PDA

Trego versionin e plotė : Destinacionet fetare mė tė vizituara nė botė


The.Tony
06-08-2008, 10:16 AM
Destinacionet fetare mė tė vizituara nė botė

Vendet e shenjta tėrheqin gjithnjė miliona vizitorė, qofshin ato kish, xhami, tempuj a rrugė pelegrinazhi. Pėr kėtė arsye revista amerikane “Forbes” ka mbledhur tė dhėna mbi numrin e vizitorėve nė objektet e vendndodhjet mė tė njohura fetare nė botė. “Nga njėra anė janė njerėzit e devotshėm fetarė, tė cilėt vizitojnė kėto vende pėr tė pasur njė eksperiencė shpirtėrore, ndėrsa nga ana tjetėr janė ato kuriozėt qė duan tė shohin njė tempull budist pėr shembull, apo janė tė interesuar nga pikėpamja historike apo kulturore”, shprehet Dallen Timothy, profesor nė departamentin e gjeografisė nė universitetin “Brigham Young” dhe autor i librit “Turizmi, besimi dhe udhėtimet shpirtėrore”.
Sidoqoftė, revista “Forbes” duket se konfirmon kėtė fakt: Ēdo vit, njė numėr masiv udhėtarėsh viziton vendet, ku janė shfaqur “shenjtėt dhe profetėt” apo merr pjesė nė festime tė pėrvitshme fetare. Nė Meksiko Siti, Guadalupe, ku mendohet se Virgjėresha Mari i ėshtė shfaqur njė fshatari tė varfėr nė shekullin e 16-tė, rreth 20 milionė vizitorė nė vit mbėrrijnė aty. Sipas njė raporti tė vitit 1999 tė Kėshillit tė Vatikanit, kjo kishė ėshtė vendi i shfaqjes sė njė shenjti katolik mė i vizituar nė botė.
Nė Sabarimala, njė qendėr pelegrinazhi nė Indinė jugore, vizitat variojnė nga pesė deri nė 60 milionė pėr vit. Huan Kampo, njė profesor nė departamentin e studimeve fetare, nė universitetin e Kalifornisė ishte i pranishėm sė fundmi nė Sabarimala, gjatė sezonit tė pelegrinazhit dhe vlerėson se numr i mund tė jetė afėrsisht 10 milionė. Revista “Forbes” gjithashtu shton se, pavarėsisht se kėto vende janė renditur sipas numrit tė vizitorėve tė pėrcaktuar nga burimet e mundshme, renditja e tyre do tė rishikohet vazhdimisht nė bazė tė lėvizjes sė numrit tė vizitorėve.

Azisi
Itali
Numri i vizitorėve nė vit:
4-5 milionė

Ky qytet mesjetar ėshtė vendlindja e shėn Franēeskos, shenjti mbrojtės i kafshėve dhe ekologjisė. Kisha e pėrbėrė nga dy pjesė ėshtė e zbukuruar nga afreske tė Rilindjes.

Fatima
Portugali
Numri i vizitorėve nė vit:
4-5 milionė

Sipas rrėfimeve, nė kėtė vend Virgjėresha Mari u ėshtė shfaqur tre barinjve tė vegjėl nė vitin 1917. Ajo u tha atyre tre sekrete: I pari vizioni i ferrit, i dyti fillimi i Luftės II Botėrore dhe i treti mbetet sekret.

Meka dhe Medina
Arabia Saudite
Numri i vizitorėve nė vit:
2 milionė

Duke qenė se vetėm myslimanėt lejohen tė bėjnė Haxhin, numri i vizitorėve nė vit ėshtė i limituar. Sipas Ministrisė sė Haxhit nė vend, nė vitin 2006, numri i besimtarėve qė kanė kryer pelegrinazhin ėshtė 2,130,594 persona.

Jerusalem
Izrael
Numri i vizitorėve nė vit:
1.5 milionė

Qyteti i shenjtė ėshtė njė qendėr domethėnėse shpirtėrore pėr gjithė llojet e besimtarėve. Nė kėtė qytet ndodhen disa objekte tė rėndėsishme fetare, tė cilat vizitohen ēdo vit nga 1.5 milionė vizitorė.

Lurdes
Francė
Numri i vizitorėve nė vit:
5 milionė

Thuhet se nė vitin 1858, 14-vjeēarja Bernadette Soubirous pa hijen e Virgjėreshės Mari nė njė shpellė jashtė fshatit nė jugperėndim tė Francės. Sot shpella ėshtė kthyer nė qendėr shpirtėrore.

Katedralja
e Kolonjės
Gjermani
Numri i vizitorėve nė vit:
6 milionė

Kjo katedrale gotike ėshtė njė prej kishave tė mėdha tė botės dhe ėshtė ndėrtuar nė vendin, ku janė mbledhur pėr herė tė parė tė krishterėt e Kolonjės.

Vendi i Shenjtė
i Padre Pio-s
Itali
Numri i vizitorėve nė vit:
6-7 milionė

Sipas “New York Times”, Padre Pio “u bė i njohur nė vitin 1918 kur, sipas pasuesve tė tij, atij filloi t’i rridhte gjak pa pushim nga duart dhe kėmbėt.

vendi i shenjtė
“Aparecida do Norte”
Brazil
Numri i vizitorėve nė vit:
8 milionė

Vendi i shenjtė konsiderohet ėshtė njė prej atyre vendeve ku ėshtė shfaqur shentja Mari, i cili mbledh mė shumė. Kisha e ndėrtuar nė vitin 1955 mund tė mbajė 45 mijė vetė.

Sabarimala
Kerala, Indi
Numri i vizitorėve nė vit:
10 milionė

Kjo qendėr pelegrinazhi hindu nė Indi pret vizitorė, sidomos nė janar e shifrat e tyre variojnė nga 5 milionė nė 60 milionė, sipas vitit. Por ekspertėt kanė menduar se shifra e saktė ėshtė 10 milionė.

Bazilika “Sacre Coeur”
Paris, Francė
Numri i vizitorėve nė vit:
13 milionė

Bazilika lartėsohet prej pikės mė tė lartė tė Parisit, Montmartre, njė zonė qė ka qenė destinacion i shenjtėve nėpėr shekuj.

Katedralja “Notre Dame”
Paris, Francė
Numri i vizitorėve nė vit:
13 milionė

Kjo katedrale ėshtė njė pikė referimi pėr ata qė vizitojnė Parisin. Monumenti gotik ka qenė gjithnjė nė qendėr tė ngjarjeve historike.

Vendet e shenjtė dhe rruga
e pelegrinazhit
Mali Kii, Japoni
Numri i vizitorėve nė vit: 15 milionė

Sipas UNESCO-s, “tre vendet e shenjta, Yoshino dhe Omine, Kumano Sanzan dhe Koiasan – tė lidhura me rrugė pelegrinazhi me qytetet e lashta Nara dhe Kyoto tėrheqin 15 milionė vizitorė nė vit”.

Varri i Imam Rezės
Mashad Iran
Numri i vizitorėve nė vit: 12-20 milionė

Emri i qytetit mė tė shenjtė tė Irani pėrkthehet “vendi i mundimeve”. Varri i Imamit ėshtė vendi mė i rėndėsishėm fetar nė Iran pėr besimtarėt myslimanė shiitė.
Sheshi i Shėn Pjetrit Vatikan, Itali
Numri i vizitorėve nė vit: 18 milionė

Qendra e Trashėgimisė Botėrore (UNESCO) thotė se sheshi i Shėn Pjetrit ėshtė “godina fetare mė e madhe nė botė”. Numri i vizitorėve nė ditė varion nga pesė mijė nė 20 mijė.

Vendi i Shenjtė nė Guadalupe
Meksiko Siti, Meksikė
Numri i vizitorėve nė vit: 20 milionė

Mendohet se nė kėtė vend tė shenjtė shenjta Mari i ėshtė shfaqur njė fshatari tė varfėr tė quajtur Huan Diego, nė vitin 1931. Pelerina e fshatarit qėndron e varur nė altar.

Tempulli Sensoji,
Tokio, Japoni
Numri i vizitorėve nė vit: 30 milionė

Sipas legjendės dy vėllezėr nxorėn nga lumi teksa peshkonin njė statujė tė Kanon, perėndesha budiste e mėshirės dhe lumturisė, nė vitin 628. Tempulli ėshtė ndėrtuar nė kėtė vend nė nder tė saj.