PDA

Trego versionin e plotė : Arti DESIGN


Ma-Origano
23-11-2007, 09:13 PM
Biografia e Jeton Vorfit



Gjatė studimeve tė Mjekėsisė nė Univerzitetin e Rijekės, Jeton Vorfi njėkohsisht u angazhua nė kurset e shkollės sė vallėzimit klasik, modern, xhez baletit, pop vallezimeve dhe ato latino – amerikane.
Ai nga Kroacia u kthye si mjek me njė pergatitje tė lartė profesionale dhe si vallėzues e koreograf me njė rejting tė lartė nė botėn e vallėzimit "Art design"’, prishtinasit me te drejtė e quajnė maestro i vallėzimit modern ndėrsa gruaja e tij mendon se ėshtė bėrė si Gili - Idol I fėmijėve. "
Kur filluat ti kushtoheni vallezimit dhe sa haste ne perkrahje derisa ishit ne Kroaci ?


Jetoni: Vallėzimin e kisha pasion shpirtėrorė qė kur isha nxėnės. Nė Gjakovė jam paraqitur nė shumė manifestime rinore bashkė me motren time Almen ku edhe bėra hapat e parė. Atėbotė vallėzimi im nuk kishte ndonje koreografi origjinale, por imitim i ndokujt qė kisha shiquar nė ekran. Ne Kroaci mė ėshtė ofruar mundėsia qė talentin dhe vullnetin tim ta prefeksionoj ose mė mirė tė them ta shkolloj.

Gjate luftės nė Kroaci edhe pse nė Rijekė nuk ndihej atmosfera e luftės, shumė solist tė ansamblit shtetėrorė tė baletit ‘’Ivan Zajec’’ ne Rijekė kryesisht nga Hungarija ,Sllovenija e Italija e e braktisen ansamblin. Andaj prijesit e ansamblit u detyruan qė tė gjejnė zėvėndesime, nė mesin e tyre u gjenda edhe unė pėrderisa vijoja kursin e baletit modern. Ne kete ansambel qendrova nje kohė tė gjatė e mė pas vazhdova me vallėzime moderne nė grupin ‘’ Ronde”. Por duhet tė potencoj se baleti klasik ėshtė baze e ēdo vallėzimi dhe se duhet ta vijoj ēdokush qė mendon njė tė nesėrme tė mirret profesionalisht me kėtė art.

Nė njė intervistė thuhet se nė Kroaci keni qenė i angazhuar si manekin , si u ndėrlidh njė situat e tillė ?

Jetoni: Falė imixhit tim – flokėt e gjata, vrazhdėsia e fetyrės si dhe lėvizjet e kordinuara skenike, u gjeta nė skenėn e modes. Duhet tė pohoj se njė gjė e tillė ka qenė e pa parshikuar, por qė ndodhi ne rastin kur nė manifestimin e zgjedhjes sė kėngės sė ‘’Evrovizionit 92’’, me dėshirėn e sajė jam takuar me drejtoreshėn e agjensisė sė modės ‘’Art Design’’ e cila insistoi qė unė tė punoja si model nė agjensinė e saj. Njė gjė tė tillė as qė e kisha ėndrruar ndonjėherė mė parė por ja qė ajo mė dha mua guxim dhe mė bindi se i plotėsoj tė gjitha kushtet qė tė filloj si model nė kėtė agjensi. Duhet tė pranoj se ishte knaqėsi tė punoja si model nė njė agjensi e cila mblidhte rreth vetes dizajner tė njohur tė Evropės. Pėrveē defilimeve modelare kam gjiruar njė spot pėr prafemin ‘’Ametist ‘’ dhe ‘’Genius’’ pėr njė kanal televiziv Kroat nga njė agjensi gjermane tė cilėn e udhėhiqte z. Hofbauer. Mirėpo puna si model kėrkonte obligime tė shumėta dhe gjithmonė ishim ndėr direktivat e tė tjerėve, gjė qė me pengonte shumė. Pas gjashtė muajve jam terhequr por me vete kam ruajtur njė pėrvojė tė madhe pėr moden dhe mbi tė gjitha suksesin, vetėbesimin dhe optimizmin, tri komponentet kryesore qė i nevojiten ēdo tė riut kur dėshiron tė startoj me diēka tė re nė njė vend kur ēdo gjė po shuhej. Kjo ishte arsyeja pse studio e ime e vallėzimit e mban emrin e agjensis sė modes Art design, emėr ky qė mban nė vete njė histori dhe sukses pėrsonal.

Kur njeriu i ndėgjon tė gjitha kėto, sikur fiton pėrshtypjen se st udimet e mjekėsisė
mbeten nė plan te dytė …. e pyesim Jetonin?

Jetoni: Jo, gaboni! Nė asnjė moment nuk e kam lėnė nė plan tė dytė studimin, qėllimin tim kryesorė, pėr cfarė kisha shkuar nė Rijekė. Mbase dėshmija mė e mirė pėr kėtė ėshtė se studimet i kam kryer pėr pesė vite e gjysmė me notė mesatare mjaft tė mirė. Nė fakt, kam qenė anėtarė i grupit ‘’4 plus’’ ku bėnin pjesė vetėm ata studentė qė kishin mesatare tė lartė, e tė cilėt gėzonin benificione tė larta nga Univerziteti madje edhe stipendi nga ana e shtetit. Tė gjitha keto i arrita me njė angazhim tė madhe e mbi tė gjitha me respektimin maksimal dhe me pėrpikėri tė orarit tė punės. Dita ka qenė e rezervuar pėr angazhimet dhe mėsimet nė fakultet, ndėrsa mbremja pėr vallėzim, i cili mė ka ndihmuar shumė qė mos t'a ndiejė nostalgjinė e tepruar pėr vendlindje dhe pėr familje, shokė tė fėmijėrisė siē ndodhė tek ata tė cilėt studijojnė larg vendėlindjes.

Si e spjegoni faktin se tani si mjek I diplomuar merreni me vallėzim?


Pasi qė jam kthyer nė Gjakovė me ėshtė dashur tė pres njė kohė tė gjatė qė tė punėsohem si mjek, sepse pushteti i atėhershėm serb nuk pranonte diplomė Kroate sepse ishin nė luftė mes vete. Nė nderkohė pėrjetova vdekjen e pa pritur tė babait, gjė qė mė obligoj tė angazhohem pėr sigurimin e bazės materiale pėr familjen time. Ideja pėr hapjen e shkollės sė vallėzimit ishte reakcion i ndėrdijes sime. Mbase kombinim i pazakonshėm manteli i bardhė nė pistėn e vallėzimit por ja qė edhe kjo e plotėson njeriun nė profesionin dhe nė rrugėn e jetės.

Kur keni filluar pėr herė tė parė nė Gjakovė, dhe sa ka qenė interesimi i tė rinjėve ?

Shkolla e vallėzimit ‘’Art Design“ filloi punėn nė Shtator tė vitit 1995. Ishte zotėri Salim Bytyqi, Drejtor i shkollės "Zekerija Rexha", qė mė ndihmoi dhe mi hapi dyert e kėsaj shkolle pėr mua dhe nxėnesit e mi. Qė nga dita e parė interesimi ishte mjaft i madhė mirėpo shumica e anėtareve ishin skeptik nė fillim sepse nuk mund tė besonin se nė Gjakovė ne kushte tė tilla qfare ishim po fillonte njė aktivitet i tillė, si dhe nė anėn tjetėr une isha njė fetyrė e re pėr tė gjithė ata, dhe nuk mund t'a kuptonin se ēfar mund tė ju ofroja. Mirėpo njė dilem e tillė nuk zgjati shumė sepse ne filluam punen tonė dhe pas gjashtė muaj startaum me spektaklin e parė tė vallėzimit modernė nė Gjakovė qė ishte mbajtur ndonjeherė nė historin e saj. Publiku ka qenė i fascionuar me njė program tė tillė nė tė cilėn defiluan 80 valltarė (te rinjė dhe femijė ) me 12 koreografi vallėzimi. Pėr kuriozitet dua te ceki se pasi ka perfunduar spektakli tri herė ėshtė lėshuar dhe ngritur perdja ndėrsa publiku nuk largohej nga salla. Njėri ndėr shikuesit me tha: "Faleminderit qe na solle Evropen ne sallen e pallatit te kultures ne Gjakove."

Cilat janė rregullat e shkollės dhe cilat vallėzime i kultivoni?

Kursi zgjat gjashtė muaj, tė drejt vijimi kanė fėmijėt mbi moshėn shtatė vjeēare dhe tė rriturit deri nė moshėn 30 vjeēara. Mirėpo mosha tek tė rriturit nuk ėshtė faktorė i rėndėsishėm. Pas gjashtė muaj organizoj spektakėl promovues ku marrin pjesė tė gjithė ata tė cilėt kanė vijuar kursin nė menyrė qė tė gjithė tė shohin punėn tonė gjashtė mujore. Pėrndryshe shkolla e vallėzimit ka ekipen standarte tė fėmijeve dhe tė tė rriturve tė cilėt janė tė avansuar dhe me ta paraqitem nėpėr manifestime dhe gjirime tė ndryshme.

Duhet tė ceki se pas pėrfundimit tė kursit gjasht mujorė, ata tė cilėt janė tė talentuar dhe qė kanė deshirė tė vazhdojnė me vallėzim pėr njė kohė mė tė gjatė kalojnė nė grupin standart. Pėrndryshe nė shkollė kultivohen tė gjitha llojet e vallezimeve mirėpo me grupin standart me tepėr jemi pėrcaktuar nė muzikėn
latino - amerikane por nė formė tė stilizuar.

Nėpėr skena gjithmonė paraqiteni me risi, si dhe me njė kostumografi mjaft atraktive. Kush qėndron prapa kėtyre ideve dhe kush ju siguron bazėn materiale?

Barrėn e tė gjithė koreografisė e barti unė mirėpo tė drejtė kanė edhe anėtaret e grupit qė tė sjellin idetė e tyre. Perndryshe koreografia pėr mua nuk ėshtė aspak problematike dhe as qė ka qenė ndonjėherė mė parė.

Sa i perket bazės materiale – gjithmonė ka qenė dhe mbetet problem kryesor por jo edhe si shkas qė ne tė mos e vazhdojmė aktivitetin tonė. Edhe pse ne kemi parashtruar kėrkesėn pėr sponsor ne ende nuk e kemi financuesin tonė. Tė gjitha shpenzimet per spektaklet e vallėzimit dhe shpenzimet kostumografike i barti vet nga tė hollat qė arrijė t'i mbledh nga vijuesit e kursit dhe kėshtu mundohem qė tė krijoj kushtet pėr njė improvizim kualitativ vizual. Edhe sa do tė kem mundėsi tė vazhdojė nė kėtė menyrė mbetet njė pyetje e madhe!


Pėr fund a mund tė na thuani se cili ėshtė Jeton Vorfi nė jetėn private dhe
cilat janė aspiratat tuaja pėr tė ardhmėn?

Unė jam njėri familjar, jetoj me shoqėn Bleten dhe djalin Valonin (i cili mė ka lindur nė Shqipėri gjatė kohės sė luftės) nė bashkėjetės me nėnėn dhe vėllaun. Pėrndryshe jam 32 vjeqar nė specializim dhe punoj nė dhomen e emergjencės nė Qendrėn Spitalore tė Gjakovės.
Gjate kohes se pushtimit serb gjdo gje kemi mbajt me forcat tona dhe kemi shpresuar se pas luftes gjerat do te ndryshojn por nuk po shoh qe po ipet ndonje perkrahje financiare atyre te cilet mirren me kete lloj te artit sepse nga kjo do mvaret edhe puna jone e metutjeshme