PDA

Trego versionin e plotė : Tekste reth Kosoves per Gjeografi(Referat)


valamala
22-10-2007, 06:55 PM
Pershendetje a mundet najkush disa tekste per kosov reth gjeografis me mi gjet teksti duhet ti ket 1 faqe qe gjys A4flet te PC sepse me vyn per Referat..


Nese mudnet najkush e falimidneroj shum..

mix2mix
22-10-2007, 09:12 PM
Gjeografi: Kosova shtrihet në pjesën juglindore të Evropës, e kufizuar me Shqipërinë, Maqedoninë, Serbinë dhe Malin e Zi. Sipërfaqja: 10.887 km katrorë
Popullsia: Rreth 2,4 milionë* banorë, me moshë mesatare 22,2 vjeç. 72% e popullsisë është nën moshën 35 vjeçare. Shqiptarët, 90%, janë grupi kryesor etnik, ndërsa pjesa tjetër përbëhet prej serbë 6%, turq, boshnjakë dhe rumunë që përbëjnë 4% tjetër të popullsisë. Kryeqyteti i Kosovës është Prishtina, e cila ka një popullsi prej rreth 600.000 vetësh*. http://www.hcbs-1980.com/images/kosovo_pristina_building.jpg
Gjuha: Në Kosovë fliten tri gjuhë zyrtare - shqipja, anglishtja dhe serbo-kroatishtja. Gjuha boshnjake, turqishtja dhe rumanishtja janë gjuhë që fliten nga minoritetet etnike. Meqenëse në Kosovë jeton një numër shumë i madh të huajsh, gjithashtu fliten gjerësisht gjuhë të tilla si gjermanishtja, frëngjishtja, italishtja, spanjishtja dhe suedishtja.
Besimi fetar: Islam, i krishterë ortodoks dhe katolik romak.
Monedha: Monedha zyrtare është Euro.
Klima politike: Qysh se përfundoi konflikti në Kosovë në qershor të vitit 1999, vendi ka gëzuar një klimë politike tepër të stabilizuar. Kosova administrohet nga Kombet e Bashkuara dhe mbrohet nga Forcat e Natos (KFOR), të cilat janë shpërndarë në rajone të ndryshme të Kosovës. Tani është në pritje që të vendoset statusi i Kosovës. Harta e Kosovës (http://www.hcbs-1980.com/shqip_maps_for_kosovo.htm)
Papunësia: Në bazë të statistikave më të fundit të Institutit "Reinvest" të Statistikave në Kosovë, kursi i papunësisë është 49%. Për njerëzit e moshës 18-24 vjeç që po kërkojnë vend pune, rreth 40% e numrit total të tyre janë të papunë.
Paga mesatare 215 Euro në muaj.
Numri mesatar me arsim të lartë: Në bazë të të dhënave nga Instituti Demografik dhe Social-Ekonomik, rreth 15 - 20 % e popullatës ka arsim të lartë.
Njerëz me arsim të mesëm, zanatçinj dhe punëtorë: Në bazë të të dhënave nga Instituti Demografik dhe Social-Ekonomik, standardet e arsimit janë më të ulta se në vendet e PHARE-s. Rreth 40 - 45 % e popullatës së Kosovës ka të paktën arsim të mesëm.
Emigracioni: Nënshtetasit kosovarë mund të punojnë në Maqedoni, Shqipëri dhe Bullgari pa nevojë për vizë (punësimi). Për shtetet anëtare të BE, kushtet e detyrueshme për vizë pune për nënshtetasit kosovarë janë lehtësuar - në sajë të koordinatorit të Paktit të Stabilitetit dhe të zyrës së koordinimit pranë Kryeministrit.
Formalitetet dhe rregullat e kërkuara që kompanitë e huaja të investojnë në Kosovë: Në përgjithësi, Kosova ka liberalizuar investimet e huaja. Kompanitë e huaja kanë një kuadër administrativ dhe ligjor për investime, të përkrahur nga "ligji për investimet e huaja" (miratuar nga Parlamenti i Kosovës më 21.11.2005) dhe gjithashtu nga ligje të tjera të miratuara nga ai Parlament. Ligjet bazohen në parimet ligjore të BE-së, të harmonizuara nga Zyra Ligjore për Standardizim pranë Përfaqësuesit të Veçantë të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
* numra të llogaritura me përafërsi në fund të vitit 2005.

mix2mix
22-10-2007, 09:13 PM
qe edhe ketu http://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova

valamala
23-10-2007, 09:19 AM
FLM Shum...

genti`
25-10-2007, 01:32 PM
flm njeri

Ma-Origano
23-11-2007, 08:18 PM
flm shume mixi