PDA

Trego versionin e plotė : Trajtimi i depresionit


The.Tony
06-08-2008, 10:09 AM
Trajtimi i depresionit

Organizata botėrore e shėndetėsisė pėrllogarit se rreth 10 pėrqind e njerėzve nė botė vuajnė nga forma tė ndryshme depresioni, por vetėm 1 e treta e tyre i nėnshtrohen ndonjė njė trajtimi. Nė Shtetet e Bashkuara, mbi 21 milionė vetė vuajnė nga depresioni dhe pėr shumė prej tyre barnat nuk bėjnė efekt. Tani mjekėt po provojnė njė teknikė e cila duket premtuese pėr trajtimin e disa rasteve tė rėnda depresioni.

Depresioni ėshtė jo thjesht ndjenjė dėshpėrimi, por shrregullim qė karakterizohet nga pėrzgjatja e dėshpėrimi. Psikologu Majkėll Mėki pranė klinikės sė Klevelandit nė shtetin Ohajo thotė se njė prej simptomave kryesore tė depresionit ėshtė vėshtirėsia pėr t’u pėrqėndruar, pėr tė menduar qartė, pėr tė kujtuar gjėrat. Ėshtė vėshtirėsia pėr tė pėrcaktuar objektivin, si dhe mungesa e kėmbėnguljes pėr tė arritur atė qė synon.

Depresioni prek zakonisht njerėzit nėn 45 vjeē, mosha mė aktive e mė prodhuese, megjithėse nga kjo mund tė preken edhe persona tė moshave tė tjera. Depresioni u sjell bizneseve njė humbje prej miliarda dollarėsh nė vit si pasojė e rėnies sė prodhimit. Gjithashtu kjo sėmundje sjell edhe pakėsimin e tė ardhurave pėr njerėzit qė vuajnė prej saj.

Diane Hire, e cila vuan nga depresioni, thotė se shpesh i duket vetja si njė njeri pajetė por nė lėvizje. Asgjė nuk i ngjall interes.

Doktor Ali Rizai, neurolog nė klinikėn e Klevelandit po kryen njė procedurė pėr tė tė stimuluar zonėn e trurit qė lidhet me depresionin. Ai thotė se gjuha e trurit ėshtė elektriciteti dhe duke dėrguar rrymė elektrike nė tru, aktualisht neurologėt pėrpiqen tė bllokojmė pjesė tė ndryshme tė trurit ose tė aktivizojmė pjesė tė tjera tė tij.

Nė kėtė rast, impulse elektrike janė aq tė lehta sa pacienti nuk i ndjen fare. Kjo procedurė kryehet ndėrsa pacienti ėshtė zgjuar por nėn ndikimin e anestezisė.

Mjekėt kanė vendosur njė pajisje me bateri nė gjoksin e pacientes. Pajisja ėshtė e lidhur me fije nėnlėkurė qė zgjaten deri nė trurin e pacientes dhe impulset bėjnė qė ajo tė mos bjerė nė gjendje depresive.

--------------------------------------------------------------------------------