PDA

Trego versionin e plotė : Andresa Skanjeti


Ma-Origano
23-11-2007, 09:55 PM
Shtysėn pėr tė pėrkujtuar 101-vjetorin e lindjes sė Artistit tė Popullit, regjisorit tė shquar, Andrea Skanjeti (1906-1992), apo pėr "tė shlyer" disi, njė 100 vjetor tė shkuar e tė papėrkujtuar tė tij, e mora, nga i nipi, Zefi, shoku im. Pati mirėsinė tė mė dhuronte veprėn postume, librin me anekdota "4000 vjet nga urtėsia botėrore", tė mbledhur e pėrkthyer nga xhaxhai i tij, A. Skanjeti. Shtanga kur nė kopertinėn e prapme pashė CV e tij. "Paskėsh patur 100-vjetorin e lindjes, po s'kam dėgjuar pėr ndonjė aktivitet, - i them. "Eh, - ofshani shoku im, - kush me u kujtue…". Vite mė parė, MKRS, ku unė punoja atėherė, i kishte refuzuar padrejtėsisht mbėshtetjen financiare pėr botimin e kėtij libri tė mbetur nė dorėshkrim. Ky dikaster, nė jo pak raste, vazhdon tė bėjė shurdhin para dukurisė tipike shqiptare, qė dhjetra e dhjetra vepra me vlerė tė personaliteteve tė letėrsisė, artit e kulturės, tė gjallė apo jo, mbeten ende nė dorėshkrime, pėr arsye financiare, apo edhe ngaqė ua zėnė pėrherė rrugėn mė tė shkathtėt, ose fitimtarėt e pėrhershėm tė projekteve, tė cilėt, duke mbijetuar "nėn dardhė", natyrisht nuk lėnė pa ndonjė gjė edhe firmėtarėt zyrtarė tė kėtyre projekteve...Pa lė, ka autorė, qė fatkeqėsisht "shesin" copyright-in e veprės sė tyre "pėr bukėn e gojės" te ndonjė botues gjahtar… Pėrkundėr, duhet thėnė, rrofshin e qofshin pinjollėt amanetqarė kulturėdashės, tė cilėt e bėjnė mirė atė qė duhet ta bėjė vetė shteti i tyre, tė paktėn, si homazh dhe shpėrblim i vonuar pėr atė punė shumėvjeēare e nė heshtje qė bėnė nė dobi tė kulturės sonė kombėtare paraardhėsit e tyre. Kjo konsideratė m'u pėrforcua, kur mora thuajse nė njė kohė veprat postume "Anekdota", tė zgjedhura e tė pėrkthyera nga Dr. Ihsan Ēabej, tė botuar nėn kujdesin e sė mbesės, Brikena Ēabej, si dhe "Humor shkodran", mbledhė e rreshtue prej Gjush Sheldisė, e tė botuar me iniciativėn e tė birit tė autorit, Pashkos.
Pra, ishte kėmbėngulja e pėrkushtimi fisnik i Zefit, ashtu siē kishte vepruar edhe mė parė me librin tjetėr tė rėndėsishėm "100 vjet teatėr nė Shkodėr 1879-1979. Kujtime" (Tiranė, 2002, mbėshtetur nga Fondacioni "Fan Noli dhe Bashkia e Shkodrės), qė bėri tė mundur nxjerrjen nė dritė tė kėtij libri. Ashtu si dhe besoj qė do tė jetė po ai qė do tė vazhdojė botimin e pjesės tjetėr tė veprės sė Andrea Skanjetit, tregimet e novelat e zgjedhura, fjalorin italisht-shqip etj.

Para se tė ndalem te pėrvijimi i portretit nė suazėn e njė shkrimi tė tillė tė njeriut fisnik, regjisorit tė talentuar tė qytetit tė Shkodrės, mjeshtrit tė skenės Andrea Skanjeti, le tė shpalosim shkurtazi pėr lexuesin e gazetės njė bilanc tė veprės sė tij, e cila ka njė shtrirje kohore gati gjysmėshekullore. Ėshtė autor i 22 dramave, komedive, melodramave, skeēeve tė estradave etj; ishte regjisori i parė i teatrit profesionist "Migjeni" dhe vuri nė skenė rreth 75 pjesė teatrale shqiptare dhe tė huaja, nga tė cilat 20 me aktorėt e teatrit "Migjeni" tė Shkodrės; regjisor i Operės sė parė shqiptare "Mrika"; ka pėrgatitur 20 platforma regjisoriale dhe ka vėnė nė skenė 30 pjesė teatrale me grupe diletantėsh tė klubeve dhe shoqėrive tė ndryshme, tė Shtėpisė sė Kulturės Shkodėr, qendrat e punės, Shtėpinė e Pionierit, shkollat etj.; ėshtė autor i rreth 45 tregimeve e novelave, shumica e tė cilave tė botuara nė revistat e kohės, madje tregimi "Njė dhuratė e papritur" ėshtė pėrkthyer nė gjermanisht dhe botuar nga albanalogu i shquar Masksimilian Lamberc; ishte filatelist (koleksionin e pullave shqiptare e ka pothuajse tė plotė) etj. Mė 28 Nėntor 1992 i ėshtė dhėnė titulli "Artist i Popullit", lajm tė cilin s'arriti ta merrte vesh kurrė, pasi po atė ditė vdiq dhe u varros tė nesėrmen.

Historia e jetės sė regjisorit tė mirėnjohur tė skenės dhe pionierit tė saj, Andrea Skanjetit mund tė konsiderohet edhe si historia e teatrit, mbase edhe e lėvizjes kulturore e artistike tė Shkodrės. "Kur flitet pėr teatėr nė Shkodėr, flitet edhe pėr Andrea Skanjetin, dhe kur flitet pėr regjisor Andrean, flitet edhe pėr teatėr"- do tė vinte nė dukje Tano Banushi, Artist i Popullit. Ai nuk pati njė formim profesional, por siē pohonte edhe vetė "mjeshtėrinė e teatrit e njoha me anė tė pėrvojės dhe si autodidakt". Ishte njeri me kulturė tė gjerė, shumė studioz dhe lexonte nė disa gjuhė. Falė talentit tė tij dhe pasionit tė madh pėr teatėr, ai arriti tė kapėrcente vėshtirėsitė e mungesės sė kėtij arsimimi profesional dhe vuri nė skenė me dinjitet shumė pjesė, tė cilat edhe pas 4-5 dekadash mbahen mend.

Veprimtaria artistike e Andrea Skanjetit, duke qenė mjaft e gjerė dhe e shtrirė nė kohė pėr gati gjysmėshekulli, natyrisht qė mund tė shihet nė kėndvėshtrime tė ndryshme e ngushtėsisht mė profesionale. Dėshiroj tė vė nė spikamė ato, qė shpeshherė, "humbasin" nė kujtime, nė libra memuarėsh, qė edhe mund tė anashkalohen: intuitėn, promovuesin e guximshėm tė talenteve, dashamirėsin e kujdestarin mė tė mirė tė punės me aktorin.

Andrea Skanjetit i pėrket merita e madhe se mundi tė zbulonte nga lėvizja diletante e tė promovonte artistė tė shquar tė skenės shqiptare, si Tinka Kurti, Artiste e Popullit; Vitore Nino, Artiste e Merituar do ta quante "mėsuesi i parė" nė shkollėn e madhe tė artit teatral; Artisti i Merituar Bep Shiroka kujton "Andrea Skanjeti mė mori nga "rruga" dhe mė futi nė teatėr, siē duket diēka pau tek unė"; ai bashkėpunoi dhe ishte shok e mik me artistė tė njohur tė skenės shqiptare etj.

Kam pėrshtypjen se portretin mė tė goditur e tė sintetizuar pėr Andrea Skanjetin, e ka vizatuar Artisti i Popullit Tano Banushi. Nė kujtimet e tij ai shprehet: "Ti (Andrea) nė "estradė", ti nė dramė e komedi, ti me melodramėn dhe operėn, ti deri me Teatrin e Kukullave ku unė kam marrė pjesė ndonjėherė. Pra me pak fjalė siē thotė populli "edhe gurėt e sokakut" e kanė marrė vesht se sa kontribut tė madh i ke dhanė skenės shkodrane, tė cilės i vune bazat e njė teatri vėrtetė profesionist nė tė gjitha gjinitė".

Mbiemri Skanjeti pėr ndonjė mediokėr tė kohės nuk ka tingėlluar shqiptar. Kėshtu, njėherė nė Tiranė, nė kafenenė "Internacional", ku nė atė kohė (1921-1922) mblidheshin ministra, deputetė e nėpunės tė ministrive, njėri syresh, njė babaxhan fanatik ksenofob, u ngrit e tha:

- Zef Skanjeti (vėllai i A. Skanjetit-shėnim i autorit tė shkrimit), qė punon si teknik nė Ministrinė e Botores, nuk ka mbiemėr shqiptar…

Luigj Gurakuqi, me atė humorin e tij tė zakonshėm, ia priti:

- E ke gabim, lum miku, mė shqiptar se kėtė, S'ka njeti…(kund, gjetiu, gjetkė)
__________________