe te pretendosh te jesh human.Sic thoshte dhe Nietzche "Human shume human".E pra njerezit duke qene qenie te tilla dhe akoma te mos-kthyera ne qenie kanibale dhe qe gllaberojne gjithcka,mundohen te krijojne dicka te bukur,qe me anen e nje estetizmi dhe konceptimi viziv mund t'i rikthejne shpresen se arti eshte nje hapesire shume e gjere dhe e mrekullueshme.
__________________
Ma-Origano
23-11-2007, 10:07 PM
shume vepra arti: piktura, skulptura jane te bazuara ne mitologji. tekjo teme do gjeni mitologjine visive.
http://www.studiolo.org/MMA-Ugolino/...-1530-03_m.jpg
kjo e para na vjen nga Dante "Inferno" ugolino and sons Jean-Baptiste Carpeaux
Ugolino dell Gheradesca historia e te cilit tregohet ne canto 33, ishte nje kont i Pises i cili denohet ne nje kala me te gjithe linjen mashkullore te familjes, dhe lihen aty te vdesin nga uria. Dante tregon se si femijte ofrojne te sakrifikojne veten qe i jati tu jetoje. dhe tek kjo skulpture e carpeaux shikohet fare mire dilema e te jatit te haje femijt e tij te cilet po vdesin nje nga nje.
para dy javesh vizitova met me motren dhe sa here qe shkoj ndaloj para kesaj skulpture, jo vetem pse me pelqen jashte mase po se krah saj eshte nje bar i vogel dhe ndalemi te ham dicka e te pushojme. sa e trishtueshme eshte te hash aty nder syte e kontit qe po kontemplon kanibalizem
rodin ka trajtuar te njejten teme por ugolinon e ka ne te katertat, gati te ushqehet.
http://uol.com.br/bienal/24bienal/nu...xixrodi01r.jpg
ndersa goya pikturoi aktin e kanibalizmit te saturn qe eshte pak a a shume e njejta histori
http://192.41.13.240/artchive/g/goya/thumbs/saturn.jpg
--------------------------------------------------------------------------------
Mr.b3sii
12-12-2007, 12:31 PM
Flm shum njeri tung ..?