PDA

Trego versionin e plotė : Keshtjella e Rozafes


iLi'Ri..!
27-08-2007, 04:14 PM
Rozafati

Krenare ngrihet mbi Bunën e gjanë e mbi qytetin e Shkodrës kalaja e lashtë e Rozafatit. Kur asht qitë guri i parë në themelet e kësaj kështjelle? S'dihet. Historia e saj tretet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të moçëm të kësaj mange. Nji gja dihet mirë e kjartë: ate e kanë pasë dikur labeatët e mandej ardianët, që ishin fise të forta ilire.

N'atë kohë tanë bregu i këtejshëm i Adriatikut, deri në Tergestën e bujshme jase Triestën e ditëve tona, ish breg ilir. Ma vonë, u derdhën këndej romakët, tevona sllavët, normanët, venetikët, turqit e shumë popuj tjerë të huej. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si edhe vetë muret e kështjellës, janë lagë me përrej gjaku t'atyne që e kanë sulmue dhe t'atyne që e kanë mbrojtë. Të huejt erdhën e shkuen, kurse populli ynë mbeti i ngulun në këtë tokë ilire. Ndërtimi i kështjellës së Rozafatit ka nji gojëdhanë të bukur e të hidhun që na ka ardhë nga lashtësia jonë.

Qe se ç'thotë kjo gojëdhanë.

"... I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tanë. Tri ditë e tri net kjo mjegull mbeti aty. Mbas tri ditësh e tri netësh nji erë e hollë fryu e e naltoi mjegullën. E naltoi dhe e shpuni deri në kodrën e Valdanuzit. Aty maje kodrës tre vëllazën punoshin. Ndërtoshin nji kështjellë. Po, murin që naltoshin ditën u prishej natën, e kësisoj nuk e naltonin dot.
Na kalon aty nji plak i mirë.
- Puna e mbarë, o tre vëllazën.
- Të mbarë paç, o plak i mirë. Po ku e sheh ti të mbarën tonë? Ditën punojmë, natën na shembet. A din me na diftue ndoj fjalë të mirë: çka të bajmë që t'i mbajmë muret më kambë?
- Unë di - u thotë plaku - po drue me jua thanë se a' mëkat.
Atë mëkat hidhe mbi krytin tonë, se na duem ta qëndrojmë më kambë nji këtë kështjellë. Plaku i mirë mendohet e pvet:
- A jeni të martuem, trima? A i keni ju të tri varzat e jueja?
- Të martuem jemi - i thonë ata. - Edhe të tre i kemi varzat tona. Na thuej pra ç'të bajmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë?
- Në daçi m'e qëndrue, lidhuni me besa-besë: varzave mos u diftoni, në shpi mos kuvendoni për fjalët që do t'ju thom unë. Ate prej të tri kunatave që do të vijë nesër bukë me ju pru, ta merrni e ta muroni të gjallë në mur të kështjellës. Atëhere keni me pa se muri ka me zanë vend e me qëndrue për jetë e mot.
Tha kështu plaku e shkoi: njitash u pa, njitash s'u pa.
Medet! Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën. Kuvendoi në shtëpi, i tregoi vashës së vet kështu e kështu, i tha të mos vinte atje të nesërmen. Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën: ia tregoi të tana vashës së vet. Vetëm i vogli e mbajti besën e fjalën: nuk kuvendoi në shpi, nuk i tregoi vashës së vet.
Nadje. Të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë. Çekanët shkapeten, gurët copëtohen, zemrat rrahin, muret naltohen.
Në shpi, nana e djemve s'din gja. I thotë të madhes:
- Moj nuse e madhe, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa, nanë, sod s'mund të shkoj se jam e sëmunë.
Kthehet i thotë të mesmes:
- Moj nuse e mesme, mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, sod nuk mund të shkoj, se kam me shkue te fisi me bujtë.
Nana e djemve i kthehet nuses së vogël:
- Moj nuse e vogël...
Nusja e vogël brof në kambë:
- Urdhno, nanë!
- Mjeshtrit duen bukë e ujë; duen kungullin me venë.
- Besa, nanë, unë shkoj, po e kam djalin të vogël. Drue se don gji me pi e kjan.
- Nisu, shko, se djalin ta shikjojmë na, s'ta lamë me kja - i thonë të kunatat.
Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me venë, e puth djalin në të dy faqet, niset e bjen në Kazenë; njaty ngjit kodrën e Valdanuzit, i avitet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetnit e i shoqi.
- Puna mbarë, o mjeshtër!
Po ç'asht njikështu?
Çekanët ndalen e s'shkapeten, po zemrat rrahin fort e fort. Fëtyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh çekanin prej dore, mallkon gurin e murin. E shoqja i thotë:
- Ç'ke ti, o im zot? Pse mallkon gurin e murin?
Hidhet kunati i madh:
- Ti paske lindë n'e zezë ditë, moj kunata jonë. Na e kemi ba me fjalë me të murue të gjallë në mur të kështjellës.
- Shëndosh ju, o kunetë. Po unë do t'ju la nji porosi: kur të më muroni në mur, synin e djathtë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, kambën e djathtë të ma lini jashtë, gjinin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të kjajë - me njanin sy do ta shikjoj, me njanën dorë ta ledhatoj, me njanën kambë t'i tund djepin e me njanin gji t'i jap me pi. Gjini m'u nguroftë, kështjella qëndroftë, djali jem u trimnoftë, u baftë mbret e mbretnoftë!
Ata e marrin nusen e vogël e e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, naltohen, nuk shemben ma si ma parë. Po rranxë tyne gurët janë edhe sod të lagun e të myshkun, sepse vahdojnë me pikue lotët e nanës për birin e saj... E biri? Biri u rrit, luftoi e trimnoi. "

iLi'Ri..!
27-08-2007, 04:16 PM
noshta jemi mesu me ndi keshtu
Ani të tre vllaznit na ishin betue

Ani të tre vllaznit na ishin betue:
ket kalanë e Shkodrës për m'e marue.
Ani kjo kalaja nuk qëndron,
gjithë ditën punë, gjith natën dënon.
Ani vjen ni plakë ataj tuj kalue:
- "Ani puna e marë ju, mor ustallarë!"
- "Ani marë paç taj, moj plakë e marë!"
Ani ku e din taj të marrën tonë?
Shum' punë në kala, ajo s'po qëndron.
Ani mo' din, plakë, taj me na kallxue,
kjo kalaja e Shkodrës si ka me qëndrue?"
- "Ani un e di, po më vjen gjunah."
- "Hiçe 'ne gjunahin, lene me ni anë,
ani veç tregona: kalaja si qëndron?"
- "Ani ju të tre të martue jeni,
ani ju të tre vashat i keni.
Për pa i ba ksaj ni gjrue kurban,
kjo kalaja juej ktu nuk qëndron."
Ani të tre vllaznit na janë besatue:
"gjrave t'veta mos me i tregue."
Ani vllai i madh he, qoftë i marrue,
ani gjrues vet i paska kallxue.
Edhe vllai i ditë ai qoftë i marrue,
ani gjrues vet i paska kallxue.
Ani vllai i vogël ai qoftë i bekue,
ani gjrues vet nuk i ka kallxue.
Ani ka ardhë vakti për me shkue dreka,
ani pa thrret vjerra tri të rejat e veta:
- "Nusja e madhe, hë ti moj bij',
me e çova bukën të tre gjemve mi!"
- "Ani gjali smut', nan-o, s'po merr, gji."
- "Ani nusja e ditë, hë ti mori bij',
merr e çova bukën të tre djemve mi!"
- "Ani po laj krajet po shkoj në gjini."
- "Nusja e vogël, hë ti moj bij'.
merr e çova bukën të tre gjemve mi!"
- "Ani prajt, moj nanë, se agje shkoj vetë,
ani se kjo punë paska qenë kismet.
Ani prajt, moj nanë, t'i ap gjalit gji,
ani se do t'shkoj, pale a mun vij."
Ani ka marrë udhën Bardhoshja tuj shkue,
ani ni vaj t'vogël pa za ka fillue.
Ani pranë kalasë kur asht afrue,
ani meniherë vajn e ka nalue.
- "Ani puna e marë, ju mor' ustallarë!"
- "Ani marë m'i paç taj. Bardhoshja e bardhë!"
- "Ani, amanet, mor kunat i parë,
ju çfar' po maroni në at' gjur të bardhë?"
- "Ani, po marojmë ktu ni vorr të ri,
ani vetë Bardhoshen ataj për m'i shti."
- "Ani, amanet, mor kunat i ditë,
ataj në at' vorr-o mu kur të më shtini,
oj gjinin e gjathtë jashta të ma lini,
oj kur t'qaje gjali mue të ma bini,
oj se e kam lanë shum' t'vogël për gjini.
Ani kjo kalaja për jetë rroftë e qoftë,
ani gjali jem ata ma gjëzoftë!"

PhizZ
27-08-2007, 04:19 PM
Nashta ma mir ish kon me ja lon titullin temes: Keshtjella e Rozafatit e jo e Rozafes po apet se apet kuptohet :D:D...

iLi'Ri..!
27-08-2007, 04:22 PM
Emmmmm mirr ish kan kshtu e mora kshtu po e qess :D

PhizZ
27-08-2007, 04:31 PM
Ahahah ok ok ;)

iLi'Ri..!
27-08-2007, 04:37 PM
Ska Lidhje Ajo Korgja bRoo... ;)

duo-hack
27-08-2007, 05:01 PM
qitsh ngjyra e mir e shkronjav :P

PssyCcho
27-08-2007, 05:06 PM
Flm Per Info Po Ngjyren pak ma te mshelt haver se Vetem per ngjyr Spo lexoj iq se Po Mi Prish Syt :(

iLi'Ri..!
27-08-2007, 05:23 PM
Lexo Qitash bRoo ;)