PDA

Trego versionin e plotė : Stresi tek femijet


The.Tony
06-08-2008, 10:39 AM
STRESI TEK FEMIJET

Femijet jane viktima te stresit si edhe te rriturit, por ai kalon si i padukshem. Ne ditet tona ritmi i jetes eshte me i shpejte dhe ndryshimet ndodhin ne menyre me te shpeshte dhe me te shpejtuar. Ka faktore te shumte qe shtojne stresin ne jeten e femijerise. David Elkind autor i librit “the hurried child” mbeshtet idene se stresi eshte i qenesishem ne jete. Ai shton se nje nga faktoret me te rendesishem te stresit tek femijet eshte nxitimi per tu pergatitur, per te shkuar nga nje vend tek tjetri, per te arritur suksese, per tu rritur. Shqetesimet qe shfaqen ne gjirin e familjes ne raste vdekje, divorci, probleme shendeti, tensioni dhe zenka sjellin frike, ankth, stermundim afektiv dhe kontribuojne ne stresin kronik.
Sipas Harold Minden - prof psik, dhe specialist ne fushen e stresit, stresi mund te demtoje ne mireqenien fizike, afektive, sociale, intelektuale dhe ne rendimentin shkollor te femijerise. Ai mund te influencoje ne motivim, vemendje, perceptim, memorje dhe ne procesin e te mesuarit. Cdo femije reagon ndaj stresit me menyren e vet. Si te rriturit ai zoteron kapacitete te ndryshme per te zbutur fenomenin. Pervec kesaj ajo qe eshte burim stresi per nje femije mund te mos jete per nje tjeter.

Disa nga simptomat e stresit tek nje femije:

1. Dhimbje ne qafe, dhimbje koke, barku qe perseriten.
2. Irritim, trishtim, panik, inat i rritur.
3. Qetesi e pazakonte
4. Veshtiresi per te fjetur ose per tu relaksuar
5. Letargji, endrra, mospjesemarrje ne aktivitete
6. Energji ose nervozitet i madh
7. Kthim ne sjellje me pak te maturuara. Zakone nervoze: kafshimi i thonjve, perdredhje e flokeve, thithja e gishtit te madh ose nxjerrja e psheretimave te renda.
8. Reaksione mendjeholle, te gjetura si: nje shikim i hidhur ose pamje e ngrysyr.
9. Veshtiresi per tu kuptuar me shoket

The.Tony
06-08-2008, 10:39 AM
Stresi emocional,shkaktar i belbėzimit tek fėmijėt!!!!


Njė raport i kohėve tė fundit tregon se fėmijėve qė e kanė mė tė vėshtirė tė pėrballojnė stresin emocional, shpesh u mbahet goja. Ndėrsa shkencėtarėt thonė se 50 deri nė 80 pėr qind tė kėtyre fėmijėve e kalojnė kėtė fazė deri nė moshėn pesė vjeē, nuk ka ndonjė kurė pėr belbėzimin nėse vazhdon pėrtej kėsaj moshe.

Nuk ka shėrim pėr mbajtjen e gojės dhe askush nuk e di nga se shkaktohet, megjithėse besohet se trashėgimia dhe tani temperamenti luajnė njė rol. Fondacioni ndėrkombėtar pėr belbėzimin vlerėson se deri nė 60 milionė vetė nė gjithė botėn e kanė kėtė problem.

Paaftėsia pėr tė komunkuar siē duhet sjell dėshpėrim dhe zemėrim dhe ndonjėherė edhe tėrheqje, thotė profesor Edward Conture i Universitetit Vanderbilt nė Nashville tė Tenesisė: “Nuk mund tė komunikosh kur tė duash, apo atė qė do tė thuash dhe si tė duash. Dhe gjithkush mund ta kuptojė sesa pa shpresė tė bėn tė ndihesh njė gjė e tillė”.

Doktor Conture ndoqi 111 fėmijė nga mosha dy nė 5 vjeē. Ėshtė grupmosha kur bėhet mė e qartė qė dikujt i mbahet goja. Megjithėse studimi ėshtė bėrė nė Shtetet e Bashkuara, fėmijėt ndjekin tė njėjtėn rutinė loje, mėsimi dhe pėrpjekjesh nė gjithė botėn. Djemtė janė 3 herė mė shumė tė prirur sesa vajzat qė tė belbėzojnė.

Megjithėse ka njė lidhje gjenetike familjare, doktor Conture arriti gjithashtu nė pėrfundimin se shumė nga kėta fėmijė bėhen mė shumė emocionalė gjatė kėmbimeve tė njė situate normale loje. Nė pėrgjithėsi iu desh mė shumė kohė qė tė qetėsoheshin pasi ishin nervozuar. Reagimet emocionale shkaktonin pastaj belbėzimin.

Doktor Conture thotė se prindėrit dhe mėsuesit mund tė ndihmojnė duke krijuar njė ambjent mė qetėsues, qė i jep fėmijės kohė tė mjaftueshme pėr t'u shprehur. Ata duhet gjithashtu tė mos kritikojnė apo tė zėmėrohen kur fėmija nuk i nxjerr dot fjalėt dhe tė kėrkojnė ndihmėn e njė terapisti tė tė folurit qė tė punojė me fėmijėn. Me kėto masa ka shpresa qė fėmija ta kalojė kėtė problem.

The.Tony
06-08-2008, 10:40 AM
Stresi, shkaktari kryesor i ērregullimeve neurologjike

Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut, etj. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi, aq mė i rė


Stresi, shkaktari kryesor i ērregullimeve neurologjike


Shkruar nga Elberta Spaho

Sėmundjet neurologjike shkaktohen nga ērregullime dhe shqetėsime psikologjike, por nė disa raste edhe nervore. Disa nga kėto sėmundje neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė, por nuk mungojnė edhe rastet tė cilat shfaqen vetėm nė kohėn e lagėsht ose nė stinėn e ftohtė. Sėmundjet neurologjike janė mė tė shpeshta me fillimin e stinės sė nxehtė dhe nė varėsi tė kėsaj edhe shqetėsimet e pacientėve shtohen. Kohėt e fundit ėshtė vėnė re njė shtim i vizitave ose urgjencave, tė cilat i pėrkasin mė tepėr sėmundjeve tė Epilepsisė, hemorragji cerebrale, por edhe sėmundje tė tjera tė cilat kanė tė bėjnė me sėmundjet neurologjike kanceroze. Me fillimin e stinės sė nxehtė edhe shqetėsimet dhe rreziku ėshtė mė i madh. Kėto shqetėsime kėto kohėt e fundit janė mė tė shpeshta tek moshat e reja, por nuk mund tė veēojmė edhe moshat e vogla, porse kategoria mė e prekur ėshtė grupmosha e parė. Njė nga faktorėt mė tė rėndėsishėm qė ėshtė shkaktar i kėsaj sėmundjeje ėshtė edhe stresi dhe sipas specialistėve, nga studimet mė tė fundit ky ėshtė faktori pėr tė cilin nuk mund tė ketė njė mjekim specifik, por vetėm trajtime mė shumė psikologjike, teknologjia e tė cilave ende nuk ka arritur nė vendin tonė.

Disa nga faktorėt qė shkaktojnė ērregullime neurologjike

- Faktorėt ushqyes si: ēokollata, agrumet si portokalli, limoni, brumėrat, djathėrat, alkooli veēanėrisht vera e kuqe, kafeina, mungesa e vitaminave, ushqime tė pėrpunuara.
- Faktorėt hormonalė: menstruacionet, hipertensioni apo menopauza.
- Faktorėt psikologjikė: presioni i larte i gjakut, dhimbjet e dhėmbėve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimi i hundėve.
- Streset emocionale: zemėrimi apo depresioni, emocionet e forta, shokimet, ēlirimi i tensioneve, ēlirimi nga streset.
- Streset fizike: mbilodhja, aktiviteti, ndryshimi i rutinės, ērregullimet e gjumit, ērregullimet seksuale.
- Faktorėt ambientalė: ndryshimi i klimės, lagėshtira, zhurmat, zėrat e lartė, drita.

The.Tony
06-08-2008, 10:40 AM
Migrena sėmundja mė e pėrhapur neurologjike


Migrena ėshtė sėmundja mė e pėrhapur neurologjike nė vendet e zhvilluara. Ajo kap shifrėn mbi 10% tė popullsisė dhe ēdokush mund tė provojė migrenėn, megjithatė trashėgimia gjenetike dhe faktorė tė tjerė socialė kanė njė ndikim tė rėndėsishėm. Kryesisht kap moshat 20 deri nė 50 vjeē, veēanėrisht seksin femėr. Tė rinjtė, vajzat dhe djemtė ndikohen nga shumė simptoma paralajmėruese deri nė kėtė moshė. Pas pubertetit, tek 1/3 e femrave dhe meshkujve shfaqet migrena pėr shkak tė ndryshimeve hormonale. Femrat janė veēanėrisht tė prekura nga kjo sėmundje gjatė ditėve tė paraardhjes sė menstruacioneve si dhe gjatė tre muajve tė parė tė shtatzėnisė apo menopauzės. Mendohet se migrena shkaktohet nga ēlirimi nė gjak i njė substance kimike tė quajtur serotoninė, e cila shkakton ndryshime nė enėt e gjakut nė tru.

Shqetėsimet emocionale, faktorė ērregullues


Shqetėsimet emocionale mund tė bien nė sy nė mungesėn e vetėkontrollit ose mund tė jenė tė pazotė tė rregullojnė sjelljen e tyre nė rrethana apo situata normale. Duhen pėrfshirė nė sjelljen e kėtyre fėmijėve frika jonormale, haluēinacione dhe sjellje agresive, qoftė tė dyja ndaj vetes dhe ndaj tė tjerėve. Shkaku i shqetėsimeve emocionale nuk njihet, por shpeshherė lidhet me faktorė familjarė, socialė ose tė mjedisit. Trajtimi nė shumė raste mund tė jetė i suksesshėm ose tek mė e pakta tė zhvillojė sjelljen e fėmijės. Nė trajtim pėrfshihet gjithė familja, pediatėr tė sjelljes dhe zhvillimit, psikologė, psikiatėr, punonjės socialė. Shumė sjellje mė tė buta dhe simptoma emocionale mund tė menaxhohen me efektivitet, me njė kujdes primar mjekėsor.

Fėmijėt me ērregullime emocionale


Shqetėsimet emocionale nė moshė tė vogėl janė tė vėshtira pėr t'u dalluar. Ndėrsa fėmija rritet, bėhet mė e lehtė pėr tė dalluar ekstremet e sjelljes duke pėrfshirė tėrheqje domethėnėse dhe shkėputje ose agresivitet tė shkalles sė lartė, e quajtur ndryshe sjellje destruktive. Mund tė bėhet njė trajtim i madh i variacioneve nė karakterin e fėmijės normal. Pėr tė vendosur qė njė sjellje ėshtė jonormale, ėshtė e rėndėsishme qė tė njohėsh se sa ka zgjatur kjo sjellje, sa shumė ka ndėrhyrė nė aktivitetin normal tė fėmijės dhe situatat pėrreth problemit tė sjelljes. Ėshtė e rėndėsishme qė trajtimi dhe kurimi i kėtyre simptomave dhe ērregullimeve tė para te fėmijėt tė bėhet qė nė fillimet e shfaqjes sė sėmundjes duke parandaluar problemet e mėvonshme.

The.Tony
06-08-2008, 10:40 AM
Sėmundjet e shkaktuara nga faktori stres


Janė disa sėmundjet e shkaktuara nga veprimi i faktorėve stresues, duke filluar nga ulēerat e stomakut, sėmundjet nervore dhe deri tek kanceret. Graviteti i stresit dhe rrjedhimisht shkalla e veprimit tė tij mbi organizmin varet nga rėndėsia, zgjatja, shpeshtėsia, shumėllojshmėria, shkalla e ndėrlikimit tė kėrkesave qė i parashtrohen njeriut, etj. Sa mė i zgjatur nė kohė tė jetė stresi, aq mė i rėndė ka tė ngjarė tė bėhet ndikimi i tij nė shėndetin e njeriut. Veprimi i faktorėve stresues bėhet mė i rėndė kur kėta veprojnė nė tė njėjtėn kohė dhe kur janė radhitur e ngjeshur njėri pas tjetrit. Situata tė tilla prodhojnė ose shpėrthejnė sėmundje tė ndryshme, disa edhe tė rėnda. Jo tė gjithė njerėzit reagojnė nė tė njėjtėn masė ndaj stresit.

burimi
tiranaobserver.com

The.Tony
06-08-2008, 10:40 AM
STRESI PREK GJITHASHTU FEMIJET

Ne vorbullen e jetes se perditshme, harrohet ndonjehere qe femijet ndjejne frikera, perjetojne deshtime dhe jane deshmitare te pafuqishem te ngjarjeve gjeneruese te stresit. Nganjehere reaksionet e tyre - apati, kriza, te qara jane keqinterpretuar, mendohej se behej fjale per nje etape te zhvillimit te tyre ose te nje tipari te karakterit dhe jo te manifestimit te stresit. Perkundrazi, nje stres i madh sic eshte nje ndarje, nje vdekje, nje operacion qe do te behet, ose nje semundje e rende eshte thjesht per ta identifikuar. Ai shfaqet me nje humbje te oreksit, dhimbje barku, ose shenja depresioni. Tek bebet nje stres shume i rendesishem mund te ngadalesoj ritmin e njohurive te reja. Duke i analizuar ngjarjet qe u kane paraprire ketyre simptomave mund te jesh ne gjendje te kuptosh arsyen e stresit.
Termi “stress” eshte futur ne literaturen mjekesore ne 1936 nga psikologu kanadez Hans Selye. Eshte nje reaksion i organizmit kur ai i nenshtrohet nje agresioni: traumatizim, goditje emocionale, operacion kirurgjikal te lehte dhe ne pergjithesi detyrimet e jetes se pergjithshme. Edhe pse nje stres i vogel mund te luaj nje rol pozitiv, sepse ai perforcon kapacitetet e pershtatjes se individit njihen tashme te ke****t, dhimbjet dhe semundjet e lidhura me nje stres te madh ose perserites. Stresi ekziston gjithashtu tek bebet dhe tek femijet e cdo moshe edhe pse shpesh eshte i nenvleftesuar ose eshte tendence per te minimizuar rendesine. Disa femije kane nje temperament qe duket i predispozuar ndaj stresit. Per me teper familja dhe konteksti social mund te jene gjeneratore te tensionit.

The.Tony
06-08-2008, 10:40 AM
NJE MJEDIS FAMILJAR NEN TENSION

Kur prinderit jetojne tensione te rendesishme, te gjithe anetaret e familjes, perfshire edhe femijet pesojne kundergoditje. “Divorci” ose cdo forme tjeter ndarje eshte nje faktor stresi madhor per femijen. Pervec ndarjes se prinderve ai peson ndryshime ne jeten e tij te perditshme, shpesh ai shikon qe shpenzimet e tij pakesohen, koha e tij e lire, argetimet, pushimet, aktivitetet jane corientuar. Plus kesaj ne te shumten e kohes divorci eshte sinonim i transferimit. Femija duhet te ndrroj shkollen, jeton nje shkeputje me miqte e shoket e tij dhe largohet nga gjysherit. Se fundi prinderit jane me pak disponibel ne planin afektiv dhe i kushtojne me pak kohe femijeve te tyre. Keto i jane dhene pas vetvetes, merren si te besueshem ose me keq akoma si deshe kurbani. Te deshperuar dhe te stresuar prinderit neglizhojne rutinen: psh: ora e fakteve ndryshon, s’ka rendesi se cfare ka apo jo ne cepin e tavolines.

STRESI I PERFORMANCES

Me perjashtim te tensioneve qe vijne nga abuzimi i alkoolit dhe drograve me te favorizuara ne mjedise te pafavorizuara, femijet e mjedisit social-ekonomik te pafavorizuar nuk i nenshtrohen me shume stresit se te tjeret. Perkundrazi disa femije te sferes se larte shoqerore jetojne nje stres dinak i lidhur me performancen sportive ose me suksesin shkollor me cdo kusht. Prinderit i shtyjne femijet e tyre drejt nje aktiviteti qe ata vete kane enderruar te praktikojne pa llogaritur qe te vegjelit e tyre nuk kane te njejtat shije me ta. Kjo ben qe te behen shume vizita te mjeku para se te behet lidhja midis dhimbjeve te renda te barkut tek nje femije dhe faktit qe ai nuk pranon te luaj nje loje vecse per ti bere qejfin te atit. Ndodh qe kontakti i pare me disiplinen dhe garen, kur fillon viti i ri shkollor psh, provokon nje stres te rendesishem.
Si perfundim, eshte e rendesishme te njihni cdo ngjarje te rendesishme qe ndodh ne jeten e femijes. Te rriturit jane te rendesishem ne jeten e femijeve. Krijoni nje mjedis qe inkurajon nje stil jete relaksues. Perdorni teknika qe favorizojne qetesi dhe relaksim