PDA

Trego versionin e plotë : Gjelosh Gjokaj


Ma-Origano
23-11-2007, 09:53 PM
Po filloj ketu me kete artikull te panorames nga 2002.
Mendoj se eshte drejte te fillojme per artin me piktorin me te madh te kombit e me origjine nga Mileshi-Malesi e madhe..

Gjelosh Gjokaj dhe piktura shqiptare ne portat e Augsburgut

Dhurata Hamzai

Piktori i madh Gjelosh Gjokaj ndoshta do te quhet edhe poet, po te veresh me vemendje se si e zoteron artin e fjales…Por, tashme ai i ka paraprire piktures; si mjeshter se pari, si kurator i gjeneratave krijuese te diaspores se dyti, e se fundmi si krijues i riperteritur duke e rikonceptuar pikturen e vetveten si krijim ne pafundesi. Ky burre i qete dhe fisnik ka mjaft gjasa qe te t’i qendroj shume kritik dhe rigoroz vetvetes. S’nguron te thote se ka frike per veten e te tjeret se mos bien ne dekadence. “Prandaj i mbuloj pikturat e mia para se t’i perfundoj. Nje kritik i artit thote se une s’e kam pare Gjelosh Gjoken duke pikturuar�. Piktorin e madh gjithmone e roberon mundi per ta gjetur nje ngjyre me te bukur, nje siperfaqe me sa me teper drite, nje cast shprazjeje emocionesh dhe perseri s’mbetet i kenaqur me vepren qe krijon. Profesor Gjoken mund ta degjoje me endje per te gjitha keto ne ditet e ekspozites se Akademikeve te Kosoves ne Galerine Kombetare te Arteve ne Tirane. E sigurisht ne keto dite ai do te rrefente se ndihej shume i kenaqur qe erdhi Shqiperi se perndryshe “ajo eshte anza e artistit�. “Shqiperine dikur e kemi enderruar vetem me shkel ne te dhe me e puth dheun e Shqipnise, tash qe mund te vish, e ndjen veten vetem ketu te lire. Ne dhera te tjera gjithmone duhet me i’u shmag njerezve qe kane komplekse me te medhaja dhe jane arrogant... Edhe pse atje jetoj si artist dhe nuk me lidh gje fort me injorancen, perseri vetem ketu ne Shqiperi me duket se jam Gjelosh Gjokaj�, thote piktori i merguar.

Intervista

Zoti Gjelosh Gjokaj, juve u bie shpesh rasti te hapni ekspozita dhe te takoni piktore te diaspores prej vitesh ne Augsburg te Gjermanise. Cilet jane ata qe njihni me teper?

Piktoret qe njoh une ne diaspore jane disa te rinj qe kane bere nje emer. Por piktoret me rendesi ka qene Kodra edhe asht Mikel Gjokaj ne Rome qe e ka nje fame te mire dhe ekziston edhe sot atje si piktor serioz. Mikeli eshte nje piktor shume i mire, pa marre parsysh marredheniet e mia me te. Dikur mund ta kem pasur mik, tani jo, por piktura eshte nje gja tjeter dhe personaliteti asht tjeter. Keta dy une i njoh mire. Per me vone jane edhe disa te tjere ne Gjermani, e sidomos ne Suedi jeton nje piktor tjeter, Gjurkaj. Eshte shume i mire dhe ka sukses. Piktore prej Shqipnie njoh shume pak. Kam degjuar per ta. Jane neper Gjermani dhe kane suksese shume te mira. Atje jane edhe disa te rinj qe ndoshta nuk e meritojne dhe tani une nuk po i permend.

Nese eshte mitizuar kontakti me studiot e piktoreve te vjeter te merguar ne Europe si Lin Delia, Ibrahim Kodra e Gjelosh Gjoka si shkolle e madhe pikture jashte atdheut, cili eshte mendimi i juaj?

Une kam jetuar ne Rome 14 vjet edhe aty gjithmone jane permendur shkolla e Romes, shkolla e Firences, shkolla e Milanos, dhe ne, spontanisht, pa dashur te krijojme nje shkolle e kemi krijuar nje lloj arti qe eshte karakteristik. Dhe ajo me te vertete mund te quhet si nje shkolle qe te rinjte jane inspiruar dhe vazhdojne te inspirohen prej piktoreve te origjines si Ibrahim Kodra, Lin Delia, mundet edhe une. Dhe ajo shkolle, une mendoj se tashme eshte nje e vertete me shume vend. Tani po tregoj se piktoret e Kosoves e kane nje ekspozite ne Augsburg. Une jam organizator i kontakteve dhe ka qene nje ekspozite shume e mire, porse, interesant, gjermanet e kane paragjykuar “Ahha kosovaret!�. E ka nencmuar publiku i gjere ekspoziten, nderkohe qe kritika e priti shume mire. Erdhen italianet prej Italie shume me te keqij nga niveli artistik, diletanta. Do ti, “mbaruan� gjermanet pas tyne! Nisen me i ble. Nje tradite te mire qe kemi ne nuk na e besojne dhe gjithmone mundohen qe piktoret shqiptare t’i vene ne vend te dyte a te trete si krijues.

Jeni koordinator i ekspozitave qe bejne te rinjte. Ju i ndihmoni keta piktore, sidomos ne dhe te huaj. Ç’mund te na thoni me teper?

Une gjithmone kam pasur nje dhimbje per koleget e mi, por edhe ata qe kane qene pak me te dobet kam mundur me i shty perpara per me i permiresue dhe 9 ekspozita qe jane hapur deri tash ne Gjermani ne qytetin Augsburg jane realizuar prej meje. Pese-gjashte jane personale e te tjerat kolektive.

Ju keni populluar tashme me pikturat shqiptare nje qytet gjerman si Augsburgu, cilet kane qene disa nga autoret?

Kane qene Shuaip Çitaku, Gani Gashi, pastaj dhendri i Ali Podrimjes, Agim Salihu. Nje ekspozite grafike ka dhene Imer Shaqiri, qe ne televizionin e Bajernit eshte publikuar per tete minuta si grafike origjinale, etj.

Sa vite keni qe jetoni ne Augsburg?

20 vjet.

Pse ky qytet gjerman e do kaq shume artin?

Augsburgu eshte nje qytet me nje kulture shume te vjeter. P.sh. aty ekziston Akademia e Muzikes, Akademia e Artit. Jane dy opera, dy tre teatre. Eshte nje qytet qe ka pasur kulturen me te vjeter se Munhemi. Munhemi ka 700 vjet kulture, ky i ka dy mije vjet dhe aty ka jetuar Berthold Breht, dy vellezerit Hollbajn, e shume personalite te tjera qe kane dhene kontribut ne kulturen gjermane.

Si jane zhvilluar kontaktet e piktoreve shqiptare me ata gjermane, kryesisht ne rrethinat e Augsburgut?

Nese do te quhet publik ai i Galerive qe merren me ekspozita jane adhuruar per bukuri piktoret tane. Galerite jane lidhur me artin tone, i kane blere disa vepra. Disa arkitekte gjerman interesohen per grafistet dhe piktoret shqiptare. P.sh. ka pasur Muslim Mulliqi nje ekspozite shume te mire ne Rome dhe pastaj erdhi ne Augsburg dy vjet para vdekjes dhe pikerisht piktoret gjermane e kane admiruar si nje piktor te vertete me talent te posacem.

Sa e drejtepdrejte eshte lidhja juaj me Akademine e Kosoves?

Tash une kam shume kohe qe jam larguar prej Akademise, por prapeseprape i kam percjelle talentet e reja. Kam qene ne juri disa here. I kam shperblyer ata artiste te rinj qe me te vertete premtojne per nje te neserme artistike shume te fuqishme.

Ne baze te dijeve qe ka profesor Gjelosh Gjokaj, si do te ndahej nder artet pamore kufiri mes nje vepre te mire nga ana teknike nga ajo qe eshte nje veper artistike?

Edhe nje teknike e mire eshte e lidhur shpirterisht me nje krijues. Pa nje teknike te mire dhe nje dijeni fondamentale, nje krijues e ka te veshtire te vije tek vepra e dallueshme. Ne artin pamor jane edhe shume menyra teknike me te cilat shume arte shprehen. Madje edhe lima e sharra e mjete te tjera mekanike arrijne ta realizojne shprehjen. Por eshte tjeter gje ajo qe do ta coje vertete tek vepra e larte artistike.

Sot keto teknika jane shumefishuar me zhvillimin e industrise. Mendon Profesor Gjelosh Gjoka se do te gelojne si pasoje diletantet e artit pamor ne kohen qe jetojme?

Jane fate te artit. Eshte e vertete se do te kete mjaft diletanta, por ndonjehere prej diletanteve kane dale edhe piktore te mire. Eshte tjeter ajo nese kane studiuar arte ose jo.

Nese sot ka mjaft raste qe me gjoja kontekstin e fshehur, abstraksionin pa kufi, e paraqesin pikturen si veper para nje publiku te caktuar, cili do te jete fati i nje artisti te tille?

Jane koleget, piktoret e mire qe e dine se ku fshihet diletantizmi dhe ku fshihet rrena ne artin pamor. Kritiku i mire i di me deshifru edhe elementet me abstrakte.

Çfare do te thoshte Gjelosh Gjokaj per piktorin qe nuk bene dot nje figure humane, ose qofte edhe nje portret fillestar dhe paraqitet nderkohe si variacion modern?

Ne nje fare kohe portreti dhe figura humane ka qene fondamenti i studimeve. Eshte figura humane, portreti dhe peisazhi akti i pare i piktures. Sot nuk jane me ato koncepte. Dikush e perdoron figuren, dikush jo. Por, per nder, per ata qe s’dine me e perdor figuren qe s’e bejne dot, une s’di cka me thene…Eshte tjeter gje t’i ikesh me qellim figures. Per mua ne kete rast mozaiku abstrakt eshte shume me i veshtire se figura.

Si ndiheni ju me mozaikun tuaj abstrakt perballe artit modern sot?

Ndersa thashe se piktura abstrakte me behet me e veshtire, eshte fjala se kjo lloj pikture i ka do ligje te vetat personale. Une e konsideroj figuren dhe peisazhin sot pllakat te vogel te natyres ku piktori eshte skllav, ndersa me pikturen abstrakte vetem shpirtenisht eshte lidhur njeriu. Kjo eshte nje lidhje e vetem autorit me ate krijmtarine qe ka perpara. Por figura si do qe te jete duhet te ndertohet mire e kjo varet nga fuqia e artistit. Natyrisht qe piktura abstrakte lind prej inspirimeve te natyres, te dheut. Dhe ne kete rast ketu s’ka ligje; nese eshte me figure apo abstrake. Per mua ose eshte pikture e mire, ose e keqe.

A e dime ne me te vertete cka eshte arti i mire dhe i keq sot?

Pasha nderen, as une nuk e di!

(Nga keto fjale, te pranishmit ne kete interviste qeshin fort.)
__________________