PDA

Trego versionin e plotė : Psikologji


marie
24-10-2007, 09:44 PM
depresioni- si ta largojme ate

marie
24-10-2007, 09:47 PM
Çka është depresioni


Depresioni është sëmundje e disponimit e cila përfshinë trupin dhe mendjen. Më së lehti është ta njoftosh depresionin nga simptomat kryesore që paraqiten tek njeriu. Ato simptome mund të vërehen tek njeriu si mungesë e disponimit, gëzimit, dhe ulja e kënaqësisë dhe vullnetit në disa aktivitete qe para sëmundjes i ka bere me një kënaqësi te madhe.

Cilat janë simptomat për depresionin


- Frika joreale ankthi dhe brengosja
- i preokupuar me mendime për vetëvrasje dhe vdekje
-interesimi i ultë i aktiviteteve të jetës
- ndryshime të mëdha të oreksit / uljes ose ngritjes së peshës

- Ndjenja e pikëllimit i cili nuk është shkaku i një ndodhie të mëparshme.

- Pacienti nganjëherë ndihet i pa disponuar se sa i pikëlluar.

- Ose e thekson se në te njëjtin moment është edhe i pa disponuar dhe i pikëlluar.

-Pa vullnet ,

-Nuk ka asnjë interes për hobi që i kishte para sëmundjes.

-Frika paraqitet te çdo pacient, e më së shumti mendime se diçka do t’i ndodhë e keqe.

-Gjumi e ka te çrregulluar me së shumti si pagjumësi dhe zgjimi i hershëm në mëngjes,

- Kurse tek pacientët me moshë më të re forcimi më i madh i gjumit, kanë dëshirë që më shumë ta kalojnë kohën në gjumë.

-Ka vështirësi për marrjen e vendimeve të rëndësishme.

- Ka energji të ultë dhe lodhet shumë shpejt.

- Ka ndjenjë të fajësisë, thot se nuk ka asnjë vlerë dhe nuk ka fuqi ta tejkalojë këtë gjendje,

- Ka gjithmonë pengesa fizike si dhimbje e kokës ,sëmundjet kronike ,shqetësime të ndryshme ,

- Nuk ka fuqi të relaksohet,

- Pengesa dhe dobësimi i koncentrimit

- Ndryshime dramatike në raporte sociale dhe në punë

Cilat janë shkaqet e depresionit
Nganjeherë depresioni është sëmundje e trashiguar dhe lajmërohet në familje, veçanarisht te tipet bipolar. Kurse te tipet tjerë që kanë depresion më së shumti dijm se dikush nga paraardhesit e tij ka qenë me nerva të hollë dhe ka vuajt nga sëmundje tjera psiqike. Çdo njeri mundë të sëmuhet nga depresioni, por te personat që nga natyra janë më të ndieshëm emocionalisht, personat që kanë frigë, kanë vetërespektim të ultë, ata të cilët shumë vështirë e përjetojnë padrejtësinë, dhe kritikat, tek këta persona më së shumti paraqitet depresioni. Stresi kronik i ekspozuar e ndërron funksionin dhe përberjen e trurit dhe shumë depresione mundë të sqarohen si akumulim i ndikimit të dëmshëm dhe aty konstrukcioni ka rrol të rëndësishëm se përcakton në të cilen barrë, dhe mbasë sa kohe do ti thehet sistemi nervorë. Teorija për shkaqet e depresionit janë të shumta , si shkak i depresionit mundë të jetë gjendja e keqe ekonomike, raportet e k**** familjare, mossuksesi në punë, mossuksesi në arritjen e planeve jetesore , humbja e një personi të dashur,etj.
Tek femrat depresioni është më i shpeshtë se tek meshkujt. Tek femrat egzisztojne perjode të caktuara që paraqitet depresioni
-Shkaktimet e hormoneve .
Gjate përdorimit të terapise kontraceptive,
-gjate shtatëzanisë,
-mbas lindjes.
-Përjetimet e disa traumave të rënda në fëmijëri.
-Depresioni te personat e vjetër është e lidhur me humbjen e miqëve, zvoglimin e aktiviteteve.

Shumë është interesant se nënat që kanë fëmijë e kane depresionin më të lehte se ato gra të cilat nuk kanë fëmijë, e kjo është se nënat e kanë lidhjen e forte emocionale me fëmijen qe i mbron nga reagimet e forta emotive te natyres tjeter.


Diagnostifikimi dhe shërimi

Shumë çpesh ndollë që lehtë bëhet diagnostifikimi i depresionit, mjafton që pacientin ta pyetish a është i piklluar, i frigësuar i padisponuar dhe se a mundet të qeshë me gjithë zemër. Për këtë nuk ësht e qartë a janë 2/3 se depresionit nuk janë të diagnostifikuar, nuk janë të shëruara ose gabimisht janë të shëruara ose nuk janë krejtësisht të shëruar. Edhe kur shifet dhe njoftohet nga pacienti se ka pengesa psiqike me pakuptim i jipet terapija për qetësim, dhe disa neuroleptik të cilet kanë veprime afatshukrtë, depresioni sherohet me psihoterapi nëse është i lehtë dhe antidepresiv nëse është e rëndë, Ne raste me te renda eshte e nevojshme terapia elektrokonvulzive kurse sedativat dhe neuroleptikët të përdoren kur ato kanë aresyetime., por se bashku me terapin dhe psihoterapi kjo tejkalohe.

Nëse keni problem me gjum qe disa keshilla
Ju preferoi shprehi te gjumit
Mos i praktikoni ushtrimet dhe aktivitete te shumta fizike 2-3 ore para gjumit
Mos teproni ne ushqim 1-2 ore para gjumit
Nje obrok i lehte para gjumit mund te ju ndihmojne te fleni
Bëni një ritual para gjumit / vishni pixhamet, lani dhëmbët, mbydhi derën, ndalni rrymen ajo do tju ndihmojë që të flini me lehte.
Fleni në dhomë të ajrosur .
Mos pini kafe para gjumit.
Nëse është e mundur të punoni ditën është më mirë se puna natën va prishe gjumin

Çka nuk guxojmë të harrojmë

- Se depresioni është një sëmundje shëruese
- Sa më shumë shumë që personi din për depresionin dhe sa më shumë i pranon këshillat e psikologut më lehtë do të lirohet nga depresioni
- Shërimi nga depresioni nuk bëhet mbrenda natës por duhet durim dhe disa javë qe personi të ndihet më mire
- Depresioni nuk është shenjë dobësimi, depresioni është sëmundje
- Depresioni në shumë raste është e pa njohur me disa simptome që ja prezenton mjekut të përgjithshëm pacienti , ashtu që në shumë raste jipet rugë e gabuar dhe terapi e gabuar.
- Preferohet menjëherë të drejtohet te psikologu që të zbulohet shkaku.
- Nga paragjukimet dhe injoranca që ka personi në shumë raste nuk shkon te psikologu se thot, une nuk jam i trentë. Ky është mendim shumë i gabuar.
- Simptomet e depresionit duhet ti njofim thedhesisht që ta luftojmë sa më lehtë kundër kësaj sëmundje




Si mundet ti ndihmojmë familjes së personit që vuan nga depresioni

Përkrahja dhe kyqja e familjes dhe shoqerisë në disa raste mund të luajne rrol shumë të madh në ndihmën e personave që vuajn nga depresioni . Personat si përkrahës mund të ndihmojnë në kurajo , ti largohet friga, e këshillon që të përdorin teknika të ndryshme për ta tejkaluar depresionin e këto më së shumti i ndihmon psikologu me keshillat e tij profesionale dhe metodat dhe teknikat qe i përdorë për këtë rehabilitim. Të jetosh me personin me depresion në shtëpi është shumë vështirë për anëtarët tjerë të familjes, është jetë shumë e vështirë dhe me strese . Dhimbja e madhe për personin e dashur të sëmurë me depresion, ndjenjave të pafuqishmerisë dhe fajsisë.Këshillat psikologjike te anëtarëve të familjes dhe shokëve të afërt mund të jetë një ndihmë shumë e madhe për ta që të mësojnë mënyrat dhe teknikat efikase për ta luftuar depresionin. Në këtë mënyrë personat që kurr nuk kanë pasë pengesa depresive mund të mësojnë si ta identifikojnë dhe zhvillojnë mënyrat konstruktive për ti ndihmuar personit të dashur që vuajn nga depresioni që ta tejkalojë. Depresioni mundet seriozisht ta zvoglojë aftësinë e funksionimit në situate të përditshme. Gjasat për shërimin e personave me depresion që përdorin ndihmen e psikologut janë shumë të mira. Puna me psikolog dhe aprovimi i metodave dhe teknikave psikologjike munden përsëri ti rikthehen jetës së përparshme dhe ta kenë kontrollin në vetëvehtën dhe jetën e tyre të jetojne normal.

Nëse personi me depression nuk trajtohet ,depresioni mund te ja zhdukin jeten , do te humben raportet me familjen , miqtë , aftesit për shkollë dhe punë .Personat që vuajn nga depresioni në shumë raste ndodhë se nuk e njohin dhe nuk e kuptojnë se kanë nje keqësim të gjendjes emocionale dhe nuk kanë guxim të lypin trajtim, ose i duket vehtja se nëse shkon te psikologu ai është i trentë. Mesatarisht personat që vuajn nga depresioni dhe nuk lypin ndihmë te psikologu përfundojnë me vetëvrasja.





• Ç ka nuk është depression

• Depresioni nuk është ndjenjë e jodisponimit të përkohshëm , depresioni është sëmundje që e shkatrron në masë të madhe jetën tone të përditshme

• Depresion nuk është shenjë e dobësimit të moralit , Depresioni është pasojë e ndryshimeve kimike ne tru , ku rrolin kryesorë e luan trashigimija, stresi, dhe stili i jetës.
• Dadhimi është shumë i madh në mes jodisponimit të zakonshëm dhe vuejtjeve te depresionit të shkaktuar.
• Kur jemi të demoralizuar me jetën, kur mbesim pa shokë tëngusht ose e humbim personin që e duam, shumë është e natyrshme se do të jemi te piklluar dhe të brengosur.Këto raste na shuajnë gëzimin e jetës , por shumica e njerëzve kthehet shpejt në gjendje të përparshme.

Sa është e shpeshtë depresioni në popullat ?

Depresioni është pengesa psiqike më e shpeshtë në populate në kohë të sodit. Numri i personave me depression rritet për çdo ditë e më shumë në vendet e industrializuara në botë. Në kosovë numri i depresionit është rrit shumë mbas luftës, dhe është kah rritet për çdo ditë .Sipas statistikave epidemiologjike është se 3-4% të populates vuan nga depresioni i rëndë, ndërsa 1,5% -2 % vuan nga depresioni më i lehtë. Si potencuam më lartë femrat me shumë vuajn nga depresioni se meshkujt dhe ato 2:1 . Depresioni më së shumti paraqitet në moshën 40 vjeçare, por 50% të rasteve paraqitet më heret. Rreziku më i lartë për paraqitjen e pengesave të depresionit egziston në anamnezën familjare me alkoolizëm, depression dhe humbjen e prindërve nën moshën 11 vjeçare . Depresioni paraqet sëmundjen serioze dhe shkakton humbje të madhe ekonomike në shoqeri.

Si është psihomotorika e pacientave me depression

Personat e sëmurë me depression mund te ketë qëndrim të koçitur, pa lëvizje spontane, shiqim anash dhe teposhte, psihomotorika manifestohet e ngadalsuar , të menduarit dhe të folurit i cili për shkak të intonacionit reagon ngadalshëm, lëvizjen gjithashtu janë të ngadalshme, fjalit të shkurtra . Psikomotorika e koçitur te keta pacient paraqitet mos komunikimi me të tjerët. Këta njerëz me shqetësime psikomotorike të agjituar nuk munden të rrijnë në një vend të qetë, gjithmonë janë në lëvizje. Tek këta persona vërehet këcitja e gishtave, tukja e flokëve, të shumta janë shenjart e shtetësimit.

Si e kanë koncentrimin pacientët që vuajnë nga depresioni

Shumica e ketyre personave kanë problem me koncentrim, u zvoglohet edhe aftësija e të menduarit. Nuk mund të mësojnë, nuk kanë suksese në punë, dhe në aktivitetet e përditshme. Pacientat e sëmurë nga depresioni nuk janë në gjendje as të përcjedhin televizionin. Disa nuk mund të kujtohen ndodhit që janë gjatë ditës, te femrat paraqitet paaftësija pë pergaditje të ushqimit , ajo gjendje mund të emitoje demenccën

Si behet shërimi i depresionit
Shërimi behet me psikoterapi, metodat e psihoedukimit, me e ndihmue vetëvehtën, ambullantore ose në spital, mund të behet me terapi. Kryesore në këto pengesa paraqesin barnat. Farmakoterapija dhe psihoterapija. Duhet ti bëhet e ditur pacientit se kjo sëmundje nuk shërohet brenda natës.

mix2mix
24-10-2007, 09:47 PM
NGA VJEN DEPRESIONI?

Depresioni vjen zakonisht në raste kur kemi të bëjmë me ndryshime të
mëdha në jetë. Raste kur njeriu humbë njerëz të rëndësishëm të jetës
së tij, ose gjëra të rëndësishme jetike, si vendi i punës ose banesa
sjellin si rezultat depresionin. Ndonjëherë depresioni vjen dhe në rastet
kur njeriut nuk i mjaftojnë energjitë të triumfojë mbi sfida të reja e të
mëdhaja. Të tilla sfida mund të jenë, për shembull, shpërngulja në një
vend të ri, përshtatja ndaj një kulture të re ose mësimi i gjuhës së re.
Disa njerëz depresionohen më lehtë se të tjerët. Kjo mund të jetë, për
shembull, pasojë e faktorëve gjenetikë dhe e karakterit të njeriut. Dihet
se me depresionin bashkëlidhen ndryshime në aktivitetin e trurit,
ndryshime këto që mbarojnë dhe normalizohen kur depresioni kalon.

NJOHURI PËR DEPRESIONIN

Me depresion kuptohet gjendja e njeriut kur ai kalon një gjendje të
vështirë e angështi, vuan për një kohë të gjatë dhe jeta i duket e
zymtë. Kur njeriu është i depresionuar ai nuk mund të gjejë kënaqësi
në asgjë. Njeriu i depresionuar e ka të vështirë të fillojë një punë dhe
ai lodhet shpejt. Marrja e vendimeve është në shumicën e rasteve e
vështirë, si dhe përqëndrimi në mësim ose në lexim.
Ai që vuan nga depresioni nuk fle mirë. Zgjimi natën është më se i
zakonshëm. Nga ana tjetër ai që vuan nga depresioni e ka të vështirë
të flejë, ose gjumi mund të jetë i lehtë ose me copa. Ndonjëherë me
depresionin lidhet dhe të fjeturit e tepërt. Mungesa e oreksit dhe ulja
në peshë kanë të bëjnë me depresionin, ndonëse ndonjëherë i
depresionuari mund edhe të ketë oreks të tepruar.
Njeriu i depresionuar është në shumicën e rasteve i nervozuar dhe ai
mund ta ketë të veshtirë të jetë në shoqërinë e të tjerëve. Edhe akuzat
e tepruara kundër vetes janë të zakonshme. Gjithashtu edhe
mendimet në lidhje me vdekjen dhe mendimet për vetëvrasje janë të
zakonshme për njeriun që vuan nga depresioni. Dhimbje të ndryshme
fizike, si dhimbja e kokës, e muskujve, e stomakut e shpinës janë të
zakonshme dhe shkaku i tyre nuk gjendet në organizëm

marie
24-10-2007, 10:05 PM
Nëse dikush nga lexuesit i intereson me shume për psikologji ose për ndonjë këshillë psikologjike ju lutem më shkrueni në email <psikologu@gmail.com<

Albastyle
20-04-2008, 01:00 AM
Nėse dikush nga lexuesit i intereson me shume pėr psikologji ose pėr ndonjė kėshillė psikologjike ju lutem mė shkrueni nė email <psikologu@gmail.com<

M FAL A EKI psikologu@gmail.com A psikologja@gmail.com

Flm per postim shume interesant me intereson me dit se
A ka lidhje depresioni me stres?