PDA

Trego versionin e plotė : Projekt plani 2.0 p?r 802.11n WiFi d?rgohet p?r aprovim


win32
23-04-2007, 01:29 PM
Projekt plani 2.0 për 802.11n WiFi dërgohet për aprovim



Grupi punues i IEEE 802.11 e ka dërguar versionin e projektit 2.0 për standardin 802.11n WiFi për aprovim nga IEEE. Nëse aprovohet, projekt plani 2.0 do të bëhet baza për specifikimin 802.11n. 802.11n vëzhgohet si zgjidhje ideale, e lehtë për përdorim, e shpejtë dhe e përshtatshme me standardet e vjetra si 802.11b dhe 802.11g.

Brezi maksimal i gjeresësi për 802.11n është 600 Mbps, por zakonisht operon në 200 Mbps. Kjo është dy herë më shumë se 100BaseT Ethernet dhe katër herë më shumë se 802.11g.
Arritja e këtij standardi vjen në kohë ideale me deportimin e HDTV. Demostracionin i 802.11n në CES në Las Vegas ka treguar kapacitetin e këtij standardi kur në të njejtën kohë është transmetuar video 1080p në disa njesi televizive duke e transmetuar përmbatjen edhe në pajisje tjera.
Pajisje të 802.11n të para-standardizuara ekzistojnë në treg që nga mesi i 2006.
Gjithashtu, çertifikimi i pajisjeve do të fillon në dy faza. Së pari nën projekt planin 2.0, dhe mbasi që standardi finalizohet në fillim të 2008, çertifikimi do të kalon në 802.11n të plotë